Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kontributi i fisit Liçaj në interes të Atdheut e shoqërisë shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Kontributi i fisit Liçaj në interes të Atdheut e shoqërisë shqiptare
Uncategorized

Kontributi i fisit Liçaj në interes të Atdheut e shoqërisë shqiptare

Published: July 18, 2022
Shpërndaje

Nga Xhevat Zenjelaj

Është e vështirë të radhiten punët dhe meritat e një njeriu e jo më të një fisi të tërë prej disa brezash dhe sidomos kur kanë dhënë kontribute prej mëse një shekulli. Edhe ky fis me prejardhje nga Kardhiqi i Gjirokastrës prej më se nëntë brezash ka jetuar, punuar e lënë gjurmët e veta në historinë e Karbunarit e më gjerë. Është vendosur në kodrën piktoreske të Liçajt, 149 metra mbi nivelin e detit, qarkuar me ullinj shekullorë e pemë të gjithfarëllojshme, fryt i djersës dhe punës së ndershme brez pas brezi. Prej aty shpaloset një panoramë e mrekullueshme e bashkimit të punës së natyrës dhe asaj të njeriut. Si në pëllëmbë të dorës ke gati gjithë bukurinë e shtëpive, të kodrave e fushave të tij, ke Vjosën me dredhat lozonjare; përballë vren Bylisin e Klosin antik dhe gjithë rrethinat që harkojnë duke shtrirë syrin deri në Selishtë e afër detit. Pjesëtarë të këtij fisi janë dalluar e dallohen si bujq e blegtorë të zotë, por edhe si tregtarë, ushtarakë e administratorë të fushës së biznesit. Zonjat e tyre kanë qenë amvisa e punëtore të respektuara. Kanë qenë dhe janë njerëz sedërlinj, këmbëngulës e luftëtarë, të traditës, mikpritës e besnikë, cilësi të labit e shqiptarit në tërësi. Këto kanë rritur respektin në fshat e më tej duke shtuar lidhjet e gjakut në komunitet si, me: Lutajt, Kucajt, Kapajt, Manajt, Haxhirajt, Xhafajt, Zenjelajt, Veizajt, Cenajt etj., pa folur për ato me fshatra rreth nesh, në Mallakastër, Selenicë, Vlorë, Lumi i Vlorës e më gjerë. Në veprimtarinë e tyre, si edhe të çdo karbunarasi, janë rrënjosur thellë ndjenjat atdhetare, për fatin e të cilit asnjëherë nuk kanë qenë indiferent, përkundrazi.

Kështu, në kuadrin e lëvizjeve kryengritëse të kohës së Tanzimatit, kur shpërtheu vullkani popullor kundër skllavërisë osmane në vitet 1840–1850 edhe Karbunari u përfshi në kryengritjen e Rrapo Hekalit në korrik-gusht 1847 me një çetë trimash më vete. Komandant kishte Zeqo Xhafo Karbunarin dhe që populli e ka përjetësuar në vargjet përkatëse: “Zeqo Xhafo Karbunari / Si komshi erdhi i pari / Ndezur si flakë zjarri / Çetë e tij gur stërralli”. Në këtë çetë prej 43 luftëtarësh, ishin edhe Hasan Avdul Liçaj e Mehmet Hodo Liçaj, dy trima nga dy shtëpi atdhetare. Përveç kësaj Hasan Avduli, i pari, ka punuar edhe si tregtar ambulant, i lidhur me tregtarët e Beratit, Vlorës etj.Si atdhetar të vërtetë, pjesëtarë të këtij fisit ndihmuan me sa mundën në zgjedhjen e Ismail Qemalit si deputet i Vlorës, jo vetëm me votë, por edhe materialisht. Si bashkëfshatarë dhe krah patriotit të dëgjuar, karbunarasit Ahmet Durmishi, ditën e ngritjes së Flamurit në Vlorë edhe Avdul Avdulaj e Dervish Hodaj së bashku me mbi 30 karbunaras të tjerë shkuan në Vlorë, gëzuan e festuan me gjithë atë mori pjesëmarrësish nga tërë kombi shqiptar. Po kështu, në vitin 1914, kur bandat e Haxhi Qamilit dhe Esat Toptanit kërcënonin ekzistencën e Flamurit e të Shtetit të sapolindur Shqiptar, çeta e Karbunarit me 36 vet, së bashku me rreth 300 luftëtarë nga tërë zona jonë, me komandant Ahmet Durmish Xhafajn, luftuan trimërisht në Cakran dhe i shpartalluan ato. Ndër pjesëmarrësit ishte edhe Avdul Hasan Avdulaj (1875–1943) e Dervish Mehmet Hodaj (1879–1944).Nuk ka të ndalur pjesëmarrja dhe veprimtaria patriotike e këtij fisi në çdo ngjarje me vlera të vërteta kombëtare. Ushtria imperialiste italiane, territorin e fshatit tonë përballë Bylisit e Klosit, e përdori si bazë të frontit të saj kundër Ushtrisë Austro-Hungareze nga viti 1915 e deri 1918. Të brumosur me urrejtje të skajshme kundër kësaj murtaje që shkeli e përdhosi truall e derë të këtij fshati e tërë krahinën, trimat Avdul Hasan Avdulaj, Brahim Hasan Avdulaj e Dervish Mehmet Hodaj ishin promotorë në organizimin dhe veprimtarinë luftarake të çetës së komunitetit tonë në Epopenë e Vlorës, më 1920, duke treguar akte trimërie e vetëmohimi të pashoqe. Dervishi ka qenë kryeplak i fshatit nga viti 1923 deri 1937 dhe anëtar i Këshillit Antifashist Nacional-çlirimtar të tij nga dita e krijimit, më 15 tetor 1942 e deri në çlirim. I pakursyer në çdo moment që e kërkonte situata, pavarësisht rrezikut mbi kokë. Bashkëshortja e tij, Shazja, u bë viktimë e reprezaljeve fashiste më 14 prill 1943.Lufta Nacional-Çlirimtare ishte sprova më e madhe historike si për mbarë popullin shqiptar ashtu edhe për burrat dhe gratë e fisit të mësipërm. Pesë pushkë e mitraloz nga ky fis kënduan këngën e vdekjes kundër pushtuesve nazifashistë nga dhjetori i vitit 1942 e deri 29 nëntor 1944. Ç’mund të themi për vajzën e këtij fisi, Haire Avdul Avdulaj (1927–08.05.2013), që çau e vetme në fshat mentalitetin dhe vështirësitë e asaj kohe e doli në mal, nga shtatori 1943 e deri në çlirimin e vendit, inkuadruar në batalionin “Perlat Rexhepi” dhe në Brigadën XII sulmuese. U bë edhe kjo një nga ato 6 mijë shqiponja partizane të këtij trualli që, së bashku me mijëra vëllezër të tyre nga të katër anët e vendit ua bënë jetën ferr pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Është dekoruar me “Medalja e Çlirimit” dhe “Medalja 60 vjetori i Çlirimit”. Theksojmë këtu se, edhe i fejuari e më vonë bashkëshorti i saj; Neim Nexhip Bendaj (1925–21.02.2012) doli partizan dhe luftoi deri në çlirimin e vendit.
Në aksionin e Selenicës më 21 shkurt dhe 1 prill 1943 Çoban Avdul Avdulaj (01.01.1924–06.04.1979), djalë trim e i vendosur, së bashku me bashkëfshatarët provoi pushkën e tij kundër karabinierëve italianë. Më 16 prill 1943 u rreshtua krahas të trembëdhjetë karbunarasve në çetën e krahinës “Ismail Qemali”, pastaj në batalionin me të njëjtin emër. Mori pjesë në të gjitha aksionet luftarake të këtij formacioni. Më 5 gusht 1943, në aksionin e Tragjasit u plagos në shpatull. Nga 28 nëntori 1943 e deri më 9 maj 1945 në brigadën e V Sulmuese. Aty luftoi trimërisht gjatë tërë asaj periudhe 17 mujore nga malet e Labërisë, Përmetit, Shqipërisë së Mesme e të Veriut, në Gjakovë, Prizren e deri në Sanxhak. Pas Çlirimit ishte oficer i forcave të Ndjekjes në Durrës, drejtor dhe shef kuadri në minierën e bitumit në Selenicë, kuadër i Forcave Vullnetare në këtë qytet etj. Për guxim e trimëri është vlerësuar me 6 Medalje Çlirimi, Trimërie e Pune.

- Publicitet -

Nga e njëjta derë nuk mbeti pas edhe Neim Brahim Avdulaj (1922–01.05.1992). Mori pjesë në aksione të ndryshme luftarake që organizoheshin rreth fshatit e zonës sonë dhe nga janari i vitit 1944 e deri në çlirimin e vendit u inkuadrua në Brigadën e V S. U bë pjesë e sukseseve të kësaj njësie Heroinë, duke luftuar nga Gumenica, në Përmet, Shupal, Macukull, Pejë, Gjakovë, Prizren e gjetkë. Kalimi në tufan e stuhi në kalanë e Dodës e bëri invalid për tëre jetën. Është dekoruar me “Medalja e Çlirimit”. Bashkëshortja e Neimit, Xhevrija (1922–24.12.2017), vjen nga një familje me rrënjë atdhetare. Dy vëllezërit e saj, Ismail Kaso Hakani (1921–1944) nga Rexhepaj dhe Cano Meço Bejaj (1928–08.08.1949) nga Karbunari janë dëshmorë të Atdheut, të dekoruar përkatësisht me “Medalja e Çlirimit” dhe “Urdhri i Trimërisë”.
Shaqo Dervish Hodaj (1913–1974), shtëpia bazë e luftës. Në qershor 1942 u bë anëtar i formacionit paraushtarak “Ushtarët e popullit” dhe më 31 dhjetor 1942 deri më 2 janar 1943 mori pjesë në luftën e Gjormit. Në 21 shkurt dhe 1 prill 1943 u përfshi në aksionin e Selenicës. Më 16 prill 1943 u rreshtua me armë në krah në formimin e çetës “Ismail Qemali”, më vonë në strukturat e batalionit me të njëjtin emër, në çeta e batalione Territoriale etj. deri në çlirimin e vendit. Ka qenë kryetar i Këshillit Popullor të fshatit nga viti 1947 e deri 1957. Në vitin 1958 shkoi familjarisht në Selenicë, ku u zgjodh për 4 vjet kryetar i Lokalitetit e më pas përgjegjës i Pasurisë Shtetit derisa doli në pension më 1968. Është dekoruar me “Medalja e Çlirimit”.
Arap Dervish Hodaj (15.01.1921–17.01.2005) në qershor të vitit 1943 u bë pjesëtar i çetës dhe batalionit “Ismail Qemali” dhe nga 28 nëntori i këtij viti e deri më 9 maj 1945 pjesëtar i forcave të Brigadës V Sulmuese. Luftoi me mitralozin që u rrëmbeu italianëve në shtator 1943 në aksionet luftarake të zonës, në Luftën e Drashovicës e deri në Kosovë e Sanxhak. Është vlerësuar me disa urdhra e medalje. Qëndroi në ushtri ku bëri karrierë si ushtarak i zoti e rigoroz në Shkodër e Fier.
Përveç këtyre, armiku nuk do tua falte edhe dy pjesëtarëve të denjë të këtij fisi aktivitetin e tyre të vendosur kundër tij: Brahim Hasan Avdulaj (03.05.1890–06.08.1975) tregtar i njohur i viteve ‘20–’30 të shekullit të kaluar në fshat. Mbështetës e pjesëmarrës në të gjitha lëvizjet dhe veprimtarit me interes kombëtar. Në vitet 1917–1918 i burgosur e torturuar nga pushtuesit italian. Pjesëmarrës me armë në dorë në Epopenë e Vlorës dhe në aksionet luftarake të organizuara në luftë kundër nazifashistëve, si në aksionin e Selenicës, Drashovicës etj. Edhe furnizues i njësive partizane me ushqime e veshmbathje. Kërkesës së përfaqësuesit të Ballit Kombëtar, Shahin Nuredinit, për mbështetje të kësaj të fundit iu përgjigj me “jo” të vendosur. Në kuadrin e reprezaljeve naziste më 10 maj 1944 u arrestua nga gjermano-ballistët dhe u internua në kampin e Beogradit, ku u trajtua mizorisht prej tyre për mbi 7 muaj. Fati e desh të kthehej në atdheun dhe shtëpinë e vet me çlirimin e vendit. Është dekoruar me “Medalja e Çlirimit”.
Ahmet Dervish Hodaj (15.01.1901–1985) Në Luftën e 20-ës ishte një nga furnizuesit e vijës së frontit me ushqime e materiale të tjera për luftëtarët karbunaras në atë Epope. Ka marrë pjesë në demonstratën e bukës në Vlorë më 9 mars 1942 dhe gjatë LANÇ-it shtëpia e tij ishte bazë e luftës. Ndihmoi luftën me të gjitha mundësitë. Më 10 maj 1944 u kap e u internua në Beograd. Fatmirësisht u kthye në atdhe me çlirimin e vendit. Ishte nga bujqit më me emër në fshat. I dekoruar me Medalja e Çlirimit dhe ajo e Punës.
Hodo Dervish Hodaj (17.03.1935–29.01.1946), megjithëse invalid, iu përkushtua punës në arsimin fillor në fshat prej fillimit të viteve ’50 e derisa doli në pension. Për ish nxënësit e tij ka mbetur imazhi i një mësuesi e prindi shembullor, edukatori me mjaftë takt e buzagaz, sedërli e punëtor. Iniciator i veprimtarive kulturore, artistike e sportive në fshat.
Hasan Brahim Avdulaj (10.09.1930–18.05.1998) Në vitin 1947 mori pjesë në ndërtimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe u kthye i dekoruar nga Kuvendi popullor. Për periudhën 1950-1957 punonjës policie në qytezën e Selenicës dhe prej atij viti e derisa doli në pension punëtor i dalluar dhe me medalje pune, në minierën e Selenicës.
Të lartpërmendurit kanë qenë njerëz të nderuar dhe të sakrificës, jetuan kohë të rrezikshme e mjaft të vështira. U është dashur mund e përkushtim i jashtëzakonshëm për përballimin e peripecive të kohës, rindërtimin e vendit dhe rritjen e edukimin e një brezi të tërë pasardhësish të denjë për familjen e atdheun.
Nga ky fis (Avdulaj e Hodaj) në kushtet e lirisë së sotme kanë mbaruar arsimin e mesëm 34 dhe atë të lart mbi 44 bija e bij të tij, pa përmendur këtu 55 nipër e mbesa me arsim të lart që kanë rrënjë e damar gjaku tek ky fis. Një pjesë e mirë e tyre janë me master e mbrojtur grada shkencore të niveleve të larta. Kanë dhënë e japin ndihmesën e tyre në fusha nga më të ndryshmet si; ekonomistë, artistë, piktorë, arsimtarë, ndërtues, mjekë e infermierë, juristë, inxhinierë, estetistë, sportistë e deri ushtarakë të zot e me emër në forcat tokësore, të marinës, policisë etj. Ndërmjet tyre ka të tillë që kanë kryer e kryejnë detyra e funksione të rëndësishme në shtet, shoqëri, biznes etj., si; Anila Mehmet Hodaj drejtoreshë shkolle, Alma Njazi Avdulaj specialiste e lartë e trajnimeve në Bankën Kombëtare të Kanadasë, Alban Kastriot Hodaj, përfaqësues i firmave të turizmit shqiptar në vendet e Gjirit Persik, Alban Njazi Avdulaj, kampion i vendit në boks në vitin 2007 dhe për 2 vite nënkampion. Mishërimin kuptimplotë zotësia dhe inteligjencia e bijve të këtij fisi e gjen tek biri i tij, Ëngjëllush Njazi Avdulaj (në foto). Në radhë të parë është ushtarak, studiues e sportist me emër. Ka qenë i angazhuar suksesshëm si sportist, boksier e trainer në klubin “Dinamo” për gati 20 vjet. Me punë këmbëngulëse dhe vështirësive që ka kjo detyrë, ka fituar gradën komisar në armën e policisë, duke kryer më së miri detyra si shef komisariati, komandant i repartit special “Shqiponja”, së fundi mbrojti me rezultate të shkëlqyera gradën “Doktor i Shkencave Juridike”, pedagog në Fakultetin Juridik etj. Një veti me vlera të shkëlqyera të këtij djali të komunitetit tonë është kujdesi dhe puna e pa ndërprerë për të rritur ndjenjat e dashurisë për fshatin tonë të mrekullueshëm tek të rinjtë, por jo vetëm e për të evidentuar e promovuar çdo gjë me vlerë për të. Njeriu bëhet i madh kur pasi ka arritur shumë në jetë, nuk shkëputet nga vendlindja, por përkundrazi, punon për zhvillimin e saj dhe të mbarë vendit tonë.
Në përfundim, vlen të nxjerrim në pah një detaj në dukje me pak vlerë po me shumë domethënie për çdo karbunaras që punon e jeton jashtë tij, regjistri familjar i tij figuron edhe sot në gjendjen civile të ish-komunës sonë. Nder e suksese bijve e bijave të këtij fisi, nipërve e mbesave të tyre, që nuk qëndrojnë më poshtë se ata, kudo që punojnë e jetojnë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  • Pse dështoi CIA në rrëzimin Enver Hoxhës? Historiani britanik rrëzon mitin e Kim Philby
  • Vrasje në Shkodër: Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën vrau për një borxh dhe “çështje nderi”
  • (no title)
  • Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?

Komentet e Fundit

  1. K R on Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  2. Luan on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  3. L.H on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  4. Shqiptarishte on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Shqiptarishte on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?