Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PD kërkon shkarkimin e Presidentit: “Ka 7 raste të rënda të shkeljes së Kushtetutës”, PS përgënjeshtron akuzat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > PD kërkon shkarkimin e Presidentit: “Ka 7 raste të rënda të shkeljes së Kushtetutës”, PS përgënjeshtron akuzat
Uncategorized

PD kërkon shkarkimin e Presidentit: “Ka 7 raste të rënda të shkeljes së Kushtetutës”, PS përgënjeshtron akuzat

Published: October 15, 2025
Shpërndaje

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për shkarkimin nga detyra të presidentit Bajram Begaj, pasi sipas saj ka bërë shkelje të rënda të Kushtetutës.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dalë sot në një konferencë për shtyp duke thënë se Begaj nuk qeveris i pavarur, por vepron në bazë të urdhrave që i vijë nga kryeministri i vendit, Edi Rama, referuar këtu dhe dekretimit të zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës apo të ministres virtuale Diella.

Ndër të tjera Gazment Bardhi tha se i biri i Begajt, ndërkohë që ndodhet jashtë shtetit me studime, rezulton i punësuar në një kompani sigurimesh në Shqipëri.

- Publicitet -

“PD bën me dije se ka depozituar në Kuvend kërkesën për fillimin e procedurës parlamentare të shkarkimin nga detyra të presidentit Bajram Begaj për shkelje të rëndë në mënyrë të vazhdueshme të Kushtetutës.

Kërkesa është hartuar me një material voluminoz ku analizohen së bashku me provat përkatëse të gjitha shkeljet e kryera të presidentit.

Po ashtu ne jemi të bindur se Begaj nuk mund të vazhdojë më të jetë de juro kryetar shteti dhe përfaqësues i popullit që në fakt de facto e ka humbur prej kohësh. Pas një analize shteruese, kemi arritur në konkluzionin se presidenti ka konsumuar 7 shkelje kushtetuese të rënda.

Kërkesa është hartuar me një material voluminoz ku analizohen së bashku me provat përkatëse të gjitha shkeljet e kryera të presidentit.

Dekretoi zgjedhje në Tiranë në shkelje të Kushtetutës

Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të  Gjykatës Kushtetuese, i preku pavarësinë

Dekretoi në shkelje ligjin për Komisionet Hetimore

Dekretoi ministren virtuale ‘Diella’

S’ndali trupën diplomatike nga përfshirja në fushatën e vitit 2025

Kabineti i tij ndërhyri në procesin e administrimit të zgjedhjeve

Përfitime personale nga i biri, do i drejtohemi SPAK

Djali i Begajt ndodhet jashtë shtetit me studime, rezulton i punësuar në një kompani sigurimesh”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh kategorikisht kundër kësaj iniciative, duke e konsideruar atë një tentativë të dështuara për të nxjerrë jashtë funksionit Presidentin. Balla tha se Presidenti Bajram Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje dhe kërkesa për shkarkim do të rrëzohet nga Kuvendi.

“Presidenti i Republikës nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do të shkarkohet, madje nuk do të ngrihet. Në vlerësimin tim, presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje. Po ashtu më është thënë se PD ka bërë edhe një kërkesë të ngjashme për shkarkimin e zotit Pëllumb Pilinci, që do të rrëzohet po ashtu”, tha Balla për mediat.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Tellalli says:
    October 15, 2025 at 4:15 pm

    Ai presidenti para Begajt , bënte 7 shkelje antikushtetuese në ditë .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pjesëmarrje masive këtë të shtunë: Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  • Megjithë protestat dhe kërkesat e BE, qeveria jep sërish 90 mijë metra katrorë me 1 euro për ‘investim strategjik’ në Lalëz
  • “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona
  • A është vërtetë e mundur që Trump të japë 5 mijë dollarë për çdo amerikan të rritur?
  • Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!

Komentet e Fundit

  1. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  2. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  3. Sadiku on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  4. Detari on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  5. Vlora 97 on “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?