Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje
Lajmi i funditPolitike

Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje

Published: 29 Maj, 2025
Shpërndaje

Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike po përdor kontratën e shtrenjtë të lobimit për të sfiduar legjitimitetin e zgjedhjeve në Uashington, por suksesi i kësaj përpjekjeje mbetet i paqartë për analistët e politikës.

Ambasada e SHBA në Tiranë reagoi për herë të parë të martën, më 27 maj, plot 16 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri që i dhanë kryeministrit Edi Rama një supermazhorancë, ndërkohë që opozita e konteston procesin. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, reagimi këtë herë ishte lakonik.

“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë,” thuhet në mesazh.

- Publicitet -
Kjo deklaratë, e cila nuk reflektonte as entuziazmin e liderëve evropianë që uruan Ramën, por as kritikat që priste opozita, u pasua si zakonisht nga diskutime të shumta në media, të cilat i dhanë asaj interpretime të ndryshme, sipas linjave politike.

Në prapaskenë, palët politike në Shqipëri gjithmonë përpiqen të marrin një mesazh të favorshëm nga Uashingtoni. Partia Demokratike, që i konsideron zgjedhjet të manipuluara dhe rezultatin të deformuar, ka kontraktuar kompaninë lobuese “Continental Strategy” në Uashington me një marrëveshje prej 6 milionë dollarësh për dy vitet e ardhshme dhe përmes saj, po synon që rezultati i zgjedhjeve të mos njihet.

Në “raportin paraprak” të dorëzuar nga kompania lobuese në Departamentin e Drejtësisë më 16 maj, PD kërkon mes të tjerash një “hetim ndërkombëtar” për zgjedhjet dhe krijimin e një “qeverie teknike” për të organizuar zgjedhje të lira.

Për analistët dhe njohësit e jetës politike, shanset për sukses të kësaj përpjekjeje mbeten të paqarta. Megjithatë, ata e konsiderojnë lobimin e PD-së si një përpjekje të vlefshme për të qëndruar përballë narrativës që promovon qeveria.

“Nuk dua të gjykoj kush ka të drejtë apo jo, por secila palë duhet të jetë në gjendje të japë narrativën e vet për ndërkombëtarët. Këtu kemi dy narrativa: ajo e Ramës që Shqipëria është një demokraci dhe ajo e opozitës që vendi është një autokraci me korrupsion, krim të organizuar e të tjera,” thotë analisti politik, Neritan Sejamini.

Për Adri Nurellarin, drejtor i Institutit Liberal Shqiptar, lobimi duhet të jetë transparent dhe nuk duhet parë si rruga e vetme për zgjidhjen e krizës.

“Kjo nuk është një zgjidhje mes dy rrugëve. Lobimi nuk mund të zëvendësojë reformimin e brendshëm të opozitës, rikthimin e besimit të publikut pas konflikteve të brendshme dhe mobilizimin për zgjedhjet e ardhshme,” tha ai.

Lobimi në Uashington

Partia Demokratike në opozitë është ndjerë prej kohësh e izoluar ndërkombëtarisht, sidomos pas shpalljes “non grata” të liderit Sali Berisha nga SHBA dhe Britania e Madhe në vitin 2021. Në përpjekje për të thyer këtë izolim, PD angazhoi në mars 2025 kompaninë lobuese “Continental Strategy”, e cila sipas marrëveshjes do të ndihmojë PD-në në ndërtimin e marrëdhënieve me aktorët kryesorë në administratën amerikane, promovimin e reformave për demokraci dhe luftën kundër korrupsionit.

PD pretendon se financimi i lobimit është bërë nga një grup mbështetësish shqiptaro-amerikanë që identifikohen si pjesë e “Make Albania Great Again” – një moto e ngjashme me atë të përdorur nga Donald Trump. Pas akuzave në media, kjo çështje është aktualisht objekt i një hetimi nga SPAK.

Lobimi i PD-së ka për qëllim të vërë në pah problemet që kjo parti i konsideron si thelbësore për demokracinë dhe zgjedhjet në vend. Drejtori i Komunikimit të PD-së, Alfred Lela, i tha BIRN se lobimi ka sjellë tashmë katër rezoluta në mbështetje të opozitës.

“PD ka marrë ndërkohë katër ‘përgjigje’, e fundit vetëm 10 ditë para zgjedhjeve, që do të thotë se janë miratuar katër rezoluta përgjatë muajve të fundit, të cilat kanë paralajmëruar farsën e 11 majit në Shqipëri dhe i kanë dënuar paraprakisht ato,” pretendoi Lela, duke shtuar se PD po përgatit një raport përfundimtar për zgjedhjet për t’ia dorëzuar Uashingtonit.

Megjithatë, gazetari Agim Baçi është skeptik për efektivitetin e kësaj strategjie.

“Gjithsesi në këto 35 vite, raportet për fat të keq kanë përfunduar thjesht në statistika,” tha ai për BIRN.

Baçi shprehet se raporti i lobuar nga PD duhet të shërbejë për të kufizuar mbështetjen ndërkombëtare për qeveritë që ngushtojnë hapësirat demokratike. “Besoj se është një punë e mirë për të ftuar kancelaritë ndërkombëtare që të mos mbështesin qeveritë që devijojnë vullnetin e zgjedhësve,” thotë ai.

Edhe Sejamini e shikon përpjekjen si një hap të nevojshëm për demokracinë. “A duhet që narrativa e opozitës të dëgjohet? Jo për të ndëshkuar Shqipërinë, por për të përmirësuar demokracinë dhe për të rritur transparencën. Patjetër,” thotë ai.

Nurellari nënvizon se PD-ja duhet të synojë rritjen e ndërgjegjësimit në SHBA për problemet sistemike që prekin demokracinë shqiptare, duke përfshirë “kapjen institucionale, kriminalizimin e politikës, kontrollin e mediave, mungesën e garës reale”. Ai thotë se, nëse kjo bëhet në mënyrë profesionale, mund të ndikojë në Departamentin e Shtetit, Kongresin Amerikan dhe institucionet kryesore të politikës së jashtme.

Por sipas Nurellarit, është thelbësore që PD të paraqitet si një forcë legjitime, demokratike dhe perëndimore, e cila kërkon jo vetëm të sfidojë rezultatin e zgjedhjeve, por edhe të kërkojë rregullim të thellë të sistemit politik.

Përballja e pabarabartë

Përpjekjet e Partisë Demokratike për një sukses në Uashington shihen me skepticizëm, duke pasur parasysh burimet e mëdha që qeveria përdor për të ndërtuar imazhin e saj jashtë vendit. Sejamini vëren se qeveria ka nënshkruar kontrata të shumta që i ngjajnë lobimit edhe pse nuk përshkruhen si të tilla. Sipas tij, kjo bëhet me fonde publike dhe pa transparencë.

Ai përmend rastin e fondit për kompaninë e Mira Muratit dhe sponsorizimin e Giro d’Italia, të cilat, sipas tij, synojnë të projektojnë një imazh pozitiv të qeverisë, por janë realizuar pa garanci dhe pa procedura të qarta.

“E gjithë kjo është bërë në mungesë transparence askush nuk mund të thotë se çfarë ka blerë, me çfarë procedurash prokurorimi, për më shumë është një start-up dhe mund të dështojë. E njëjta gjë u bë me Giro d’i Italia, si u bë prokurimi?”, pyet Sejamini. I cili në këtë kontekst i sheh përpjekjet e PD-së të drejta për të pasur në kancelaritë perëndimore zërin e saj.

“Lobimi në SHBA është një industri e fuqishme dhe është një aktivitet i ligjshëm politik dhe PD ka të gjithë të drejtën ta përdorë”, thotë ai.

Nga ana e tij, gazetari Baçi thekson se lobimi duhet të jetë transparent dhe t’i shërbejë interesit publik, jo thjesht individëve. “Një lobim që do të bënte të mundur kthimin e vëmendjes së autoriteteve amerikane mbi nivelin e të drejtës, shtetit ligjor dhe inkurajimin e SPAK për të hetuar çdo lidhje të shtetit me krimin, do të kishte më shumë vlerë,” sugjeron ai.

Ndërkohë, Nurellari e konsideron lobimin si një pjesë të vogël të punës që duhet të bëjë PD-ja në opozitë.

“Mund të shërbejë si shtesë strategjike për të rritur presionin ndërkombëtar për standarde më të ndershme, si dhe për t’i dhënë zë shqetësimeve që shpesh mbulohen brenda vendit,” thotë ai. Por ai nënvizon se kjo është vetëm një masë afatshkurtër sinjalizimi, e cila “nuk mund të zëvendësojë nevojën për një rifillim thelbësor të politikës së brendshme”.

Duke iu referuar rasteve të dështuara të lobimit në të shkuarën, Nurellari thekson rëndësinë e transparencës dhe ndershmërisë.

“Nëse PD dëshiron të shmangë fatin e VMRO-së apo të mos përsërisë gabimet e vitit 2017 me Muzin, [lobisti Nick Muzin] ajo duhet të tregojë qartësi, ndershmëri dhe koherencë,” përfundon ai. (BIRN)

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Komente
  • NATO thotë:
    29 Maj, 2025 te 6:52 pm

    U vonove shume Berisje!Duhet ta kishe sulmuar Komitetin e Partise.

    Përgjigjiuni
  • Lelo thotë:
    29 Maj, 2025 te 9:04 pm

    Rregullojni titullin se duket sikur po lobohet per zgjedhjet qe jane kryer ne ShBA. Titulli duhet te ishte: Lobi i i PD ne ShBA kunder legji itetit te zgjedhjeve, mbart pikepyetje.

    Përgjigjiuni
  • Vigjilenca thotë:
    30 Maj, 2025 te 12:49 am

    Njeriu i Zi tani do që të veshi Shqipërinë me të zeza, por nëse guxon një Avni Rustem do të nxjerrë Shqipëria se boll me të zeza e ka vesh këtë vend.
    Misioni i tij i pakryer është shkatërrimi i Shqipërisë.
    Shqiptarë mbroni jetën tuaj dhe të fëmijëve sa nuk është vonë!

    Përgjigjiuni
  • Reformimi i PD-së është zgjidhja! thotë:
    30 Maj, 2025 te 4:21 am

    Këta të PD-së akoma nuk e kuptojnë që arsyeja që nuk votohen shkaktarë janë vetë ata! Votuesit kanë frikë që PD-istët të vijnë në fuqi, sepse janë provuar dy herë dhe të dy herët problemet janë majisur. Hapi i parë për PD-në është largimi i Berishës dhe ky veprim nuk kërkon shumë mënd!

    Përgjigjiuni
  • Ethem Lalaj thotë:
    30 Maj, 2025 te 8:58 am

    Është fatkeqsi KOMBËTARE që populli për 35 vite DËGJON PORDHËT E NJË TË ÇMËNDURI QË NË VITET 1970-80,i Kuruar nga DR.YLVI VEHBIU.!
    -Zgjedhjet në 11 Maji ishin më të mirat në 35 vite.Oretendimi Salistve se ndikoi ADMINISTRATA,KRIMI..etj jan DOKRRA.Sipas tye Administrata nuk duhet të VOTOI.?,KRIMINEL KA VETËM PS.?,KUSH JEP ANËSI-PARTIA APO DREJTËSIA.?
    Aty ku pati sherrnaji,DESTABILIZIM-ishin berishistët si në Dibër,Korçë,Vorë,Cërrik,Fier,Lezhë,Elbasan(për të ngrën mish E.Ramën),etj,për të cilat SPAK duhet të vepronte SHPEJT & ME EMRA KONKRET:
    -Lobimi në Amerikë përmes LaCivitës ishte SKANDALI I PËRSËRITUR I PD I PANDËSHKUAR(i Lulit 2017 me 675.000 $),Që KQZ duhet të kryej detyrën,pasi DOLLARËT E SB JAN DJERSË E POPULLIT SHQIPËTAR I FIRMAVE RENTJERE,etj.
    -Sa i përket MESAZHIT TË AMBASADËS(DASH),duke falënderuar popullin votues & jo E.RAMËN,Ky është një MASHTIM I NON GRATËS & b..lëpirsve të tij,PËR TË SHPËTUAR FYTYRËN E NXIR PËR HUMBJEN TURPËRUESE,PËR TË SHTYR GJYQIN E KL.PARTIZANI,DERI SA KQZ,KAS,KOLEGJI..të çertfikoi zgjedhjet,duke u mbajtur si i MBYTYRI PAS QIMES NË DET TË HAPUR.
    Fundja KUSH E DREJTOI POPULLIN E PS FITUES-NOC RROKU.? A nuk ishte E.Rama që TUNDI GREQINË BELERISTE,Ndërsa Saliu e PËRQAFONTE TERRORISTIN E 1994.?
    -Sb duhet të iki orgjent nga PD ndryshe E.Rama do të jet KM përtej 2033.!
    Ky ishte qëllimi DASH që e shpalli NON GRATA,kur YURI KIM JU THA.”..ME S.BERISHËN DO TË HANI BAR PËRJETSISHT..”,për ta larguar nga PD.Por Sb u mbrojt nga militantët të cilët nuk po e kuptojnë(ose nga frika),se me Sb nuk vijnë kurrë në Pushtet.
    Duhet thën TROÇ: Tashmë e mbrapa-fai për largimin e Sb nga PD(opozita) do të jetë i SPAK+GJKKO,për shpejtimin e gjykimit të dosjes së KL.PARTIZANI,,HAPJEN E DOSJEVE TË GËRDECIT,21 JANARIT,ÇEZ-DIA,etj,me qëllim që në SHTATOR SALIU E SALISTËT TË MOS PENGOJNË SHQIPËRINË NË BE.
    NDRYSHE DREJTËSINË E VONUAR DO E GJYKOI HISTORIA.!
    FLM

    Përgjigjiuni
  • Jimi thotë:
    30 Maj, 2025 te 10:54 am

    Ore ju mire e kini qe veni e vini neper bote, duke mos hezituar qe te jepni edhe shuma te majme, mbi e nen dore, tek politikanet amerikane. Mundet qe perballe ketyre shumave te majme, politika amerikane te beje edhe “retushime” ne politiken e saj adresuar Shqiperise, te cilat mundet ti vijne per shtate opozites dhe serialkillersit te saj, por nje gje duhet ta dini mire, se nga do qe te veni e vini, ne fund duhet te perballeni me zgjedhesit shqiptare. E nje gje dihet mire, qe ketij vrasesi dhe hajduti qe sot eshte matufepsur dhe qe me te gjitha mjetet po mundohet qe bota ti heq damken e dhene prej tyre, ky popull kurre nuk ka per ti dhene pushtet !

    Përgjigjiuni
  • SPAK thotë:
    30 Maj, 2025 te 1:03 pm

    Media po mbulon shume PD dhe Saliun! A paguhet nga Saliu kjo media! A duhet te dale ne media ky hajdut,kriminel,tradhetar dhe vrases? Mallkuar qofshin ata qe pranojne parate e gjakut te pafajshem te shqipareve edhe Kosovareve!

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    30 Maj, 2025 te 4:50 pm

    Aq sa Lobimi i Mocionistave+Socialistave permbysi Zgjedhjet e vjedhura te 96,,nga Themelusi i Vjedhjes se Zgjedhjeve,Sali Berisha.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Fillimi i fundit të regjimit të Vladimir Putinit!
  • Dy klubet bëhen bashkë, Interi dhe Milani u bëjnë “bllok” ultrasve në stadium
  • Pse është zhdukur Xi Jinping? Heshtja e medias shtetërore dhe thashethemet e frikshme
  • Hetimet e SPAK dhe historitë e vip-eshave që notojnë në paratë e drogës
  • “Ç’mendon për drejtuesit e PD, Flamurin, Albanën?”/ Bamir Topi: S’e vë në punë inteligjencën në këto raste!

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Fakti, mashtrimi dhe injoranca: Rasti i Yuri Kim dhe rrëshqitja mediatike shqiptare
  2. Phoenix në Dorëheqje masive në Bashkinë Elbasan dhe Librazhd pas kërkesës së Ramës
  3. demo në Trump premton dërgimin e Patriotëve në Kiev, ndërsa bota pret një njoftim të rëndësishëm prej tij
  4. TRENI në Fakti, mashtrimi dhe injoranca: Rasti i Yuri Kim dhe rrëshqitja mediatike shqiptare
  5. demo në Fakti, mashtrimi dhe injoranca: Rasti i Yuri Kim dhe rrëshqitja mediatike shqiptare
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?