Carson Wentz, qendërmbrojtësi i NFL, shkaktoi një polemikë të madhe në rrjetet sociale në fundjavë, duke shpërndarë imazhe në llogarinë e tij në Instagram, ku ai mburrej se kishte gjuajtur një ari të zi në Alaskë, me hark dhe shigjeta. Wentz u fotografua me kafshën e ngordhur në krah.
Wentz, 30 vjeç, e quajti ariun “një kafshë të pabesueshme” dhe postimi i tij tërhoqi reagime të ndryshme, me disa që vlerësuan guximin e tij dhe të tjerë kritikuan mizorinë. “Kam pasur mundësinë të dalloj dhe të ndjek një ari të zi në një nga vendet tona të reja të preferuara në tokë, Alaska. Udhëtim i mahnitshëm dhe kafshë e mahnitshme!”, shkroi Wentz.
Wentz gjithashtu ndau imazhin në faqen @wentzbrosoutdoors IG, të cilën e ndan me motrën dhe vëllanë e tij Zach, i cili ishte gjithashtu në gjueti në Alaskë. Shpesh vëllezërit postojnë foto të gjahut të tyre: zogj, rosat, madje edhe dreri, por ariu është padyshim preja më e madhe.
Wentz e gjuajti ligjërisht ariun, gjë që nuk pengoi një debat mbi të drejtat e kafshëve kundrejt atyre të gjahtarit. Ndërkohë, disa tifozë të futbollit amerikan thjesht shfrytëzuan rastin për ta ‘trolluar’.
Një nga shakatë e zakonshme ishte se Wentz do të ishte një pasues shumë më i mirë me atë lloj saktësie në fushë. Wentz synon të jetë një qendërmbrojtës rezervë pas rezultateve të tij të zymta me dy skuadrat e tij të fundit: Washington Commanders dhe Indianapolis Colts. Ai ende nuk ka gjetur sukses në NFL që kur u largua nga Philadelphia Eagles në 2020, por duket se ka sukses në…gjueti!
