Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Krizat ekonomike kanë pasoja afatgjata mbi trupin dhe shëndetin e një brezi njerëzish
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Krizat ekonomike kanë pasoja afatgjata mbi trupin dhe shëndetin e një brezi njerëzish
AktualitetBoteEnciklopedi

Krizat ekonomike kanë pasoja afatgjata mbi trupin dhe shëndetin e një brezi njerëzish

Published: January 12, 2023
Shpërndaje

Kushtet që përjetojmë 9 muajt e parë para lindjes, pra në barkun e nënës sonë, ndikojnë tek shëndeti ynë gjatë gjithë jetës. Këtë e vërteton një studim i publikuar së fundmi në PNAS, qëzbuloi se qelizat e të lindurve në zonat e SHBA-së më të goditura nga Depresioni i Madh ekonomik i viteve 1929-1939, tregojnë shenja të plakjes së përshpejtuar.

Fakti që ngjarjet e mëdha historike ishin të lidhura me ndryshimet në epigjenomë – grupi i ndryshimeve gjenomike që nuk e modifikojnë ADN-në – nuk është ndonjë gjë e re. Por “e pabesueshme” sipas epigjenetistit mjedisorit Patrik Alard, është zbulimi i shenjave të këtyre ndryshimeve tek njerëzit që janë sot në të 70-at apo 80-at e tyre.

Po cilët janë treguesit epigjenetikë? Në fazat e hershme të zhvillimit, embrioni është si një tabelë apo një kompjuter bosh, në të cilin futet i gjithë informacioni gjenetik. Me kalimin e kohës, qelizat shtojnë dhe heqin modifikues të ndryshëm nga ADN-ja, molekula të vogla të quajtura shënjues epigjenetikë, të cilët diktojnë mënyrën se si qelizat i zbatojnë udhëzimet e sotme dhe ato në të ardhmen. Këta shënjues ndikohen nga disa faktorë, përfshirë hormonet, dietën ushqimore dhe mjedisin.

- Publicitet -

Shtatzënia e vështirë

Për të arritur në këto përfundime, studiuesit analizuan epigjenomet e mbi 800 njerëzve të lindur në vitet 1930. Rezultoi se qelizat e atyre që kanë lindur në rajonet e prekura nga DustBoël – seria e stuhive të rërës që goditën shtetet qendrore të SHBA–së dhe Kanadanë midis viteve 1931 dhe 1939 – kanë një profil epigjenetik më të vjetër, të lidhur me një incidencë më të lartë të sëmundjeve kronike se sa të atyre që kanë lindur në vende të tjera.

Nuk është e qartë nëse ishte dieta, stresi apo faktorë të tjerë, ato që e përshpejtuan plakjen qelizore. Megjithatë në ato vite papunësia ishte mbi 25 për qind. Shumë fermerë nuk kishin asgjë për të ngrënë, dhe sigurisht që gratë nuk përjetuan një shtatzëni të qetë.

Kujdesi për mirëqenien e nënave

Rezultatet e këtij studimi nxjerr në pah rëndësinë e mirëqenies gjatë shtatzënisë, jo vetëm për nënat, por edhe për fëmijët e ardhshëm: “Ky aspekt duhet të merret parasysh gjatë hartimit të politikave të shëndetit publik dhe ndihmës sociale”– thotë Loren Shmid, koordinatore e studimit.

Për shembull reduktimi i të drejtave sociale, duke e pakësuar kohën e lejes së lindjes, bart pasoja të rënda edhe për ata që ende nuk kanë lindur. “Të gjendurit në mesin e një krize ekonomike para se të lindësh, nuk duhet që të përcaktojë sesa vite do të jetosh”– thekson Shmid. / Focus – Bota.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?