Nga Janusz Bugajski
Botuar në DITA
Masakra terroriste e mbi 140 civilëve në një sallë koncertesh në Moskë do të ketë ndikimin katalizues për konflikte më të mëdha në shoqërinë ruse. Masakra ka nxjerrë në pah dy prej dobësive të shumta të strukturës së shtetit rus: 1) se forcat e sigurisë nuk janë të besueshme dhe 2) se ka potencial për dhunë të përhapur ndëretnike dhe ndërfetare.
Pavarësisht pretendimeve të ISIS-Korasan – një degë e rrjetit terrorist të Shtetit Islamik – se përgjegjësia për masakrën e Moskës nga katër shtetas Taxhik i takonte asaj, Kremlini, thuajse menjëherë, bëri përgjegjëse Ukrainën.
Por, gjithnjë e më shumë, provat po tregojnë se bëhet fjalë për një operacion të brendshëm nga elementë të forcave të sigurisë së Rusisë, të cilët mund të kenë paguar personat e armatosur, çfarë edhe hedh dritë mbi lidhjet e errëta midis Moskës dhe ISIS. Si një operacion tipik i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë, qëllimi ishte të zemëronte opininin publik me Ukrainën dhe Perëndimin dhe t’i jepte Putinit shansin të shpallë një mobilizim më përfshirës.
Një provokim i ngjashëm u krye nga Shërbimi Federal i Sigurisë në shtator të 1999-ës. Asokohe, tre ndërtesa banimi u hodhën në erë dhe kjo rezultoi në vdekjen e 300 civilë. Shpërthimi i katërt mbeti në tentativë, pasi u pengua nga banorët e zonës që pikasën operativë të sigurisë tek vendosnin eksploziv me pretendimin se po simulonin një sulm terrorist.
Masakra civile në fjalë paten një ndikim vendimtar për sa i përket promovimit të Putinit si mbrojtës i Rusisë dhe justifikimit të luftës gjenocidale kundër Çeçenisë së pavarur.
Masakra e fundit në Moskë u menaxhua edhe me më pak kompetencë sesa bombardimet e vitit 1999, veçanërisht sepse kamerat dixhitale tani janë gjerësisht të disponueshme. Midis provave të grumbulluara për bashkëpunimin e Shërbimit Federal të Sigurisë gjenden një grup i vogël burrash me pulovra blu që mbyllin dyert e emergjencës në sallën e koncerteve, prania e munguar e policisë, si dhe reagimi i ngadaltë i forcave të sigurisë për të hyrë në këtë godinë.
Kjo do të rezultojë në mungesë besimi të shtuar ndaj forcave të sigurisë, të cilat ose nuk janë në gjendje ose nuk dëshirojnë të mbrojnë qytetarët, se kjo do të çonte në beteja për pushtet në mesin e elitës politike.
Një tjetër kërcënim që i kanoset regjimit është se dhuna terroriste do të rrisë ksenofobinë etno-ruse dhe do të çojë në konflikte ndëretnike dhe ndërfetare. Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, tashmë, ka paralajmëruar një kundërpërgjigje ndaj myslimanëve në Rusi, çfarë mund të provokojë edhe konflikte të hapura. Ai, gjithashtu, u zotua se do të luftonte kundër nacionalizmin rus dhe nuk mohoi mundësinë e vetëmbrojtjes së dhunshme.
Përfaqësuesit e popullsisë myslimane në Rusi kanë dhënë alarmin se sulmi terrorist mund të rezultojë në përshkallëzimin e dhunës kundër komuniteteve fetare jo-ortodokse dhe etnive jo-ruse. Vendi ka mes 14 dhe 20 milionë myslimanë, të cilët përbëjnë deri në 15% të popullsisë, ndërsa shifra totale e shtetasve me etni jo-ruse i kalon 30 milionë.
Represioni shtetëror ka shënjestruar në mënyrë disproporcionale myslimanët dhe kjo mund të shkaktojë dhunë në Kaukazin e Veriut dhe republikat e tjera me shumicë jo-ruse. Ka të dhëna se rezistenca e armatosur po rritet sërish. Në fillim të marsit, shërbimet ruse të sigurisë vranë gjashtë kryengritës të armatosur në Ingusheti. Sulmet ndaj popullsisë të Kaukazit do të shtonin, më tej, rebelimet, si dhe do të nxisnin ripërtëritjen e islamizmit të dhunshëm.
Në Rusi, gjithashtu, gjenden me miliona punëtorë emigrantë, që vijnë nga Azia Qendrore. Ata do jenë viktimë e akteve për shpagim, madje edhe e dëbimeve të drejtpërdrejta. Duke transmetuar torturën policore ndaj të dyshuarve për terrorizëm, Moska, gjithashtu, po nxit një ofensivë ndërkombëtare e më përfshirëse xhihadiste kundër shtetit rus.
ISIS-K, që pretendon se është duke krijuar një kalifat në mbarë Azinë Qendrore, tashmë ka publikuar edhe një video ku paralajmëron për bombardime të mëtejshme. Ai e cilësoi Rusinë si një shtet që “shtyp myslimanët”, prandaj po planifikon të zgjerojë aktivitetin e vet për të çliruar “kukullat e Perandorisë Ruse”.
Trazirat e brendshme të Rusisë janë nxitur edhe nga pushtimi ushtarak i forcave të pavarura ruse. Ushtria e Ukrainës ka përfshirë luftëtarë të huaj, disa prej të cilëve janë të organizuar si njësi të veçanta kombëtare, duke përfshirë batalione ruse dhe çeçene. Legjioni i Lirisë së Rusisë, Korpusi Vullnetar Rus dhe Batalioni Siberian kanë rekrutuar rusë të pakënaqur, të cilët janë të gatshëm të luftojnë për Ukrainën dhe kundër regjimit të Putinit. Disa njësi kanë depërtuar me sukses në Federatën Ruse dhe kanë shtënë në dorë ose kanë bombarduar disa qytete në rajonet Belgorod dhe Kursk.
Qëllimi kryesor i luftëtarëve rusë në krah të Ukrainës është të çlirojnë një pjesë të territorit të Rusisë dhe të sfidojnë qëndrimin e Putinit në pushtet. Sa më gjatë këto sulme të vazhdojnë me njëfarë suksesi, aq më e madhe është mundësia që njësitë ruse të bëjnë kryengritje dhe t’i bashkohen legjioneve revolucionare. Kjo mund të shkaktojë edhe një reaksion zinxhir brenda ushtrisë dhe madje të vërë në provë besnikërinë e komandantëve të lartë rusë. Revolta e Prigozhin në qershor të 2023-it mund të jetë një pararendës i kryengritjeve të brendshme më serioze.
Qytetarët e Rusisë do të ndjehen gjithnjë e më të frikësuar, pasi megjithë aparatin masiv represiv shtetëror, shteti nuk mundet t’iu garantojë sigurinë. Dhe me përhapjen e luftës në Rusi si dhe numrit në rritje të sulmeve të dronëve ukrainas, të cilët mpakin infrastrukturën energjetike të vendit, vendi do të rrokulliset në krizë.
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Januzi eshte shquar perhere per enderrime kur eshte fjala per Rusine. Gjithmone ka enderruar kriza ne Rusi sipas variantit “do behen Dardhat sivjet se me haen mua”
Ka shkuar der aty sa ka pare edhe enderra me copetim te Rusise ne 4 shtete (enderra ne sirtar e pa asnje baze reale)
Tani merr persiper ti atribuoje ISIS Korasanit sulmin terrorist ne Moske e te shfajesoje Ukrainen por harron se ata terroriste u arrestuan prane Briansk duke tentuar kalimin e kufirit ne Ukraine. “Tentuan ikjen nga dritarja ku i prisnin” tha V. Putin.
Por Januzi ne kete rast nuk ka hallin e Ukraines por te porositesve te atij sulmi terrorist qe jane ne Ukraine e qe fshihen pas saj. Rusia i di mire keto e nuk kandiset nga perrallat e alibite e Januzit qe sherbejne vetem per konsum te brendeshem bajat.
Nga viti 1960 deri në vitin 1990, pra për 30 vite, nuk ka patur asnjë kontakt me rusët, se konsideroheshin të gjithë armiq. Se si dolën simpatizantë të rusëve sot është vërtet një çudi e paspjegueshme, për më shumë që Rusia ka mbajtur historikisht një qëndrim armiqsor ndaj Shqipërisë dhe kryesorja për coptimin e shqiptarëve. Sociologët duhet të bëjnë një studim se si u mboll përsëri fara pro ruse në Shqipëri!
Qe ta ngas ca me tej komentin e ketij sociologut : Nga viti 1945 e deri ne 1991 nuk ka patur asnje kontakt me amerikanet se konsideroheshin te gjithe Armiq. Se si dolen ithtare te amerikaneve ata qe gjer dje ju ngjirr fyti duke i mallkuar, kjo do nje studim sociologesh realisht te tille.
Aktet terroriste kaq te renda nuk mund te kene kurre justifikime.
Mbas 10 vitesh,Rusia nuk do te shtrihet matane maleve Urale,do jete vetem Rusia europiane plus shtetet e tjera.
U bene pro-amerikane kur Amerika cliroi Kosoven nga aleatja e Rusise, Serbia.
Krejt pa dëshirë po futem edhe unë në këtë diskus që e provokon polaku Bugajski .
Përherë ky gazetar i bije fyellit në një vrimë .
Karl Marksi i quan polakët komb i lindur për të bërë trimëri të marra , ndersa Çerçilli i quan hiena.
Po ne shqipëtarëve ç’dreq zell na shtyn të futemi në këtë valle ?
Për mendimin tim ka dy arësye historike :
1. Pęrplasjet midis perandorisë otomane dhe perandorisë ruse nuk na kanë lënë jashtë ne shqipëtarëve . Ne për shekuj të tërë kemi qënë pjesë aktive dhe luftarake e këtyre pęrplasjeve , me shumë zellë . Edhe gjyshi im si ushtar i Turqisë ka luftuar kunder rusëve .
Këto luftęra kanë lënë gjurmë që nuk zhduken kollaj dhe në një formë a në një tjetër çfaqen dhe sot .
2.Por kjo s’është gjë para asaj që erdhi më pas !
Dy revolucione kanë tronditur botën , Revolucioni francez i Robespjerit i vitit 1793 dhe revolucini i Leninit i tetorit 1917 .
Ky i Leninit i kalli tmerrin borgjezisë nderkombëtare dhe pinjollët e pasanikëve kanë alergji kur përmendet Rusia që polli ata dreq bolshevikët .
Pinjollët e kapitalistëve i kemi edhe sot midis nesh….
Kur u krijua shteti shqipëtar dhe më pas ,Rusia cariste nuk ka qenë më e egër ndaj nesh se Anglia , por jo , ne inatin e kemi me Rusin.
Pas Luftës së ll Botęrore Rusia sovjetike na ka trajtuar si një vëlla te vogël ,por ne qemë fatkeqë se në krye kishim banditë dhe jo burra shteti !
Po ik o polak muti, cope idioti, jane 2 gjera te ndryshme ta urresh Rusine dhe te shpifesh kunder saj…
Jam dakort me sociologun, as une nuk e kuptoj se si mund te kete ne Shqiperi pro-ruse. Ata ose paguhen me dinare, ose rubla, dhe nuk mund te jene shqiptare te vertete. Mund te jene edhe anti amerikane.
Nese neser Serbia sulmon Kosoven dhe Shqiperia e mbeshtet ushtarakisht ate, atehere Rusia do mbeshtesi Serbine me arme etj. Kur armet ruse te bien mbi kokat tona dhe tju shkaterrojne shtepite dhe ti vrasin (si ne Ukranine), çfare do thone keta filo ruset ketu?
Nje debat te tille kam bere me nje person simpatizant te ruseve (dmth anti amerikan). I thashe ti ke nje makine, po tha, mos e ke prodhim rus, jo tha, po PC nga e ke, software te PC e ke rus, apo te vjedhur nga amerika… ne shtepi ke ndonje prodhim rus, patjeter jo. Ketu ku punon familjarisht aksioneret jane evropiane dhe amerikane, po te mbajne me buke.
Ruset dine te prodhojne vetem arme dhe te pushtojne toka, pra jane shtet imperialist, edhe popullsia eshte imperialiste.
Sa per nje komentues qe thote se nuk kemi patur lidhje me Ameriken ne vitet 1945-1991, nuk eshte e vertete. Ne amerike ka pasur me mijra shqiptare te emigruar ku kane bere prosperitet (asnje ne Rusi). Kemi patur lidhje, dergonim, merrnim letra, na dergonin ilaçe, pako simbas mundesive qe kishin. Pastaj bumi i emigranteve mbas vitit 1991 ne Amerike u prit nga keta shqiptare.
Rusia Cariste investoi shume per zhdukjen e popullit shqiptar nga Trojet e tij. Putini eshte ndjekes i Strategjise Cariste.
C’do 100 vjet ky Perendimi me Bugajsket e tij mbledhin ushtri e i sulen Rusise…per tu kthyer qe andej me nje Dajak te shendoshe ne prapanice…
Shkrim propagandë dhe pa vlerë.
Nuk ja vlen te komentosh mbi hiçin sepse është humbje kohe dhe ka rrezik që të damkosin edhe si pro rus.
Nuk ja vlen të përmendet që kesoj ngjarjesh kanë ndodhur edhe në Perëndim pra është e kotë që Nuzi rreket të paraqesë vetëm Rusinë të paaftë.
Është e kotë ti kujtojmë Nuzit që ky akt terrorist ka disa veçori që e dallojnë nga aktet e tjera të terroristëve islamikë, si pershembull marrja e parave, mungesa e martirëve, elozhimi i doktrinës islamike në atentat etj etj.
Extremistet nuk veprojnë për para, por për ideologji.
Nga ana tjetër çudit fakti që edhe pse Israeli po e djeg tym e flakë botën muslimane në tërë Rajonin e LM, nuk ka marrë asnjë kërcënim për atentat e jo më të ketë pësuar një atentat të këtij lloji, qoftë edhe jashtë kufijve të shtetit të Israelit. As aleatët e tij nuk kanë pasur kërcënime të këtij lloji.
Mgjth puna e paqme e lyp që të presim përfundimin e hetimeve, mirpo Nuzi nuk pret por lëshon sentencën e tij infantile.
E fundit, nuk jemi pro ruse por thjesht jemi njerëz të thjeshtë që nuk duan të dëgjojnë propagandë e retorikë boshe, jemi njerëz të ndershëm dhe korrekt ndaj së vërtetës, sepse shohim që Netanjahu po sillet shumë më keq se V. Putin por Perëndimoret e përkëdhelin.
Asnjë sanksion ndaj një krimineli qe ka mbi shpinë një genocid të tërë ndaj civilëve palestinez, që bombardon në shkelje të hapur me konventat ndërkombëtare ambasadën e një shteti sovran (Iranit) në territorin e një shteti tjetër sovran (Sirisë) pa i hyrë gjemb në këmbë.
Kujtoj që Putinken kërkojnë ta procesojne në Tribunalin Ndërkombëtar për shumë më pak sesa paudhësitë që po bën Netanjahu i Perendimoreve.
Të thuash kto gjëra nuk do të thotë ti mbash anën Rusisë, por do të thotë të mbash anën e së vërtetës, të refuzosh propagandën dhe mendimin unik, të denoncosh standartin dopio që na serviret, do të thotë ndershmeri intelektuale.
Nuk po zgjatem tek “fitoret e Ukrainës dhe rrëzimin apo izolimin e Rusisë” që na u propagandua me të madhe 2 vjet rresht dhe që rezultoi flluskë sapuni, sepse e ngrysim dhe bëhet natë!
O Jonuz je bere si SazanGuri me Afred Cakon !