Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë që ka kërkuar shtimin e numrit të forcave të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, për shkak të rritjes së bashkëpunimit mes Serbisë dhe Rusisë.
“Na shqetësojnë lidhjet mes Serbisë dhe Rusia, për këtë arsye na duhen më shumë trupa… Bashkëpunimi mes tyre rritur rritur pas nisjes së luftës në Ukrainë, dhe për këtë arsye na duhen trupa shtesë të NATO-s në Kosovë”, tha ai gjatë një interviste për Al Jazeera.
Më 1 janar, Kurti, i bëri thirrje NATO-s që të rrisë numrin e forcave paqeruajtëse në Kosovë.
Por, më 5 janar, NATO i tha REL-it se nuk ka pranuar asnjë kërkesë zyrtare nga Kosova për shtimin e numrit të trupave në misionin e saj, KFOR dhe se aktualisht aktualisht kanë prezencë të mjaftueshme në Kosovë.
Kur u pyet për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti tha se projekti politik për këtë temë ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur.
“Unë jam shumë i sigurt që presidenti i Serbisë [Alkesandar Vuçiq] është nostaligjk për ato kohë, që do të thotë se projekti politik i shkëmbimit të territoreve ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur. Por nostalgjia s’është një ndjenjë me të cilën mund të bëjmë progres. Shkëmbimi i territoreve nuk do të ndodh, shkëmbimi i territoreve është formulë për luftë”, ka thënë ai.
Për shkëmbimin e territoreve para disa viteve kanë folur ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mirëpo kjo ide ka shkaktuar debate të shumta, si në Kosovë ashtu edhe në skenën ndërkombëtare.
Kryeministri ka folur gjithashtu edhe për dialogun me serbët lokalë dhe me disa organizata të shoqërisë civile. Ai tha se se vazhdon t’i takojë ata, dhe se “nuk ka kryeministër në Kosovë që ka takuar më shumë serbë lokalë” sesa ai.
Kurti, qysh në fushatën zgjedhore të vitit 2019, ka paralajmëruar dialog me serbët e Kosovës, duke vlerësuar se një dialog i tillë është më i rëndësishëm se ai që zhvillon Kosova me Serbinë, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve.
Në nëntor të vitit të kaluar, zyrtarë të Qeverisë i thanë REL-in se janë duke zhvilluar dialog me serbët lokalë, por “larg syve të publikut”.
Ata nuk kanë dhënë shumë detaje në lidhje me këtë proces, duke thënë se synojnë t’i mbrojnë përfaqësuesit serbë nga “presionet dhe kërcënimet” e “strukturave ilegale dhe grupeve të lidhura me to”.
Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.
Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i shumicës së tyre në terren ka ngecur.
Kosova insiston se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke; Serbia kërkon zgjidhje kompromisi, por pa specifikuar shumë se çka nënkupton me të./REL

Serbia eshte ne Agression ndaj Kosoves dhe lutjet e Nderkombetareve,vecse ja shtojne Agresivitetin.
Me kete terheqje te vazhdueshme ndaj kapriciove te Serbise te llastuar,,Kosova po keputet si nje dege e sperdredhur. Albin Kurti leri Targat,leri gishtat me Maniqyr se Serbia po te keput doren me gjithe gishta.
Sot o kurre eshte koha per Armatosjen e Ushtrise se Kosoves,Dy duar per nje koke,,nen shembullin e Ukraines,,nen shembullin e Israelit.Aktivizo kombetaret e Kosoves ne gjithe bboten ku jane e ku s`jane.
Nuk kuptoj logjikën e Kurtit kur thotë se shkëmbimi territoreve është sinjal lufte.
Kosova që nga viti 1999 e deri më sot apo po të mbahet kjo gjendje dhe për dekada apo shekull nuk do të kontrollojë veriun e Kosovës. Nuk e kuptoj se çfarë logjike është kjo kur kjo situatë luftë pa një zgjidhje territoriale nuk do të ndryshojë.
Lëreni mënjanë patriotizmin fallco që vlen vetëm për pushtet dhe vota dhe veproni me mënd të kokë pasi zgjidhje tjetër nuk ka dhe nuk do të ketë.
Albin Kurti e ka fituar ate post me merite dhe e meriton te drejtojne qeverine e Kosoves
190 km2 ndaj 1249km2
I kthehen Serbise 190km2
I kthehen Kosives 1249 km2!
Edhe Kurti edhe shume “politikan” por edhe komentuesit gabojne gjate perdorimit te fjaleve shkembim territoresh apo korrigjim kufijsh. Emertimi me i pershtatshem ne kete rast eshte kthimi i territoreve. Ne te vertete ne daten 12. Shtator 1959 dy politikan te parlamentit serb: Slobodan Peneziq Kercun dhe Petar Stambolliq ne mbledhjen e Keshillit Egzekutiv te R. se Serbise paraprakisht ne fshehtesi e kane koordinuar planin e tyre dhe ne daten e permendur e kane propozuar ne Keshillin e Egzekutiv bashkangjitjen e tri komunave serbe: te Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Leshakut, Kosoves me 190 km2 dhe te shkeputjes nga Kosova te tri komunave te banuara kryesisht me popullate shqipetare, Presheves, Bujanocit dhe Medvegjes me nje siperfaqe 1249km2. Ne vitin 1959 Serbia nuk e pyeti popullin shqipetar nese pajtohen me keto plane te Serbise. Sinan Hasani, Fadil Hoxha, Ali Shukriu etj. nuk e kundershtuan kete plan te Serbise Prandaj shprehjet ose emertimet shkembim territoresh apo korrigjim kufijesh jane te gabuara dhe te demshme. Shkembimi behet me nje vlere dhe nje kundervlere te barabart, pra me nje siperfaqe me madhesi te njejt. Shprehja kthim territoresh eshte shprehja me e drejt. Serbia po e heshte vendimin e dates 12. Shtator 1959 qe ka hyre ne fuqi ne daten 01. Janar 1960, qe me asociacionin te shkepus me shume siperfaqe nga Kosova. Me asociacionin, me emertimin tinzar, Serbia po perpiqet te shkepus nga tokat shqiptare edhe nje pjese te tokes shqiptare, pra Mitrovicen, Zveçanin etj. dhe qe te jete me afer pasurive nentokesore te Trepçes. Serbia tinzare me strategji po e heshte kete plan, kurse politikanet dallkauk te trojeve shqiptare po e heshtin ose nga mungesa e dijes ose nga shkurtpamesia dhe urrejtja qe e kane ndaj njeri tjetrit ne deme te trungut shqiptar. Po keta “politikan” te trojeve shqiptare, Luginen e Presheves me 1249 km2 nuk e permendin ne asnje rast qe duhet ti kthehet Kosoves. Asociacioni nuk duhet te lejohet, nga qe Serbia nuk ka asociacione ne territorin e
saj, ndonse be Serbi jetojne 16 pakica etnike. Diplomatet nderkombetar nuk e lodhin koken per trojet shqiptare dhe themelimi i asociacionit nuk ka ndonje peshe. Me themelimin e asiciacionit te komunave serbe do t’ia hapet rruga Serbise qe me vone t’i zyrtarizoj pretendimet territoriale ndaj Malit te Zi. Ne Bosnje Serbia e mashtroi perendimin ne formen ma te vrazhde. Jo te gjithe politikanet i njohin ngjarjet dhe vendimet historike. Shpjegimin qe e bera lidhur me vendimet qe jane aprovu ne parlamentin serb, vertetohen nga Instituti i Historise ne Beograd.
Përgjigjjuni
Kujt i plasi bitha
se ç’kerkon ALBINI
sKiptaret degjojne
veç ‘batuta’ EDVINI!
I pari serb ne gen
i dyti i KONVERTUAR
Te dy ‘djem’ te Sales
kombin TRADHETUAR!
I pari kerkon ‘ndihme’
NATO-s ndaj SERBISE
Strukturat e VV-VllaVrasjes
kunder SHQIPERISE!
I dyti EDvini
‘djali’ i S A L I S Ë
Me Kain -Albinet
zjarrin SHQIPERISE!
Albini,sapo i ‘zgjedhur’
skish kriju QI VERRINË
Me urdher te UDB-se
fushate kufi me GREQINË!
Kufi me Greqine
fushat’ me VET VENDOSJEN
SS-Skuthi i Surrelit
‘pikturon’ VET VARROSJEN!
Tere Beograt Bukoshet
bashke me SS-serb SALINE
Perfshi Osman-Albinet
dogjen ish SHQIPERINE!
Ne tere kryqezatat ndaj shqiptareve
qe udhehoqi Neron S A L I U
Ne krah te tij si ‘pardesybardhe’
integralisti xhihadist EDvin-BOJAXHIU!
Pse o mik.pet koken tende
Gjemon me inat
Ndaje shapin nga sheqeri
Mos bjer ne mekate
Ke te drejte per Saline
Edhe per Ilirin
Po sa per Mut hat Edvinin
Mos e humb fiqirin
I gjori per ne .mundohet
Gjumi nuk e ze
Mendo vetem.per nje cast
Cdo benim pa te
Do mbetej ketu rinia
Ta shporrte nga froni
Sdo benim vella Vuc mutin
Grekun do zemeronim
Se sdo ti falnim dot detin
Do behej qameti
Se as jevgut portin
Sja falte mileti
Vetem per Albinin
Gojen mos e hap
Nuk eshte si Rama
Xhahil e kasap
Sa te jete aAlbini
Kosova ka shprese
Del dhe Shqiperia.
Nga vrime e halese
Ku e kane futur
Meta Rama Sala
Prisniedhe pak
Nga Dielli vjen vala