Katër persona janë arrestuar e një është ende në kërkim si të dyshuar për përdhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, rast ky që tronditi vendin.
Deri tani, është zbuluar identiteti i vetëm një prej të arrestuarve, meqë tre të arrestuarit e tjerë janë të moshës së mitur. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin, Ekrem Rexhepi.
Ky del se ka qenë aktiv në rrjete sociale, sidomos në TikTok. Aty ka publikuar shumë shpesh video, në disa prej të cilave shfaqet edhe me makinën “pickup”, me të cilën dyshohet se e ka marrë të miturën dhe e ka dërguar në një lokacion tjetër nga Dragodani, ku edhe e ka përdhunuar.
Në një tjetër video, ai shfaqet brenda në makinë me qindra euro. Përdhunimi i vajzës, sipas dosjes së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ka nisur të shtunën në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një vend tjetër të panjohur. Në dosjen e prokurorisë përshkruhen detaje tronditëse.
@ekremrexhepi269♬ Gati Per Armiq – Mossi
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim ndaj 26 vjeçarit E.R., dhe një të mituri, vëllezër me njëri tjetrin, si të dyshuar për dhunimin e vajzës 11-vjeçare. Dje, Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar atyre masën e paraburgimit.
Dy të dyshuar të tjerë për përdhunimin e të miturës janë arrestuar mbrëmë, ka njoftuar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
@ekremrexhepi269♬ Toka Ime – Gold AG
Policia ka dalë me komunikatë, përmes së cilës ka njoftuar se është identifikuar edhe i dyshuari i pestë për rastin, i cili është ende në arrati.
“Sipas prokurorisë, i pandehuri E.R, 26-vjeç, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të dëmtuarës, “në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij, i mitur., pastaj i pandehuri ka shkuar me “Pickup” tek parku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe e ka marrë me veturë vëllain e tij dhe të dyshuarit Xh.S., dhe G.J., të cilët ndodhen në arrati dhe të dëmtuarën. Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe, dhe Zh.S., ndërsa i pandehuri së bashku me G.J,.dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që pas pak E.R., ka ndaluar veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën. Edhe pse e ka ditë që e dëmtuara është nën 14-vjeç”, përshkruhet në kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj tij.
Aty shkruan se nga deklarata e të miturës dhënë në polici me datën 28.08.2022 rezulton se “përderisa e mitura ka qenë në park, i janë afruar tre persona, ku kanë filluar ta ngacmojnë me fjalë, ku e dëmtuara ka vazhduar të ecë por më pas njëri ka filluar edhe ta prekte”.
“Më pas të njëjtit, sipas viktimës, kanë vazhduar që ta ndiqnin dhe njëri nga ta e ka tërhequr me një qosh dhe të dy kanë filluar t’ia heqnin rrobat. Personi me maicë të bardhë ia ka kapur duart ndërsa perosni tjetër ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Kur e dëmtuara ka filluar të bërtasë ata ia kanë mbyllur gojën dhe marrëdhënia ka ndodhur në këmbë. E dëmtuara ka deklaruar që pasi ka përfunduar njëri marrëdhënien e ka filluar tjetri”, thuhet në përshkrimin e rastit që ka bërë prokuroria, transmeton Gazeta Express.
Më pas sipas saj, ka ardhë një automjet “pickup” ku dy persona janë ulur mbrapa dhe viktima përpara. Ajo ka deklaruar se edhe shoferi i veturës ka kryer marrëdhenie me të. / Express
j.l./ dita
