Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë është një “hikikomori”? Njihni vendin ku të rinjtë nuk po dalin më nga shtëpia!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Çfarë është një “hikikomori”? Njihni vendin ku të rinjtë nuk po dalin më nga shtëpia!
EnciklopediKryesore

Çfarë është një “hikikomori”? Njihni vendin ku të rinjtë nuk po dalin më nga shtëpia!

Published: June 3, 2023
Shpërndaje

Shoqëria gjithnjë e më individualiste drejt së cilës po ecim, po vihet re me më shumë forcë në Korenë e Jugut. Atje, rreth 3% e popullsisë midis moshës 19 dhe 39 vjeç jeton në vetmi absolute, të izoluar nga pjesa tjetër e shoqërisë.

Ata e bëjnë këtë nga mungesa e dëshirës për t’u përshtatur me shoqërinë dhe për të arritur suksesin e vendosur nga standardet atje.

Ata njihen si “hikikomori”, një term i krijuar për herë të parë në Japoni, në vitet ‘90.

- Publicitet -

Koreja e Jugut, që po lufton me një nga nivelet më të ulëta të lindshmërisë në botë, po përpiqet ta korrigjojë këtë problem. Dhe mënyra që ky vend ka gjetur për momentin është dhënia e një sërë ndihmash financiare për të rinjtë nga mosha 9 deri në 24 vjeç që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta.

Ata u japin rreth 450 euro në muaj për t’i mbështetur. Objektivi që autoritetet kanë me ta nuk është tjetër veçse t’i inkurajojnë që të “rikuperojnë jetën e tyre të përditshme dhe të riintegrohen në shoqëri”, sipas Ministrisë së Barazisë Gjinore dhe Familjes së Koresë së Jugut.

Një nga tiparet e përbashkëta që paraqesin këta vetmitarë të rinj është mungesa e besimit në vendimet që kanë marrë. Sipas tyre, ata nuk i kanë respektuar standardet që shoqëria ka vendosur për sukses dhe konsiderojnë se nuk janë përshtatur siç duhet.

Përveç kësaj, shumë të tjerë kanë marrë kritika për performancën e tyre të dobët akademike gjatë gjithë jetës së tyre studentore. Një problem që bëhet shumë i vështirë për t’u folur në një vend të karakterizuar nga ajo që quhet “kultura e turpit”.

Këtë e ka shprehur një nga afërsisht 340 000 të rinjtë koreano-jugorë që vuajnë nga ky problem, Yoo Seung-gyu, për BBC.

“Kultura e turpit në Kore e bën më të vështirë për vetmitarët të flasin për problemet e tyre. Një ditë, sapo arrita në përfundimin se jeta ime po shkonte keq, vendosa të mbyllem. Nuk doja të shikoja as familjarët e mi”, tregon ai.

Nga ana tjetër, diçka të ngjashme ka treguar edhe një punonjëse e një prej organizatave që kërkon të ndihmojë këta të rinj, Kim Soo Jin. Sipas saj, rinia në përgjithësi ndjen një farë shtypjeje nga standardet shoqërore. Dhe, kur ata vetë nuk i përmbushin pritshmëritë e tyre, mendojnë se kanë dështuar.

“Ky lloj mjedisi social ul vetëvlerësimin e tyre dhe përfundimisht mund t’i izolojë ata nga shoqëria”, shpjegon Kim.

Megjithatë, subvencionet shtetërore nuk janë mënyra më optimale për t’i ndihmuar ata të dalin nga kjo situatë. Kjo është shpjeguar nga njerëzit që punojnë në programet e rifutjes së “hikikomori”-ve në shoqëri. Sipas tyre, kjo pagesë mujore mund të jetë “hapi i parë” me të cilin do të nisë zgjidhja e problemit.

Megjithatë, ekspertët mendojnë se paratë mund të përdoren për lloje të tjera nismash, si financimi i programeve të ndihmës, organizatave ose projekteve që mund të jenë të dobishme për ta.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Gjergji Ora says:
    June 4, 2023 at 2:44 pm

    Hikikomori se kisha dëgjuar
    Tani ka shumë inf njeriu duhet të ketë dëshirë për të studiuar

    Reply
  • MAO says:
    June 4, 2023 at 2:53 pm

    Jane bythpambuker qe nuk ju ka thene askush puna e mbare ne jeten e tyre
    Jane fyej 7qe e mbajne veten soj si dikur DON KISHOTI e qe cdo gje e presin nga djersa e tjetrit
    Skurt jane specie qe e cojne kombin drejt humneres po nuk vuri dore shteti kapitalist

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër? Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. ANA on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Anonymous on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Thash_e_S'them-xhiU on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Thash_e_S'them-xhiU on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?