Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Begaj në Konferencën për Financimin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Begaj në Konferencën për Financimin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara
Uncategorized

Begaj në Konferencën për Financimin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara

Published: June 30, 2025
Shpërndaje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (FFD4) së bashku me liderët e mbledhur në Sevilja të Spanjës.

Në fjalën e tij, Presidenti i Republikës solli në vëmendje angazhimin e Shqipërisë dhe hapat e  ndërmarra nga vendi ynë për zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit paraqiti vizionin e vendit tonë për nevojën e financimit për zhvillim si një mundësi që garanton rritje ekonomike të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe investim për qytetarët përmes politikave ekonomike të bazuara në drejtësinë sociale.

Duke iu referuar sfidave të shumta globale, Presidenti Begaj u shpreh  për domosdoshmërinë e veprimeve të përbashkëta që i përkthen angazhimet në rezultate konkrete:

“Financimi për zhvillim të qëndrueshëm duhet të ketë në qendër mirëqenien e njerëzve. Politikat ekonomike dhe drejtësia sociale janë të pandara”, – theksoi Presidenti i Republikës, duke paraqitur gjatë fjalës së tij politikat e ndjekura nga vendi ynë: “Në Shqipëri jemi të angazhuar në zhvillimin e aftësive dhe fuqizimin e të rinjve, në zgjerimin e mbrojtjes sociale dhe përmirësimin e garantimit të shërbimeve cilësore të kujdesit shëndetësor dhe arsimor.”

Presidenti Begaj foli për reformat e ndërmarra nga Shqipëria, duke nënvizuar se procesi i financimit për zhvillim  është më shumë se një agjendë në kuadrin teknik:

“Si një vend në zhvillim me orientim të qartë reformues, Shqipëria ka shënuar përparime të dukshme në nxitjen e rritjes gjithëpërfshirëse, forcimin e qeverisjes demokratike dhe rritjen e llogaridhënies. Investimet në arsim, shëndetësi, infrastrukturë digjitale dhe energji të rinovueshme janë kthyer në përparësinë tonë strategjike. Po zbatojmë reforma fiskale për të rritur transparencën dhe paanshmërinë në sistemin tatimor, si dhe po punojmë në mënyrë të intensifikuar për të siguruar që shpenzimet publike të jenë të orientuara drejt përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”.

Për vijimësinë e këtyre politikave, Presidenti Begaj vuri në dukje se asnjë vend, pavarësisht madhësisë apo ambicieve të tij, nuk mund të përballojë i vetëm barrën e financimit për zhvillimin. Presidenti theksoi rëndësinë e një  sistemi financiar global që nxit transformimin.

“Shqipëria i bashkohet gjithnjë e më shumë zërave në rritje për një arkitekturë financiare globale të reformuar që të jetë më gjithëpërfshirëse, më përfaqësuese dhe më e aftë për të përballuar krizat e shumta dhe të ndërlidhura që karakterizojnë kohën në të cilën jetojmë.

“Financimi për zhvillim nuk duhet të mbetet një slogan”, – deklaroi Kreu i Shtetit, duke u fokusuar  te forcimi i bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor:

“Shqipëria njeh, gjithashtu, rolin thelbësor që ka bashkëpunimi rajonal në çlirimin e potencialit për financim të zhvillimit. Ne jemi aktivisht të angazhuar në nisma që forcojnë tregtinë rajonale, përmirësojnë infrastrukturën ndërkufitare dhe nxisin ndarjen e dijes ndërmjet vendeve fqinje. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një përparësi strategjike e vendit tonë.”

Kreu i Shtetit rikonfirmoi se Shqipëria do të mbetet një partnere aktive dhe konstruktive në komunitetin global të zhvillimit, duke besuar në rëndësinë e multilateralizmit, në fuqinë e bashkëpunimit dhe në të drejtën e çdo individi për të jetuar me dinjitet, larg varfërisë dhe frikës.

Presidenti Begaj zhvilloi në Sevilja takime me Mbretin e Spanjës dhe Kryeministrin e saj, me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, si dhe me krerë shtetesh, pjesëmarrës në konferencë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    June 30, 2025 at 7:47 pm

    Me behet qejfi kur e shoh presidentin normal te Shqiperise mes kolegesh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?