Të gjithë mjekët e rinj do të kenë mundësi që deri në mbyllje të këtij viti të zhvillojnë edhe praktikën e detyruar profesionale. Në fund të muajit gusht do të nisë procedura e regjistrimit për të gjithë kandidatët e diplomuar së fundmi në profilin e mjekësisë së përgjithshme, të cilët duhet që të kryejnëndjekjen e praktikës së detyruar profesionale, për të zhvilluar më pas edhe hapin final të sigurimit të lejes së ushtrimit të profesionit (provimi i shtetit). Urdhri i Mjekut ka përcaktuar tashmë afatet se kur çdo kandidat duhet që të paraqitet për të bërë regjistrimin e pjesëmarrjes në praktikë, dosjen e dokumenteve që duhen, si dhe tarifën që duhet tëshlyeni pranë bankave tënivelit të dytëpër pranimin në programin e praktikës së detyruar. Sikundër ndodh me profilet e tjera shëndetësore, edhe për mjekët e rinj, ndjekja e praktikës profesionale tre mujore, si dhe marrja e vlerësimit kalues në përfundim të saj, është vendimtare për të ndjekur më tej procedurat e hyrjes nëprovimin e shtetit, rezultatet pozitive të të cilit bëjnë të mundur sigurimin e lejes së ushtrimit të profesionit si mjek i përgjithshëm.
Afatet e regjistrimit për praktikën
Urdhri i Mjekut bën me dije se procesi i regjistrimeve për të gjithë kandidatët që plotësojnë kushtet për të ndjekur praktikën pranë strukturave mjekësore qofshin këto publike apo private do të nisë në fund të muajit gusht, e do të vijojë për dhjetë ditë me radhë. Të gjitha procedurat për konfirmimin e pjesëmarrjes në programin e praktikës do të kryhen pranë Këshillit Kombëtar të këtij urdhri. “Nga data 29 gusht e deri në datën 9 shtator pranë zyrave të Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve fillon procesi i regjistrimit mjekëve të sapodiplomuar për kryerjen e praktikës 3-mujore profesionale. Çdo kandidat duhet që në këto afate të dorëzojë dosjen e dokumenteve të duhura”, bëjnë me dije autoritetet e Urdhrit të Mjekut të Shqipërisë.
Dokumentet që duhen për regjistrimin
Lista e dokumenteve që duhen paraqitur për të bërë të mundur regjistrimin për prakikën duhet që të përfshijë kërkesën me shkrim për regjistrim në anëtarësinë e Urdhrit të Mjekut të Shqipërisë, e cila do të plotësohet nga vetëpraktikanti. Po ashtu, më tej në dojse duhet të jenë edhe kopjet e mjetit të identifikimit, diploma e studimeve universitare të kryera, e cila duhet të jetë e noterziuar. Së bashku me diplomën duhet që të dorëzoni edhe listen e notave të noterizuara, me vërtetimin origjinal të lëshuar nga universiteti përkatës në të cilin keni ndjekur studimet për profilin e mjekut. Nëse këto dokumente nuk janë të noterizuara regjistrimi juaj nuk do të konsiderohet i vlefshëm. Pjesë të dosjes duhet të bëni edhe dokumentet e tjera, siç janë: tre fotografi format pasaporte, si dhe vërtetim banimi për ata që kërkojnë të kryejnë praktikën profesionale në Tiranë.
Pagesa qëçdo kandidat duhet të shlyejëpër të ndjekur praktikën profesionale tre mujore është në vlerën e 6,000 lekëve. Kjo pagesë duhet të derdhet në llogaritë e bankave të përcaktuara dhe mandatii pagesës duhet të jetë pjesë e dosjes që duhet tëdorëzoni gjatë procesit të regjistrimit. Nëse ky mandat mungon, ju do të penalizoheni duke humbur kështu tëdrejtën e ndjekjes së praktikës së detyrueshme profesionale gjatë këtij viti.
Gjatë procesit të regjistrimit, Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë lëshon Çertifikatën provizore të praktikantit, që duhet për ushtrim të profesionit nën mbikqyrje. Me këtë dokument pajisen mjekët e sapodiplomuar, pasi të kenë bërë regjistrimin provizor pranë Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë dhe është i vlefshëm vetëm për periudhën e kryerjes së praktikës profesionale. Kjo çertifikatë lëshohet nga sektori i regjistrimit, licensimit dhe praktikës profesionale.
Institucionet që shërbejnë për ushtrimin e praktikës janë spitalet, poliklinikat, qendrat shëndetësore, klinika dentare. Në këto institucione praktikanti ushtron praktikën profesionale apo pjesë të saj në përputhje me programin dhe profilin sipas profesionit. Vlerësimi për aftësimin praktik (VAP) është procesi që realizohet nëpërmjet testimit me gojë, për të vlerësuar aftësitë profesionale që kandidati ka fituar gjatë zhvillimit të praktikës profesionale. Komisioni i Vlerësimit të Aftësimit Praktik është autoriteti që vlerëson dhe përcakton nëse kandidati e kalon testimin e aftësimit praktik për të vijuar më tej procedurat për sigurimin e lejes së ushtrimit të profesionit.
Janë një sërë kategorish që nuk e janë të detyruar që të ndjekin praktikën 3-mujore. Sipas kushteve të përcaktuara në rregulloren përkatëse, përjashtohet plotësisht apo pjesërisht nga detyrimi për kryerjen e praktikës profesionale, kandidati i cili provon se për një periudhë të caktuar në përputhje me kriteret specifike të profesionit që i përket, ka ushtruar profesionin përkatës apo ka kryer praktikën profesionale jashtë vendit, që i ka dhënë mundësi të përvetësojë një përvojë profesionale të mjaftueshme në fushën e këtij profesioni. Për të vlerësuar dhe për tu bindur nëse përvoja e kandidatit është e mjaftueshme për ta përjashtuar nga detyrimi për kryerjen e praktikës profesionale, Urdhri Profesional mbështetet në një dokument zyrtar të lëshuar nga institucioni, ku ka ushtruar veprimtarinë profesionale apo në një dokument zyrtar lëshuar nga autoriteti kompetent i vendit përkatës për rastet kur është kryer një periudhë praktike profesionale jashtë vendit.
Asnjë individ nuk mund të ushtrojë profesionin e mjekut, në sistemin e kujdesit shëndetësor publik apo privat në Republikën e Shqipërisë, pa qenë anëtar i Urdhrit të Mjekëve dhe pa qenë i pajisur me licencën për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga ky organizëm. Kjo licencë mund të merret vetëm pasi të jeni shpallur kalues në provimin e shtetit për ushtrimin e profesionit të rregulluar të mjekut.
Dosja e dokumenteve që duhen për regjistrim për praktikën:
- Kërkesë me shkrim për regjistrim në anëtarësinë e Urdhrit të Mjekut të Shqipërisë.
- Fotokopje e mjetit të identifikimit (letërnjoftim apo pasaportë e vlefshme).
- Diplomë e universitetit e noterizuar, së bashku me listen e notave të noterizuara, me vërtetimin original nga të lëshuar nga universiteti.
- Fotografi format pasaporte 3 cope.
- Vërtetim banimi për ata që kërkojnë të kryejnë praktikën profesionale në Tiranë.
- Mandat pagesa me vlerë 6,000 lekë për regjistrimin dhe praktikën profesionale në llogaritë bankare të përcaktuara
Ri-anëtarësimi dhe rifitimi i së drejtës për ushtrimin e profesionit
- Mjeku/mjeku specialist, i cili për çfarëdo arsyje, nuk ka ushtruar profesionin për një periudhë mbi 5 vjet, për të rifituar të drejtën për të ushtruar profesionin duhet të kryejë procedurat në vijim.
- Të kryejë proçedurat e ri-regjistrimit dhe ri-anëtarësimit në Urdhrin e Mjekëve, në përputhje me kërkesat e këtij Statuti dhe të Rregullores për Regjistrimin, Anëtarësimin dhe Dhënien e Licensës për ushtrimin individual të profesionit.
- T’i nënshtrohet ushtrimit të praktikës profesionale të mbikqyrur, në profilin e vet, për një periudhë prej 6 muaj. Në përfundim, të pajiset me dokumentin zyrtar ku të konfirmohet aftësia për të ushtruar profesionin si i pavarur.
- Të pajiset me Liçensën për ushtrimin individual të profesionit.
