Ekrem Rexhepi, një nga pesë të dyshuarit për përdhunimin e 11-vjeçares ka qënë i burgosur 7 herë më parë.Nga viti 2007 e deri në vitin 2022, 26-vjeçari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje shtatë herë.
Zëdhënësi i SHKK’së, Florent Gashi, ka dhënë detaje për veprat për të cilat ka qenë në mbajtje Rexhepi dhe ditët që i ka kaluar në burg.
Në vitin 2007, Rexhepi është mbajtur në Qendrën Korrektuese në Lipjan për katër ditë, për veprën penale “Aksident Trafiku”. Atje ishte kthyer sërish pas gjashtë vjetësh, por për një vepër tjetër. I riu ishte mbajtur në këtë qendër për 2 muaj e 29 ditë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Katër vite më vonë, ai ishte dërguar në mbajtje për veprën penale “Vjedhje Grabitqare”, ku kishte qëndruar 136 ditë.
“Ka qenë në Qendrën Korrektuese Lipjan nga data 12.07.2007 deri me 16.07.2007 për Veprën Aksident Trafiku dhe në këtë institucion ka qëndruar 4 ditë. Ka qenë në Qendrën Korrektuese Lipjan nga data 23.05.2013 deri me 21.08.2013 për Veprën Vjedhje e rëndë në tentative dhe në këtë institucion ka qëndruar 2 muaj e 29 ditë. Ka qenë në Qendrën Korrektuese Lipjan nga data 22.12.2017 deri me 07.05.2018 për Veprën Vjedhje Grabitqare dhe në këtë institucion ka qëndruar 136 ditë”, ka deklaruar Gashi.
Dy muaj pas lirimit, ai ishte dërguar sërish në mbajtje për të njëjtën vepër, ku ishte mbajtur 56 ditë.
Veprën penale “Vjedhje Grabitqare”, Rexhepi e kishte kryer sërish pas tre muajsh. Ishte dërguar sërish në Qendrën Korrektuese në Lipjan, ku kishte qëndruar 21 ditë.
Dy vjet pas lirimit, 26-vjeçari ishte kapur sërish duke vjedhur. Për këtë vepër, ai ishte mbajtur në paraburgim katër ditë në Prishtinë.
Veprën e fundit penale, para dyshimit për dhunim, Rexhepi e ka kryer në janar të këtij viti.
Këtë herë, për vjedhje të pyllit, vepër për të cilën kishte qëndruar në Qendrën e Paraburgimit në Smrekonicë për 31 ditë.
“Ka qenë në Qendrën Korrektuese Lipjan nga data 19.10.2018 deri me 09.11.2018 për Veprën Vjedhje Grabitqare dhe në këtë institucion ka qëndruar 21 ditë. Ka qenë në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë nga Data 09.03.2020 deri me 13.03.2020 për Veprën Vjedhje dhe në këtë institucion ka qëndruar 4 ditë.Ka qenë në Qendrën Korrektuese Smrekonicë nga Data 28.01.2022 deri me 28.02.2022 për veprën Vjedhje dhe Vjedhje e pyllit dhe në këtë institucion ka qëndruar 31 ditë. I njëjti nga 28.08.2022 është në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë, i dyshuar për veprën aktuale dhunim”, thuhet në përgjigjet e Gashit për Express.
Pas këtij rasti, ka dhënë dorëheqje Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi.
Në një prononcim për Gazetën Express, Gashi dhënë se dorëheqja e tij është akt moral, meqë s’po arrijnë t’i riedukojnë dhe risocializojnë të burgosurit.
“Ai ka qenë një kohë, kështu kohë pas kohe, për grabitje, për vjedhje në burg edhe unë kam qenë Drejtor për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve. Është akt moral, pasi që nuk po arrijmë të burgosurit t’i riedukojmë dhe t’i risocializojmë, edhe rasti më ka prek edhe mua shumë, ashtu siç i ka prek gjithë kosovarët edhe prandaj kam dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Drejtoratit për Trajtimit e të Burgosurve dhe të Miturve”, ka thënë Gashi.
j.l./ dita

Tani duhet dënuar me burgim të përjetshëm. Dhe me punë të detyruar. Ndryshe të mbahet vetëm me bukë dhe me ujë. Boll më me përkujdesje për kriminelët! Politikë e imponuar nga pederat e Europës.