Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pastrimi i parave, si po i ndikon çmimet e pasurive të paluajtshme “kapitali në hije”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pastrimi i parave, si po i ndikon çmimet e pasurive të paluajtshme “kapitali në hije”
AktualitetEkonomi

Pastrimi i parave, si po i ndikon çmimet e pasurive të paluajtshme “kapitali në hije”

Published: May 17, 2026
Shpërndaje

Thuajse një dekadë më parë kur vrulli i ndërtimit, ecuria e kreditimit dhe kërkesa e oferta për pasuri të paluajtshme nuk po reflektonin një lidhje logjike të bazuar në shifra, burimet e tregut nisën të flisnin për ndikimin e parasë informale në ekonomi.

Zyrtarisht qeveria kurrë nuk e pranoi këtë duke e lënë si një hipotezë të pabazë. Por ndërsa hendeku mes shifrave u zgjerua çdo vit dhe arriti pikën ku lulëzimi ekonomik nuk e shpjegonte më, duket se peshorja nisi të anonte drejt asaj që pastrimi i parave në ndërtim nuk ishte thjesht një hipotezë.

Raporti mbi Shqipërinë që analizonte profilin e Vendeve mbi Zhvillimin Urban Strehimin dhe Menaxhimin e Tokës, i vitit 2024, i zhvilluar nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Europën nxjerr në pah një sërë faktorësh që ndikojnë në përballueshmërinë e strehimit në Tiranë duke nënvizuar se pastrimi i parave ka qenë një faktor kontribuues.

- Publicitet -

“Pastrimi i parave ka qenë një tjetër faktor kontribuues për rritjen e çmimeve të strehimit në Tiranë si dhe në zonat bregdetare të Shqipërisë. I kombinuar me të ardhura të ulëta të disponueshme për familjet mesatare ka bërë që blerja e një banese të re në zona preferenciale të jetë e papërballueshme për shumicën.

Kjo ka çuar në nivele të larta mbipopullimi veçanërisht tek grupet me të ardhura të ulëta. Tirana është një nga shtatë qytetet kryesore evropiane me nivelet më të larta të pamundësisë për papërballueshmërinë në strehim”, thuhet në raport. Ky dokument ka mbetur pa asnjë nismë të qeverisë për të ndryshuar situatën.

Doris Andoni, konsulente e pavarur dhe eksperte mbi çështjet e strehimit thekson se “problemi i çmimeve dhe i qirave është shumë më kompleks dhe nuk është efekt i thjeshtë i kërkesë-ofertës

Roli i parasë informale në financimin e sektorit rezidencial është një hipotezë serioze që qarkullon prej kohësh në rrethet profesionale dhe akademike dhe mungesa e të dhënave publike për ta konfirmuar ose hedhur poshtë nuk e dobëson por përkundrazi e forcon shqetësimin.

Një treg ku origjina e kapitalit mbetet e paqartë është një treg i padiagnostikueshëm dhe i pareformueshëm”.

Për me tepër edhe raportet e Agjencisë së Inteligjencës Financiare ndër vite kanë përfshirë pasuritë e paluajtshme në tipologjitë e rrezikut të pastrimit të parave.

Vetëm në vitin 2024 tre raste të veçanta përmenden në këtë kontekst.

Një rast ishte “investime në pasuri të paluajtshme nga persona me veprimtari kriminale”,  një i dytë “investime në pasuri të paluajtshme nga ish-funksionar i drejtësisë” dhe tipologjia e tretë “investim fshehje tjetërsim të pasurive nga një ish-funksionar i lartë”.

Në një dokument të fundit për konsultim “Strategjia Kombëtare për Krimin e Organizuar 2026–2030” qeveria pranon se “transaksionet e paligjshme financiare dhe krimet financiare që lidhen me to janë ndikuar nga përshpejtimi i teknologjisë dhe globalizimi”.

Ndër rreziqet e identifikuara të pastrimit të parave në Shqipëri dokumenti citon “pastrimi i të ardhurave nga korrupsioni përmes përdorimit herë pas here të palëve të treta individë dhe persona juridik që shërbejnë për të kamufluar mekanizmin integrimi i mëvonshëm në instrumente financiare pasuri të paluajtshme brenda vendit apo biznese”.

Aktorët e tregut pohojnë se shumë apartamente në Tiranë po blihen nga persona që nuk kanë në plan të banojnë, por i përdorin ato për të ashtuquajturin “parkim parash”, një praktikë e njohur edhe në tregjet ndërkombëtare të pasurive të paluajtshme.

Në shumë vende, investimi në apartamente konsiderohet një mënyrë për të ruajtur vlerën e kapitalit, sidomos në periudha pasigurie ekonomike apo në ekonomi me nivel të lartë informaliteti. Në këto raste, prona nuk blihet për përdorim apo për të gjeneruar të ardhura nga qiraja, por thjesht si një aset ku kapitali “parkohet” dhe ruhet nga zhvlerësimi.

Ky fenomen është parë prej vitesh në qytete si Londra, Dubai apo Vancouver, ku hyrja e kapitalit spekulativ dhe e investitorëve jo-rezidentë ka ndikuar në rritjen e fortë të çmimeve dhe në uljen e përballueshmërisë për banorët vendas.

Një logjikë e ngjashme po vihet re gradualisht edhe në Tiranë, ku një pjesë e apartamenteve të reja qëndrojnë bosh për periudha të gjata, ndërsa çmimet vijojnë të rriten pavarësisht nivelit relativisht të ulët të të ardhurave në vend.

Në kahun tjetër, teksa paraja informale hyn dhe në ndërtim, ndërtuesit (parkues të parave) nuk kanë shumë interes t’i shesin shpejt apartamentet dhe ky është një tjetër faktor që i mban çmimet lart.

Paraja informale

“Problemi i çmimeve dhe i qirave është shumë më kompleks dhe nuk është efekt i thjeshtë i kërkesë-ofertës Roli i parasë informale në financimin e sektorit rezidencial është një hipotezë serioze që qarkullon prej kohësh në rrethet profesionale dhe akademike dhe mungesa e të dhënave publike për ta konfirmuar ose hedhur poshtë nuk e dobëson por përkundrazi e forcon shqetësimin. Një treg ku origjina e kapitalit mbetet e paqartë është një treg i padiagnostikueshëm dhe i pareformueshëm”.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?