Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
Në prag të pushimeve të gushtit, kur shumica e shqiptarëve dhe e klasës politike mendojnë si të gjejnë vendet e duhura të pushimit, kryesisht plazhet, befas doli në skenën politike dhe mediatike një lajm, sipas të cilit ka dyshime dhe informacione se politikani shqiptar që ka ndenjur në të gjitha karriget më të larta politike gjatë këtyre 32 viteve, z. Ilir Meta ka qenë dikur bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
E pastaj, çfarë?! Po nëse vërtetë një djalosh 20 vjeçar ka bashkëpunuar dikur me autoritetet e shtetit të vet dhe, si rezultat i këtij bashkëpunimi, një qytetar tjetër shqiptar e ka pësuar duke bërë disa muaj burg, a e bën ky fakt qytetarin dhe politikanin Ilir Meta një djall?! Kurrsesi!
E vërteta e deritanishme është se politika dhe media e kanë bërë lëmsh problemin duke mos dhënë një informacion apo “akuzë” të saktë, pasi një herë pretendojnë se ish-studenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe një herë tjetër na thonë se Meta ka dalë dëshmitar në gjyq kundër një shoku të klasës që i kishte treguar në mirëbesim se donte të arratisej.
Mirëpo, këto dy gjëra nuk janë e njëjta gjë. Bashkëpunëtori i shërbimeve sekrete, në Shqipëri dhe në gjithë botën, ka qenë dhe është një individ i cili rekrutohet nga shërbimet përkatëse, me dëshirën e tij apo nëpërmjet dokumenteve komprometuese e shtrënguese, dhe iu shërben atyre shërbimeve nëpërmjet gjetjes dhe dhënies së informacioneve sekrete.
Përgjithësisht, bashkëpunëtorët e shërbimeve sekrete nuk përdoren si dëshmitarë në proceset gjyqësore. Nga ana tjetër, dëshmitar në një gjyq, ordiner apo politik qoftë, mund të ishte dhe të jetë cilido qytetar i cili, rastësisht, është ndodhur në vendin e krimit apo ka marrë dijeni për një krim të kryer apo që përgatitet të kryhet.
Moskallëzimi i krimit ka qenë parashikuar dikur, por edhe sot, si vepër penale. Veçanërisht, në rrethanat e sistemit të kaluar politik, nuk ka pasur bir nëne që, i vënë përballë kërcënimit për dënim penal për moskallëzimin e krimit, të refuzonte dëshmimin për veprën penale të kryer apo që përgatitej të kryhej.
Sa thashë më sipër nuk përbën apologji për qytetarin dhe politikanin Ilir Meta, por është një e vërtetë historike pa të cilën shteti nuk bën dot. Kështu ka qenë që nga fillimet e organizmit të shoqërisë në shtet dhe kështu do të jetë, si në vendet nga lind edhe në vendet nga perëndon dielli.
Qëllimi i këtij shkrimi ka të bëjë me disa pyetje: E para, nëse e marrim si të vërtetë pretendimin se Meta ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, lind pyetja: kush e mbrojti këtë njeri gjatë 32 viteve dhe e lejoi të shtjerë në dorë të gjitha postet më të larta shtetërore, si askush tjetër në historinë e shtetit shqiptar?!
E dyta, pse kjo çështje lindi tani kur ish-Presidenti Ilir Meta, i pangopur me pushtet, pasuri dhe privilegje, nuk u tërhoq në jetën private, por u kthye në krye të një partie për ta përdorur atë si Gardë mbrojtëse për paudhësitë e kryera në të shkuarën e afërt dhe të largët personale?!
E treta, dhe më e rëndësishmja, cili individ, me emrin Ilir Meta i ka shkaktuar më shumë dëme Shqipërisë dhe popullit shqiptar, Iliri si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, ose dëshmitar në një gjyq politik të vitit 1989, apo ky politikani Ilir Meta në këto tridhjetë e dy vitet e fundit?
Nga ato që lexojmë në shtyp, duket se shumica qeverisëse po përgatit disa ndryshime ligjore, me anën e të cilave do të mundësojë sqarimin e pozitës së dyshuar të Metës para 1990 dhe, së bashku me kalorësin non-grata, do të pengojë me ligj veprimtarinë e tyre politike në të ardhmen. Shumë vonë dhe aspak drejt!
Pavarësisht dëshirave, pasioneve, interesave dhe interpretimeve stinore politike, ndalimi me ligj apo dhunë i personave të ndryshëm për të marrë pjesë në jetën politike të vendit, për aq kohë sa nuk iu është provuar kryerja e ndonjë krimi, është në thelb një shkelje kushtetuese dhe nuk ka fare dallim nga ndalimet që bënte dikur sistemi politik monist i vendit.
Sali Berisha dhe Ilir Meta, ashtu si dhjetëra politikanë të tjerë të tri dekadave të fundit, në pushtet apo opozitë sot, me sjelljet që kanë demonstruar dhe me moralin që kanë shpërfaqur, do të duhej të ishin në burg dhe jo thjesht mospjesëmarrës në politikë. Sikur tek ne gjatë kësaj kohe të kishin dominuar virtytet mbi veset, rendi mbi kaosin dhe ligjet mbi pushtetin politik dhe ekonomik, këta individë do të ishin bërë me kohë banorë të burgjeve dhe jo të na shfaqeshin nëpër foltore e të na hipnin në shpinë dhe, madje, të shpallin se janë Fronti i Shpëtimit Kombëtar.
Pse guximi i tyre arrin deri këtu dhe me pafytyrësinë e tyre na sfidojnë, na përçmojnë dhe na poshtërojnë çdo ditë? Kjo ndodh sepse ndërgjegjja jonë qytetare dhe përgjegjësia jonë shoqërore ndodhen, mjerisht, në një nivel të vajtueshëm. Një popull që shkon drejt bjerrjes së çdo vlere morale, drejt vyshkjes së çdo ideali shoqëror e kombëtar ia lejon vetes që shakllabanët dhe gangsterët politikë ta gënjejnë sa herë duan, ta dhunojnë sa herë iu intereson dhe ta zhvatin pafundësisht, gjithnjë me miratimin e heshtur, me budallallëkun e pashërueshëm apo me maskarallëkun e demonstruar në ndjekjen fanatike deri në greminën kombëtare e shoqërore, që një pjesë e madhe e popullit tregon në jetën e përditshme dhe të përvitshme.
Fakti që S. Berisha dhe I. Meta ndodhen sot të lirë dhe politikisht aktivë tregon, nga ana tjetër, se sa të padenjë dhe aspak idealistë kanë qenë dhe janë edhe shumica e kundërshtarëve të tyre politikë. Sikur kundërshtarët politikë të tyre, duke përfshirë edhe z. Rama, të kishin qenë idealistë, Berisha dhe Meta do të ishin sot në burg për shkak të krimeve që kanë kryer.
Sikur kundërshtarët e tyre politikë të kishin qenë më të denjë, virtuozë dhe fisnikë, pak kujt, apo askujt nuk do i binte sot ndërmend për vëllezërit siamezë Berisha Meta, dhe aq më pak t’iu shkonin mbrapa siç iu shkojnë. Në të vërtetë, ndjekja që një pjesë jo e vogël shqiptarësh iu bëjnë ende këtyre fosileve politike mjedisfëlliqës përbën një turp për shoqërinë shqiptare dhe një dëm vështirë të ndreqshëm për vendin dhe të ardhmen e popullit shqiptar.
Ish-studenti Ilir Meta, edhe nëse ishte dëshmitar i ndonjë gjyqi politik apo bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit para 1990, duket sot si një engjëll krahasuar me shtetarin Ilir Meta të këtyre tridhjetë viteve, me bëmat dhe gjëmat që i ka sjellë vendit dhe shqiptarëve si rezultat i keqpërdorimit të pushteteve që i janë dhënë.
Ish-sekretari i PPSH-së Sali Berisha i para vitit 1990 mund të shpallet sot “shenjt” krahasuar me politikanin Sali Berisha të këtyre 32 viteve, të shfaqur vrullshëm, përsëritshëm dhe aspak pendueshëm, si dhunues zgjedhjesh politike; dhunues, burgosës dhe vrasës kundërshtarësh politikë; nxitës dhe organizues konfliktesh civile veri-jug, shpërdorues i pasurisë kombëtare dhe rrënues i shpresës popullore.
E, nëse pushteti i sotëm nuk ka dashur apo nuk ka mundur t’i vërë ata para përgjegjësisë penale për krimet e kryer gjatë viteve të “demokracisë”, nuk ka kuptim t’i pengojë sot me ligj në veprimtarinë e tyre politike për shkaqe morale që lidhen me të shkuarën e tyre para 1990. Nuk mund të pengohet dikush të marrë pjesë në jetën e sotme politike pse ka qenë dikur sekretar i një partie komuniste, kur veprimtaria e partive komuniste është e lejuar me kushtetutën shqiptare dhe në kushtetutat e vendeve perëndimore.
Në retorikën politike të shumicës së sotme qeverisëse na thuhet se burgosja e individëve të lartpërmendur për krimet e kryer ka qenë dhe është e vështirë për shkak të kapjes së drejtësisë prej tyre. Këto pretendime përmbajnë shumë të vërteta, por jo gjithë të vërtetën.
Sikur ata që erdhën në pushtet në vitin 2013 të mos kishin ndërmend të shkelnin mbi gjurmët e paraardhësve të tyre në pushtet, sidomos në udhët e korrupsionit, do të ishin përpjekur dhe do të kishin grumbulluar provat e nevojshme për ndjekje penale dhe do ia paraqisnin ato “drejtësisë së re”. Mirëpo, nuk e bënë këtë sepse është në natyrën e kapitalizmit që individët dhe grupet politike të “përleshen” në mejdanin politik me akuza penale e kriminale, saqë ta thotë mendja se do e groposin njëri-tjetrin sapo të vijnë në pushtet, por pastaj ndërrohen rolet. “Viktima” bëhet akuzues dhe anasjelltas.
Kjo lojë tallëse me popullin vazhdon pafundësisht dhe periudhat politike midis proceseve zgjedhore përbëjnë thjesht dhe vetëm lojën e disa akteve tragjikomike në skenën e teatrit politike. Lozet në kurrizin e spektatorit popull edhe me pjesëmarrjen e fanatikëve partiakë që presin shpërblimin e radhës në thërrime, në thërrimet që bien nga sofra e të panginjurve.
E parë në këtë këndvështrim, përpjekja për shkualifikim politik me anën e ligjeve të veçantë duhet harruar. Lërini kalorësit e ngrefosur e vrerosur të historisë, njëherësh aktorë kryesorë të krimeve politike të këtyre tri dekadave të vazhdojnë aventurat e tyre imorale dhe kriminale! Lërini të na shfaqen për të njëqindtën herë si shërbëtorët tanë, ndërsa kanë qenë zhvatësit tanë; të na ofrohen si shpëtimtarët tanë, ndërsa kanë qenë dhunuesit tanë; të rrëmbejnë shpatën e atdhetarit, ndërsa kanë provuar se bëjnë më mirë punën e varrmihësit!
Lërini ata që kanë vrarë njerëz në qendër të Tiranës për hir të pushtetit politik dhe dhjetëra të tjerë në fshatrat e Tiranës për shkak të korrupsionit të tyre financiar të protestojnë kundër një aksidenti me motoskaf në plazhet shqiptare, me shpresë se kështu hipokrizia dhe pafytyrësia e tyre do na duken si petulla me mjaltë! E nëse shumica e shqiptarëve do t’iu besojnë dhe do t’i ndjekin nga pas, atëherë na lind e drejta t’i këndojmë rekuiemin moralit tonë shoqëror e kombëtar dhe të marrim pjesë në funeralin e të ardhmes së vendit tonë.
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


do ndalohet edhe gazetaria per agjentet e sigurimit, o viktor
Z.Viktor Malaj!
Shqiperia do vazhdoje te rrenohet deri sa ju si media te beheni te pavarur dhe vertet PUSHTET I KATERT!
Deri tani asnje nga ju nuk eshte i tille,por me sofizmat tuaja vetem mashtroni popullin se qenkeni ne anen e tij!
Ju nuk mbroni interesat e popullit,sepse me shume jeni marre me pasojat se sa me shkaqet!
Sot ne Shqiperi nuk ekziston demokracia dhe shteti ligjor,shqiptaret shtypen dhe shfrytezohen egersisht nga DIKTATURA E NJE NJERIU TE VETEM I QUAJTUR EDI RAMA!
Jam gati t’ua vertetoj me fakte dhe argumente akuzen qe i bej ketij pusht-shteti fashist,por ju edhe kete koment fo ta censuroni !
Mjaft me shkrime surrogate qe vejne ne gjume njerezit!
Filloni betejen me politiken duke ngritur tajfunin mediatik e popullor kunder GRUSHTIT FASHIST ANTIDEMOKRATIK te 2008,te armiqve te demokracise dhe shtetit ligjor ne Shqiperi,Edi Rama dhe Sali Berisha!
Ju kam shkruar dikur nje leter kryeredaktorit me titull “BASHKEQEVERISJA NJE MASHTRIM I MADH”,por juve nuk u beri shume pershtypje,por pasojat e kesaj fantazme me emrin “Bashkeqeveridje…” jane mbyllja e gojes se qytetareve shqiptare qe te ankohen ndaj padrejtesive!
Ju keni heshtur kur Rama i ftoi investitoreve italiane te vijne ne Shqiperi se ketu nuk ka SINDIKATA qe te bejne greva dhe protesta!
Ju heshtet kur Rama i deklaroi gazetes italiane “La Stampa”,se “Ne Shqiperi edhe reformat me antipopullore konsiderohen si popullore”!
Ju heshtet kur Rama leshoi deklaraten ogurzeze se “Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane dhe nuk kane wene politikanet,por gjyqtaret dhe prokutoret”!
Ju keni heshtur,sa here kam bere komente duke vertetuar me fakte se lagjet periferike te Tiranes jane GETO si te Kalkutes,ku femijet dhe rinia jane braktisur ne vetmine e vet nga shteti dhe bsdhkia,sepse u eshte bere mendja vetem per ndertime gjigande,sepse tek ato del korrupsioni,ndersa elementet jetike te fomosdoshem pet nje komunitet sta i quajne gjera qejfi qe edhe presin ne kohe!
Ka edhe plot te tjera,por nuk po vazhfoj se e di qe do cendutoni komentin!
Do të ju tregoj per nje ngjasim te madh ndermjet “Dy Sigurimsave”, njeri Rumun, tjetri Shqiptar.
I. Agjenti Rumun i Sigurimit:
1. Afersisht, 20 vjt më parë, në nje “Gazete Presigjoze” tregohej historia e rumunit, “RUM”:
2. Mr. “RUM” kishte qene nje “Agjent i Talentuar” i “Sigurimit Rumun”.
3. Ai kishte patur “shume privelegje” dhe kishte bere, “nje jete shume te mire” ne Regjimin e Çausheskut”.
4. Ai e kapi “Momentin kur u rezua Çaushesku” , e kuptoi se duhej ta braktiste “Zanatin e vjetër” dhe u be nje “biznes i sukseshem”, qe diti ti shfryrezoje mire, “lidhjet e vjetra”.
5. “RUMI” terhoqi vemedjen e “Ish te Persekutuarve” e te tjereve, qe nuk e kuptonin si u pasurua ne nje kohe kaqe te shkurtert, “nje individ me te kaluat të errët”.
6. Nje gazetar, ishte kurioz te mesonte se si “RUMI” e kishte arritur kete sukse te jashtezakonshem ne nje periudhe te shkurter kohe.
7. Gazetari e mori ne interviste “RUMIN”. Ai i beri këtë pytje:
8. Ju keni qënë nje “Agjent i Sigurimit” i rëndësishëm në “Kohen e Çausheskut”.
9. Si arritet te pasuroheni kaq shpejt ne “Regjimin e Ri Demokratik”:
10. Pergjigja e “RUMIT” ishte:
11. Un jam vleresuar ne kohen e Çauseshkut si nje individ inteligjent, produktiv, që i jap zgjidhje problemeve.
12. Sot une jam bere biznesmen, dhe “aftesite e mija” i kam zbatuar me sukses.
II. “Informatori Shqiptar i Sigurimit”:
1. Ky “Informatot Shqiptar”, po te ishte mare ne interviste, ndofta do thonte te njeten gje si “RUMI”, ne nje forme me te pershtateshme per publikun Shqipetar.
2. Problemi eshte se ky “informator”, ne dallim nga “RUMI” eshte bere “politikan i rendesishem”
3. Ai ka krijuar “rrjetin e tij te Informatoreve” per te arritur qellimet e tija “te çdo lloji”.
III. Gazetari “Viktor Malaj”:
1. Zoti Viktor Malaj ka dhene nje shjepjegim kontradiktor.
2. Mesa duket, Ai mendon, se ka shume “individe te tille” ne vendin tone dhe po i “mbron indirekt”, për arësyet, “që Ai, i di mire”, kur deklaron:
3. E, në se “pushteti i sotëm” nuk ka dashur apo nuk kane mundur “t’i vërë ato” para përgjegjësisë penale, per “krimet e kryera” gjate viteve te “demokracise”, nuk ka kuptim t’i pengojme sot me ligj, …. ”
4. Kjo deklarate, “Ka thembren e saje te Akilit”, e cila eshte:
5. Kur disa elemente te tille te “lart permendur” kane arritur ne pikat me te larta te “piramides se pushtetit”, ato i kane manipuluar te gjitha faktet per te shpetuar vehten e tyre.
6. Ato kane patur mundesine ta shpetojne vehten.
7. Si e kane bere kete?
8. Siç ka ndodhur shpesh ne “historin njerezore” nje nga “mjetet per sunduar” eshte “korrupsioni”:
9. Leri “pasusit e tu” te vjedhin e te pasurohen dhe asnje prej tyre, nuk do te perpiqet te rrazoje nga “froni” bamiresi e tij, perëndinë e tij, “Baben e Madh”, që eshte “Truri, Arkitekti i Korrupsionit”
10. Pse? Sepse pa ndihmen e “Arkitiktet” nuk do pasuroheshin kurre.
11. Tama siç ka ndodhur ne “Perandorine Osmane”, kur ajo mori te tatëpjën, drejt greminës
Ka praaaa.Nuk t’a paskan censuruar komentin.
Në Shqipëri e ka patur fajin një njeri i vetëm.Ai është Sali Berisha.Ngriti sistemin e tij të drejtësisë dhe për pasojë kush pati pushtet duke qenë i pacenueshme nga ligjet bëri qef.Punuan në emigracion tre dekada gjysma e shqiptarëve dhe pasuruan një grup njerëzish politikanë e afër tyre.
Në Shqipëri nuk ka pasur dhe nuk ka drejtësi.Ajo është kthyer në shpk.
Një revolucion mund t’a ndryshojë gjendjen.Se këta bëjnë vetëm rokaden.Lojtaret mbeten po ata.
Mendoj se per 30 vjet eshte bere reklame “te pasurve” te tranzicionit me vila ,prona,etj duke arritur deri atje ku te reklamojne dhe WC e maces,idotet e lindur u bene figura te rendesishme duke nxjerre ne pah babezine e tyre dhe mentalitetin e barktharit qe papritur hyn ne guzhinen e mbushur perplot.U harruan traditat e mrekullueshme te humanizmit,respektit njerezor,respektit per punen e ndershme dhe hapjen e portave te jetes me pune ,perkushtim,sakrifica,ndershmeri,kompetence dhe ku leku eshte mbi çdo gje dhe eshte e justifikueshme çdo mjet dhe menyre per t’a gjetur ate.Linden parazitet e NIkles apo Fushe-Krujes etj si zanatçinj te vrasjes me pagese nje zanat ky i ri dhe shume “produktiv”,nje pjese mjaft e madhe e turmes injorante qe ndjekin banden Saleh&Like floriri shpresojne te gjejne karrigen e humbur se bashku me perfitimet e tyre dhe plus disa te shkolluar jashte e justifikojne mbrojtjen e Salehut se e duan demokratet…dmth hadutet,te korruptuarit,banditet te rene nga karriget.Dikush thote se na te veriut nuk duhet te paguajme rymen elektirike dhe se kjo duhet te paguhet nga injorantet e jugut,NUK MUNDET T’I AFROHEMI EUROPES me mentalitetin e fitimit te lekeve ne menyre te lehte dhe te shpejte duke bere mbushjen e burgjeve te Europes dhe me gjere me shqiptare.
Juli nuk ke tru per keto lloj diskutimesh,futi ndonje sufllaqe se nuk je ne gjendje te kuptosh çfare kam komentuar dhe duhet t’a dish se mediat jane pushtet me vehte dhe shpeshhere luajne rolin e atij qe ve gjoba…apo promovon ata qe e paguajne…por shpeshhere jo te verteten .
@ Arben
Po z. Gezim Abdiu, nga Elbasani, me pseudonimin ” Arben “. Do te ndalohen te gjithe agjentet e sigurimit dhe, vecanerisht anetaret dhe simpatizantet e ISIS-it dhe Al-Qaida-s, sic je ti qe thuajse ne cdo ” opinion ” prej te semuri psikik qe ben poshte shkrimeve te ndryshme therret: Shqiptaret jane osmane ! Allahu Ekber ! Litari,litari,litari…..
Me plehera si puna jote Shqiperia e ka te sigurt rrugen drejt Afganistanit.
Cfare mut gazetari qenke O Viktor Malaj!
Likja spiun!Djali i nje djale i Gaqo Neshos! Andi Nip i Hysniut! Tosi djali i Todit! Saliu spiun dhe tradhetar,hajdut dhe vrases! Urime SPAK! URIME Rama! Urime Shqiperi!
Cvajku ka lene nje shorehje te arte ”Te gjithe katundaret e botes kane te perbashket babezitjen.”Ne fotografine me siper jane nje vicitolas dhe nje cepanist.Deri ketu Cvajku me bind.Babezitjen e sulltanpiktorit,bire artisti i rritur ne bllokun e Tiranes, pse ka te njejten babezitje si katundaret?Cvajku nuk mund te ktheje pergjigje ,se ka kohe qe ka nderruar jete..Rradakjja ime nuk e arsyeton.I dashuri kexues a me ndihmoni dot,qe ta kuptoj edhe une babezitjen e sulltanpiktorif!?
Viktor Malaj:
NUK ESHTE ASPAK ASHTU SIC KE SHKRUAR NE KETE DACIBAO TE GJATE EMOCIONALE PER ILIR METEN DHE SALI BERISHEN PA PERMENDUR ASNJEHERE HAJDUTIN MAKABER TE FONDEVE PUBLIKE EDI RAMA QE OSBE E KA RENDITUR TE PARIN NE TRESHEN FAMOZE TE HAJNISE SE PAPARE PUSHTETARE NE NJE RAPORT SPECIAL.
sepse:
Te shkruash qe “… Nuk mund të pengohet dikush të marrë pjesë në jetën e sotme politike pse ka qenë dikur sekretar i një partie komuniste, kur veprimtaria e partive komuniste është e lejuar me kushtetutën shqiptare dhe në kushtetutat e vendeve perëndimore…” kjo nuk perkon me te verteten dhe eshte vetem demagogji enveriste per katunare dru me pre vetem per konsum te brendeshem dhe pse e them kete te vertete krejt absolute te vertetuar nga historia dhe koha qe jetojme?
sepse:
Ne radhe te pare ne SHBA qe njihet vendi me “perendimor” i Botes Demokratike Partia Komuniste eshte ndaluar me ligj dhe eshte shkruar madje ne Kushtetute, kjo Parti extreme e majte e Mafinfestit Komunist te Baba Marksit qe u ben thirrje proletareve te shqyejne zixhiret dhe te kapin armet per te vrare dhe masakruar punedhenesit e tyre te Kapitalit Industrial, pra keto Parti Vrastare te Revolucionit Proletar jane shpallur jashte ligjit si Parti Terroriste jo vetem ne SHBA, por edhe ne shumicen e vendeve oksidentale te Botes Demokratike, nuk eshte vendi dhe koha ketu qe t’i rendis te gjitha vendet e Botes ku Partia Komuniste eshte ndaluar me ligj, mjafton te hapesh interentin qe te mos hedhesh llogje demagogjike per katunare dru me pre ne kete forum te nerum te gazetes DITA. Ne radhe te dyte ne te gjitha vendet e ish Lindjes Komuniste eshte miratuar me kushtetute ligji qe te gjithe spiunet dhe bashkepuntoret e Sigurimit te Shtetit nuk mund te mbajne poste shteterore dhe te punojne ne administraten publike dhe te bejne biznes privat me fonde publike sa te jene gjalle dhe jo vetem ata, por edhe pinjollet e tyre per disa breza me radhe, ligji per dosjet u mundeson qytetareve sa here te duan krejt zyrtarisht te zbulojne dhe te denoncojne per abuzime te tilla. Ne radhe te trete te bie ne sy justifikimi se te kesh qene spiun i Sigurimit te Shtetit sot eshte nje “Palo gje” qe perkon me gjithe politiken tone kombetare 30 e kusur vjet pas renies se Murit te Berlinit, kur Shqypnia mbetet i vetmi vend nga Lindja Komuniste qe nuk ka kerkuar falje per krimet e komunizmit dhe te Sigurimit te shtetit te lidhur ngushte me diktatorin satrap dhe gjakatar dhe jo vetem kaq por Kryeministri shqyptar, Edi Rama nuk ka kerkuar falje per krimet monstruoze te babait te tij killer dhe vrastar te Enverit, si nje turp dhe rezil i Shqypnise qe po kerkon te antarsohet ne BE, rezultati i kesaj politike si “mesalla me dy faqe” ne krye te shtetit dhe pushtetit kane hypur pinjolle te krimineleve sadiste te papare si Kryeprokurori nip i Aranit Celes, apo Shefi i SPAK-ut hetues i Enverit, apo ish ministri i brendeshem i Edvinit, Fatmir Xhafaj, deputet dhe hartues i Reformes se Rezilit ne Drejtesi qe i dalin viktimat nga Gjermania per te treguar per krimet e tij, pse jo kriminelin deputet Baba Taku bashke me goxillen gjakatare Gramoz Ruci te dy te perkedhelur nga regjimi enverist i Edvinit te Kristaqit dhe te Pipi Kolekes, spiunit te Enverit ne Byrone Politike qe rasi ne burg dhenderin e tij sepse i ndau vajzen histerike qe bente sex me shoferin e vet, he mo Viktori i Partise sa te vazhdojme me fakte dhe dokumenta qe te kuptojme se:
KJO QE VUAN SOT SHQYPNIA E KA ZANAFILLEN PIKERISHT TEK E KALUARA ENVERISTE ME SIGURIMIN E SHTETIT DHE SE SPIUNI ILIR META ESHTE VETEM NJE PASAZH I KESAJ TABLLOJE TRAGJIKE SHQYPTARE PLOT ME HETUES DHE KALECA TE ENVERIT QE DREJTOJNE VENDIN 30 E KUSUR VJET PAS RENIES SE MURIT TE BERLINIT
Si nje rezil i Shqypnise qe kerkon te hyje ne BE pa kerkuarr falje per krimet e komunizmit enverist dhe si ne asnje vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore.
Po pse o trima demokrat me shall te kuq nuk u kujtuat kur keshi Gramozin dhe Serveti e ndonje tjeter
Mendoj se Cvajgu dhe me perparaBalzaku nuk parashikuan babazine’qytetare’ per arsye se mjetet e atehereshme e kufizonin jeten qytet fshat dhe globalizmin Por e sigurt qe keta te fundit do te ishin personazhet me te fshikulluara te Balzakut ne fillim dhe Cvajkut pse jo dhe Hashekut se keta jane tragjo-komik
Europa ka Balzakun, Cvajgun, ne kemi Kadarene dhe Babalen.
O intelektual,lexo andej nga gazeta sot,te del pseudonimi si spiun i sigurimit te shtetit.Merr Masa ,se u dogje
Nje histori tragji-komike krejt e vertete dhe origjinale plot me spiune dhe sigurimsa ne ditet e sotme.
Nga: intelektuali
“Nje nje vend ballkanik ish komuniste te Evropes Lindore qeverisja ishte ne ngercet e fundit me mocion mosbesimi ne Parlament, nje deshtim total per shkak te paaftesise se Kryeministrit dhe Qeverise ne Drejtimin Shtetit, ambasadorja amerikane me origjine nga Irani me emerin Hero Mustafa qe kishte kontribuar mjaft ne perzgjedhjen e kesaj Qeverie krejt te paafte, por besnike ndaj amerikaneve, i thirri bedelet e saj direkt ne ambasade ne nje kabinet te posacem me argumentin:
TE MOS NA PERGJOJE SIGURIMI I VJETER KOMUNIST I PRESIDENTIT!
per t’ju dhene instruksione si te dilnin nga kriza politike, energjetike dhe ekonomike qe kishin futur vendin duke importuar nga SHBA gaz te lenget, sepse cmimi eshte “palo gje” ne krahasim me besnikerine ndaj Amerikes keshtu deklaroi ne fillim te takimit ambasadorja, qe na kujton gazin e lenget amerikan te Edi Rames dhe zonjes Kim apo LHL e Asadit te ambasadorit Arvizu qe donte t’i shiste si karamele bamiresie per patriote shqyptare dhe besnike katunare dru me pre dhe qe te dalim ne teme ambasadorja energjike Hero Mustafa me dore te forte urdheroi bedelet e saj se cfare te benin dhe si te lidheshin ne koalicione me partite e tjera qe sipas saj ishin besnike te SHBA dhe ishin gadi per cdo koalicion qe ajo do te urdheronte nga kabineti i fshehte ne ambasade,
POR CFARE NDODHI ME TEJ?
Pas disa oresh Presidenti i ketij vendi ish komunist dikur satelit i Bashkimit Sovjetik i telefonoi ambasadores Hero Mustafa dhe e kercenoi se po te vazhdonte me konspiracione te tilla si nderhyrje brutale ne punet e brendshme te nje shteti sovran do ta shpallte ate ambasadoren famoze Non-Grata pak a shume si Sali Berishen kur e shpalli DASH do kohe me pare dhe do te kerkonte nga po ky DASH-i amerikan pezullimin e saj nga posti qe mbante, ambasadorja Hero Mustafa u frigua shume dhe nuk pati guximin te mohonte dekonspirimin e takimit te saj ne kabinetin qe CIA e kishte mbeshtjelle me flete bakri nga te gjitha anet, por vetem pyeti me ze te vdekur:
PO JU NGA I DEGJUAT KETO LLAFE?
Presidenti i vendit qe njihet si rusofil dhe ithtar i Putinit i tha:
SIGURIMI I SHTETIT NE VENDIN TONE MODEST NUK KA VDEKUR AKOMA!
Intelektual.
Pa dashur te ve ne dyshim keto qe shkruan, mendja me shkoi natyrshem tek pyetja:
– Po ti, nga i more vesh te gjitha keto ? Se keto biseda jane shume konfidenciale…
Apo dhe ti “po pergjoje mbrapa deres” si xha Bequa 🙂
Xha Sulua fansi i pergjimeve konfidenciale me behet qefi qe nuk e ve ne dyshim intelektualin qe ishte i pari qe i dha sihariqin shqyptareve per heqjen e vetos bullgare, por qe Edvini nuk i besoi si zotnia jote dhe e mallkoi kete shtet ish komunist me liber shpie, njashtu sic mallkoi komisarin e Policise Dritan Zagani qe i tregoi me gisht narkobaronin Saje Qorri:
NUK KA ASGJE KONFIDENCIALE NE HISTORITE INTERESANTE TE INTELEKTUALIT
Te gjitha jane hapur ashiqare ne driten e diellit te karrikuara ne internet nga media e pavarur kombetare dhe nderkombetare ne dallim nga media amatore enveriste shqyptare dru me pre qe e nxjerr Like Floririn si spiune te Sigurimit, 30 e kusur vjet pas renies se Murit te Berlinit nga Dosjet e Edvinit qe i hap me pikatore sipas oreksit te momentit politik duke harruar te hape Dosjen e babait te tij Kristaq Rama qe ishte Killeri numer 1, Vrastar i Enverit, qe ka harruar te hape Dosjen e dajkos se tij Pipi Koleka qe ishte Spiuni numer 1 i Enverit ne Byrone Politike, por me shume ka harruar totalisht te hape dosjen e Pederastit te Gjyles Enver Hoxha dhe familjes se tij sadiste dhe gjakatare qe i perdoren bedelat e Sigurimit te shtetit per te mbushur lumenj me gjak njeriu per te friguar popullaten dhe per t’i bere shqyptaret si nje fis prej Afrike Zulu njashtu sic ka mbetur deri me sot qe hesht dhe mbyll syte kur Ermal Hoxha, Bosi i kokaines bedeli i Taulant Balles u tregon gishtin e mesit ne fotot e tij me Rezarten sepse spiunet e Sigurimit e shpetuan nga burgu kur e kapen gjermanet me presh ne dore ne Fabriken e Vdekjes qe Rilindja Socialiste e kishte ndertuar ne Xibrake.
E SHIKON SA GJERA INTERESANTE DI INTELEKTUALI?
disa dite me pare nje komentues bente nje pyetje te thjeshte: ku ka humbur “intelektuali”? Ja ku e keni ish spiun i sigurimit,kandidat per president,ithtar i Saliut!
Saktë z.Malaj! Nuk janë në gjëndje të zbatojnë ligjet e shkruara dhe të miratuara nga vetë ata dhe kërkojnë “artificka” për të përjashtuar politikisht Berishën dhe Metën!!! Një shëmbull është Berisha ka deklaruar me zë dhe figurë: “katër snajpera dhe unë i pesti, do qëllojmë”. Në çdo vënd perëndimor kjo shprehje do të shkaktonte “tërrmet”, në Shqipëri kalohet si një ngrehosje tropojane, pa asnjë pasojë juridike! Berisha dhe Meta e kanë vëndin pas hekurave dhe jo të përjashtohen politikisht për krimet që kanë kryer dhe kjo është një aksiomë juridike që nuk mund të ndryshohet, përndryshe do të kemi gjithmonë ligje selektive.
Qe i sherbeu likja sigurimit,nuk perben ndonje problem te madh.Problemi qendron se e shfrytezoni kete status ne grup,pasi ky organ doli jashte ligjit,Pra pas 1992,kur per sigurine e shtetit u ngriten organe te tjera.se dyti,deri ne kete periudhe,Pra deri ne krijimin e irganeve te reja,Mes Saliut dhe spiuneve te tjere te sigurimit ,vullnetare ose Edhe me shtrengese,nuk duhet vene shenja e barazimit.Ajo qe e zberthen eshte motivi dhe qellimit.Saliu Ka qene agjent i UDB qe me moshe te re,bashke me xhajen e tij.Madje eshte ky qe e Ka futur ne lojen e UDB dhe me pas te sigurimit,me qellim te caktuara ,detyre e UDB.Madje Edhe krushqia eshte lidhur me shkuesi UDB.Iliri ,si dhe shume nga ATA qe permenden sot ne nje organ shtypi jane “vullnetare patriotet”.Pas 1992 ndryshon motivi.Kariera,kapja e posteve ,kompromentimi nga agjentet e huaj te PD qe erdhi ne pushtet,e bene liken ky qe eshte sot ,spiun agjenturash “Mike”dhe “armike”.Grabitja dhe pasurimi nepermjet vjedhjes dhe korrupsionit ne te gjithe kraheve,i nxiten per te hyre thelle e me thelle ne llum.Faji i Ilir Metes eshte i lidhur Edhe me mosdeklarimin e qenies spiun i sigurimit si kerkesen e rendesishme e ligjit per politikanet.Kete e shfrytezuar mire Edhe cipeplasurit si Saliu.Dhe te dy bashke dhe me te tjere u zhyten thelle e me thelle,Jo ne llum tashme,por ne krim.Ndaj pergjegjesia e tyre sot eshte e madhe.Per Saliun i dine te gjithe por per Ilirin Pak e dine lidhjen me spiunazhin Rus apo ate italian,qe ibashke me Liken ne LSI dhe presidences kish Edhe agjente te tjere ruse dhe italiane.Shembull?Luan Rama ,nen kryetar i nje Particke ne Shqiperi ftohet nga Putinit dhe pritet ne kremlin.Me c’rast?Me c’status,vec si i deleguar i Presidentit Likeflori Ilir Metà?Ndaj duhet te hetohen thelle nga organet kompetente
Qe i sherbeu likja sigurimit,nuk perben ndonje problem te madh.Problemi qendron se e shfrytezuan kete status ne grup,pasi ky organ doli jashte ligjit,Pra pas 1992,kur per sigurine e shtetit u ngriten organe te tjera.se dyti,deri ne kete periudhe,Pra deri ne krijimin e organeve te reja,Mes Saliut dhe spiuneve te tjere te sigurimit ,vullnetare ose Edhe me shtrengese,nuk duhet vene shenja e barazimit.Ajo qe e zberthen eshte motivi dhe qellimit.Saliu Ka qene agjent i UDB qe me moshe te re,bashke me xhajen e tij.Madje eshte ky qe e Ka futur ne lojen e UDB dhe me pas te sigurimit,me qellim te caktuara ,detyre e UDB.Madje Edhe krushqia eshte lidhur me shkuesi UDB.Iliri ,si dhe shume nga ATA qe permenden sot ne nje organ shtypi jane “vullnetare patriotet”.Pas 1992 ndryshon motivi.Kariera,kapja e posteve ,kompromentimi nga agjentet e huaj te PD qe erdhi ne pushtet,e bene liken ky qe eshte sot ,spiun agjenturash “Mike”dhe “armike”.Grabitja dhe pasurimi nepermjet vjedhjes dhe korrupsionit ne te gjithe kraheve,i nxiten per te hyre thelle e me thelle ne llum.Faji i Ilir Metes eshte i lidhur Edhe me mosdeklarimin e qenies spiun i sigurimit si kerkesen e rendesishme e ligjit per politikanet.Kete e shfrytezuar mire Edhe cipeplasurit si Saliu.Dhe te dy bashke dhe me te tjere u zhyten thelle e me thelle,Jo ne llum tashme,por ne krim.Ndaj pergjegjesia e tyre sot eshte e madhe.Per Saliun i dine te gjithe por per Ilirin Pak e dine lidhjen me spiunazhin Rus apo ate italian,qe ibashke me Liken ne LSI dhe presidence kish Edhe agjente te tjere ruse dhe italiane.”Ruset” Jane denoncuar Edhe ne shtyp dhe asnje pergenjeshtrim nuk Ka patur nga presidenca.Shembull?Luan Rama ,nen kryetar i nje Particke ne Shqiperi ftohet nga Putinit dhe pritet ne kremlin.Me c’rast?Me c’status,vec si i deleguar i Presidentit Likeflori Ilir Metà?Ndaj duhet te hetohen thelle nga organet kompetente
Me perjashtim te Viktorit qe tregohet
objectiv ne artikujt e tij , gazeta “DITA”
dikur analoge e gazetes “Koha Jone”,
tash eshte venitur shume nga disa ga-
zetare militante ! Lutja ime eshte per-
miresoni shkrimet sidomos kur behet
fjale per maredheniet tona me fqinjet.
Te marrim shembullin e detit : Kush i
hengri kumbullat dhe kujt Ju mpine
dhembet ! Tash kur preket ceshtja e
Detit me Greqine anashkalohet tradhe-
tari i vertete i faljes se Detit -Greqise
dhe akuzohet pala socialiste se po fal
Detin dhe kush flet bash Ai qe e fali
detin ! Duket se shqiptareve dhe sido-
mos medias u ka vdekur memoria dhe
artikullshkruesit flasin per dicka qe ende
socialistet ende nuk kane filluar nga puna
“Peshku ne det, tigani ne zjarr” Kete ben
propaganda e Pekajve,servilet globale …!
Ashtu sic ben edhe per gjoja kembim te/
rritoresh modis Serbise dhe Kosoves me
quellime dashakeqese e te liga te “NON
GRATES”, damke qe nuk do t’i hiqet kurre
sikur edhe Vashingtoni te ngjallet ! Sa
rrenacak e demagog eshte kjo Monster
sa ka bere per vete disa horra e huligane
te etur pushtet sepse e dine se Plaku
Mere do te mgordhi shpejt per t’u vene
ne krye te bandes se PD qe mund te jete
cdo gje por jo Parti…..! Prandaj qe DITA
te marte shkelqimin e dikurshem te
heqe dore nga gazetare opprtuniste ose
te vendose censure mbi ta duke ndjekur
traditen e te Madhit Arben Duka, satirikut
e stogmatizuesit me theres qe ka njohur
hisori jone……! Ju prehte ne paqe shpirti
I tij i ndritur….!!!
Fshati digjet kurva krihet.Shteti shqiptare i marre peng nga mafia po shkon drejt falimentimit,keta akoma i mbajn ison gangsterave te rilindjes.Shqiperia ka nevoje me shume se kurre per gazetare investigave,keta vazhdojn akoma me hartime qe i bejn fresk mafiozit Rama qe duhet te ishte ne burg prej kohesh prej aferave korruptive. Dy here provoi mafia rilindjes diregjuar nga drogaxhiu Rama dhe zbatuar nga zagari i tij Ulsi Manja te largoi Presidentin Ilir Meta,por pa dobi.Keta peverse e kishin te qarte qe nuk e rrezonin,por kishin qellim vetem ta perbaltnin per te larguar vemendjen nga skandali me inceneratoret,ku hajduti Rama eshte projektuesi i skemes korruptive.Dhe shpifja vazhdon po nga ata jashqitje qe ne fakt duhet te ishin ne burg per shpifje.
Pershendetje zoti Viktor !
.
Pasi e lexova me kujdes kete k/artikullin tuaj me thene te drejten jeni shume me mire ne ‘vizatimin” e portretit te zombie Metes nga shtypi I peshtire shqipfoles por perseri ngeleni shume larg nga realiteti.
Sepse,pasi mbaron se lexuari kete artikull te mbushen syte me lote se ai vend po jeton KATAKLIZMONE E TIJ..vetem kaq
sepse ju nuk gjeni shkakun kryesor pse arritem ne kete dite dhe nuk ka te beje me fshataro malokaret Berishe & Meta por dhe me qitetrin me inicialet EKAR ( EdvinAnetaKristaqRama) dhe me kryesorja me te “parin e venit” Juri Kimin
.
Nese do me pyeste njeri se kush eshte ngjarja me e rrezikeshme per Shqiperine pas 2013-es do te thoja se eshte shpallja “NON GRATA” e Salihut nga Amerika dhe fshirja e prapanices nga Berisha me USA-n si me ekspertizat e FBI per 21 Janarin apo leter higjenike per NYT-in per Gerdecin….etj
.
Eshte e frikeshme sot nga dipllomatet dhe strateget qe merren me Shqiperine ne USA-BE te cilet me keto makinacjone qe “po varin ne litar” banditet Sali & Ilir per GABIMEZAT e tyre dhe kane heshtur kur kane kryer krime ?
,
Eshte e frikeshme sot nga dipllomatet dhe strateget qe merren me Shqiperine ne USA-BE te cilet gjejne menyra te felliqura mediatike-inteligjente qe kryqzohet Ndyresira e tij Meta dhe harrohet se Perbindeshi Usali Biberisha ne rastin e Hysen Shoshorit jo vetem si HAFIJE ORDINERE SIGURIMI por dhe ne sallene gjyqit kerkonte VARJE NE LITAR….pra PSE ka dy standarte…
.
Kam dhe dhjetra fakte uluritese per te vertetuar se me kete PUNE TE PISTE (DIRTY JOB) per Meten nga dipllomatet dhe strateget qe merren me Shqiperine ne USA-BE thjesht sin je fortune ne nje gote uji..ka ardhur koha te pyesim:
.
A duhet t’I kerkoje falje kjo administrate amerikane shqiptareve nga Kimi te Bideni qe ose kane mashtruar me Non Graten e Saliut ( dhe IlirMete Sigurimsit adoleshent) ose jane pjese e kesaj loje 31 vjecare me kuislinget e tyre Sali-Edi-Ilir-Lulzim..qe brezat e ardhshem do mesojne pse miqte tane kane bere dem ne ate vend per 3 dekada ..me shume se armiqte ne shekuj.
Zoti Orwell:
1. Pse gjithe ky inat me Z. Kim?
2. Pse nuk e vë theksin tek “Korrupsloni Masiv” që ka penetruar pothuaj se, ne “çdo qelizë te aktivitetit te shume individeve”?
3. Si shpjegohet, qe ndersa me te drejte sulmon “Dyshen me te korruptuar”, me vone nuk je i kenaqur per shpalljen e personave nga DASH_i, si “NOGRATA”.
4. Kur “Organe Qeveritare te Specializuara” thonë de duan më teper fakte, “Ju Protestoni” per deklarimin e “Personave ne fjale” me titullin “NONGRATA”.
5. Perceptimi im, eshtë se ju e doni “athdheun” dhe keni mundesinë per nje “kontribut me konstruktiv”
6. Nuk ke çtë nxjerrish ne dritë, duke sulmuar “ambasadoreshen; shum te respektuar”
Pavaresisht nga mllefi qe sjell me vete ne popull zbulimi i Ilir Metes si i spiun i Sigurimit qe socialistet e Edvinit alias komunistet e Enverit e krahasojne me Gestapon e Hitlerit, por qe kane harruar se Kampi komunist i Tepelenes ishte nje kopje e shemtuar e Auschwitz-it fashist, une per vete them se nje gje duhet qe shqyptaret duhet t’ja njohin dhe t’ja dine per nder Ilir Metes:
ME NUHATJEN E SIGURIMSIT TE TRAJNUAR PER TE ZBULUAR ARMIKUN E JASHTEM, ILIR META NE POSTIN E PRESIDENTIT NUK LEJOI DEPOZITIMIN E ARMEVE KIMIKE TE ASADIT NE SHQYPNI MAREVESHJE MAFIOZE NE TERRIN E NATES QE EDI RAMA KISHTE GATUAR ME AMBASADORIN E PANERUM ARVIZU PER TE BERE BEDELIN E OBAMES,
prandaj:
Historia na meson si edhe tregimi i intelektualit me siper se spiunet e Sigurimit ka raste kur kane qene te doboishem per Vatanin.
Ben vaki tjua heqesh Sali Berishen dhe Ilir Meten nga skena keta gazetarucet e sotem nuk do dinin ceshte “Retorika”
Retorika e ketyre. Na e shpifet. Karaputana te mbaruara,. I thoni vetes gazetare. Copa qurresh te qelbura
‘Informacion’ 30 vjet me Sali-‘intelektuhale’-fev zi!?
Te gjithe pa perjashtim ne sherbim te tere agjenturave dhe numurit DY te diktatures ‘KAPO’-Hisnise!
Ky zhaba apo thith lopa ‘INTELEKTUHALJA’ ashtu si Salija tere jeten kane lare breket e shoqes VITO-Kapo dhe 30 vjet perrallisin per ‘kAmunizem’ dhe nuk guzojne te thone gjysem fjale per tere ish bllokmenet e ‘çunat e bllokut’ qe u kane bere gojore tere jeten!!!!!
Dy fjale per kometuesin Hasan Spahiu;
Besoj se nga gjithe komentuesit ne kete k/artikull ju “I keni rene ne koke muhabetit” kur thua me te drejte se Sigurimi doli jashte ligjit dhe ne 1992 doli Shik-u Gazidedes 1000 here me I dhjere se Sigurimsat tip Meta….
.
Pasi jemi te Shik-u famekeq pse nuk denohet dhe ky sherbim I kohes se Sali Gazidedes aq me shume kur “truri dhe memoria” e tij eshte emruar nga K/M me inicialet EKAR si minister I Shqiperise ne Nato ?.
.
Ajo qe eshte me bizarre ne kete rast eshte fakti I dhimbshem qe “Ciagurimi amerikan” ka bashkpunuar vellazerisht me UDB ( +ASFALINE GREKE) dhe nese ndjekim faktet e ububujeshme te Izet Haxhise thote se emisare amerikane te inteligjences ne Jugoserbi ishin dhe te lidhur me interesa ekonomike serbe si ai rasti I fabrikes Zastava.
.
Ose fakti qe ai permend per Elez Biberajn qe njihet si Sali Berisha Amerikes ka qene I lidhur me Udb dhe Cia-n kur kjo e fundit ja kishte lene kompetancat jugosllavise per ti nxjerre uje te zi Shqiperise deri ne 1992 kur Biberovici me Rajesonoviqin e Beogradit dhe Frankeshtein shkrelin e Titogradit prune dhendrin e Serbise ne pushtet..
E perseris:
Eshte pune e piste e atyre “drejtoreve inteligjente ”
qe merren me Shqiperine ne Washington apo Brekesel
qe duan te denojne banditet Sali & Lili per kilogram gabime
per ti mbrojtur nga tonelata krime te tyre
sepse si duket jane paisur me KARTE PAPREKSHMERIE
per meritat e tyre ne heqjen eshtetit shqiptar nga harta e kombeve normale
bashke me vilajetin e Prishtines..pa harruar dhe palloshin dy metrosh
“dashnorin e Marikes”
Keqardhje !
Jo more Toni, jo shteti nuk ka falimentuar pse thoni Ju qe
menderen e Sali Qenit e keni shnddruar ne gojen tuaj ! E
kam thene edhe me lart se edhe Vashingtoni te ngjallet damka
e Sali Mortjes “ Non Grata” nuk do t’i hiqet kurre sepse Amerika
kurre nuk do te shkele parimet e saj demokratike per nje “zhela-
man” shqiptar qe zbriti mga shpellat me morra e zgjebe per t’u
bere qytetar por kurre nuk e civilizoi genin e tij sadist, hakmarres
e kanunor, karakterin dhe qenjen e tij prej primitivi tribalis dhe Ky
sot nuk le gur pa levizur per te shpetuar lekuren dhe pasurine qe
i ka plackitur shqiptareve ! Hiena e Vicidolit edhe sot na mobilizoi
nje grup horrash, maloke te garuzhdeve te supes, e ashtuquajtura
“Shoqeri Civile” por “civile” nuk kane asgje kane dale ne proteste
para MB duke u shqyer bythesh per te nxjerre ne selamet “bacen”
e Vicidolit qe tash eshte ne grahmat e fundit ! Prangat do te ker/
casin se shpejti RECI e pret, pasuria e Zenit dhe Argites shkojne
te i zoti popull ! Spiuni Meta do ju ndjeke ! Clirimi i Shqiperise nga
mafia e binomit Berisha -Meta po AFRON……!
Dritë në çantën e Baba Takut ,lexoni do kuptoni pseudonimet e sjecilit të Ilirit dhe Saliut ,të fashistve ballistve ,legalistve ,burgagjijve dhe kriminelve e hajdutve politik e ordiner të 30 vjetve të gjitha llojve .Bravo gazetarit talentuar Z. Viktor Malajt,për analizën e sinçertë .
Komenti im….
Dhe cfare lesh komenti kujton se poston ti mër langaraq? Ec e hidhu me kok ke Tëma se atje e ke të garantume sufllaqen.
Ne na grine hajdutet. ,.Le te kete qene spiun..Ne po na grin Hajduti lubia,edvin rama.
Shan i dhjeri,te permjermin.
Shum korr o Viktor….por asgje ne traste.
Shum te lodhshem shkrimet e tua. Pendohem gjithmon kur i lexoj por meqe i ben per lek, kontriboj edhe une….
Ja keshu….
Ju takon te jene ne burg si Saliu edhe Iliri,por kur ske pulen do hash sorren,te perjashtohen nga politika te pakten se na cane trapin.
Pritet nje revolte e jashtzakonshme kunder Hajdutit me te lemerishem qe ka vuajtur ky vend,tradhtari,edvin rama,ne shtator,,do ta shporrim halene hajdut,.Le te beje batuta,nuk do ti gezoje ato qe ka vjedhur,,
Edhe ne vrime te miut ti kete futur,do tja gjejme ,do tja sekuestrojme te tera .
Nuk ke ku shkon o hajdut,,Levat e Xhahid Xhihanit,Sali Lushes,Izet Haxhise ne 97 do te duken trendafila.Sa te hiki populli,,Ik ti mu ne verr te sateme!