Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Osmani takon delegacionin e kongresit amerikan: Partneriteti me SHBA-në, shtylla kryesore për stabilitet në rajon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Osmani takon delegacionin e kongresit amerikan: Partneriteti me SHBA-në, shtylla kryesore për stabilitet në rajon
KosovëLajmi i fundit

Osmani takon delegacionin e kongresit amerikan: Partneriteti me SHBA-në, shtylla kryesore për stabilitet në rajon

Published: May 30, 2025
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtylla kryesore për garantimin e stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.

Këto deklarata ajo i bëri në takimin me delegacionin e Kongresit amerikan të udhëhequr nga kongresistet, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan si dhe me të ngarkuarën me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati.

“Ajo [Osmani] nënvizoi se sa herë që SHBA-ja ka qenë e përfshirë dhe ka luajtur rol aktiv në rajonin tonë, janë arritur zgjidhje të qëndrueshme dhe është shënuar përparim i rëndësishëm”, u tha në njoftimin për media të lëshuar nga Presidenca e Kosovës.

- Publicitet -
Sipas njoftimit, presidentja Osmani me dy kongresistet amerikane ka diskutuar për situatën politike dhe atë të sigurisë në Kosovë, por edhe për forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në, veçmas në fushën e mbrojtjes, investimeve dhe avancimit të mëtejmë të raporteve dypalëshe.

“Duke falënderuar kongresistët për mbështetjen amerikane ndaj Kosovës, presidentja Osmani theksoi se bashkëpunimi i ngushtë me Shtetet e Bashkuara është po ashtu jetik për realizimin e synimeve euroatlantike të vendit, që mbeten qëllim i palëkundur për Republikën e Kosovës”, tha Presidenca e Kosovës.

Kosova synon që një ditë të bëhet pjesë e aleancës së NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara e kanë ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes. Uashingtoni po ashtu mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, gjatë të premtes, edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me një delegacion të përbërë nga anëtarë të stafit të Kongresit amerikan dhe anëtarë të Këshillit të Atlantikut.

Kurti tha se me anëtarët e stafit të Kongresit amerikan ka biseduar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, për reformat, luftën kundër korrupsionit, por edhe për rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Kryeministria tha se në takim po ashtu është diskutuar për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Takimet në Prishtinë të krerëve shtetërorë me përfaqësues të Kongresit amerikan, vijnë në kohën kur faktori ndërkombëtar po i bën thirrje Kosovës që të formojë sa më shpejt institucionet e reja të vendit, pas mbajtjes së zgjedhjeve në shkurt.

Procesi i formimit të institucioneve ka ngecur, pasi deputetët nuk po arrijnë që të zgjedhin kreun e ri të Kuvendit dhe të konstituojnë organin ligjvënës. Pas këtij hapi, do të hapej rruga për formimin e ekzekutivit të ri./REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  • “Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
  • Netanyahu: Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e mi
  • Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  • Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Komentet e Fundit

  1. K R on Netanyahu: Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e mi
  2. Kokpalari 21 janarit on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  3. K R on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  4. Ethem Lalaj on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  5. prehistoriku on Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?