Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kosova, 16 vjet e pavarur! Kush ishte shteti i parë që e njohu dhe nga erdhi pergamena 200 vjeçare ku u firmos Pavarësia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kosova, 16 vjet e pavarur! Kush ishte shteti i parë që e njohu dhe nga erdhi pergamena 200 vjeçare ku u firmos Pavarësia
KosovëLajmi i fundit

Kosova, 16 vjet e pavarur! Kush ishte shteti i parë që e njohu dhe nga erdhi pergamena 200 vjeçare ku u firmos Pavarësia

Published: February 17, 2024
Shpërndaje

Kosova feston sot 16-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ngjarje e shënuar më 17 shkurt të vitit 2008.

Në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Kosova shpalli Pavarësinë e kërkuar prej vitesh.

Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë. Deklaratën e Pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.

- Publicitet -

Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi gjakatar i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99) e mbyllur me ndërhyrjen ndërkombëtare dhe bombardimin e Serbisës së Milosheviçit nga NATO.

Pas përfundimit të Luftës, u bë  vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë.

Serbia duke kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, në tetor të vitit 2008, kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë përmes një Vendimi Këshillëdhënës rikonfirmoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar.

Vendi i parë që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur është Republika e Kosta Rikës. Njohja nga ky shtet erdhi pikërisht ditën që Kosova e shpalli pavarësinë. Ky informacion ndodhet edhe në listën e njohjeve të publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Një ditë më pas, pavarësinë e Kosovës e njohën edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe, Afganistani, Australia, Senegali, Gjermania, Letonia, Danimarka, Estonia, Italia, Luksemburgu, Peruja, Belgjika, Polonia, Zvicra, Austria, Iralnda, Suedia, Islanda, Sllovenia, Finlanda, Japonia dhe Kanadaja.

Shteti i fundit që e ka njohur pavarësinë e Kosovës është Izraeli.

Disa fakte mbi 17 shkurtin:

-Pavarësia e Kosovës është shpallur më 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta.

-Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës është Muhamer Ibrahimi.

-Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

-Shteti i parë që njohu Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishte Kosta Rika.

-Pergamena e vjetër 200-vjeçare, në të cilën është nënshkruar Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit.

-Përveç pergamenës, aty gjenden edhe lapsi me të cilin vënë nënshkrimet, listat e nënshkrimeve të deputetëve pjesëmarrës në seancë, si dhe flamuri i vendosur në Seancën e Shpalljes së Pavarësisë.

-Muzeu i Londrës ishte ai që i dhuroi Kosovës pergamenën për shpalljen e pavarësisë.

-Flamujt e parë të Republikës së Kosovës u shtypën në Turqi

-Himni i Kosovës u kompozua nga Mendi Mengjiçi

-Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyra e kaltër simbolizon Evropën.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • K R says:
    February 17, 2024 at 6:56 am

    Bashkimi ben fuqine dhe e drejta, liria jote, mbarojne atje ku mbaron fuqia jote!
    Kaq do te thosha sot diten e pavaresise se Kosoves! Duke uruar per nje bashkim sa me te shpejte. Ndoshta nuk kemi shume gjera qe na bejne te forte, por pikerisht edhe per kete arsye duhet te bashkojme zemrat tona! Zemren e Shqiptarise!
    GEZUAR KOSOVA E SHQIPTARISE!

    Reply
  • Lumniu says:
    February 17, 2024 at 7:02 am

    Flamuri me ngjyrat dhe yjet, stema, hymni dhe konfigurimi tokesor jane ne funksion te zhveshjes nga identiteti shqiptar, nga historia dhe trashegimia. I sherbejne distancimit nga Shqiperia, atdheu ame, nje politike kjo qe nis prej programit Ahttisari.

    Reply
  • Shefqet Çela says:
    February 17, 2024 at 11:52 am

    Shteti i parë, në mënyrë absolute, për njohjen e Kosovës martire duhet të ishte Shqipëria.
    Fatkeqësi që në atë event historik për kombin, KISHIM NË UDHËHEQJE NJË KËLYSH SËRBI ME DUAR TË GJAKOSURA.

    Reply
  • Dhimbia e madhe Popull! says:
    February 17, 2024 at 12:54 pm

    Mbrodhsi Kosoves MOTER i urojme,, – Mjafte me *..e lagu se lagu*…-Zeri MASES e solli ate PAVARESI-me te; BOTEN MBARE*-krye saj SH>B>A- ja-krah Vellezerit e gjakut TONE> Mirenjohie-.Lavdi te RENEVE ATDHETARE-UNITETI KOMBETA eshte siguria e ATDHEUT. Me KOSOVEN per ATDHEUN-*Pasardhesit veterane*-Toronto.

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    February 17, 2024 at 2:08 pm

    Flamuri i Kosovës duhet të jete një vetem ai kuq e zi, flamuri sot është si i bosnjës. Ska anjë lidhje me atëbtë Shqiptarve.

    Reply
  • Erdogan says:
    February 17, 2024 at 4:43 pm

    Patjeter qe do ta njihte edhe Tur-Qija Islamike e krimineleve si Qemal Ataturku qe masakroi me miliona Greke te Kostantinopolit (sot Istambul),Armenians etj.
    Ne 1922-in e ashtuquajtura I Kata-Strofi (Drejt ktheses apo gremines) Katastrofe “shqip”) tis Mikras Asias (Azise se vogel) me qender Kostantinopolis Polis kjo ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos u be me mbeshtetjen e Evropes “Se Krishtere”!
    Keta fashiste hipokrite e mbeshteten edhe kur e futen ne Nato bashke nje nje dite me Greqine!
    Keta e mbeshteten edhe ne te ashtuquajturen Ta Septevriana (Ngjarjet e Shtatorit) kur u bastisen me mijera Bisnese Greke (Epirote,Ilyre,Maqedhonase,Ione qe ne Lashtesi) me pretekstin (pretend) se Shtepia Muze e kriminelit Qemal Ataturkut ne Thesalo-Nika i kishin “vendosur bombe”.
    Keta e mbeshteten edhe ne 1974-en kunder Qipros.
    Ironia dhe Ipo-xrisia (hipokrizi greqisht) e Pashallekut turk te Deputetit Osman Ismail bej Vlores e ka Turqine Vend Strategjike (Land Strategy)!
    A ka me Poshtersi se kjo?
    Nuk e besoj.

    Reply
  • Qytetar i zakonshem says:
    February 17, 2024 at 5:02 pm

    Kur nuk të japin ate qe me te drejte te takon, mer ate qe te japin. Ky eshte pavarsia dhe flamuri i Kosoves. Hëm … në deklaraten e pavarsise shkruhet se Kosova eshte shtet multietnik… . Prite zot rezikun me 98% shqiptar qenka shtet multietnik…! Po mir thot Amarildo e drejta eshte njera gje dhe mundesia eshte krej gje tjeter. Ne rastin e Kosoves kjo eshte fiks fare .

    Reply
  • Hajro Limaj says:
    February 17, 2024 at 7:07 pm

    Urimet vllazerore popullit te Kosoves per 16 vjetorin e pavarsise.Popullit vella te Kombit Shqiptar,qe pa drejtwsisht qendronte si krahine e ish Jugosllavise dhe pastaj pjese e shtetit Serb.Ishin luftetaret e UCK qe u pergatiten ushtarakisht nga oficeret e shkelqyer shqiptare ne disa baza ushtarake te Shqiperise qe ngriten poullin shqiptar te Kosoves ne luften e pergjakeshme clirimtare.Ishte presidenti amerikan qe e mposhti perfundimisht Serbine me bombardimet ajrore luftarake, ishte Shqiperia qe kishte hapur kufijte dhe dyert e te gjitha shtepive per te strehuar vllezrit e tyre shqiptare qe vinin nga Kosova, ishin bijte e Shqiperise qe ishin bashkuar luftetareve te UCK-se,ku 31 prej tyre dhane jeten e tyre rinore.
    Shteti i Kosoves,eshte shteti i dyte i kombit shqiptar,nje vecori botrore mbas ribashkimit te Gjermanise. E kam vlersuar shume gabim vendosjen e nenit kushtetues te Kosoves’ te mos bashkimit ” me asnje shtet tjeter ( pra nen kuptohet me shtetin meme ,Shqiperine ), ndertimin e nje himni kombetar dhe te flamurit kombetar krejtesisht tjeter nga ato qe ka Shqiperia ( te cilat quhen kombetare). Kosova nuk eshte komb,por shtet i kombit shqiptar,ashtu si edhe Shqiperia eshte pjese e kombit shqiptar.Dhe ne keto vendime kapitale ,eshte firma e ish kryeministrit Thaci dhe presidentit Sejdini.

    Reply
  • demo says:
    February 17, 2024 at 7:55 pm

    Nqs,E kane shkruar ne kushtetute MosBashkimin me shtetin shqiptar,KANE BERE GJENE ME TE MIRE.
    e KEQJA kOSOVES I KA ARDHUR GJITHMONE PREJ KENDEJ.
    Kryeministri i sotem i Tiranes thote:Kosova eshte protektorat i NATOs,i BE,i SHBA,i
    Kufirin tek Thana ketyre Horrave ,Kosove!

    Reply
  • Tani says:
    February 17, 2024 at 7:57 pm

    Demo
    Rilexohe se mbase e kupton

    Reply
  • demo says:
    February 17, 2024 at 8:58 pm

    Rendesi ka:I kupton populli.

    Reply
  • Liridona says:
    February 18, 2024 at 8:23 am

    Po pse o shke*dhat i ka ardh e keqja nga ne?Ne e kemi pushtuar?Apo pse sa here qetat e lirise apo per personat e perndjekur nga Serbia strehoheshin te sigurte tek ne?Po a e din o mas*ara se ne perndjekjen e madhe para clirimit edhe nje kafshat buke qe kishim ua dhame,edhe nje dyshek te vjeter qe kishim ua leshuam?A e din o horr se ne kohen e Shqiperise se vjeter cetniket serb vendoseshin per shenje per te provuar pushket?Horr serb!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?