Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Paqja’ në Gaza, Netanyahu kërcënon Hamasin: Nëse nuk çarmatoseni, do të shpërthejë ferri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > ‘Paqja’ në Gaza, Netanyahu kërcënon Hamasin: Nëse nuk çarmatoseni, do të shpërthejë ferri
BoteLajmi i fundit

‘Paqja’ në Gaza, Netanyahu kërcënon Hamasin: Nëse nuk çarmatoseni, do të shpërthejë ferri

Published: October 15, 2025
Shpërndaje

Një ditë pas vizitës së Presidentit Donald Trump në Tel Aviv dhe shpalljes së fazës së parë të planit të tij të paqes për Gazën, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar pasoja të rënda për Hamasin nëse nuk pranon çarmatosjen. Netanyahu tha se kushtet e Presidentit Trump janë shumë të qarta, Hamasi duhet të heqë dorë nga armët dhe të çmilitarizohet, përndryshe shpërthen ferri.

“Ne ramë dakord t’i japim paqes një shans”, tha Netanyahu të martën, një ditë pasi Trump bëri një vizitë të shkurtër në Tel Aviv për të shënuar fazën e parë të planit të tij të paqes prej 20 pikash për Gazën, duke deklaruar se “lufta ka mbaruar”.

Tani që pengjet e gjalla janë kthyer, Netanyahu tha se demilitarizimi dhe çarmatimi duhet të vijnë më pas.

- Publicitet -

“Së pari, Hamasi duhet të heqë dorë nga armët”, tha Netanyahu në një intervistë ekskluzive në Tel Aviv për CBS NEWS.

“Dhe së dyti, duhet të siguroheni që nuk ka fabrika armësh brenda Gazës. Nuk ka kontrabandë armësh në Gaza. Ky është demilitarizim”, tha Netanyahu.

Hamasi ka refuzuar dorëzimin e armëve. Ndërsa Trump paralajmëroi të martën se nëse Hamasi nuk çarmatoset, “SHBA do ta çarmatosë atë”.

Më 13 tetor, në kuadër të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga SHBA, Hamasi liroi 20 pengje izraelitë të gjallë, ndërsa Izraeli reagoi me lirimin e rreth 2.000 palestinezëve nga burgjet e tij. Po atë ditë, autoritetet izraelite morën edhe katër trupat e pajetë të pengjeve të vrarë.

Ky shkëmbim është pjesë e fazës së parë të planit 20-pikësh për paqe të shpallur nga Presidenti Trump për Gazën. Më 14 tetor, ai bëri të ditur se ka nisur zbatimi i fazës së dytë, e cila përfshin çarmatimin e plotë të Hamasit, një kërkesë që deri më tani është hedhur poshtë nga grupi.

Lufta në Gaza nisi më 7 tetor 2023, kur Hamasi kreu një sulm të befasishëm në jug të Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe rrëmbyer 251 të tjerë. Si kundërpërgjigje, Izraeli nisi një ofensivë masive ushtarake.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, deri tani mbi 67.000 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite, ndërsa enklava mbetet e shkatërruar në masë të madhe. Popullsia prej 2 milionë banorësh përballet me mungesë të thellë ushqimi, uji dhe ilaçesh.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • xyz says:
    October 15, 2025 at 11:31 am

    Palestinezët nuk duhet kurrsesi të çarmatosen. Ndryshe nuk do ketë më Palestinë. liria fitohet vetëm me luftë. nuk ta dhuron kush.

    Reply
  • Andrea Gjergji. (Pesimisti) says:
    October 15, 2025 at 11:44 am

    Bravo “SYZ”! Vetem me lufte do te kete Palestine por kam frike se nuk do te kete me Palestineze

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim
  • Në emër të Evropës…

Komentet e Fundit

  1. Rroftë Shqiperia! Rroftë populli shqiptar! on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  2. Uliksi on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  3. Roni on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  4. Katiu on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  5. Greta on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?