Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nisin procedurat, hapat si mund të bëni regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Nisin procedurat, hapat si mund të bëni regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë
KryesoreShoqëri

Nisin procedurat, hapat si mund të bëni regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë

Published: June 20, 2023
Shpërndaje

 

Edhe për vitin e ri shkollor 2023-2024 regjistrimet për klasat e para do të zhvillohen në portalin qeveritar “e-albania”. Autoritetet e arsimit bëjnë me dije se tashmë kanë nisur procedurat për regjistrimin e të gjithë fëmijëve që do të ndjekin klasën e parë gjatë vitit të ri mësimor që do të iniciojë në  datën 11 shtator. Sikundër ka ndodhur edhe një vit më parë, brenda pak minutash, duke bërë aplikimin online në portalin qeveritar, prindërit do të mund të zhvillojnë procedurat për regjistrimin e fëmijës në klasë të parë. I vetmi dokument që do të kërkohet gjatë plotësimit të aplikimit është ai i kujdestarisë ligjore që duhet vetëm në rastet kur aplikimi për regjistrim kryhet nga personi që ka kujdestarinë ligjore.

Risi këtë vit në regjistrime do të jetë edhe ulja e moshës së pranimit të fëmijëve që do të mund të ndjekin klasën e parë. Konkretisht, referuar ndryshimeve të bëra në ligjin për arsimin parauniversitar, në vitin shkollor 2023-2024 në klasën e parë do të mund të regjistrohen edhe fëmijët të cilët moshën 6 vjeç do ta mbushi deri në datën 31 dhjetor të këtij viti. Ky rregull nuk është me detyrim. Do të jenë vetë prindërit ata që do të vendosin nëse do të vendosin për dërgimin e fëmijës në klasë të parë edhe pa mbushur moshën 6 vjeç.

- Publicitet -

Përzgjedhja e shkollës

As për vitin e ri shkollor nuk do të lejohet regjistrimi sipas preferencave, por vetëm sipas vendbanimit. “Shërbimi elektronik “Regjistrimi në klasë të parë” u vjen në ndihmë nxënësve të cilët duhet të regjistrohen në klasën e parë në shkollat e arsimit bazë parauniversitar për vitin shkollor 2023 – 2024. Personi që ushtron përgjegjësinë prindërore mund të bëjë një aplikim online, ku plotëson të dhënat e nevojshme të formularit. Nxënësit i lejohet të regjistrohet në institucionin arsimor publik që mbulon vendbanimin e personit që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit. Harta e mbulimit të territorit, e miratuar nga njësia vendore e arsimit parauniversitar do të respektohet gjatë regjistrimit të nxënësve në klasën e parë”, sqarojnë autoritetet e dikasterit të Arsimit.

Plotësimi i aplikimit

Procedura e aplikimit është e njëjtë me atë të zhvilluar gjatë vitit të shkuar. Kështu, hapi i parë që duhet të ndiqni në kryerjen e procedurës së regjistrimit është hyrja në portalin www.e-albania.al, ku pasi të jeni identifikuar si qytetar duhet të zgjidhni shërbimin e listuar “Aplikim për regjistrim në klasë të parë” dhe të klikoni në butonin që shkruan “Përdor”. Pasi të keni hyrë në portal dhe të keni bërë identifikimin, do të hapet edhe formulari përkatës, ku duhet të plotësoni me kujdes të gjitha të dhënat e kërkuara për fëmijën në varësi të adresës ku ju keni vendbanimin. Në përfundim të plotësimit të formularit duhet të aplikoni sërish në butonin “Dërgo”. Aplikimi mbërrin në shkollën përkatëse ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe shkolla fillon procedurën për trajtimin e kërkesës. Kur shkolla konfirmon se çdo gjë është në rregull shkolla regjistron nxënësin, dhe më pas bën njoftimin për aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit brenda 5 ditësh nga momenti i dërgimit të aplikimit.

Për rastet në të cilat aplikimi do të jetë i rregullt dhe fëmija do të pranohet në shkollën përkatëse, personi që ushtron përgjegjësinë prindërore do të duhet të dorëzojë në sekretarinë e shkollës fizikisht Kartelën e Vaksinimit të fëmijës jo më vonë se 10 ditë para fillimit të vitit shkollor. Vetëm në momentin e dorëzimit të Kartelës së Vaksinimit regjistrimi i fëmijës quhet i përfunduar. Ndërsa për rastet në të cilat aplikimi fillestar do të refuzohet, kjo për shkak të përzgjedhjes së shkollës në bazë të preferencave, autoritetet thonë se personi që ushtron përgjegjësinë prindërore vazhdon aplikimin brenda afatit në institucionin arsimor ku i takon regjistrimi i fëmijës.

Arsimi bazë i detyruar synon të zhvillojë aftësitë intelektuale, krijuese, praktike dhe fizike të nxënësve, të zhvillojë personalitetin e tyre dhe t’i pajisë ata me elementet themelore të kulturës së përgjithshme dhe edukatën qytetare. Arsimi bazë i detyruar fillon në moshën 6 vjeç dhe zgjat 9 vjet. Nxënësi është i detyruar të ndjekë arsimin bazë deri në moshën 16 vjeç. Arsimi bazë është i njësuar. Institucionet e tij shtrihen në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Shtetasit që mbushin moshën 16 vjeç, por që nuk arrijnë ta përfundojnë arsimin bazë, mund ta përfundojnë atë në shkollat me kohë të shkurtuar. Arsimi bazë përbëhet nga dy cikle: Cikli fillor, (klasa I-V) dhe Cikli i mesëm i ulët, (klasa VI-IX). Arsimimi i nxënësve me aftësi të kufizuar bëhet në shkolla speciale, në klasa speciale brenda shkollave normale ose të integruar në klasa normale.

 

 

Hapat që duhet të ndiqni:  

  • Identifikohuni si qytetar në portalin qeveritar www.e-albania.al.
  • Zgjidhni shërbimin “Regjistrimi në klasë të parë” dhe klikoni butonin “Përdor”.
  • Personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, aplikon brenda afatit në institucionin arsimor ku i takon regjistrimi i fëmijë
  • Plotësoni formularin e aplikimit dhe klikoni “Dërgo”
  • Aplikimi mbërrin në shkollën përkatëse ku nxënësi ka adresën e banimit në një nga rrugët që mbulon institucionin arsimor dhe shkolla fillon procedurën për trajtimin e kërkesë
  • Në qoftë se çdo gjë është në rregull shkolla regjistron nxënësin
  • Shkolla njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit brenda 5 ditësh nga momenti i dërgimit të aplikimit.
  • Personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, aplikon brenda afatit në institucionin arsimor ku i takon regjistrimi i fëmijës.
  • Në rast pranimi të aplikimit personi që ushtron përgjegjësinë prindërore dorëzon në sekretarinë e shkollës fizikisht Kartelën e Vaksinimit të fëmijës jo më vonë se 10 ditë para fillimit të vitit shkollor.
  • Vetëm në momentin e dorëzimit të Kartelës së Vaksinimit regjistrimi i fëmijës quhet i përfunduar.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  • Enigma e Zvërnecit: Pse po heton SPAK investimin në kulmin e protestave
  • Ata të rinj që janë në shesh…
  • Një oktalog mbi ngjashmëritë mes Ramës dhe Trumpit
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?