Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Krimet e luftës gjatë viteve 98-99, Kosova bën gati padinë ndaj Serbisë për gjenocid
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Krimet e luftës gjatë viteve 98-99, Kosova bën gati padinë ndaj Serbisë për gjenocid
AktualitetKosovë

Krimet e luftës gjatë viteve 98-99, Kosova bën gati padinë ndaj Serbisë për gjenocid

Published: November 8, 2023
Shpërndaje
Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks during an interview with The Associated Press in capital Pristina, Kosovo, Sunday, Feb. 5, 2023. Kurti said Sunday that Serbia should face the past and show "willingness and interest for EU and NATO and not for Russian Federation." (AP Photo/Franc Zhurda)

“Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e kryera në Kosovë.” Me këtë deklaratë, kryeministri Albin Kurti, njoftoi krijimin e institutit që do të adresojë dhe dokumentojë krimet e Serbisë në luftën e viteve 1998-1999. Në drejtim të tij është emëruar Atdhe Hetemi.

“Kemi ngritur Drejtorinë e Hetimit të Krimeve të Luftës dhe kemi dyfishuar numrin e hetuesve të krimeve të luftës. Kriminelët e luftës duhet nxjerrë para drejtësisë”, tha Kurti. Krerët e shtetit të Kosovës po i çojnë një hap më tej akuzat e tyre duke bërë gati një padi për gjenocid kundër Serbisë.

“Është duke punuar kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe kryetari i Kuvendit të cilët janë të angazhuar në këtë drejtim”, u shpreh Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë.

- Publicitet -

Ministrja e drejtësisë foli edhe për një çështje tjetër me rëndësi për Kosovën, draft-statutin europian dhe amerikan për formimin e asociacionit. Haxhiu konfirmoi se Kurti e ka njoftuar partinë e tij Vetëvendosje në vija të trasha për propozimin në fjalë dhe qëndrimi i qeverisë për të është ky:

“S’ka asnjë autonomi. S’do të ketë autonomi në Republikën e Kosovës. Kosova është shtet i pavarur dhe nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë që të ketë një shtet tjetër brenda shtetit tonë”, shtoi ajo. Bashkë me të në konferencë, i pranishëm ishte edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili foli për procedurën për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës.

“Deri në këtë moment ne nuk kemi pranuar asnjë informacion se ndonjë grup i qytetarëve është organizuar apo ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për largimin e kryetarëve nga zyrat”, bëri me dije Elbert Krasniqi, Ministër Për Administrimin e Pushtetit Lokal. Organizimi i zgjedhjeve në veri, me pjesëmarrjen e serbëve, konsiderohet një nga kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian për heqjen e masave të vendosura ndaj Kosovës.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?