Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndryshimi, praktika e detyruar 1-vjeçare e Mësuesisë reduktohet në 3 muaj!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ndryshimi, praktika e detyruar 1-vjeçare e Mësuesisë reduktohet në 3 muaj!
AktualitetShoqëri

Ndryshimi, praktika e detyruar 1-vjeçare e Mësuesisë reduktohet në 3 muaj!

Published: August 19, 2022
Shpërndaje

Një tjetër ndryshim do të prekë procesin e përgatitjes së mësuesve të rinj. Dikasteri i Arsimit ka vendosur që të reduktojë në tre muaj ndjekjen e praktikave të detyrueshme profesionale për të gjithë mësuesit e rinj. Deri dje, mësuesit e rinj pas përfundimit të studimeve të ciklit të dytë “Master shkencor në Mësuesi”, duhej që të kryenin edhe praktikën e detyrueshme 1-vjeçare në një nga shkollat e arsimit parauniversitar në vend. Rezultatet pozitive në përfundim të praktikës lejojnëçdo mësues të ri, që t’i nënshtrohet edhe provimit të shtetit nëpërmjet të cilit sigurohet leja e ushtrimit të profesionit (licenca profesionale) në profilin lëndor për të cilin mësuesi do të dojë të ushtrojë këtë profesion. Reduktimi i kohës së zhvillimit të praktikës do të bëjë të mundur që mësuesit të kenë më shpejt mundësinë e aplikimit në portalin e punësimit.

“Dëshiroj të informoj të gjithë studentët dhe të sapodiplomuarit për mësuesi se me urdhrin nr. 437, datë 20.07.2022, me ndryshimet e reja në Rregulloren e Praktikës Profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit, periudha e praktikës pas studimeve master nuk do të zgjasë më 1 vit, por vetëm 3 muaj (një periudhë mësimore). Shkurtimi i kësaj periudhe vjen si unifikim i kohëzgjatjes së praktikës edhe me profesionet e tjera të rregulluara, si ai i mjekut, i infermierit dhe i psikologut, të cilët gjithashtu e kanë kohëzgjatjen e praktikës 3 muaj. Kjo mundëson pjesëmarrje më të shpejtë të mësuesve në portal dhe më pas edhe për punësim. Në fokus të vëmendjes sonë janë pa dyshim nxënësit, për arsim cilësor e gjithëpërfshirës, por gjithashtu edhe mbështetja dhe vlerësimi i mësuesve në misionin e tyre për edukimin e brezave”, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme nëpërmjet postimi të bërë në rrjetet sociale, ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.

Reduktimi i periudhës kohore të zhvillimit të praktikave shoqërohet edhe me rishikimin e normave të frekuentimit të saj. Në urdhrin e ri të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit përcaktohet se praktikanti që ka munguar në më shumë se 30 për qind të orëve mësimore të kohës së përcaktuar për realizimin e praktikës do të duhet që të përsërisë të plotë nga e para praktikën profesionale. Në rastet e tjera kur rezulton se praktikanti ka munguar 20–30 për qind të orëve mësimore të kohës së përcaktuar për realizimin e praktikës, ndjekja e saj do i shtyhet edhe me 1 muaj më shumë. Po sipas kushteve të diktuara nga urdhri, kur praktikanti ka munguar më pak se 20 për qind të orëve mësimore të kohës së përcaktuar për realizimin e praktikës, do i nënshtrohet vlerësimit sipas rregullores së përcaktuar.

- Publicitet -

Ndjekja e praktikës

Rregullorja e praktikave profesionale për mësuesinëpërcakton se kanë të drejtë për të zhvilluar praktikën profesionale të gjithë kandidatët që kanë fituar një diplomë të ciklit të parë dhe të ciklit të dytë në fushën e mësuesisë, ose diplomë të njëvlershme me to, sipas përcaktimeve në ligjin për arsimin e lartë në vend dhe ligjit për profesionet e rregulluara. Po ashtu në ndjekjen e praktikës do të pranohen edhe të gjithë kandidatët që kanë fituar diplomë të ciklit të parë dhe të ciklit të dytë në fushën e mësuesisë ose diplomë të njëvlershme me to, para hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10171, datë 22.10.2009, “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe që nuk kanë ushtruar profesionin e mësuesit, sipas përcaktimeve të kuadrit ligjor të kohës. Një tjetër kusht është edhe profili ku kandidati do të regjistrohet për të zhvilluar praktikën profesionale, i cili duhet të lidhet me programin e studimit të ciklit të parë dhe/ose ciklit të dytë që ka përfunduar kandidati.

Përjashtohen nga detyrimi i ndjekjes së praktikës

Janë edhe njësërë kategorish të cilat nuk do e kenë të nevojshme ndjekjen e praktikës profesionale për ushtrimin e këtij profesioni. Në këtë rast, rregullorja përcakton se nuk e kanë të detyrueshme ndjekjen e praktikës profesionale të gjithë personat që para hyrjes në fuqi të ligjit “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, kanë fituar diplomën e institucioneve të arsimit të lartë në fushën e edukimit ose diplomë të njëvlershme me të, si dhe e kanë ushtruar profesionin e mësuesit, sipas përcaktimeve të kuadrit ligjor të kohës. Nga ky detyrim përjashtohen edhe të gjithë mësuesit që e kanë kryer praktikën profesionale dhe kanë fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit të rregulluar të mësuesit jashtë Republikës së Shqipërisë, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi. Nga detyrimi për ndjekjen e praktikës përjashtohet edhe çdo person tjetër që ka kryer të paktën një vit mësimor punë si mësues në një institucion arsimor dhe ka fituar diplomën.

Mbikëqyrja e praktikës

Gjatë ndjekjes së praktikës, çdo praktikant do të mbikëqyret nga një mentor, mësues me përvojë në lëndën përkatëse për të cilën praktikanti është diplomuar. Mentori që do të ndjekë udhëheqjen e praktikave duhet të plotësojë këto kritere: Të ketë kategorinë më të lartë të kualifikimit në lëndën përkatëse dhe të jetë vlerësuar me të paktën “C” (mirë), të ketë rezultate të larta e të qëndrueshme të nxënësve të tij, në provimet e Maturës Shtetërore ose provimet kombëtare të arsimit bazë, nëse lënda përfshihet në provim, të jetë pjesëmarrës i rregullt në programe dhe module të zhvillimit profesional. Një tjetër kusht i rëndësishëm është edhe fakti që mentori duhet të njohë legjislacionin që ka të bëjë drejtpërdrejt me veprimtarinë e mësuesit.

Mentori ndihmon praktikantin të kryejë me sukses praktikën profesionale nëpërmjet: zhvillimit të aftësive dhe të shprehive të praktikantit përmes vëzhgimeve, këshillimeve, rekomandimeve, komenteve dhe veprimtarive të ndryshme, krijimit të mundësive për praktikantin, në zbatimin e metodave bashkëkohore dhe interaktive në mësimdhënie, përdorimit të mjeteve të ndryshme zhvillimore për praktikantin, si: detyra, pjesëmarrje në grupe pune, trajnime afatshkurtra, këshillime karriere personale etj, mbikëqyrjes së vazhdueshme të performancës së praktikantit, sipas instrumenteve të përcaktuara në rregullore, sigurimit për praktikantin të informacionit të nevojshëm për sistemin arsimor shqiptar, duke i rekomanduar atij literaturë bashkëkohore, si dhe motivimit të praktikantit për të synuar nivele të larta të performancës.

Mentor për klasat nga 1–5 është mësuesi i klasës. Ndërsa mentori i klasave 6–12 vëzhgon praktikantin gjatë procesit të mësimdhënies, i cili planifikohet në klasa të ndryshme. Në rregullore saktësohet se mentori mban përgjegjësi për ecurinë e praktikës profesionale të praktikantit dhe për vlerësimin e tij në përfundim të saj, njohjen e praktikantit me rregulloren dhe me formatin e vlerësimit, hartimin e planit mujor të orëve të vëzhgimit nga praktikanti dhe orët e planifikuara si mësues ndihmës (klasat dhe datat).

Mentori gjithashtu duhet që të zhvillojë seanca bashkëbisedimi dhe këshillimi me praktikantin, të hartojë planin ditor të mentorit ku përshkruan veprimtarinë e tij si mentor në orët e vëzhgimit dhe të shënojë konstatimet dhe këshillat kryesore për seancat këshilluese me praktikantin, të plotësojë vlerësimin e praktikantit për çdo orë vëzhgimi, të ndihmojë praktikantin për përgatitjen e portofolit që duhet të dorëzojë në përfundim të praktikës, të përgatisë raportin e vlerësimit, në përfundim të veprimtarisë së praktikantit.Një mentor mund të mentorojë 1 ose 2 praktikantë.

Vlerësimi i praktikantit

Mentori vlerëson praktikantin në mbarim të praktikës, duke u mbështetur te vëzhgimet e tij, në intervistat që realizon me praktikantin dhe në portofolin e praktikantit.Mentori vlerëson praktikantin për secilën kompetencë, të përshkruar në një format standard. Vlerësimi për secilën kompetencë bëhet në katër nivele: niveli “Shumë mirë”, kur praktikanti ka një nivel shumë të mirë në realizimin e kompetencës, niveli “Mirë”, kur praktikanti ka një nivel të mirë në realizimin e kompetencës, niveli “Mjaftueshëm”, kur praktikanti ka vështirësi në realizimin e kompetencës, si dhe niveli “Dobët”, kur praktikanti nuk e zotëron kompetencën.

Më pas do të jetë një komision ekspertësh që do të shqyrtojë dosjen e praktikës së çdo kandidati. Komisioni shqyrton dosjen e praktikantit që përmban dokumentin “Vlerësimi i praktikantit” nga mentori dhe portofolin e praktikantit, si dhe interviston praktikantin.

Për vlerësimin e praktikantëve ngrihet Komisioni i vlerësimit të praktikantëve me vendim të drejtuesit të Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar. Komisioni kryesohet nga përgjegjësi i sektorit të monitorimit të kurrikulës dhe i zhvillimit profesional dhe përbëhet nga një specialist i këtij sektori, një specialist jurist, një drejtor shkollës dhe një kryetar ekipi lëndor përkatës. Sipas afateve të përcaktuara, brenda një afati 30-ditor nga data e përfundimit të praktikës profesionale nga praktikantët drejtoria e institucionit arsimor, ku praktikantët kanë kryer praktikën dhe Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar organizon, realizon dhe përfundon procedurat për vlerësimin e praktikantëve.

Komisioni vlerëson ‘Dobët’ praktikantin, kur në të paktën një kompetencë ka vlerësimin ‘Dobët’. Në këtë rast, komisioni shtyn afatin e zhvillimit të praktikës profesionale me një muaj. Shtyrja prej një muaji mund të përsëritet deri në tri herë. Praktikanti mund të zhvillojë praktikën profesionale në të njëjtin institucion arsimor. Në përfundim të procesit, kur kandidati vlerësohet pozitivisht ai pajiset me certifikatën e praktikës profesionale që përgatitet nga zyra vendore e arsimit parauniversitar.

Synimi i praktikës profesionale

Praktika profesionale synon sigurimin e cilësisë së mësimdhënies nga mësuesit e rinj dhe performancë të lartë të profesionit të mësuesit, përvetësimin e mëtejshëm të njohurive teoriko-profesionale, të aftësive e shprehive praktike dhe normave të etikës e të sjelljes së mësuesit, si dhe zhvillimin e kapaciteteve të mësuesve të ardhshëm për një përshtatje më të mirë ndaj ndryshimeve të kurrikulës, mësimdhënies si dhe komunikimit me fëmijët dhe të rinjtë.

Ndryshimet e bëra nga MAS

  • Kohëzgjatja e praktikës profesionale që kryhet nga praktikanti është një periudhë mësimore qëështë 3 muaj.
  • Praktikanti që ka munguar me shumë se 30 për qind të orëve mësimore të kohës së përcaktuar për realizimin e praktikës, përsërit të plotë praktikën profesionale.
  • Praktikantit që ka munguar 20–30 për qind të orëve mësimore të kohës së përcaktuar për realizimin e praktikës, i shtyhet praktika 1 muaj.
  • Praktikanti që ka munguar më pak se 20 për qind të orëve mësimore të kohës së përcaktuar për realizimin e praktikës, i nënshtrohet vlerësimit.
  • Komisioni vlerëson ‘Dobët’ praktikantin, kur në të paktën një kompetencë ka vlerësimin ‘Dobët’. Në këtë rast, komisioni shtyn afatin e zhvillimit të praktikës profesionale me një muaj. Shtyrja prej një muaji mund të përsëritet deri në tri herë. Praktikanti mund të zhvillojë praktikën profesionale në të njëjtin institucion arsimor.

Norma e orëve mësimore për praktikantët

  • Drejtori i institucionit arsimor përcakton shpërndarjen e normës mësimore të praktikantëve në orë si mësimdhënës, si mësues ndihmës dhe për vëzhgime të procesit mësimdhënës. Praktikanti kryen praktikën profesionale për një periudhë mësimore (3 muaj).
  • Praktikanti e ka normën e praktikës profesionale sa norma e mësuesit të profilit përkatës. Praktikanti jep mësim 1/4-ën e normës javore të mësuesit përkatës. Pjesa tjetër e normës ndahet: 1/2 e orëve si mësues ndihmës dhe 1/2 e orëve për vëzhgime të procesit mësimdhënës. Praktikanti ka detyrime profesionale të njëjta me ato të mësuesve të institucionit arsimor, përfshirë pjesëmarrjen në mbledhjet e ekipit lëndor e të këshillit pedagogjik, si dhe detyrën e mësuesit kujdestar
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Guacka e Zvërnecit
  2. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  3. Anonymous on Tymnaja e “patriotëve”
  4. Luzati on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  5. K R on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?