Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ja deri kur vijojnë aplikimet për Masterin profesional “Trajner i përgatitjes fizike”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ja deri kur vijojnë aplikimet për Masterin profesional “Trajner i përgatitjes fizike”
AktualitetShoqëri

Ja deri kur vijojnë aplikimet për Masterin profesional “Trajner i përgatitjes fizike”

Published: November 14, 2022
Shpërndaje

Gara për studimet e nivelit të dytë në Universitetin e Sporteve do të vijojë edhe përgjatë kësaj jave. Të gjithë studentët që kanë kryer studimet e ciklit të parëtre vjeçar “Bachelor” kanë ende mundësi që tëkonkurrojnë për pranimet e reja në programin e ciklit të dytë Master profesional si “Trajner i përgatitjes fizike” në Universitetin e Sporteve të Tiranës për kuotat e pranimeve të reja për vitin akademik 2022-2023.

Sikundër ndodh edhe me strukturat e tjera të arsimit të lartë, konkurrimi edhe për këtë program studimi të ciklit të dytë, do të zhvillohet nëpërmjet aplikimit me dosje. Kështu, të gjithë kadidatët e interesuar për të ndjekur këtë program të “Masterit profesional”, duhet që gjatë këtyre ditëve të paraqiten për të bërë aplikimin duke dorëzuar dosjen e konfirmuar tëdokumenteve.

Në rastet kur studenti do të aplikojë për program të parë studimi, në dosjen e konkurrimit duhet që të përfshijë me patjetër këto dokumente: Diplomën që tregon përfundimin me suskes të studimeve të shkollës së mesme, e cila duhet të jetë e noterizuar, certifikatën e Maturës Shtetërore të cikluar nëDrejtorinë rajonale të arsimit parauniversitar, ose zyrën vendore të arsimit, që po ashtu duhet të jetë e noterizuar. Pjesë e dosjes së aplikimit duhet të jetë edhe diploma e përfundimit të studimeve të ciklit të parë“Bachelor” e cila duhet që të jetë e shoqëruar nga suplementi i notave, 2 fotografi dokumentesh si dhe mandat pagesën e tarifës së aplikimit sipas vlerës së përcaktuar.

- Publicitet -

Ndërsa kur aplikimi do të bëhet për program të dytë studimi po në këtë degë, krahas dokumenteve të përmendura më lart në dosjen e aplikimit do të duhet që të përfshini edhe Diplomën e ciklit të dytë së bashku me suplementin e notave, dokumente të cilat duhet të jenë të noterizuara.

Për të bërë një aplikim të vlefshëm, duhet që më parë të shlyeni në një nga bankat e nivelit të dytë edhe tarifën e konkurrimit. Autoritetet e këtij institucioni të arsimit të lartë bëjnë me dije se kandidatët që do të aplikojnë për program të parë studimi do të duhet që të shlyejën tarifën prej 2500 lekësh, ndërsa ata që do të duan të ndjekin studimet si program i dytë në këtë degëduhet që të shlyejën tarifën e aplikimit prej 3,000 lekësh. Mungesa e një prej dokumenteve të përcaktuara në dosjen e aplikimit do tëçojë në skualifikimin tuaj nga gara. Data 17 nëntor është edhe afati i fundit që kandidatët e interesuar për këtë cikël studimi kanë në dispozicion për tëdorëzuar aplikimet e tyre. Pas kësaj date do të jetë një komision ekspertësh të kësaj fushe që do të bëjë vlerësimin e të gjitha aplikimeve të dorëzuara dhe në varësi të kritereve të përcaktuara, si dhe numrit të kuotave të miratuara për pranimet e këtij viti akademik do të bëjë të mundur edhe shpalljen e listës së kandidatëve fitues, të cilët do të duhet të vijojnë me procedurat e regjistrimit final. Në total janë rreth 60 kuota të reja pranimi të miratuara për këtë program studimi për të gjitha kategoritë e studentëve. Prioritet në përzgjedhje do të kenë kandidatët që kanë kryer studimet e nivelit të parë në fakultetet që janë pjesë e Universitetit të Sporteve.

Sipas kushteve të përcaktuara në ligjin për arsimin e lartë, programet e studimit “Master Profesional” u ofrojnë të diplomuarve me një diplomë të ciklit të parë njohuri me karakter praktik profesional në drejtimin përkatës. Këto progrme mund të realizohen me 60 ose 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit ose dy vite akademike, përkatësisht.Studentët në këtë program, mbështetur në kriteret e vendosura në rregulloren e fakultetit për notën mesatare, mund të diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose punim diplome. Në përfundim të programit të studimit të ciklit të dytë, lëshohet diplomë universitare “Master Profesional” në fushën e arsimimit të kryer.

Më tej, ligji përcakton se kohëzgjatja maksimale e studimeve në një program studimi nuk mund të jetë më shumë se dyfishi i kohëzgjatjes normale të studimeve që parashikon programi, pa marrë në konsideratë periudhën e kohës kur studenti i ka pezulluar studimet. Studenti, që nuk arrin të përfundojë studimet brenda kohëzgjatjes maksimale të programit, ka të drejtë të aplikojë për të rifilluar studimet, në të njëjtin program studimi ose në një program tjetër. Ai u nënshtrohet kritereve dhe procedurave të shpallura për regjistrimin në programin e studimit të institucionit pritës. Kreditet e grumbulluara nga studenti gjatë periudhës së mëparshme të studimeve mund të transferohen, me vendim të njësisë bazë të institucionit që pranon studentin, sipas kritereve të përcaktuara në rregulloren e saj.

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR TË APLIKUAR PËR PROGRAM TË PARË STUDIMI: 

  • Diplomë e Maturës Shtetërore (e noterizuar).
  • Çertifikatë e Maturës Shtetërore e cikluar në DAR/ZA (e noterizuar).
  • Diploma e ciklit të parë “Bachelor” së bashku me suplementin e notave (e noterizuar).
  • Fotokopje dokumenti identifikimi (ID ose pasaportë).
  • 2 foto dokumentash.
  • Pagesa e tarifës së aplikimit prej 2500 lekësh.

 

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR TË APLIKUAR PËR PROGRAM TË DYTË STUDIMI: 

  • Diplomë e Maturës Shtetërore (e noterizuar).
  • Çertifikatë e Maturës shtetërore e cikluar në DAR/ZA (e noterizuar).
  • Diploma e ciklit të parë bachelor së bashku me suplementin e notave (e noterizuar);
  • Fotokopje dokumenti identifikimi (ID ose pasaportë).
  • 2 foto dokumentash.
  • Diplomën e ciklit të dytë së bashku me suplementin e notave (e noterizuar).
  • Pagesa e tarifës së aplikimit prej 3000 lekësh.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 14, 2022 at 11:06 pm

    Po nuk u kollitete nuk keni gje me vije.Kollituni nja dy rri here edhe merrni rrugen e merrni dhene pastaj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Rama: Kush më quan tradhtar është pa din e iman
  • Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  • Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  • Kush është ambasadorja re e BE-së që pritet të emërohet në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  2. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  3. 1 on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?
  4. capi on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  5. capi on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?