Faqja e njohur investiguese Prapaskena ka nisur një hetim mbi aferat dhe pazaret në RTSH, ku flitet për një “kukull” dhe për një “gjysh”.
Radiotelevizioni Shqiptar është padyshim një nga rrangallat, që vijon të financohet pa pushim për 30 vite me radhë. Pa u përshtatur, pa u transformuar, pa u reformuar, pa u bërë një adresë e besueshme për opinionin shqiptar.
Një nga ato institucione që njësoj si thithlopa, ka duruar në mënyrë të pashoqe zagushinë e politikës dhe duke ngrënë nga paratë e shqiptarëve, ka ecur në rrugën monotone të ripërtypjes së kakës që ia jep falas partia e radhës.
E kemi këtë të drejtë të flasim me këtë gjuhë, sa kohë që për të paguajmë – ose na i marrin paratë pa patur fare dëshirë.
Ndër politikanët që është ankuar dikur më së shumti për këtë institucion parazitar, që nuk justifikon për asnjë çast të vetëm lekët që u merr njerëzve, është kryeministri aktual, Edi Rama. I cili e ka patur premtim të vetin transformimin e RTSH-së. Por si shumë premtime mbetën atje ku u thanë.
Ka një kontraditë shumë të thellë mes të ardhurave që ky Tv ka dhe produktit final që prodhon dhe shikueshmërisë për opinionin publik, pasi, vit pas viti pas ‘90-ës, torta e shikueshmërisë së RTSH ka ardhur gjithmonë duke u rudhur sa ka zbritur nën 10 % sot. Kriza e drejtimit në vitet e fundit ndryshoi dhe ligjin.
Ka interes publik që të flitet për ndryshimin e këtij televizioni, që quhet publik, e të cilin kryeministri i vendit, i cili na merr për këtë kanal mbi 25-30 milionë euro, as nuk e sheh fare. Kështu deklaroi të paktën para disa kohësh në një intervistë dhe shpresojmë se nuk e ka bërë këtë nga frika se mos binte në sy si Demode.
Të mos flasësh për ndryshimin e domosdoshëm e këtij institucioni, më së paku dëshmon paaftësi. Dhe kjo paaftësi për të zgjidhur një punë të vetme ashtu siç duhet, është targa historike e kësaj qeverie, e cila përpara se të lidhë kokën për punë drejtorësh, do të ishte mirë që të spërkaste me pak “rilindje”, çezariane po qe nevoja, edhe këtë karakatinën RTSH.
Për t’ia kthyer atë publikut meqë e paguan, ose po qe se jo ta integronte në treg dhe aty të provohej.
Qeveria, do të duhet të paktën të na sqaronte për qëllimin pse mbahet ende një institucion i tillë në këmbë, për çfarë shërben dhe çfarë vlere ka. Televizioni, edhe kur ai është publik apo shtetëror, nuk është shërbim i detyrueshëm apo i domosdoshëm për njerëzit. Ai bën pjesë tek ofertat që i bëhen qytetarëve dhe kundrejt ofertës ka një kundërpërgjigje që vjen sipas vlerësimit dhe vullnetit të klientit.
Por kur paratë për këtë gjë të paemër për nga funksionet në raport me kohën, i merr tinëz përmes faturës së dritave, atëherë kjo është njësoj sikur t’u kërkosh njerëzve të paguajnë pafundësisht një pacient, të cilin në vend që mjeku ta shërojë, e dozon pafundësisht me arsenik.
E mira e të gjithëve e do që RTSH-ja të ndryshojë dhe të bëhet vërtet diçka përtej llafeve që janë thënë përherë. Përmbajtja nëse është e mundur, por nëse jo, modeli i menaxhimit.
Politizimi i RTSH-së, ja si ndahet haptazi “torta” e Këshillit Drejtues
Në mars 2022 përfaqësues të shumicës dhe pakicës parlamentare në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, kanë pranuar haptazi politizimin e Radio Televizionit Shqiptar duke kërkuar përfaqësim politik në Këshillin Drejtues të këtij institucioni publik.
Opozita këmbënguli që dy anëtarët e rinj që do të zgjidhen në këtë këshill t’i takojnë asaj, pasi nuk i është dhënë mundësia e përfaqësimit për shkak të mungesës në Kuvend gjatë legjislaturës së shkuar.
Edhe pse ligji ia njeh të drejtën e propozimit të kandidaturave shoqatave të medias, universiteteve dhe organizatave të shoqërisë civile, mënyra e përzgjedhjes i ka lënë në dorë politikës të bëjë pazaret e saj.
Çfarë thotë procesverbali? Deputeti socialist Petro Koçi, si drejtues i mbledhjes në atë kohë, njoftoi se bëhej fjalë për dy vende vakante që sipas tij, i takonin njëri shumicës dhe tjetri pakicës parlamentare.
“Kemi dy vende vakante në këshill, Petrit Ruka i ndarë nga jeta, i propozuar nga mazhoranca dhe Thanas Gogo që ka dhënë dorëheqjen i propozuar nga pakica,”- tha ai.
Por deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi kërkoi që të dy vendet t’i lihen opozitës, si balancim pasi sipas tij 8 anëtarët aktualë në këshill i kishte zgjedhur mazhoranca.
“Këto dy vende janë përfaqësues të mbrojtur e të mbështetur nga pakica dhe nga shumica apo profesionistë që i nënshtrohen një procedure të rregullt?” pyeti Boçi, ndërsa kërkoi që të kishin një konsensus si në rastin e AMA-s.
Boçi kërkoi që të bëhej një analizë se kush i ka mbështetur anëtarët aktualë të KDRTSH-së, duke pretenduar se PD ka të drejtë të zgjedhë dy anëtarët e rinjë.
“Pse duhet ta ndajmë një shumica e një pakica, le t’i marrë të dy pakica sepse ne nuk kemi qenë në parlament, nuk kemi përfaqësues të mbrojtur,” tha ai, duke e cilësuar si të drejtë të opozitës.
Të njëjtin qëndrim mbajti dhe deputetja tjetër e PD-së, Ina Zhupa, e cila e cilësoi “të kapur nga mazhoranca” KDRTSH-në.
“PD ka qenë e qartë në procesin e përzgjedhjes së KDRTSH, që në krye të herës kur u kthyem në parlament,” tha ajo, duke i kërkuar kolegëve socialistë që të pranohet me një “parim xhentëllmenësh” që dy anëtarët e rinj t’i lihen PD-së. “Sot KDRTSH është i kapur dhe përfaqëson në mënyrë të hapur vetëm mazhorancën,” shtoi Zhupa.
Petro Koçi u përgjigj se nuk mund të zgjidhej dot çështja e procedurave të ndjekura nga Kuvendi kur PD-ja ishte në bojkot, por ai shtoi se pretendimi i saj “në planin moral është një pretendim që vlen të dëgjohet”.
Gjithsesi, Koçi e cilësoi krejt formal parashtrimin e bërë se dy vendet vakante ishin të caktuar një për PD-në dhe një për PS-në ,duke e shtyrë për momentin e përzgjedhjes së emrave debatin për mbështetjen politike të kandidatëve të rinj.
Opozita gjithashtu shfaqi rezerva për mënyrën si ka funksionuar Këshilli Drejtues i RTSH-së, duke e konsideruar në shkelje të ligjit zgjedhjen e drejtorit të kohës.
Vakancat në këtë këshill janë kthyer gjithmonë në përplasje politike, edhe pse ligji i kërkon televizionit publik që të jetë i paanshëm politikisht në punën e tij.
Në maj 2021 u plotësuan katër vakanca, të zgjedhura në një parlament të dominuar nga mazhoranca socialiste dhe një opozitë parlamentare e kontestuar pas largimit të PD-së nga Kuvendi.
Edhe Bordi i Autoritetit të Medias Audiovizive iu nënshtrua një përzgjedhje tërësisht politike të kandidaturave të ardhura në këtë komision. Me procedurën e eleminimit PS dhe PD lanë në listë emrat e tyre të preferuar.
Shume mire qe keto potrale bejne emisione investigative per RTSH por te hedhe edhe nje sy Topit dhe Klanit per ato emisione skandaloze BBV, Perpithen etj. Investigo si I marrin leket nga AMA? Te dyja bashke nuk munde te rrine.
Nuk e kuptuam kush ishte gjyshi dhe kush kukulla. Një shkrim që nis me inat të madh dhe përfundon si një artikull i se ndjerës RD. Pa autor shkrimi bëhet edhe më “menderisht”, sepse RTV shihet rregullisht nga mijëra shqiptarë në të gjithë botën. Televizione publike kane shumë vende të botës..Me vjen keq që gazeta “Dita” ka nisur te anoj djathtas , megjithëse kritikon “djathtizmin” e Edi Ramës.
Litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari
RTSH mund te mos kete perparuar ,por televizionet klan dhe top channel e shume tv te tjera jane nje shemtirellek qe te vjen per te vjell .Emisionet e blendi fevziut jane nje vizion i degjenerimit te politikes qe dhe prostitutave ja kalon me ato opinione .Prostituta ka pazarin e saj dhe mbaron po aty emisione perdridhen si blenderet per te shtrydhur fruta e ti pine lengut politikaanet e superrkorruptua te djathte dhe te majte
Mediat në shumicën e rasteve kanë programe që mund të degjenerojnë rininë, është pikërisht mungesa e shumë programeve cilësore, informuese, që nga përrallat për fëmijë, vijon me konkurse për arsimin 9vjeçar dhe të mesëm, për aktivitete të ndryshme sportive nga të rinjtë në qytete të ndryshme, për angazhime në shfaqe artistike, për aktivitete si marrja me lojën e shahut, promovimi i librit dhe poezive të krijuar nga nxënësit, njohja me traditat e vendit ku po rriten, vizita në muzeumet etnografik dhe historikë të qytetit, konkurse mes shkollave për letërsinë.. Historinë, në gjuhët e huaja etj. që kanë sjellë probleme në të shoqërinë tonë.
Të gjithë këto probleme thellohen nga puna jo e dobishme dhe efektive e institucioneve arsimore si dhe ndikimi shumë i dëmshëm i mediave televizive. Dhe pastaj flasim për analfabet funksional.
Kush mban përgjegjësi për këtë, mbajnë përgjegjësi institucionet shtetërore, vet shteti i papërgjegjshëm për të ardhmen e vendit.
Të gjithë institucionet duhet të organizojnë punën në kolegjalitet për progresin total të mirëqenies sociale të vendit (ekonomike, kulturore dhe sociale)
Shqetësuese është media private si për nga skemat programore financimi informimi të cilat për pak para tregtojnë vlera të mëdha
AMA eshte krejt kot, ose e korruptuar, ose e paafte ose ne sherbim te politikes. Si lejohen emisionet degjeneruese ne TOP Cenell, Klan apo gjuha e piste e pisit filogrek Arian Cani. TVSH vertet ka rene ne mediokritet e plogeshti, por te pakten nuk ka lejuar degjenerime te tilla si TOP Cenell dhe Klani. Kjo vjen ngaqe ne krye teTVSH vihen drejtues te paafte, te korruptuar, krejtesisht anonime, qe nuk marrin vesh as nga nga arti,as nga krijimtaria dhe as nga emisionet edukuese. Pyetni nje po deshet kush eshte drejtues i RTSH? Asnje nuk e di, ndoshta as punonjesit qe punojnew aty…
Kam mbi 30 vite qe nuk ev shoh tvsh-ne.Ne cdi fature drirashe e shoh taksen e sah!?Pse!?
RëTëSHë moj RëTëSHë
Demos taksën pse ia vë
Demo ty nuk të sheh kurrë
Që ku kish dikur një “LURË”.
RëTëSHëja shpejt përgjigjet
Dhe s’mendohet as një çikë
Kam ca qindra “mercenarë”
Që duhet të ushqen çdo ditë.
Kam me qindra parazitë
Qē mbaj me rroga e dieta
Veç për kafe vijnë në punë
Dhe shfletojnë nja dy gazeta.
Bëjnë dhe ca kronika kot
Emisione për të vjellë
Flasin për një lopë barsë
Që së shpejti do të pjellë.
Uuu Rtsh, s’durohet! Eat shit – tha gdita!
shkrim pa lidhje
kush eshte gjyshi dhe kush kukulla????
asgje nuk kuptohet
flisni me emra
RTSH nuk eshte degjeneruar dhe as kthyer ne nje medie tregtare me trasmetime negative e skandalesh per te fituar deggjues e shikues. Vertet qe duhet te punohet shume me teper per te paraqitur pozitiven e jetes sone. Ndjeku me shume kenaqesi shume video te nje reporteri qe quhet Rrok Lelçaj, qe kurdohere paraqet te verteten por anen pozitive te saj. Ne vendin tone tashme ka mjaft te gazetare te rinj e mund te vazhdojne te na informojne permes medieve publike per jeten ne vendin tone, por kurdohere me shikimin pozitiv te saj. Eshte e domosdoshme nje gje e tille qe rinise ti tregohen rruget per te ndertuar te ardhmen e tyre ne Shqiperi, te ata te rrisin besimin e te mos te marrin rruget e emigracionit.