Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Begaj në Kalabri: Arbëreshët janë rrënja, Shqipëria është trungu
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Begaj në Kalabri: Arbëreshët janë rrënja, Shqipëria është trungu
Uncategorized

Begaj në Kalabri: Arbëreshët janë rrënja, Shqipëria është trungu

Published: 28 Qershor, 2025
Shpërndaje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ishte në Kalabri, ku u takua me komunitetin arbëresh të rajonit në komunat: Andali, Marceduza, Cervicati, Mongrassano, Platacci, Santa Caterina Albanase Frascineto, San Demetrio Corone, San Benedetto Ullano, San Cosmo Albanese, Castroregio dhe Cerzeto.

Presidenti Begaj e konsideroi komunitetin arbëresh në Itali si urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Italisë, midis të kaluarës dhe të ardhmes, midis identitetit dhe integrimit të plotë të shoqërisë sonë.

“Këtu gjithçka flet për një lidhje të përjetshme, që bashkon në mënyrë të pandashme Shqipërinë dhe Italinë, dy kombe që kanë rrënjë të përbashkëta, ideale të përbashkëta dhe një histori të gjatë, një histori të gjatë dashurie, miqësie dhe vëllazërie”, theksoi Kreu i Shtetit. Presidenti i Republikës në takimet e tij me arbëreshët nxiti përcjelljen e historive familjare të trashëguara brez pas brezi për të mbajtur gjallë këtë pasuri kulturore unike.

“Mos harroni se çdo herë që një fëmijë dëgjon një fjalë në arbërisht, çdo herë që një gjysh apo gjyshe i rrëfen në gjuhën arbëreshe fëmijëve, ringjallet tek ta diçka shumë e çmuar. Arbërishtja rifillon të jetojë dhe të ringjallet. Ju jeni rrënjët, ndërsa fëmijët dhe nipërit tuaj janë filizat, filizat e të ardhmes së Kalabrisë, të Shqipërisë dhe Italisë”.

Duke përmendur figura të rëndësishme të letërsisë, kulturës dhe politikës arbëreshe, Presidenti i Republikës u shpreh se tek arbëreshët ai sheh rojtarët më të mirë të shpirtit identitar, të gjuhës, kulturës dhe riteve fetare.

“Gjithçka këtu më bën të mendoj se gjuha jonë, gjuha arbëreshe, gjuha shqipe, ka rojtarët e vet këtu në Kalabri”.

Presidenti Begaj u ndal dhe në angazhimin e përbashkët të institucioneve të të dyja vendeve për të paraqitur në UNESCO dosjen e “Motit të madh”, një mënyrë e mbrojtjes së kësaj pasurie kulturore gjuhësore dhe ruajtje e riteve fetare, së bashku me kostumet plot ngjyra e gjallëri si pasuri jomateriale e njerëzimit.

“Ishte poeti i madh Zef Serembe që arriti të transformonte dhembjen e mërgimit me dashurinë për atdheun me vargjet aq të bukura, që janë të përjetshme. Ishte heroi Terenc Toçi, figurë e shkëlqyer e angazhimit civil dhe politik, një pioner i idesë së një Shqipërie moderne, një Shqipërie demokratike e të lirë. Këta shembuj dëshmojnë se ju jeni më shumë se një komunitet, jeni më shumë se një qytet, është një zë kujtese, një zë drite, një zë shprese.”

Në këto komunitete, që janë pjesë integrale e jetës italiane, por me një ndjenjë të thellë përkatësie shqiptare, Presidenti ftoi që kjo marrëdhënie e veçantë shpirtërore duhet të materializohet me një fuqizim dhe forcim të marrëdhënieve ekonomike, shkëmbimeve tregtare dhe shtim të bashkëpunimit mes Rajonit të Kalabrisë dhe rajoneve të ndryshme në Shqipëri.

“Ftoj cilindo qytetar, italian, arbëresh dhe shqiptar, të gjithë së bashku të promovojmë dhe të nxisim më fort projekte bashkëpunimi dhe shkëmbimi kulturor e ekonomik midis Shqipërisë dhe Italisë. Të nxisim dhe të promovojmë projekte që rrisin shkëmbimet midis studentëve, midis artistëve të rinj, të inkurajojmë bizneset shqiptare dhe ato italiane të ndërtojnë partneritete të besueshme, partneritete në sektorë të turizmit, në sektorë të agrikulturës, në sektorë të artizanatit, sepse vetëm kështu marrëdhëniet tonë do të forcohen”, u shpreh Presidenti Begaj.

Pas kësaj vizite, nën kujdesin e Presidentit tre komuna arbëreshe do të kenë në sheshet e tyre simbolin e forcës arbëreshe: bustet e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Nga këto sheshe Presidenti Begaj shprehu bindjen e tij se vizioni evropian i shqiptarëve është rruga e drejtë që na forcon e na zhvillon.

“Besoj te forca e kësaj miqësie, besoj te forca e kësaj vëllazërie, besoj te këta tri flamuj që janë pas nesh: flamuri shqiptar, flamuri italian dhe flamuri i Bashkimit Evropian, që së bashku jemi më të fortë dhe do të bashkëekzistojmë përjetë”, theksoi Kreu i Shtetit.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Komente
  • ¿? thotë:
    28 Qershor, 2025 te 5:16 pm

    Po patjeter, Arbereshet jane rrenja, pastaj trungu u shartua me TURQ dhe ne vend te pemes ARBERI u rrit pema SHQIPERI

    Përgjigjiuni
  • Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli thotë:
    28 Qershor, 2025 te 5:29 pm

    Gazeta Dita ka qene dikur nje gazete serioze qe botonte shkrime me vlere e nivel te larte , ndaj edhe iahte gazeta me e lexuar nga shqiptaret . Ka kohe qe kjo gazete eshte katandisur per te ardhur keq . A nuk e kuptoni se cfar po beni ? Shihni koleget tuaj ne gazeten Tema , qe e kane ngritur ne nje nivel edhe me larte cilesine e temave qe trajtojne dhe per rrjedhoje E ME TE DREJTE ESHTE GAZETA QE LEXOHET E VLERESOHET ME SHUME . E them me keqardhje per ju , sepse e kam pas ndjekur rregullisht “Diten” aq prestigjioze e autoritare mbi gjithe te tjerat !

    Përgjigjiuni
  • TRENI thotë:
    29 Qershor, 2025 te 3:10 am

    ———————————————————————————————————————————————————––

    ▶ NE GADISHULLIN ILIRIK VAZHDIMESIA ILIRE ARBERORE SHQIPTARE, ESHTE E NATYRSHME & E PADISKUTUESHME.

    ———————————————————————————————————————————————————––

    ME SHKENCË:

    KOMBI SHQIPTAR VERTETUAR ME ÇDO SHKENCE DHE SHKENCEN E SAKTE GJENETIKE NUK KA KOMPONENTE TURKE.
    SHKENCA ESHTE SHKENCE. KONCEPTI KOMBESISE ESHTE NJE KONCEPT I NDRYSHEM NGA KONCEPTI BESIMIT FETAR.
    AUTORE TE LITERATURAVE, QE KAM PUBLIKUAR, JANE PROFESORE TE UNIVERSITETEVE NGA ME TE MIRE EUROPIANE.

    ———————————————————————————————————————————————————––

    Kujt i vrasin syte shkrimet si keto me shume vlere ketu ne Gazeten Dita per vellezerit dhe motrat tona Arbereshe;
    le te lexoje ne gazeten Tema shkrime me nivel te ulet per xhaxhain grek te Mero Bazes (bythelepires pushtetesh).

    Kurse shqipfolesi antishqiptar mavri (¿?) eshte grek maskara, i zbuluar, i demaskuar, i diskretituar, qe perpara 1 Viti.
    Turku i pidhit te manas tou, e shartuar e shkerdhyer keq ne Anadoll, qe e ka lene nje psiqik me fiksime per Turkun.
    LLAPAQENERITE E TIJ, PA ASNJË LITERATURË=SHPREHJE E URREJTJES, E VRERIT DHE E MARAZIT TË TIJ PSIKOPATIK.

    ———————————————————————————————————————————————————––

    ME SHKENCË:

    TURQIT E MUTIT TE KANE SHKERDHYER KEQ NE ANADOLL, TI GREK JE SOT MUT TURKU I VAFTISUR ORTHODHOKSOS.
    LINK: – ENGLISH WIKIPEDIA – GREEKS OF ASIA MINOR – LINK: ANATOLIAN GREEKS – GREKET E ANADOLLIT
    GREK PALI-BYTHAS, HIQI MASKAT, VISHI TANGAT, URGJENT ATJE NE ORIGJINE NE ANADOLL, TE LUFTOSH ME TURQIT!

    ———————————————————————————————————————————————————––

    Përgjigjiuni
  • epo kjo pune thotë:
    29 Qershor, 2025 te 3:18 am

    arber ka edhe ne Greqi prandaj tregoni burreri e dilni dhe andej se ata kane nevoje per mbeshtetje se greku I asimilon se ne Itali ata jane me kuq e zi se ne

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Fillimi i fundit të regjimit të Vladimir Putinit!
  • Dy klubet bëhen bashkë, Interi dhe Milani u bëjnë “bllok” ultrasve në stadium
  • Pse është zhdukur Xi Jinping? Heshtja e medias shtetërore dhe thashethemet e frikshme
  • Hetimet e SPAK dhe historitë e vip-eshave që notojnë në paratë e drogës
  • “Ç’mendon për drejtuesit e PD, Flamurin, Albanën?”/ Bamir Topi: S’e vë në punë inteligjencën në këto raste!

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  2. demo në Në çfarë pike janë raportet Rusi-Shqipëri dhe a është Serbia e përkëdhelura e Moskës, si përgjigjet ambasadori rus në Tiranë
  3. TRENI në Fakti, mashtrimi dhe injoranca: Rasti i Yuri Kim dhe rrëshqitja mediatike shqiptare
  4. TRENI në Në çfarë pike janë raportet Rusi-Shqipëri dhe a është Serbia e përkëdhelura e Moskës, si përgjigjet ambasadori rus në Tiranë
  5. TRENI në Në çfarë pike janë raportet Rusi-Shqipëri dhe a është Serbia e përkëdhelura e Moskës, si përgjigjet ambasadori rus në Tiranë
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?