Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, përmes një mesazhi në rrjetet sociale tregon se e kanë këshilluar që të ‘heshtë’ e mos të flasë më mbi atë se çka ndodh te qeveria socialiste.
Në këtë linjë, Spiropali theksoi se pavarësisht paralajmërimeve, ajo nuk trembet nga qen që s’e kafshojnë. Mes të tjerash ish-ministrja tha se PS po zëvendësohet nga një strukturë fosile me emërime okulte.
Reagimi i Spiropalit:
“Po më këshillojnë të hesht. Me të njëjtën mënyrë që përdoret në këto raste: rri rehat, mos bëj zë, do të të vërsulen, nuk ia del dot.
E kuptoj këtë “këshillë”. Është praktike. Madje edhe e mençur në një kuptim të ngushtë, mediokër, meskin. Por është pikërisht kjo lloj “mençurie” që ka ndërtuar klimën ku ndodhemi sot.
Problemi nuk është një individ, një konflikt, një mosvotim në Kuvend, apo një keqkuptim brenda pushtetit.
Problemi është një model që është instaluar gradualisht dhe që sot funksionon pothuajse pa pengesa. Një model ku institucionet nuk janë më hapësira vendimmarrjeje, por instrumente presioni. Ku vendimet nuk merren bashkarisht, por veç. Ku ligji interpretohet sipas nevojës së momentit, dhe jo sipas parimit vizionar.
E kam parë nga afër këtë transformim. Nuk është diçka që ndodh me një vendim të vetëm. Ndodh me tolerime të vogla, me heshtje të arsyetuara, me ndërhyrje që fillimisht duken të padëmshme dhe më pas kthehen në të rëndësishme, deri vendimtare.
Vjen koha kur në një moment, institucionet fillojnë të funksionojnë si zgjatime të vullnetit të pak njerëzve. Disa ministri dhe agjensi shtetërore nuk reagojnë më ndaj ligjit dhe detyrës, por ndaj urdhrit. Nuk i përgjigjen procedurës, por klanit. Dhe në këtë pikë, çdo biznes, çdo media, çdo individ e kupton se nuk është më përballë një shteti, por përballë një makinerie të pashpirt që mund të përdoret kundër tij.
Nëse këto mekanizma përdoren edhe ndaj atyre që kanë mbrojtje publike, me detyra të larta shtetërore, çfarë ndodh me ata që nuk kanë asnjë zë?
Kur struktura shtetërore të emëruara, të promovuara dhe të kontrolluara nga e njëjta dorë, tashmë jo formale, të paraprira nga portale të paguara me para të errëta, fillojnë të sulmojnë në mënyrë brutale deri edhe familjarë, në punë të tyre, atëherë kuptohet qartë se kufijtë janë tejkaluar, dhe se nuk bëhet më fjalë për politikë.
Nuk kam asgjë për të fshehur. Pikërisht për këtë arsye, këto sulme nuk më trembin. Përkundrazi, më bëjnë edhe më të qartë për atë që duhet thënë e duhet bërë.
Këtë model kam refuzuar dhe refuzoj. Ky është modeli që nuk duhet të jetë pjesë e Partisë Socialiste: Refuzimi i realitetit ku institucione publike me fytyrë personale përdoren si hanxharë për të frikësuar, dhe ku mbajtja e ndikimit nuk kërkon performancë, por kontroll. Ku pjesa e ndershme e administratës detyrohet të zbatojë deri urdhëra të paligjshëm për interesa dhe presione eprorësh të dhunshëm dhe fuqiplotë.
Dhe paralelisht me këtë, është ndërtuar një tjetër deformim i brendshëm. Një parti e gjallë, po zëvendësohet nga një strukturë fosile ku gjithçka filtrohet përmes emërimeve okulte. “Drejtorokracia” është kthyer në mënyrë funksionimi. Ka zëvendësuar politikën me administrim besnikërie.
Kjo nuk është ajo për të cilën është ndërtuar Partia Socialiste. Nuk është as modeli që i ka dhënë legjitimitet pushtetit të saj ndër vite.
Për këtë arsye, kjo nuk mund të trajtohet si një çështje personale. Nuk është një përplasje me dikë. Është një mospajtim me një mënyrë funksionimi që po bëhet normë.
Nuk kam frikë nga sulmet. Kam jetuar e jetoj ndër rreshtat e pavdekshëm lasgushianë;
“Shpirtkatran që më qërtojnë, janë qën’ që s’më kafshojnë.”
Jo se jam e paprekshme, por sepse nëse do të kisha frikë, do ta kisha zgjedhur heshtjen shumë më herët. Heshtja është gjithmonë opsioni më i lehtë në këto situata.
Halli është se ky model nuk prodhon vetëm padrejtësi. Ai prodhon largim. Largon njerëzit nga politika, nga besimi, nga vetja, nga vendi. E bën jetën të vështirë, jo për shkak të mungesës së mundësive, por për shkak të kontrollit mbi to.
Dhe nëse kjo vazhdon, nuk do të kemi më një debat politik për mënyrën si qeveriset vendi, por një mungesë të vrazhdë, të shëmtuar dhe deformuese të llogaridhënies institucionale.
Për mua kjo nuk është një çështje thjesht personale. Është një detyrim për të thënë se shumçka duhet ta bëjmë më mirë. Jo unë, por Koha e kërkon.
Ndarja e rëndësishme që duhet bërë qartë nuk është mes njerëzve. Është mes sektorëve funksionues shtetërorë, dhe strukturave abuzive personale.
Partia Socialiste e ka pasur dhe e ka energjinë e nevojshme për përmirësime dhe transformim në dobi të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, reagon Spiropali.

Fjala Jote SOT vlen sa 1000 mitingje.
Kur i kuptove te gjitha keto o zemer? Kur te hoqen karrigen..?
KY ËSHTË TURP PËR TË GJITHË JU PASI U PIU BYTHËT KARRIKJA,DILNI EDHE LLAPNI PO Ç,KUSUR KANË ATA QË JU KANË VOTUAR ,SE MOS KENI PUNUAR PËR KËTA PENSIONISTË,APO UA KENI RRITUR PENSIONET PËR 35 VJET DEMOKRACI VETËM PËR VETEN TUAJ KENI PUNUAR QË TË KENI NGA NJË KARRIKE ,TUR
Ndërsa fjala e demos, vlen sa për një mijë pordhë .
Fiks
009
Ku ishe më përpara a e pate marr me tapi postet tregimi më të sinqertë e të drejtë se boll ma na mërzitet e na lodhët
Sa femer e pafytyre sapo ra nga fiku filloj te vjelle sikur nuk i dinte me pare .turp
Keto qe thote zonja Spiropali jane te gjitha te verteta dhe shqiptaret qe kane pasur apo kane pune me shtetin e tyre i kane hequr dhe i heqin ne kurriz. Vendimmarrjet dhe krejt menyra korruptive dhe e padenje e kesaj qeverisjeje kane fytyren dhe moralin e Mjekercjapit Edi Rama, te ciln me PS s’e lidh asgje. Ka qene zotesia e tij, e nje njeriu te lig, t’i hype ne shpine partise politike me te madhe te vendit, ta kaleroje ne interes te vet dhe te nje grushti oligarko-hajnash, te cilet jane realisht ata vendimmarresit e vertete. Dhe kuptohet se ato vendime iu sherbejne atyre 30-50 hajnave dhe jo 3 milion shqiptareve.
Fol moj çupë fol
Fol e mos ki frikë
Se nuk ke plumbin
Vënë mu në prikë*.
Fol moj bukuroshe
Fol o moj syri i zi
Nën kaçurrelat e tua
Mos fshihet njeri.
Fol o moj kinge
Bëju kurajoze
Buzë trëndafil
Aromë mimoze.
*prikë – pajë.
Ka një gabim; prika nuk është paja, është shuma e të hollave që u paguante dhëndrri prindërve të nuses.
Kështu që strofa e parë mund të ndërrohet me:
Fol moj çupë, fol
Gojën mos e mbaj
Të vërtetën thuaje
Edit mos iu ndaj.
😅🤣😅🤣😅🤣
Mos ju nënshtro askujt përveq Allahut dhe vetes tuaj dijës dhe popullit që do jetosh afer si oksigjeni pran jush !
Shume e sakte , respekte
C’ështe kjo gjëme o Pjetër? Memecit i erdhi goja. Shpejt flete-rrufene shoku Teme, ta demaskojme armiken e kllases!
Mire xhanem dakord o Mamica, po si e lejoi Skenderbeu kete gjeme? Apo Skenderbeu vete ia beri nenen kesaj pune…
Mos heshtni,flisni me forte,frika eshte eshte arma e frikacakeve,as njerezit kane frike,thjesht presin zera te besueshem ne skenen politike t’u bashkohen per ndryshimin qe duan.
Oportuniste.
Ndejte bere sehir tek shihje si tjetersoi partine, gradualisht, nuk te kemi degjuar nje llaf deri kur e pesove vete personalisht.
Mendoje se vete, do shpetoje.
Edrama u ka denoncuar nga populli qe kur zuri ta trashe ne mandat 2te, ne mos qe te parin fare kur beri koalicion me Liken.
Sidoqoftë mbetet një kritikë teorike dhe jo konkrete. Një lloj retorike apo oratorie e shkruar se si duhet të funksionojë partia! Të gjithë e dimë që partia është pushtuar nga Rama, që nuk është as socialist, as i majtë! Por sidoqoftë ai është tolerant. Kjo cuca do ishte mirë të thoshte se çfarë duhet bërë konkretisht. Apo të argumentojë me fakte dhe llogjikë se pse Rama duhet të largohet nga PS-ja dhe qeveria! Nëse! Po kush mund ta zëvendësojë?! Ka shumë të panjohura, probleme dhe paqartësi.
ELIZA,PO E BËNË SI LOPA QË E DERDH QUMSHIN ME SHQELME.!
PASI E MOLI PS ME SHUMË PASURI,PËR 1 COPË KARRIGE PO SHET PS-në,E.RAMËN QË E LARTËSOI SI SHUMË,DUKE I BËR QEJFIN NON GRATËS TË THOT SE EDHE NË PS ARMIKU RAMA PO PERSEKUTON TË TIJËT,PAÇKA SE NUK KA ASNJË KRAHASIM.!
RAMA NUK PO NDIHET AKOMA DHE NUK BËN ASNJË GODITJE KUNDËRSHTARI BRËNDA LLOIT SIKURSE NDODH ME NON GRATËN ME DHJETRA TË VRARË NGA KUPOLA PD 91.!
ELIZA,NUK PO KUPTON ÇI KA BËR SALIU PS-SË,NANOS,RAMËS,DEPUTRTVE,NDËRSA AJO I KISHTE BUZËT ME QUMËSHT NËNE.
DHE POPULLI THOT..MËNDJEMADHËSIA ZBRET PERANDORIN NGA KALI.!
Nëse Eliza,mendon se do të rrëzojë KM E.Rama e ka gabim.
Nëse mendon se PS do dobsohet pa Elisën,e ka 100 hera gabim.
Po del fjala e Non Gratës se ELIZA DO ZËVËNDËSONTE B.BALLUKUN.!
NËSE TË FTON SALIU SI KAÇ ISLAMIN,DO PËRFUNDOSH SI AI.
IKË NË SHPI E GËZO PSDURINË,MOS E BËJ SI SALIU QË U RIKTHYE PËR MBROJTJEN E 60 VILAVE.
Eliza,pusho ose ikë.!
Problemi i kryetarit te PS ka egzistuar qe me krijimin e saj (1990). F
Nano u vu ne krye me zor me 1000 te lutura. Ndaj vakuumin qe ai krijoi kur erdh domosdoshmeria per zevrndesim u mbush nga 40vjecari Edvin Rama ku rafsha mos u vrafsha.
PS ka pasur gjithnje asete njerezore per antaresi cilesore, por jo kurajoze mjaftueshem per udheheqje.
Dhe kjo relativisht e kuptueshme per sakrificen qe kerkonte posti lidershipit kur organizata kishte ende ideale te larta pra thellesisht te majta e vetemohuese (dikur).
Me shkeputjen nga ato ideale e zhvendosjen ne te djathte, sic e drejtoi Edvinramuti, lidershipi behet i kollajte se e djathta perputhet me interesin personal e ambicien per pushtet.
O Mamica, ka ikur autobuzi me kohe. Te la Skenderbeu jashte
Po shumecka, shumecka..
pordhe me rigon,
Tani qe eshte bere qameti, tani kujtohet Mamica qe ja ka kthyer shpaten Skenderbeu dhe asaj..
Mos do na dali me Ditmir Bushatin ne nje Parti te Re?
Bravo. Mos e lejoni juden Rama te coje deri ne fund misionin per shkatrrimin perfundimtar te asaj Partie Socialiste qe u be lokomotive zhvillimi pas renies ne humnere te vendit nga forcat e erreta serbo ruse qe uzurpuan shtetin pas vitit 1992. Mos e lejoni kete funderrine te pamoraleshme, kete vagabond dhe trafikant te tallet me Shqiperine e shqiptaret per interesa kriminale te armiqve te vendit tone te dashur. Mblidhni mendjen socialiste. Partse tuaj i erdhi fundi.
Ore Gjergji, ai Edua i Kristaqit po shkaterron Shqiperine me te gjitha, ti na u beke merak per Partine Socialiste qe gjithmone ate pune ka bere, qe kur u themelua si Parti Komuniste, pastaj kur u ripagezua PPSH e tashti qe mender na eshte bere Socialiste. Ne te s’emes ajo Socialistja qe te shpetojne shqiptaret. po e lane ata karaduzet e tjere sigurisht.
Kjo shpjegon qe ka arritur pjekurine ..dhe respkte ..
Por shum kush komenton
Nuk arrin ta kuptoje ..sepse
Kanceri i shqiperise jan indivitet
Qe jetojne ne shqiperi..o je andej apo ketej …
Mininistreshat e larguara nga postet,ne proteste si kajrafilat ministra pa mjekrane Ps!?
Ti akoma nuk ke folur,? Po ca do thuash?!
Fol njehere po nuk ta nxiu lekuren e zeze nebi surreli. Te xhaxhi gramoz cigarja ke marr leje? Shkofshi ne dreq me gjithe partine e moterqirave te kuq.
ELIZA,PO E BËNË SI LOPA QË E DERDH QUMSHIN ME SHQELME.!
PASI E MOLI PS ME SHUMË PASURI,PËR 1 COPË KARRIGE PO SHET PS-në,E.RAMËN QË E LARTËSOI SI SHUMË,DUKE I BËR QEJFIN NON GRATËS TË THOT SE EDHE NË PS ARMIKU RAMA PO PERSEKUTON TË TIJËT,PAÇKA SE NUK KA ASNJË KRAHASIM.!
RAMA NUK PO NDIHET AKOMA DHE NUK BËN ASNJË GODITJE KUNDËRSHTARI BRËNDA LLOIT SIKURSE NDODH ME NON GRATËN ME DHJETRA TË VRARË NGA KUPOLA PD 91.!
ELIZA,NUK PO KUPTON ÇI KA BËR SALIU PS-SË,NANOS,RAMËS,DEPUTRTVE,NDËRSA AJO I KISHTE BUZËT ME QUMËSHT NËNE.
DHE POPULLI THOT..MËNDJEMADHËSIA ZBRET PERANDORIN NGA KALI.!
Nëse Eliza,mendon se do të rrëzojë KM E.Rama e ka gabim.
Nëse mendon se PS do dobsohet pa Elisën,e ka 100 hera gabim.
Po del fjala e Non Gratës se ELIZA DO ZËVËNDËSONTE B.BALLUKUN.!
NËSE TË FTON SALIU SI KAÇ ISLAMIN,DO PËRFUNDOSH SI AI.
IKË NË SHPI E GËZO PSDURINË,MOS E BËJ SI SALIU QË U RIKTHYE PËR MBROJTJEN E 60 VILAVE.
Eliza,pusho ose ikë.!
Hajde Spiropale dil ne shesh te mejdanit,
thuaj prap ”Skenderbeu” atij Ram hajvanit,
thuaj dhe per Bela Balluken ca levdata zemre,
se shkarkimin nga qeveria e ke prej asaj femre,
Bela hallin tend pati sepse te donte si e marre,
sa kur u zbyth nga qeveria, te mori e ty zvarre,
dil fol moj Spiropale se gojen per buke nuk e ke,
mos pyet me per Bela e per langaraq “Skenderbe”
Nga mosha unë jam gjyshi yt , Elisa !
Të admiroj dhe te përgëzoj për rrugën që ke zgjedhur , rrugë plot gjemba e ferra , por në një shoqëri të degraduar kokë e këmbë siç është Shqiperia sot , duhen sakrifica per të pastruar haurët e Avgjise që bajgat janë ngjitur mbi tavan .
Ato llafet , pse i thua sot e nuk i the dje , pse i the dje e nuk i the pardje, pse e quajte Skenderbe e nuk e quajte mut- muti siç është në te vertete. – keto jane muhabete per muhabet.
Ç’do gje rrjedh , ç’do gje ndryshon : Kështu mendoj sot , dje mendoja ndryshe – ti merr ke te duash .
Elisa, qënke gocë e zgjuar dhe trime, 1000 here bravo !
Ti akoma nuk ke folur,? Po ca do thuash?!
Fol njehere po nuk ta nxiu lekuren e zeze nebi surreli. Te xhaxhi gramoz cigarja ke marr leje? Shkofshi ne dreq me gjithe partine e moterqirave te kuq.
Kete rradhe shume dakort me Demon,… Shkrimi eshte shume i vlefshem, me nje lloj niveli. Shqiptaret llogjikojne me “autobuze”, po iku mbaroi bota. Kritikat jane gjithemone te vlefshme sidomos kur kane nje lloj stili apo te dtrejtprdrejta, per mua bravo zonja. Tregon qe mes te rinjve ne rradhet e politikes, ka dhe karaktare ku mund te mbeshtetet politika e te ardhmes,,,, pastaj ca do behet eshte tjeter gje.
Ti moj bije nuk ke faj, se nga hic u katapultove Kryetare Parlamenti, e me pas Ministe e Jashteme. Aty tu rrit mendja e po the se une jam e nuk ka tjeter te dale mbi mua, pse te mos behem edhe KM ?. Dhe ske faj , njeriu eshte qenie e cuditeshme, ska kurre te ngopur,por ja qe tamahu i tepert te le pa gje. Dhe pa gje nuk je , se je deputete dhe jo se e fitove vet voten e popullit sikurse e mori ta zeme Brace, Xhafa e shume fugura te tjera te respektuara te PS , por ta dhuruan duke te vene ne krye te listes, Ndaj ule pak inatin dhd revanshin qe ke marre , dhe e re je e jeten e ke perpara .
Pse, te ndalon njeri Tani we po llomotit se te kercenojne? Jo. Atehere, nese KE per te llomotitur, jepi, shkarkohu, se je fryre shume. O, Spirrapali, ka dicka qe nuk shkon. Edi, deri tani nuk ka thene gje, ti eshte hera e dyte qe del ne mendja dhe jep leksionet. Tregon se c’è mund on, se lehte son vehten.
Kjo karafile e njeh mire PS dhe E. Ramen. Por i ka ikur mendja dhe llomotit hartime ordinere si pula pasi ka bere vezen. E. Rama nuk futet kollaj ne debat sic do deshironte Spiropali per tu faktorizuar, sepse E. Rama nuk e llogarit fare ne refene Spiropalin. Personalisht mendoj se nga te gjithe kundershtaret e E.Rames brenda PS duke filliuar nga R. Mejdani, K.Islami, B.Blushi, M. Bello, A. Malaj apo A. Dade – Spiropali eshte me ordinerja, thjesht si thote populli – kolloqife (pordhe) me rigon qe nderton analiza te nivelit studentor.
Me mire vone se kurre.
Jeni shume ne PS juve qe mund tu degjohej zeri anti Edvin&balluke ne elektorat po te bashkoheshit ne lufte per ta rimarre PS e futur ne binaret e dikurshem. Qe nga Ditmiri tek Arben Ahmetaj e der te Brace e Veliaj, e te tjere.
E beri Berisha dhe pse pensionist e rrezoi Lulin e rimori partine. Ishte eksprrience per tu marre shembull (sado negativ Berisha) qe u krye ne forme te drejte sic duhej e mbeshtetur ne baze. Ka ndodhur edhe ne histori si tonen edhe ne bote.
Ramuti eshte kanceri i PS ne radhe te pare pastaj i Shwiperise.
Nese do, ai mund te kete parti te veten por Socialistja nuk ka qene kurre e tij.
Kjo shpjegon qe ka arritur pjekurine ..dhe respkte ..
Por shum kush komenton
Nuk arrin ta kuptoje ..sepse
Kanceri i shqiperise jan indivitet
Qe jetojne ne shqiperi..o je andej apo ketej …
Eliza, Luli mendonte ne kete menyre, pak kohe sa te shkeputej nga PD dhe te krijonte me banoret e ishullit tij, partine e tij.
Tani per ju ka 2 opsione : 1 te besh valixhen gati dhe te largohesh diku, per te ishulli yt i lumturise me varka dhe me jahte, ne Evrope ose ku te deshirosh, mqs mjetet financiare i disponon. Kjo per emergjence ne rast se scotch i mbylljes se gojes do zevendesohet me rrudhat e gojes pa dhembe…Gjithmone ne rast se hipokrizia ne kolektiv eshte e patolerueshme!
Opsioni 2: Ne politike dhe midis politikaneve ekziston kompromisi. I vetmi kompromis qe ti ke pranuar me vite me rradhe, ( mendoj se ti nuk deshiron ta besh te ditur), eshte qe ti te qeprsh gojen dhe pikerisht kur te vjen nga eprori. E ke bere me vite por tani eshte bere e patolerueshme kur ti vete mendon se PS tashme eshte kthyer ne nje kolektiv Koperativist. Por Koperativat u zevendesuan me fermat dhe fermat qe te mbijetojne fuan toke dhe kullote qe tashme per 10 vjet eshte betonizuar..Si thua do besh edhe ti si Luli??!