Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministrat e Jashtëm të BE diskutojnë sot për tensionet Kosovë-Serbi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ministrat e Jashtëm të BE diskutojnë sot për tensionet Kosovë-Serbi
AktualitetBoteKosovë

Ministrat e Jashtëm të BE diskutojnë sot për tensionet Kosovë-Serbi

Published: November 14, 2022
Shpërndaje

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, pritet të njoftojë sot ministrat e Jashtëm të bllokut për situatën në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për takimet që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të premten në Paris.

Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë aktualisht janë të larta, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin e riregjistrimit të makinave me targa të paligjshme serbe.

Këto makina, rreth 9.000 sosh, qarkullojnë kryesisht në veri të Kosovës, ku popullata shumicë është serbe dhe kontrollohet në masë të madhe nga Beogradi zyrtar.

- Publicitet -

Qeveria e Kosovës do që të gjitha makinat të riregjistrohen me targa RKS, apo Republika e Kosovës, ndërsa Serbia kundërshton, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Si pasojë e tensioneve të rritura, serbët e veriut i kanë braktisur institucionet e Kosovës.

Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të diskutojnë edhe për ndikimin që ka pushtimi rus i Ukrainës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për procesin e zgjerimit të BE-së.

Diskutimi vjen në prag të një samiti midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë.

Nga BE-ja u paralajmërua se do të diskutohet edhe për krizën energjetike në Ballkanin Perëndimor, si dhe për asistencën që blloku është duke ua ofruar vendeve të këtij rajoni në këtë aspekt.

Sa u përket raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ministrat pritet t’i përsërisin thirrjet për angazhimin konstruktiv të palëve në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, në mënyrë që të ulen tensionet.

Po ashtu, pritet të kërkojnë përparim në procesin e dialogut, drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia janë në negociata për këtë qëllim qysh në vitin 2011. Dy vendet kanë arritur një sërë marrëveshjesh, por zbatimi i shumicës së tyre në terren ka ngecur.

Pas takimeve që ka pasur të premten me Kurtin dhe Vuçiqin, Borrell u bëri thirrje serbëve të veriut që të kthehen në institucionet e Kosovës dhe të vazhdojnë t’i zbatojnë përgjegjësitë e tyre.

Ai kërkoi nga dy palët që të gjejnë zgjidhje urgjente për krizën aktuale, ndërsa nga Kosova kërkoi edhe nisjen e bisedimeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Këto obligime, që dalin nga procesi i dialogut, mbeten të vlefshme dhe obliguese”, tha Borrell.

Në BE, disa diplomatë pranojnë se nuk janë të kënaqur me ecurinë e deritashme të dialogut dhe përgjegjësinë për ngecje dhe rritje të tensioneve ua bartin Beogradit dhe Prishtinës.

Pritjet kanë qenë që pas takimit të fundit midis Kurtit dhe Vuçiqit, që është zhvilluar më 18 gusht në Bruksel, të ketë më shpesh takime të tilla – së paku një herë në muaj. Por, nga ajo kohë, nuk ka pasur asnjë.

BE-ja dhe SHBA-ja i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë për dhjetë muaj zbatimin e planit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, me qëllim shmangien e tensioneve.

Qeveria e Kosovës, megjithatë, ka nisur zbatimin e tij më 1 nëntor.

Faza e parë e planit parasheh qortimin e shoferëve që vozisin makina me targa të paligjshme; e dyta parasheh gjoba prej 150 eurosh, ndërsa në të tretën do të shpërndahen targa provuese.

Me këtë plan, pritet që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm, në komunikacion të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Komuniteti ndërkombëtar, gjithashtu, i ka intensifikuar thirrjet për Kosovën që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në vitin 2013, por ajo nuk është zbatuar asnjëherë.

Kurti thotë se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik.

Serbia, në anën tjetër, kërkon që asociacioni të formohet dhe të ketë kompetenca ekzekutive.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 15, 2022 at 12:38 am

    Ka ardhur koha qe Serbia te pranoje Kosoven dhe te shohi perpara.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?