Këshilli Prokurorial i Kosovës i dënoi të shtunën ashpër deklaratat e kryeministrit Albin Kurti ku akuzoi gjykatësit e prokurorët pёr mbështetje tё krimit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi të premten siç tha, “elitën e vjetër dhe të korruptuar politike, gjykatësit e prokurorët e saj dhe mediat e keqpërdoruara pёr mbështetje tё krimit”, për përpjekje për ta kthyer “ish sistemin e kalbur e tё korruptuar”, pas arrestimit të tre personave të akuzuar për keqpërdorimin e rezervave shtetërore.
Këshilli Prokurorial i quajti deklaratat e kryeministrit tendencioze, të pavërteta e linçuese ndaj institucionit të Prokurorisë dhe prokurorëve të saj.
“I bëjmë thirrje kryeministrit dhe ministrave të kabinetit të tij qeveritar që të përmbahen nga deklaratat e vazhdueshme shantazhuese dhe rrjedhimisht nënçmuese, ndaj sistemit prokurorial të Kosovës në përgjithësi dhe ndaj punës së prokurorëve në veçanti, duke tentuar të linçojnë publikisht çdo gjë që ka të bëjë me sistemin prokurorial dhe punën e prokurorëve të shtetit”, thuhet në reagimin e Këshillit Prokurorial ku nënvizohet se sulmi dhe linçimi i kryeprokurorit dhe prokurorëve me emra dhe mbiemra, është shkelje e patolerueshme dhe tentativë e dështuar për të ndërhyrë në punën e pavarur të Prokurorit të Shtetit.
Këshilli Prokurorial tha në reagim se dënon keqpërdorimin e fjalës së lirë nga ana e kryeministrit dhe ministrave të tij, duke theksuar se “këto deklarata janë krejt të kota ndaj Prokurorit të Shtetit, i cili nuk ndikohet nga qarqet politike dhe grupet e interesit, por si institucion i pavarur dhe i paanshëm në ushtrimin e mandatit të vet do t’i shkojë deri në fund çdo rasti me dyshim për keqpërdorim të parasë publike dhe në dëm të qytetarëve të Kosovës, pavarësisht kush është, në çka beson dhe çfarë ka bërë”.
Gjykata Themelore e Prishtinës u caktoi të shtunën masën e paraburgimit prej 30 ditësh tre personave të arrestuar të premten nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Mes tyre janë dy zyrtarë ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Hafiz Gara, drejtor për Rezervat Shtetërore dhe Irfan Lipovica, drejtor në Departamentin për Integrim Evropian, i cili më parë ishte sekretar në këtë ministri. I arrestuari i tretë sipas medias lokale është afaristi Ridvan Muharremi.
Operacioni pasoi publikimin e disa audio-regjistrimeve nga portali “Nacionale”, në të cilat dëgjohen dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, të cilët gjatë një bisede pretendojnë se vaji i kontraktuar dhe i paguar në Poloni për rezervat shtetërore të Kosovës, nuk mbërriti kurrë. Sipas regjistrimeve e njëjta gjë ka ndodhur edhe me rezervat e grurit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mohoi të premten në mbrëmje dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT). Ai tha se “97 për qind e vlerës së blerë vitin e kaluar ka mbërrirë në Kosovë, përfshirë këtu 99,5 për qind të sasisë së grurit që tashmë ndodhet në depo në vendin tonë, e për pjesën e mbetur, kompanitë furnizuese kanë obligim të hapur për ta përmbushur kontratën, dhe nëse nuk e bëjnë këtë janë procedurat ligjore. Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”.
Arrestimet e së premtes, nxitën reagimin e opozitës e cila kërkoi përgjegjësi nga zyrtarët e lartë qeveritarë.
VOA

Me se fundmi po i del “kallaji” provincialit Kurti dhe po nxjerr fytyren e vertete ate te nje ordineri i cili nuk ka kurfare njohurie per shtetin ligjor, ku korrupsioni po lulezon dhe kjo pasi shkaterroi marredheniet me USA,BE,Shqiperine,pasi i dha Kosoves sanksionet dhe pasi e demtoi rende aspiratat e Kosoves.Ndihmen me te madhe ja dha Vuçiçit per t’i rezistuar opozites ne Serbi dhe pasi u terhoq si i dhjere nga Veriu i Kosoves pasi beri “trimin”.Sa me shpejt te ndahet Populli i Kosoves nga provinciali Kurti me sektin e tij VV aq me shpejt do te shmangen demet e shkaktuara prej tij .Kosova nuk ka kohe dhe mjete per te humbur.
KY ESHTE SHQIPTARI
NJE KOQE KANDARI
U CFILIT ALBINI
I NXORRI NGA HINI
I NXORRI NE DRITE
U HOQI KULARIN
KELYSHET E THACIT
MBUSHUR PLOT HAMBARIN
DUAN TA RREZOJNE
ME MIRE ME SHKAUN
PER XHEPAT E TYRE
MASHTROJNE DHE ALLAHUN
Keshilli Prokurorial i Kosoves:
Kaq te ndershem jeni ju o bedele te Hashim Thacit dhe te bandes se tij vrastare dhe kusare, saqe lejuat dekonspirimin e deshmitareve te masakres antishqyptare te Llapushnikut qe ka cuar ne Hage kete bande te rrezikshme jo nga ju si Prokurori e Kosoves, por nga Gjykata Speciale me Kryeprokuror amerikan, sepse askush nga Bota Demokratike nuk i besonte as pushtetareve kosovare dhe as Drejtesise se Korruptuar ne Kosove.
O intelektualeshi po komentoj artikullin me siper dhe flet per Kurtin dhe korrupsionin ,mos ngaterro barin me dollarin..
I vetmi politikan shqiptar i pakorruptuar ne te dy anet e kufiirit deri sot este Albin Kurti. Dhe qevewria e tij deri me sot nuk ka snje shenje korrupsioni. Uroj te vazhdojne keshtu sepse ky eshte nje shembell dhe ogur i mire per Shqiperine tone.
Ne shtet demokratik jaane te ndara detyrat.Drejtesia ka vendin e vete dhe qeveria nuk mund ti beje shantash prokuroris dhe gjyqesorit.Ne se shantazhon prokurorin ,tregon qe qeveria,eeshte e dhjere.leje drejtesin te beje punen e vet,ne se madje edhe kur jafut gjumit sii ne shqipri qe po denohen kacatorre dhe boombardues te rende bejne qejf.Albin ruaju prokuroris kur tani bashkepunon me pergjime qe ndihmojn ne zhvillimin e kosoves po ashtu te shqipris?
Per vileness drejtesi ne dy anet e kufirit. Akoma doni fakte ju qe tju mbushet mendja qe korrupsioni fillon nga zh- drejtesia ku 99% e prokuroreve dhe gjygjtareve jane millionere dhe po shkarkohen. Ju mire e keni perderisa nuk ju sekuestrohet pasuria, ata jane te ndershem. Ky eshte dhe hilja e komisionit te gjykimit te drejtesise, qe fajtorit nuk i hiqet as licences dhe as pasuria, por behen te gjithe avokate ( nga prokurore dhe gjygjtare).
korçar Bolja e Enverit:
Po ty o Bole kush te ngacmoi qe u hodhe sikur te ka pickuar zekthi? Ku e lexove emerin tend ne komentin e intelektualit o Bole idiote enveriste qe jeni bere te gjithe si Shaban Hunderri dhe nuk rini dot pa ju ngacmuar kush dhe doni te provokoni debat per idiote dhe debile si spiunet e Sigurimit ne Kohen e Qepes te Enverit?
Këshilli Prokurorial i Kosovës në shërbim të krimit apo të drejtësisë, në sytë e botës!?
NJE KOMENT NGA: INTELEKTUALI, HUAZUAR NGA SHTYPI KOSOVAR
Këshilli Prokurorial i Kosovës, që duhet të jetë institucioni themelor, për sigurimin e zbatimit të ligjshmërisë, po akuzohet se në emër të votës, shumësisë së saj, nuk ka vendosur drejt në zgjedhjen, përkatësisht emërimin e kandidatit Blerim Isufaj. Anëtarët e Këshillit nuk e kursyen asnjë votë, por ia dhanë që të gjitha Isufajt.
Të koritur
Dikur në traditën shqiptare ishte një lloj shenjtërie, që e kodonte imazhin e shqiptarëve. Veçanërisht, ishte e ndjeshme dhe e papranueshme, sjellja e ulët në sy të botës (në publik). Shkelja e këtij kodi nënkuptonte korinë, apo humbjen e fytyrës, e madje turpërimi në sy të botës, për burrin, ishte thuaj si me vdekur: “Më mirë i vdekur se sa i koritur”! Por, sot?! Nëse jo vetë votat, por procesi i zgjedhjes, gjithsesi i bëri të pakënaqur diplomatët europiane në Kosovë. I pari që reagoi lidhur me procesin është shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog. Zhgënjimin e tij e ka shprehur në rrjetin e tviterit. “Përkundër thirrjeve të vazhdueshme të BE-së për të siguruar një përzgjedhje të drejtë, transparente dhe të bazuar në merita të Kryeprokurorit të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës përfundoi procesin e përzgjedhjes duke shpërfillur këto parime. Të habitur dhe të zhgënjyer me veprimet e KPK-së”, ka shkruar ai. Ambasadori amerikan Hovenier, është shprehur i shqetësuar se për procesin e zhvilluar nga Këshilli, duke vlerësuar se këto momente shkaktojnë humbjen e besimit total tek qytetarët. “Fakti që anëtarët e KPK-së nuk i përfillën apelet e ligjshme dhe rekomandimet e panelit shqyrtues nuk i përfillin atij standardi. Shtetet e Bashkuara nuk kishin kandidatë të preferuar dhe as nuk gjykuam kualifikimet e kandidatëve individualë. Jemi të shqetësuar se mënyra se si KPK i ka zhvilluar këto procedura ka dëmtuar besimin e publikut kosovar dhe besimin tonë në KPK si institucion publik”, thuhet në reagimin e ambasadorit Hovenier. Ambasada amerikane si disa prani të tjera diplomatike e kanë përcjellur procesin e zgjedhjes nëpërmjet përfaqësuesve. Edhe ambasadori i Gjermanisë John Rode, është një tjetër diplomat i rëndësishëm i zhgënjyer me procesin. “Kjo është me të vërtetë zhgënjyese dhe jo rruga përpara e Kosovës sidomos kur OJQ-të e njohura si Instituti i Kosovës për Drejtësi e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) kanë shprehur shqetësime të ngjashme”, ka shkruar ambasadori Rohde. Sipas detyrimeve kushtetuese Këshilli Prokurorial i Kosovës është institucion plotësisht i pavarur në kryerjen e funksioneve të tij, në pajtim me ligjin. Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë personat në Kosovë. Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron që Prokurori i Shtetit të jetë i pavarur, profesional, i paanshëm dhe pasqyron natyrën shumetnike të Kosovës dhe parimet e barazisë gjinore.
Por, a e ka arritur këtë detyrim?
Sipas ambasadorëve perëndimor, jo vetëm që nuk është bërë kjo, por është një rezultat negativ, i shprehur nëpërmjet vlerësimit kulminant si zhgënjim! Nëse Këshilli Prokuroria po dështon të ofrojë drejtësi, atëherë kush duhet dhe kush mund ta bëjë gjënë e duhur. Nëse sistemi i kontrollit të punës së Prokurorisë zhgënjen, atëherë çfarë bëjnë prokurorët?! Kush nuk do t’i zhgënjente qytetarët? Prokurorët, mbështetësit kryesor të drejtësisë në vend, do të thotë se janë vënë në shërbim të grupeve të interesit. Si mund të mos zhgënjeheni në drejtësinë e Kosovës, kur veprat e mashtrimit klasik i kualifikojnë, si vepra që duhet të zgjidhen si çështje civile, e në gjykatë dihet pastaj zvarritja e tyre me vite e vite, dhe dekada, pa arritur në zgjidhje! Kërcënimet me jetë, i mbyllin me raporte informuese, disa të tjera me një raport të veçantë, pas asnjë veprim apo masa ndaj autorit të krimit. Veprat e kërcënimeve me jetë, të një grupi ndaj një grup tjetër, qoftë edhe gazetarësh, i kualifikojnë si shqetësime apo si thirrje mosdurimi, pavarësisht që akuzat dhe shpifjet i bashkëshoqërojnë duke nxitur dhunë, dhe në të njëjtën kohë shpifjet t’i shfrytëzojnë si alibi për arsyetim të krimit! Asgjë nuk janë të zhgënjyer ambasadorët në Këshillin Prokurorial, çka janë të zhgënjyer shqiptarët nga mos zbardhja e vrasjeve politike, atentateve, plagosjeve tashmë 23 vjet, dhe po përmbushet çerekshekulli pa vënë fare drejtësi.
A nuk do të duhej të ishte puna parësore e Këshillit, që të arrihej kjo drejtësi!
E cila përveç se nuk u ofrua për viktimat ajo dëmtoi dhe po dëmton seriozisht raportet ndërnjerëzore dhe profesionale. Sipas organizatave që e monitoruan procesin, Instituti i Kosovës për Drejtësi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Lëvizja FOL, vlerësojnë se paneli vlerësues a ka “cenuar meritokracinë e procesit. KPK-ja ka dështuar që gjatë procesit të intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror të Shtetit të sqarojë dhe sigurojë se kandidati për kryeprokuror të Shtetit ka integritet të pakontestuar dhe që i përshtatet pozitës së kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në reagimin e tyre. Këto organizata kanë kërkuar para emërimit të kryeprokurorit, që procesi të anulohej dhe të përsëritej.
Kush duhet të jap llogari
Çështja është se sipas modelit të ndërtimit të institucioneve të pavarura, si në këtë rast të Këshillit Prokurorial nuk ka kush i merrë në përgjegjësi anëtarët e Këshillit, veçmas si në këtë situatë kur kanë votuar të gjithë pa përjashtim për një kandidaturë si ajo e Isufajt. Ligji për Këshillin Prokurorial nuk e parasheh shkarkimin grupor të tyre, po ashtu as Kushtetuta dhe se ushtrimi dhe përgjegjësia për detyrat është individuale, ndërsa rasti i votës, është vështirë të kthehet në gjykim shkarkimi, pasi është vështirë të kualifikohet si një shkelje e rëndë. Nisur nga kjo me shumë gjasë përmbysja e rezultatit mund të ndodhë vetëm nëpërmjet vullnetit të Presidencës, qëndrimit që do të mbaje Vjosa Osmani, e cila gëzon të drejtën e mos dekretimit për kryeprokuror të Kosovës, personin që besohet se tashmë u emërua me shkelje të rënda procedurale. Shkeljet e vëna në dukje nga kandidatët që ishin në garë, u hodhën poshtë po nëpërmjet makinerisë së votimit, me shumicë votash. Si duket këtyre prokurorëve nuk u bën përshtypje shkelja e të drejtave të tilla të individëve, një model që është instaluar prej kohësh në drejtësinë në Kosovë. Një çështje tjetër kjo që ka bërë që procesi të konsiderohet i pabesueshëm, pasi anëtarët e Këshillit mbyllën sytë para provave! Ata si duket e tronditën edhe njëherë botën demokratike, kur para syve të tyre lejuan shkeljet. Procesi më së paku ka përmbushur pritjet për drejtësi, objektivitet, merita dhe transparencë, edhe sipas gjykimit amerikan. “Në disa raste Shtetet e Bashkuara shprehën pritshmëritë për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të ardhshëm të shtetit që ne besojmë se janë të përbashkëta nga qytetarët kosovarë: të jetë i drejtë, objektiv, transparent dhe i bazuar në merita”, thuhet në vlerësimin e ambasadorit Hovenier.