Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PD kërkon shkarkimin e tij, reagon Begaj: Pretendime të pavërteta, do të përgjigjem me ndershmëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > PD kërkon shkarkimin e tij, reagon Begaj: Pretendime të pavërteta, do të përgjigjem me ndershmëri
Uncategorized

PD kërkon shkarkimin e tij, reagon Begaj: Pretendime të pavërteta, do të përgjigjem me ndershmëri

Published: October 15, 2025
Shpërndaje

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me fillimin e procedurës parlamentare nga ana e Partisë Demokratike, për shkarkimin nga detyra të tij.

“Presidenti i Republikës nuk komenton nismat politike të asnjërës palë, sepse një gjë e tillë nuk përputhet me neutralitetin e funksionit të lartë kushtetuese. Ai ka zgjedhur të ushtrojë mandatin presidencial, i pa ndikuar në asnjë rrethanë nga sulmet për interesa politike, apo nga fabrikimi i të pavërtetave për konsum publik. Presidenti i Republikës respekton të gjitha institucionet e tjera kushtetuese, edhe kur ato marrin pozicione të kundërta me pozicionet që mban Presidenti i Republikës në ushtrim të detyrës së tij kushtetuese”, thuhet në reagim.

“Procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës nga detyra është instrument kushtetues i Parlamentit. Parlamenti është i lirë dhe sovran ta ushtrojë sa herë që e gjykon të përligjur. Presidenti i Republikës ndjehet i obliguar t’i përgjigjet parlamentit me gjithë seriozitetin dhe ndershmërinë që imponon kjo procedurë. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka promovuar sot nismën e tij duke publikuar pretendime rreth fakteve që nuk janë të vërteta. Presidenti i Republikës pret që Parlamenti të hetojë rreth tyre me profesionalizëm dhe transparencë të plotë. Kjo nuk duhet bërë si obligim ndaj postit të lartë të Kreut të Shtetit por si detyrim ndaj të vërtetës dhe  interesit të publikut”.

- Publicitet -

Mes shumë akuzave të ngritura ndaj Presidentit nga ana e kryetarit të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ishte edhe fakti se Begaj rezultonte i punësuar si mjek në një klinikë private ndërkohë që ushtron detyrën. Gjithashtu Bardhi tha edhe se djali i Presidentit rezulton i punësuar në një kompani që fiton tendera nga Presidenca.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    October 15, 2025 at 3:05 pm

    Dhe Fatkeqsia Kombëtare Nr.1, i futur në listën e ZEZË për korrupsion,etj, vazhdon të SHPIF,DENIGROI këdo që e pengon në rrugën e MARRZISË për pushtet e para.!
    -I ngelur në OPOZITË të përjetshme 99.99 % që nga 1992,tashmë po i bie murit të SHQUP me kokë,pasi nuk ka çbën tjetër.Ai tashmë e di se nuk e shkarkon dot presidentin,ndonse të tjerët-Po,si ERION VELIAJ që e futi në burg prej militantve OLSI+DADO,kur dikur futi në burg F.Nanon për disa kavanoza rebeli, më shumë pse ishte A/PPSH edhe me ndikim nd/Kombëtar,duke e nxjerr në pesion dhe rrezik jete.
    -Qëllimi i RIKTHIMIT në PD dejure se defakto aty ka kën nga 1991,është të mbrohet prej drejtësisë për shumë krime,të paktën për Gërdecin dhe 21 janarin me 31 të vrarë,Për të shpifur çdo ditë nga SHQUP-i të cilën ndaj e PUSHTOI ME ZJARR,Për ti bër karshillëk Maxhorancës,SHBA,BE..të cilët të zhgënjyer nga SPAK,GJKKO po çuditen se si një grusht militant të kamur prej tij zbatojnë çdo urdhër të tij,siç ndodhi dje me fjalime të diktura nga BABI POLITIKË,ju turrën Prekurorit A.Dumani si dikur ARIXHIU TË SHOQES.!
    Dhe mir po ja bën,në Kuvënd,në SPAK e kudo,pasi nga FRIKA po fshihet si STRUCI në rërë.!
    E.L newsalbania.al

    Reply
  • Asgjë e re nga PD-ja says:
    October 15, 2025 at 3:08 pm

    Jemi mësuar me veprimet e PD-istëve, për të mbetur diçka nga gënjeshtrat e tyre dhe kjo është arsyeja që kjo parti sa vjen e po zvoglohet!

    Reply
  • nje qytetar says:
    October 15, 2025 at 3:10 pm

    Begaj, ti dekretove date zgjedhjesh per Tiranen kur ceshtja ishte ne gjykim dhe Gjykata Kushtetuese ta hodhi poshte!
    Kur ti si Garant i Kushtetutes nuk njeh Kushtetuten, pas atij vendimi te Kushtetueses me minimumin e dinjitetit duhet vete ta jepje doreheqjen (pa pyetur andej nga Kryeministria)

    Reply
  • demo says:
    October 15, 2025 at 5:16 pm

    KUR u denua Fatos Nano,Olsi Dado i binte maces me luge. Jane terbuar kapterrat e enverit dhe matrapazet e Kavajes Bretishiste,,te mbrojne nje cope hajdut me 13 akuza.

    Reply
  • Vetëm në Shqipëri ndodh kjo! says:
    October 15, 2025 at 5:55 pm

    Jo, nuk funksionon kështu! Në rast se provohet që PD-ja akuzon pa të drejtë Presidentin e Republikës, duhet të meren masa ndëshkuese ndaj akuzuesit! Në se nuk keni ligj ndëshkues, nxirrni ligjin! Nuk jemi si “këmbët e dhisë” që të tallemi edhe me numërin një të Shtetit! Serioziteti i një Shteti këtu fillon dhe nuk duhet të lejohen lojra politike të njerëzve pa kulturë që kanë hyrë në Parlament me lista të mbyllura, të pa votuar!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?