Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kurti pranon propozimin e SHBA, Kosova shtyn për 48 orë fazën e gjobave për targat në veri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kurti pranon propozimin e SHBA, Kosova shtyn për 48 orë fazën e gjobave për targat në veri
KosovëKryesore

Kurti pranon propozimin e SHBA, Kosova shtyn për 48 orë fazën e gjobave për targat në veri

Published: November 22, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti, ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës. Vendimin e ka marrë pas kërkesës së SHBA-së.

Ai ka falënderuar ambasadorin Hovenier për përkushtimin ndaj procesit të dialogut.

“Unë e pranoj kërkesën e tij për shtyrje prej 48 orë të fillimit të gjoitjes për targa ilegale ‘KM’ (dhe tjera). Jam i lumtur të punoj me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.

- Publicitet -

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës shtyrje 48-orëshe të vendimit për shqiptimin e gjobave, për t’i lejuar zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë që të angazhohen me Kosovën dhe Serbinë për të gjetur zgjidhje për këtë çështje.

Pas kësaj, Kurti ka thënë se është i gatshëm të punojë me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur zgjidhje në dy ditët e ardhshme.

Ditën e djeshme, nuk u arrit asnjë dakordësi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit Serb, Aleksandër Vuçiç për çështjen e targave. Kryedipolmati i Bashkimit Evropian Josep Borrell, tha se një propozim i tyre ishte pranuar vetëm nga Vuçiç, por ishte kundërshtuar nga Kurti.

Vuçiç, tha se në bisedimet me Kurtin nuk është arritur asnjë marrëveshje. Nga ana tjetër, Kurti tha se propozimi i Bashkimit Evropian për çështjen e targave ilegale serbe ka qenë i papranueshëm. Borell, deklaroi se dy krerët e dy vendeve mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e negociatave si dhe për çdo përshkallëzim të situatës në Veri të Kosovës.

I thank Ambassador Hovenier for his commitment and engagement. I accept his request for a 48-hour postponement on imposition of fines for illegal ‘KM’ (and other) car plates. I am happy to work with the US and the EU to find a solution during the next two days. https://t.co/iXq1SCM8JL

— Albin Kurti (@albinkurti) November 21, 2022

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    November 22, 2022 at 9:37 am

    VO:
    1.KM Albin Kurti të zbatoi direktivat e SHBA+BE,Nuk ka rrugë tjetër.Njianshmëria,Kokëfortësia do e çoi edhe një herë tjetër në rrëzimin e tij siç i ndodhi me heqjen e taksës Sërbe 100 %,Po kështu edhe Ramush Haradinajt.
    -PA NDIHMËN E SHBA SËRBIA NUK DO E NJOHI KOSOVËN KURRË..KURRË..A.Vuçiçi jo e jo.Pasi për Kosovën Sërbët VRAN KM XHIÇIÇ..!!
    2.Fatkeqsisht A K nuk po e kupton që në takimin e djeshëm fitoi A.Vuçiç,duke i dhën një TOP ME PREDHA NË DUAR .!
    3.A.K nuk po e kupton që një qëndrim kundër SHBA+BE do të thot një L3B në Prishtinë & në Ballkan që RUSI mezi po e pret një rast të tillë..!
    4.A.K të tërheq në mbrojte PRESIDENTEN E TIJ V.OSMANI që po i hedh benzin zjarrit sikur të jet N/Kryetare e VV.
    -Boll VO sulmoi E.Ramën në Tiranë e Prishtinë..me porosi të Saliut. !
    5.AK të konsultohet me E.Ramën që bisedon për ditë me Presidentin JOE BIDEN për SIGURINË BOTËRORE ..dhe jo me Sali Nongratën fatkeqsin Kombëtare 32 vjeçare.

    Reply
  • ?+ says:
    November 22, 2022 at 9:41 am

    çdo gazetë pro ramutit sot ka dalë të shajë albinin.
    domosdo se ka cënuar vëllaun e ri. vuqiqin.

    ja si ky ethem lalaj. patronazhisti i ps dhe rilindjes antishqiptare socialfashiste.
    nqs kërkon të mbrosh atdheun tënd të shajnë antiperëndimor antiamerikan, berishist, benzinëhedhës dhe së fundmi dështak që e mundi vuqiqi në negociata.

    Reply
  • Andi bushati kryetar i te persekutuarve te bllokut says:
    November 22, 2022 at 10:20 am

    na thuaj nje gazete pro rames se nuk e dime,pervec panorames,telegrafi qe nuk ja var njeri,gaz shqiptare apo edhe vet dita apo na thoni ndonje tv qe ka kap rama apo ndonje analist qe mbron ramen….
    mos andi gjyshit me bab spiun,ljybici i bllokut i persekutuar,sonila,zhej kokpalari,shkullaku ,apo intelektuali i budallallepsur….

    Reply
  • Piro says:
    November 22, 2022 at 1:25 pm

    Edhe po te mos zbatoje porosite e ambasadorit amerikan, Albin Kurti do te kete gjithenje perkrahjen e SHBAse sepse Kosova eshte jo vetem KRIJESE e SHBAse por edhe aset i madh strategjik e gjeopolitik i SHBAse ne Evrope.
    Mos u dorezo Albin. Ne fund te fundit Amerika eshte e pa lekundur ne krahun e Kosoves e jo te Serbise putiniane (Sa mire qe ligjin e ben SHBA dhe jo ku…va Evrope!!!!)

    Reply
  • Piro says:
    November 22, 2022 at 1:28 pm

    Bravo i qofte Albin Kurtit . politikan qe ve Kosoven dhe Shqiperine permbi interesat personale, ndryshe nga shumica e politiqeneve brashnjare te Shqiperise ne keto 32 vjetet e fundit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?