Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Nuk ka ndodhur asnjëherë që intervista e një zëvendëskryeministri në arrati, ish ministër i disa dikastereve, i vetë quajtur “ tigri”, i kërkuar nga drejtësia shqiptare, të ketë kaq pak interes dhe thuajse asnjë jehonë. Arben Ahmeti , edhe pas daljes së tij të tretë në televizionin e familjes Berisha, mbetet përsëri një i kërkuar dhe , e gjithë stuhia që mendoj se do të ngrihej prej tij, përfundoi, si ishte pritur, në një furtunë në gotën e zbrazur.
Edhe përkrahësit më të afërt të tij, që gjenden në opozitë tashmë, të cilët pritën bubullima dhe stuhi në politikën shqiptare, kiamet dhe rënie piramidash, e kanë harruar.
Edhe analistët pranë familjes, që, sa shohin një të dhënë kundër qeverisë Rama , sidomos kundër kryeministrit, sulen si demat mbi bezen e kuqe – në fakt shumë prej tyre vijnë nga një e shkuar flakë e kuqe – , pasi synuan të bëjnë hatanë e natës së parë, e ndjenë se gjithçka kishte qenë një farsë e përgatitur , jo për të bërë gjëmën e qeverisë, por si alibi e ish zëvendëskryeministrit për të pasur edhe një shans më shumë në kërkesën e tij për strehim politik.
Qeveritarët , po ashtu, nuk u trazuan nga fjalët e Ahmetit, në të kundërtën e asaj që kishte pritur ekipi mbrojtës i tij, ata nuk e trajtuan fare si ngjarje, reagimi i kryeministrit në Kongres ishte një shpëlarje goje, më shumë aforizmat e njohura të tij , duke i rënë muri të dëgjojë dera.
E qëlluara e Ahmetit nuk ngjiti, gjë që do të kishte dashur më shumë se gjithçka, bile një mallkim të tij në disa breza, sulme politike pa fund, që një ditë të nesërme t’i paraqesë në gjykatën e veçantë të shtetit ku është tani, i strehuar në një hotel të kategorisë së tretë, pasi ka lënë në atdhe vilat superiore. “ Kjo është jeta” , thonë francezët dhe ai , në kohën që ka qenë në postet e larta të shtetit, duhet ta ketë mësuar këtë.
Përse as pushkaliqja e tretë e Ahmetit nuk ndezi dhe kaloi si një çast i shkurtër flakë kashte?
Që nga largimi tinëzisht i tij janë bërë shumë muaj. Kohë e mjaftueshme për të reflektuar dhe për të gjetur veten. Ose, më saktë, të vërtetën e vetes. Çka është gjithnjë e vështirë për një njeri, që krejt befas, vetëm nga huqet e një kryeministri, ngjit shkallët e karrierës, bëhet ministër e më lart se kaq. Ata janë mësuar të besojnë se e vërteta janë vetë ato, edhe kur vjedhin pa mbarim, edhe kur shfrytëzojnë postin pa asnjë ndëshkim, edhe kur aktet e tyre korruptime janë të ditura, e në fund të fundit, edhe kur përfitojnë që nga vilat luksoze, deri në udhëtimet falas në qendra luksi me pesë yje.
Koha ishte e mjaftueshme për Arben Ahmetajt. Për të gjetur dhe saktësuar rrugën e tij.
Mes tri zgjedhjeve: bashkëpunëtor i drejtësisë, përballje e hapur me drejtësinë, fshehje si burracak, ai ka zgjedhur këtë të fundit, duke besuar se do të ketë një amnisti për të, nëse ai fillon e pickon pjesë të pushtetit, përmes të vërtetave që di, gjysmë të vërtetave përcjellë me mashtrim, ose mashtrimit të hapur.
Ai nuk kishte këllqe të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë. Të dhënat që mund të ketë për aferat e ndryshme, ku edhe mund të ketë qenë pjesë, e di se e fundosin edhe më tej. Rruga e gjatë në pushtet e ka joshur atë me pasuri dhe sundim, kështu që mundësia e “ një harakiri” të tij, duke pastruar veten, e në këtë rast edhe segmente të shtetit, është e pamundur.
Kjo e bën atë të pabesuar. Bile, edhe më tej se kaq. Të padenjë. Dalja e tij, përmes seriale tv në Çim Peka apo diku tjetër, nuk i vendosin aurorën e njeriut të guximshëm, përkundrazi, të frikacakut, që, edhe tani, krijon mjedisin e tij për të pa vërtetat dhe frikën e tij.
Përballja e tij me drejtësinë është, po ashtu, një
opsion i pamundur. Askush më mirë se sa vetë ai nuk i di rrengjet që ka luajtur, përfitimet që ka pasur, pasurinë që ka vënë, dallgëzimet e një jete të prapështe, që nuk mund të bëhet e denjë thjeshtë se ke vendosur të rrëfesh atë që nuk je i besuar.
Akuzat e tij ndaj drejtësisë, sidomos për lidhjet e SPAK me politikën, një lajtmotiv i përnatshëm i opozitës, nuk mund të bindin askënd, as vetë atë. SPAK deri tani, si institucioni më i besuar aktual i shtetit, më shumë ka goditur në sipëroret e qeverisë, se sa në garazhet e opozitës. Figura të njohura të së majtës, ministra apo ish ministra, funksionarë të lartë, drejtues bashkie edhe zyrtarë të rëndësishëm të tyre, tani janë të dënuar, të burgosur, në hetim, në paraburgim, në ndjekje. SPAK dhe Dumani, si njeriu i besuar i ditës, e kanë kapur me piramidën e shtetit nga lart deri në thellësi, kështu që Ahmeti nuk përbën as risi dhe as kuriozitet.
Trembja e tij nga drejtësia është shkaku i vërtetë i arratisjes, që nuk ishte as e bujshme, as e papritur dhe as nuk shkaktoi asnjë shqetësim.
Trembja e tij nga drejtësia në Shqipëri është njëri nga shkaqet përse ai rend në një ekran, që, po ashtu, për shumë institucione jashtë Shqipërisë, është po aq i pa besuar sa është edhe vetë Ahmeti. Në këtë rast shkon shprehja e vjetër se , “ u rrokullis tenxherja dhe gjeti kapakun”. Ahmeti është në tenxheren e tij, e cila dikur kërkonte ta bënte copë e çikë, ta dërmonte, tani e lëmon, pasi mendon se renegatët janë gjithnjë më të vlefshëm se sa luftëtarët.
Ahmeti është renegat i forcës politike që e bëri gjithçka. Që nga njeriu anonim, i pas skenës së politikës, doli në radhën e parë, me poste të larta, gjithnjë ku ishin investimet më të mëdha, ku tenderët lëviznin sipas dëshirës së ministrit, ku taksat, tatimet, doganat, financat, rindërtimi ishin të gjitha në një dorë, dhe kjo ishte dora e tij.
Nëse do të kishte dashur të mbronte forcën e tij politike do të mund të kishte bërë dy gjëra: së pari, të mos përbaltej deri në qenien e tij më të vogël me akte të rënda korruptuese, dhe, së dyti, të kishte burrërinë të përballej, nëse do të kishte qenë vërtet i pafajshëm. Kështu do të hiqte baltën nga vetja dhe të justifikonte besimin që i kishte dhënë një forcë politike, të cilën e deshi kur e zhveshi dhe e mallkoi kur ia ndaluan vjedhjet.
Ai ka gjetur tani rrugën e tretë. Të deklamojë, pa denoncuar. Të sjellë të dhëna, pa fakte. Të gjurmojë hijet, duke qëndruar vetë në errësirë.
Nga dalja e tij e parë në TV, deri në të tretën, ai nuk solli asgjë që të tronditë mjedisin politik.
Sepse ai mendon, edhe sot e kësaj dite, se daljet e tij publike nuk janë për të sjellë një debat real mbi qeverisjen, krisjet e saj, korrupsionin, harbimin me paratë e shtetit dhe taksat qytetare, klanet e krijuara apo pas skenat rrezuese.
Ai kërkon alibi për të fituar statusin e një të përndjekuri politik.
Mundet që ia vlejnë të gjitha mundimet e harxhimet.
Por, nëse një figurë si ai ka qenë, qoftë edhe një çast të vetëm, i përndjekur, atëherë askush nuk do e dinte se kush është i lirë.
Tigri, thonë e ka origjinën nga macet, maçokët. Është krejt e mundur që të kthehen në origjinën e largët.
Evolucioni njerëzor është i pa kuptueshëm.
—
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Artikull ekskluziv i Dita-s, vari lesht dhe mbajeni se asgje te veçant nuk kishte, mekat per minutat e humbura te leximit
Bedri legeni, Ahmetaj e ve hapur gishtin te korrupsioni i Rames, ndersa ti thua qe nuk po denoncon
Pse nuk heton SPAK Ramen dhe Veliajn?
Apo vari leshte, Mbreti duhet te vjedhi, te tjeret jo
Ahmetaj nuk ndez se jetës si ju kanë okupuar mediat.
Nuk shpreheni në se është Rama I korruptuar, por analizoni përse Ahmetaj nuk përfaqëson PS dhe s’është I denjë për të.
Pritet diçka e tillë nga njerës me karakter si ju. Kur ishit student keni qënë “Mysafiri I natës”( hajduti që i vidhte bursën shokut të dhomës) dhe të nesërmen bënte fushatë për të ndihmuar viktimën.
Përgëzime.
Enveristi fanatik, Bedri Islami ti pyet ne kete kryeartikull ne faqe te pare te gazetes DITA:
PSE NUK “NDEZI” DENONONCIMI I ARBEN AHMETAJT?
Ja ta thote intelektuali me qarte se mundohesh ti ne dacibaon tende te servilit ndaj pushtetit hajdut enverist te gangsterit Edi Rama qe nuk po le gje pa vjedhur ne Shqypni dhe madje shkoi edhe korruptoi edhe FBI duke paguar nje spiun te sigurimit te Enverit “nga famlje e mire tropojane” ja si e spjegon intelektuali pse nuk “ngjiti” apo nuk ndezi denoncimi i zevendesit te financave te gangsterit Edi Rama:
ARBEN AHMETAJ ISHTE DHE ESHTE NJE KRYEHAJDUT KOMUNIST FANATIK NGA DORA JUAJ E PARTISE SE PUNES QE PER ERJOLEN E PLLAKAVE TE BANJOS JEP JETEN, POR PER PARTINE JEP EDHE ERJOLEN E PLLAKAVE TE BANJOS TE SHTEPISE SE TIJ.
Nuk e degjove sa dashni besnike deklaroi disa here ndaj Partise Socialiste alias Partia e Punes ne intervisten me Cim Peken qe nuk dinte si ta pyeste kete zv.kryeminister dhe minister te financave me shkolle filloqyli, nje hajdut enverist, fanatik, budalla dhe totalisht injorant, qe kujtonte si kryehajdut i fondeve publike me inceneratoret qe e quajti bedelin e tij me hajnine enveriste antikombetare te inceneratoreve si “Zotni burre”,
QE PO KY FILLOQYLS ARBEN AHMETAJ KUJTONTE SE DO T’JA HIDHTE PAQ SI ILIR BEQJA DHE NUK DO TE PAGUANTE “HARACIN” TE BOSI I TIJ GANGSTER KRYEMINISTER I SHQYPNISE, NUK DO TE PAGUANTE KOMISIONET E DETYRUARA PER PARTINE TE LLOGARITURA SIC E DEKLAROI AI VETE MBI SHUMEN E $700 MILIONE DOLLAROVE QE ISHIN PROJEKTUAR TE GRABITESHIN NGA TAKSAPAGUESIT SHQYPTARE DUKE KUJTUAR SE EDI RAMA ESHTE NJE INJORANT BUDALLA PA SHKOLLE SIC ISHTE AI VETE?
Po pse kaq budalla dhe dudum e mendoni ju spiunet e Sigurimit, cunin pa shkolle te Kristaqit Edi Rama sa ta genjeje dhe mashtroje edhe nje filloqyls si Arben Ahmetaj dhe nje llafoqyls si Mirel Mertiri me banden e bedeleve te tij? Po Edi Rama pas mashtrimit qe i beri zevendesi i tij i financave krijoi kompanite 5D qe nuk do te punonin me per “harac” apo komisione, por gjithe lekat do t’i vidhnin vete. Arben Ahmetaj mund te mashtroje Erion Veliajn se eshte po aq budalla sa vete ai, por jo gangsterin Edi Rama qe korruptoi si tinzar enverist edhe FBI, prandaj duhet ta redaktosh dacibaon tende enveriste per autokritiken-shoqerore” ndaj vegles suaj te hajnise antikombetare me inceneratoret qe e ka emerin e kryehajdutit, Arben Ahmetaj, prandaj edhe nuk “NDEZI” apo nuk “NGJITI” fare denoncimi i tij te Cim Peka i coroditur dhe i habitur kur mesoi se kush ishte ai injorant dhe fanatik budalla kishte drejtuar financat e shtetit per tre mandate me radhe,
sepse:
ARBEN AHMETAJ ESHTE HAJDUT NGA DORA JUAJ E PARTISE SE PUNES E ENVERIT ALIAS PARTIA SOCIALISTE E HAJDUTERISE QE NE ZANAFILLE KUR GRABITI FLORIRIN DHE PASURITE E SHQYPTAREVE PER TE NDERTUAR SHTETIN SADIST KOMUNIST.
Bedri je ne rregull, leri te semuret…
ta shpifin keta “patriotet”
kush je ti, o ju, qe merni persiper te te quheni partiote ne
emrin tim ?!?…kina faren u shkerdhefte .
shtetet ne baze kombesh, jane formuar
thjesht per lehtesi organizimi .
Njerezimi, ka dale ne perfundim, se duhet te
organizohet si Nje i ..Tere .
baze per te gjithe kombet eshte…Morali .
dhe ai ne menyre moderne, ka filluar me
Krishterimin .
dhe shtetet kooperojne, respektohen e
punojne, ne baze te nje morali;
Dmth; mireqenjes e bashkejeteses se perbashket, bazuar ne
nje moral; ate…HUMAN .
Komenti i “shkurt”, ishte per komentuesit
e, “macron drejt largimit…” .
Per “debatet”, midis “trenit” (me m..ut patriotik)
dhe pikepyetjes dopje, qe nuk po “shpeton”
prej tij .
Ne boten e qyteteruar kur behen te tilla ndertime shtrohet ne komunitet diskutimi.
Ky me nje te rene te lapsit I mer banoret dhe u thote ketu do te jetoni.
Kush je ti more zoti Rama qe te vendosesh se ku do te jetoj une?
Bedri Islami.Je serioz kur shkruan ,apo varja e thua se nje popull I trullosur eshte dhe se mos mer vesh.
Mos kujto ti edhe te tjere se duke lepire bythen e Rames do te jetoni me gjate e me mire.
Populli thote: ne se nuk ben mire ,te pakten mos bej keq.
Denimin nga a Ai Lart e keni mbi koke.
ARBEN AHMETAJ NUK NDEZI SEPSE GANGSTERI EDI RAMA KA GRABITUR 22,4 HEKTARE PRONA NE VUNO DUKE MASHTRUAR SE JANE TE KRIMINELIT SPIRO KOLEKA DHE DUKE MIRATUAR LIGJE DHE VKM NE FAVOR TE GRABITJES SE TIJ ENVERISTE DHE DUKE E SHPALLUR KRIMINELIN SPIRO KOLEKA TE PERSEKUTUAR POLITIK
Dhe vetkuptohet qe SPAK – u bedel i Altin Dumanit hesht si shurmemec njeshtu sic heshte Drejtesia e Enverit kur ky filloi tegrabise floririn dhe pronat e tregetareve shqyptare dhe kjo qe ka bere Arben Ahmetaj eshte njesoj sikur xhelatet bedele te Enverit te mos dorezonin te Partia floririn dhe pasurite e grabitura dhe te arratiseshin ne Zvicer me gjithe floririndhe pasurite e grabitura, sic beri Fatos Nano me Haki Tosken me floririn e Rubikut qe e depozituan ne Vjene ku po gezojne jeten me Mirel Mertirine inceneratoreve te Arben Ahmetajt qe arritite mashtroje dhe vjedhe Kryehajdutin Edi Rama pa ndertuar fare inceneratoret dhe pa paguar HARACIN ne Parti
PRANDAJ NUK NGJITI SOCIALISTI HAJDUT ARBEN AHMETAJ SEPSE PATIA E DASHUR PREJ TIJ E KA HAJDUTERIE NE GJEN
Bedri Islami ,po e leme menjane Ahmetaj.Di gje ti qe ky Tavo na hoqi dore nga kryetarlleku I plotefuqishem I Vlores dhe na shkon ne Himare?
Ka nje dobicllek ketu?Si thua.
Po jesh kurioz shko andej nga zyrat e Vlores se mos zbulosh ndonje gje per Sazanin.
Me sa kuptova nga leximi I dyte nxorra edhe kete konkluzion.
Ti je nje provokator I paguar nga Rama dhe me kete shkrim provokon SPAK qe te hapet per te pare se deri ku eshte puna.Ketu gabon.SPAK eshte me I rafinuar se ty.
Arben Ahmetaj nje hajdut ordiner qe duhet te kaloje jeten qe i ka mbetur ne burg,grate e tij do vazhdojne jeten do hane gjerat me te mira nga lart e nga poshte,Ahmetaj te pregatise sumen si “Intelektuali “dikur ne burgjet e komunizmit.