Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kur populli e bojkoton shkrimtarin, para se shkrimtari të bojkotojë popullin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Kur populli e bojkoton shkrimtarin, para se shkrimtari të bojkotojë popullin
KultureLajmi i fundit

Kur populli e bojkoton shkrimtarin, para se shkrimtari të bojkotojë popullin

Published: September 26, 2026
Shpërndaje

Nga Genta Hodo

Ndërsa mediat janë të fokusuara të mbulojnë rigorozisht hedhjen e vezëve dhe përndjekjen e deputetëve nëpër qendra tregtare, një nga shkrimtarët më të rëndësishëm bashkëkohor i shton peshën e fjalës së tij protestës së Flamingove.

Javën e shkuar Georgi Gospodinov, shkrimtari më i përkthyer dhe më i vlerësuar modern bullgar, mbështeti hapur Revolucionin Flamingo në një fjalim plot domethënie mbi nevojën për unitet, në hapje të festivalit artistik “Sintrak”, në Tiranë.

- Publicitet -

“Çfarë mund të bëjmë në këtë muzg që po bie mbi botë, në errësirën që zbret dhe mes së cilës shkruajmë librat tanë? Çfarë tjetër na mbetet, përveçse të thërrasim me zërin e një tjetër poeti të madh, Dylan Thomas-it: “Rage, rage against the dying of the light”. Me këtë thirrje dua ta përfundoj fjalën time për festivalin “SINTRAK”, që nis sot këtu, në zemër të Tiranës, e cila rreh me pulsin e një flamingoje rozë,” u shpreh fituesi i International Booker Prize, gjatë fjalimit hapës.

Ndryshe nga mediat në rajon, jehona e kumtit të tij në ato vendase qe e zbehtë: artikujt përqëndrohen vetëm te fakti që shkrimtari qe “kumbari” që bekoi festivalin e ri ku ndërthuret poezia me koreografinë. Dihet se ngjyra e flamingove shfaqet në mediat kombëtare vetëm ironikisht, por ka edhe një arsye të dytë: Georgi Gospodinov është bullgar. Kur klasa politike përçmon hapur të drejtën për të protestuar të shqiptarëve të diasporës, duke përçmuar tërthorazi përkatësinë etnike deri edhe dialektin (vërej ngjashmërinë mes “përçmoj” dhe “përçaj”), s’mund të mirëpritet solidariteti i një shkrimtari nga një vend i huaj, sado në shumë aspekte i afërt.

“Le të kujtojmë se periudhat më të errëta të historisë së njerëzimit, përfshirë ato të shekullit XX, kanë nisur me përdorimin e një gjuhe përçarëse dhe çnjerëzore, një gjuhe që ia fshin tjetrit tiparet njerëzore,” për të cituar nga fjala e Gospodinov-it.

E megjithatë, Georgi Gospodinov-i nuk mëtoi t’u bashkohej protestuesve, zgjodhi veçse të duartrokiste rezistencën që po hyn në muajin e katërt. Kjo mbështetje, u shpërnda me zell nga aktivistët në rrjetet sociale, bashkë me pikëpyetjet: përse pikërisht Gospodinovi? Po shkrimtarët shqiptarë të çmimeve dhe dekoratave, ku janë? Ekziston trysni nga politika, apo është thjesht elitizëm, dëshirë për të hequr një vijë të kuqe mes epërisë snobo-cinike të shkrimtarëve të establishmentit dhe protestuesve, të cilët, siç i pasqyrojnë mediat e mëdha, s’janë veçse plebit, një masë homogjene.

Por sigurisht, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ka edhe intelektualë sipas të gjitha standardeve. Fatos Lubonja, shkrimtar me njohje ndërkombëtare qysh para debatit me Ramën te Rudina Xhunga në 2002-shin, del çdo mbrëmje të protestojë. Agron Tufa, fitues disa herë i Çmimit Kombëtar për Letërsinë si edhe opozitar i hershëm në azil politik, gjithashtu e mbështet revolucionin për së largu. Shumë prej aktivistëve, e në veçanti krijuesit e zonës së pikturës për fëmijë dhe ideuesit e sloganit të përmbrëmshëm, janë artistë të diplomuar në Akademinë e Arteve. Bulevardi mbledh shkrimtarë të brezit më të ri, gazetarë të njohur, aktorë teatri, artistë të muzikës klasike. Vija e kuqe, në fakt, nuk shenjon veçimin e “establishmentit artistik” apo elitës faktike. Ajo shenjon tragjikisht rënien e autoritetit letrar shqiptar në mpirje politike, valëvitja e tij satirike në krahun ku fle më i forti, një përvijim vicioz i shkrimtarit pseudorevolucionar të 1991-shit, i cili vendosi të kthehej kah populli kur fundi i regjimit u bë i qartë. Dhe tregon shumë më tepër për ta, sesa për bulevardin.

Ndërkaq, debati në emisione televizive çdo nëntor në vigjilje të Panairit të Librit, është një tablo e zbërdhulët e së njëjtës ankesë cingëritëse të komunitetit letrar: njerëzit nuk lexojnë. Shtëpitë botuese nuk po arrijnë dot më ta prijnë lexuesin, shkrimtarët refuzojnë kategorikisht ta ndjekin shijen e tij. Disa përfaqësues të shtëpive botuese të cilët po i mbaj anonimë, më kanë pohuar se shkrimtari i njohur, me dekada karrierë sot, mezi ç’arrin të shesë edhe 300 apo 500 kopje.

Meqë e nisëm me Gospodinovin, këtu është pikërisht vendi për të risjellë në vëmendje se vepra e tij “Time Shelter” (Shqip “Kohëstrehim” sipas përkthyeses M. Selimi) e fitoi Booker-in pikërisht ngaqë dashur pa dashur, arriti të parashikojë gjendjen e pazakontë politike në të cilën ndodhet bota e pas-Covid-it. Për të njëjtën arsye edhe lexuesi e përqafoi veprën e tij: mbi 100,000 kopje të shitura vetëm në Britaninë e Madhe, siç shkruhet në sajtin e Booker Prize.

Shkrimtari vëzhgon, që kur t’i vijë koha të arrijë të shprehet qartë, në mënyrën më estetikisht të kapërdishme, njëzëri me lexuesin e çdo sfondi politik e shoqëror. Në mungesë të kësaj, është lexuesi shqiptar ai i cili, mjerisht, shndërrohet në profet: ai e bojkoton shkrimtarin, përpara se shkrimtari ta bojkotojë atë.

Mediat kombëtare mund të mos kenë shkruar as edhe një rresht për fjalën e Gospodinov-it, por ato mbulojnë rigorozisht hedhjen e vezëve dhe përndjekien e deputetëve nëpër qendra tregtare. Historitë më mbresëlënëse, tani i shkruajnë njerëzit e thjeshtë. Për të tjerat, shpresojmë në intuitën e shkrimtarëve të huaj.

“Poeti është ai që mund ta kuptojë i pari “për kë bie kambana” (sipas John Donne-it). Dhe sërish poeti është ai që do të shohë hijet e para të muzgut të botës, për të shkruar atë varg të dhimbshëm: “Dhe befas bie mbrëmja” / “Ed è subito sera” (sipas Salvatore Quasimodo-s),” u shpreh Gospodinov-i.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Propaganda dhe realiteti says:
    September 26, 2026 at 11:49 pm

    Përndjekja” e politikanëve në ambiente private/publike, rrethimi i tyre, pengimi i takimeve, ndjekja deri në makina/restorante, vezët etj. nuk është një fenomen unik shqiptar. Rasti i koshit të plehrave është më ekstremi fizikisht. Në Ukrainën e vitit 2014 nuk bëhet fjalë për një rast të vetëm. Më 16 shtator 2014, Vitaliy Zhuravsky u kap jashtë parlamentit, u fut fizikisht në një kosh plehrash dhe u mbajt aty ndërsa protestuesit i hodhën ujë dhe një gomë.
    Më pas fenomeni mori edhe emrin “trash-can lustration” ose “TrashBucketChallenge”, dhe pati një seri rastesh të tjera me politikanë ukrainas. Associated Press raportonte se në atë periudhë kishte më shumë se një duzinë incidentesh të ngjashme me figura publike.
    Madje në një nga rastet e tjera, Viktor Pylypyshyn u ly me bojë të kuqe dhe u hodh në kosh; ndërsa Alexander Danilchuk u nxor nga një ndërtesë qeveritare dhe u hodh gjithashtu në kosh.
    ________________________________
    Shënim: Gazetaria serioze nuk merret me analizën e goditjes me vezë. Nëse një media merr një incident të tillë dhe ndërton një narrativë të tipit: “Protestuesit shkojnë pas politikanëve edhe në restorante, po shkatërrojnë protestën, po terrorizojnë qytetarët, po bëjnë përndjekje etj.” atëherë po merresh me analizë incidenti. Për çfarë? Problemi më i madh është shteti i bërë njësh me krimin dhe krimi që pallon shtetin dhe zyrtaret e tij, dhe gazetaria merret me vezët?!
    ______________________________
    Çfarë tregojnë mediat serioze kur ndodh një gjë e tillë?
    Psh: Australia, 2012 — Gillard dhe Abbott.
    ABC e titulloi: “Riot police rescue Gillard, Abbott from protesters”. Raportimi përshkruan rreth 200 protestues që rrethuan restorantin, goditën xhamat, bërtitën dhe më pas ndoqën makinën e dy politikanëve duke i rënë në kofano dhe çati. Edhe Associated Press e trajtoi si lajm të drejtpërdrejtë për incidentin; The Guardian e botoi me titullin “Australian prime minister jostled by tent protesters”.Pra, nuk shohim një artikull që ndërton një narrativë të përgjithshme protestuesit po shkatërrojnë protestën dhe ku bëhet analizë mbi përndjekjen.
    _________________________________
    SHBA, 2018 — Ted Cruz në restorant. Protestuesit kishin mësuar se ku do të darkonte Ted Cruz dhe u pozicionuan në restorant para se ai të mbërrinte. Kur hyri, rreth një duzinë njerëzish filluan të bërtisnin slogane kundër tij dhe e ndoqën deri te dera, duke e detyruar të largohej.Washington Post i kushtoi një artikull të gjatë incidentit, duke përshkruar edhe reagimin e pronarit të restorantit, policinë dhe argumentet e protestuesve.
    Pra: po, është lajm. Por lajmi është “senatori u përball me protestuesit në restorant”, jo “protestuesit janë problemi”.
    ______________________________
    Spanjë, 2016 — zyrtari ndiqet deri në restorant. El País botoi titullin:
    “Madrid city security chief forced to hide out in bar during police protest”. Rreth 500 policë protestuan. Kur komisioneri i sigurisë së Madridit José Javier Barbero doli nga mbledhja, protestuesit e ndoqën nëpër rrugë, i bllokuan rrugën, e fyen dhe ai përfundoi duke u futur në një lokal për t’u mbrojtur. Më pas turma e priti edhe jashtë lokalit dhe goditi/lëkundi makinën e tij.
    Dhe El País e trajtoi në kontekstin e konfliktit politik dhe të kërkesave të protestuesve.

    Reply
    • Raste protestash në botë says:
      September 27, 2026 at 6:48 am

      Ukrainë 2014: Deputeti Vitaliy Zhuravsky u kap nga një turmë aktivistësh jashtë parlamentit dhe u hodh fizikisht me kokë në një kosh plehrash. I hodhën edhe ujë dhe gomë makine.
      Deputeti Viktor Pylypyshyn u sulmua, e lyen me bojë të kuqe dhe u hodh në kosh.
      Deputeti Alexander Danilchuk u nxor nga një ndërtesë qeveritare dhe u hodh në kosh.
      Deputeti Nestor Shufrych u sulmua nga turma, ndërsa një grup tentoi ta fuste në kosh; më vonë u godit me vezë në një tjetër protestë.
      _________________________
      Greqi 2011: Gjatë krizës së borxhit, protestuesit rrethuan një restorant ku po darkonin politikanë grekë dhe të huaj, duke hedhur objekte dhe duke i detyruar të largoheshin me varkë nga zona.
      _______________________
      Greqi 2011: Ministri i Brendshëm Haris Kastanidis u sulmua me kos në një kinema nga studentë që protestonin kundër masave të austeritetit; iu desh të largohej nën mbrojtjen e rojeve.
      ________________________
      Greqi — politikanët u bllokuan në restorant dhe ikën me varkë. Korfuz, 2011. Gjatë protestave masive kundër masave të austeritetit, protestuesit rrethuan një restorant ku ndodheshin deputetë grekë dhe politikanë të huaj.
      __________________________
      Spanjë 2012: Përfaqësuesja e qeverisë në Madrid, Cristina Cifuentes, u ndoq nga protestuesit, të cilët e fyen dhe i pështynë; ajo u detyrua të strehohej në një restorant dhe të dilte nga dera e pasme.
      Spanjë 2016:Shefi i sigurisë së Madridit José Javier Barbero u ndoq nga protestues policë dhe u detyrua të fshihej në një bar/restorant. Pas një proteste të policisë bashkiake në Madrid, protestuesit e ndoqën komisionerin e sigurisë së Madridit, José Javier Barbero, dhe shefin e policisë Andrés Serrano përgjatë Calle Mayor. Ata bërtisnin, kërkonin dorëheqjen e tyre dhe tentuan t’u pengonin largimin. Të dy zyrtarët përfunduan duke kërkuar strehim brenda një restoranti.
      _______________________
      Spanjë — deputetë të sulmuar me vezë në kafene. Madrid — 16 nëntor 2023. Katër deputetë socialistë po hanin mëngjes në një kafene pranë Kongresit kur u konfrontuan nga protestues.
      _________________________
      Irlandë 2015:Ministri Brendan Howlin, ndërsa po hante drekë në një restorant në Dublin, u rrethua nga protestuesit, të cilët e ndoqën dhe e detyruan të largohej nga dera e pasme.
      __________________________
      Irlandë — ministër i rrethuar gjatë drekës. Brendan Howlin — Dublin, 2015. Rreth 20 protestues e gjetën ministrin e Shpenzimeve Publike Brendan Howlin duke ngrënë drekë në Bar Italia në Dublin. Ata u mblodhën jashtë restorantit, bërtitën slogane, rrethuan hyrjen dhe vendosën një flamur përpara dritares. Protesta u drejtua personalisht ndaj ministrit, i cili nuk ishte aty për ndonjë aktivitet zyrtar.
      ___________________________
      Irlandë — protestuesit shkuan deri te shtëpia e ministrit. Simon Harris — 2019. Protestuesit u mblodhën jashtë shtëpisë së ministrit të Shëndetësisë Simon Harris.
      ____________________________
      SHBA 2018: Senatori Mitch McConnell u ndoq nga protestuesit jashtë një restoranti në Louisville; turma e shoqëroi deri te makina duke bërtitur slogane politike.
      ____________________________
      SHBA — Ted Cruz u detyrua të largohej nga restoranti. Ted Cruz — Washington, 24 shtator 2018.
      Senatori amerikan Ted Cruz dhe bashkëshortja e tij shkuan në një restorant në Washington. Një grup protestuesish nga Smash Racism DC i njohu dhe filloi t’i rrethonte duke bërtitur slogane kundër tij dhe qëndrimit të tij politik. Presioni vazhdoi derisa Cruz dhe bashkëshortja e tij u larguan nga restoranti.
      ______________________________
      Australi 2019: Senatori Fraser Anning u godit me vezë në kokë nga një 17-vjeçar gjatë një aktiviteti politik; pas kësaj Anning e goditi të riun.
      Australi 2012— kryeministrja u rrethua në restorant dhe protestuesit ndoqën makinën. Julia Gillard & Tony Abbott — 26 janar 2012. Rreth 200 protestues rrethuan një restorant pranë Old Parliament House ku ndodheshin kryeministrja Julia Gillard dhe lideri i opozitës Tony Abbott. Protestuesit godisnin xhamat dhe bërtisnin slogane.
      Policia nxori Gillard dhe Abbott nga një derë anësore. Gjatë evakuimit, Gillard humbi edhe këpucën. Pastaj protestuesit ndoqën makinën e tyre, duke i rënë me duar mbi çati dhe kofano.
      _____________________________
      Britani 2004: Kryeministri Tony Blair u godit me miell vjollcë brenda Dhomës së Komunave.
      ____________________________
      Francë 2012-2022: Emmanuel Macron është goditur me vezë; François Hollande, Manuel Valls dhe François Fillon janë sulmuar me miell; Marine Le Pen është goditur/targetuar me vezë gjatë fushatave.
      _____________________________
      Izrael — ministre e rrethuar në restorant. May Golan — Tel Aviv/Ben-Gurion, 2023. Ministrja May Golan po hante drekë me nënën e saj në një restorant në aeroportin Ben-Gurion kur protestuesit e rrethuan dhe pati një konfrontim verbal dhe fizik.

      Reply
  • Dursakja says:
    September 27, 2026 at 4:03 am

    Shkrimtarët e një vendi luajnë një rol të rëndësishëm në zhdukjen dhe tretjen errësirës dhe përhapjen e rrezatimit
    të dritës në mëndjen e popullit të tyre.
    Kështu ata e bëjnë popullin më të përgjegjshëm për misionin e tyre në historinë e kombit dhe më vizionar për të ardhmen.

    Reply
  • demo says:
    September 27, 2026 at 4:21 am

    Te me falesh o shkrimtar,qe une shkrimtaret bashkohore as i lexoj,as i duroj dot,por ty te flmnd.shume qe u perpoqe per Ne.
    Marrsh Cmimin Nobel per luften kunder armikut te Natyres,Edi Rama.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Eco Tirana feston 10-vjetorin, Diego Testi: Faleminderit punonjësve për kontributin
  • Një tjetër “s’kam faj”
  • Fjala e plotë e Ramës nga Rinasi për skandalin në SHISH
  • Një 40-vjeçar humb jetën në QSUT, nën hetim dy neurologë të Spitalit të Shkodrës
  • Rama anulon konferencën në Rinas, do nxjerrë vetëm një video-mesazh

Komentet e Fundit

  1. Nuk ka me sekret on Një tjetër “s’kam faj”
  2. Agjenturat komandojnë Shqipërinë on Një tjetër “s’kam faj”
  3. Trimi on Një tjetër “s’kam faj”
  4. Pensionisti i rruges se elbasanit on Një tjetër “s’kam faj”
  5. Gjergj on Fjala e plotë e Ramës nga Rinasi për skandalin në SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?