Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kam pasur shumë probleme”, aktorja e mirënjohur Tinka Kurti jeton në një shtëpi për të moshuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > “Kam pasur shumë probleme”, aktorja e mirënjohur Tinka Kurti jeton në një shtëpi për të moshuar
KultureLajmi i fundit

“Kam pasur shumë probleme”, aktorja e mirënjohur Tinka Kurti jeton në një shtëpi për të moshuar

Published: April 6, 2025
Shpërndaje

Aktorja e mirënjohur, “Artistja e Popullit” Tinka Kurti jeton në një shtëpi për të moshuar. Këtë fakt e deklaroi vetë artistja mbëmjen e shkuar gjatë një videomesazhi në emisionin “Big Brother Vip”. Kurti tha se ka patur shumë probleme dhe se vendosja në shtëpinë e të moshuarve në fillim për të ishte si një tragjedi. Ajo pohoi se aty ka gjetur persona me të cilët kalon mirë dhe se ambienti ishte i mirë.

"Kam pasur shumë probleme!" Aktorja e mirënjohur Tinka Kurti
Foto e marrë nga emisioni

“Kam pasur shumë probleme se kam pasur këtë fatin tjetër që unë erdha në këtë shtëpi që e shihni edhe ju që është një mrekulli, por për mua ishte një tragjedi dhe doja të nesërmen të ikja sa më parë. Kurse tani them kurrë më me ik sepse këtu ka njerëz të mrekullueshëm, këtu ka ambient shumë të bukur”, tha aktorja Tinka Kurti.

"Kam pasur shumë probleme!" Aktorja e mirënjohur Tinka Kurti
Foto e marrë nga emisioni

 

- Publicitet -

Tinka Kurti lindi më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë, Bosnjë. Familja e saj u shpërngul në Shkodër kur ajo ishte në moshë të vogël. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Shkodër, ku edhe iu bashkua teatrit në moshë të re. Ajo u ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 16-vjeçe. Për disa vite u aktivizua në teatrin amator në Shkodër. Më 1947 u përjashtua nga Liceu Artistik i Tiranës dhe nuk mori asnjëherë ndonjë diplomë shkolle, por kjo nuk e pengoi të bëhet një aktore e madhe dhe e shumë e kulturuar.

Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role, veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi. Tinka shkëlqen me role protagoniste në “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë” – ku luan në fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa” e Çehovit. Si rrallëkush, Kurti rikonfirmon talentin e saj edhe në kinema, duke interpretuar në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958.

Të paharruar kanë mbetur Nënë Pashako tek “Yjet e netëve të gjata” (1972), nëna tek “Çifti i lumtur” (1975), Sinjorina Mançini tek “Vajzat me kordele te kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nënës”. Rolet e arrira i sigurojnë çmime të ndryshme, si në festivalet kombëtare të filmit, ashtu edhe ato të teatrit, të cilat kulmojnë me çmimet e karrierës në të dyja fushat.

Këtyre çmimeve u shtohen edhe vlerësime të tjera të rëndësishme, si medalja “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës.  Ndër rolet e saj më të dashura mbetet ai i Lokes tek “Toka Jonë”, nënë Pashakoja tek “Yjet e netëve të gjata”, rolin e nënës tek “Gjaku i Arbrit” dhe deri tek tek “Streha e të Harruarve”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Dursakja says:
    April 6, 2025 at 3:40 pm

    Kontributi i juaj ka qenë i jashtëzakonshëm për kohën dhe po kaq i rëndësishëm për historinë e artit shqiptar.
    Ju jemi mirënjohës për kontributin tuaj në sistemin socialist, sepse ai ishte një rol specifik për ngritjen kulturore të shoqërisë shqiptare dhe argëtim i veçantë për atë kohë.
    Ju urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë!

    Reply
  • Era says:
    April 6, 2025 at 7:16 pm

    Tinka Kurti aktore qe nuk kthehen më ,por jeta eshte e çuditshme 😔

    Reply
  • Artan says:
    April 7, 2025 at 10:22 am

    Shpresoj te jete e vertete ajo qe thote. Nderimin dhe respektin me te thelle per keta artiste te medhenj dhe jete te gjate.

    Reply
  • Lulzim says:
    April 7, 2025 at 7:42 pm

    Tina Kurti krenaria e kombit. Ikona e kinematografis Shqiptare. Mekat i madh qe Shteti nuk merret me keto Ikona dhe artiste te pa zevendesueshme. Te lihet ne ketë gjendje Tinka,e cila i dha shume Teatrit,filmit dhe kombit,është diçka e pa pranueshme.
    I uroj shendet te plotë per keto vite qe i kane mbetë dhe do i shijoj e gezoj.
    🙏🙏❤️❤️❤️❤️❤️🦅🦅🦅🦅🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱💫💫☀️☀️🫶🫶

    Reply
  • astrit tota piktor skenograf says:
    April 25, 2025 at 4:59 pm

    Bashkohem ne vlersimet me maksimale per Aktoren e Shquar Shqiptare Tinka Kurti!
    Tinka Kurti asht Artistja e Skenes dhe Ekranit Shqiptar nder me te shquarat Aktore Shqiptare!
    Pasioni per aktrim me aktore ne shkodrane, ishte per Tinken Atdhetari, Dashuri e Art Interpretues bashke!
    Mbas aktrimeve te para e te sukseseshme ne skene te Teatri Migjeni dhe interpretimit te bukur ne Filmin e Pare Artistik Shqiptar “TANA”; rikujtoj se ne angazhim personal ndaj kerkeses te Regjisorit Gezim Erebara, Aktorien Tinka Kurti ne bashke aprovim edhe te ish Drejtorit pasionant te Teatrit Migjeni Z. Alibali, Tinken e kam shoqeruar per ne Kinostudio, per te interpretuar rolin e Nenes te djalit te shkelqyer ne mesime por te dobet ne gjimnastike; ‘Aktorin” interpretuesin e ri ne moshe Artan Santo. (Por,!) Zonja Tinka, tre here ka dashte dhe ngulmonte te kthehesh nga rruga per ne “Kinostudio” Tirane. Interpretoi bukur te Filmi “Guximtaret: Artisttaj e Shkelqyer Tinka Kurti, e vazhdoi rrugetimin e saje n”interpretime me nivele gjithmone e me te larta ne Filma te Kinostudios Shqiperia e re etj. dhe ne Skena theatralesh,.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?