Një protestë e organizuar kundër rrethimit të zonës së mbrojtur në Pishë Poro-Nartë u përshkallëzua të shtunën në incidente të dhunshme, pasi punonjës të një kompanie private sigurie u përplasën fizikisht me banorë të Zvërnecit dhe aktivistë mjedisorë.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një protestues duke u tërhequr zvarrë nga punonjësit e sigurisë private, ndërsa Policia e Shtetit, e cila ishte e pranishme në vendngjarje, e përshkroi incidentin si një “shoqërim” të tij.
Banorët e zonës, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues politikë kishin paralajmëruar prej ditësh protestën kundër rrethimit të territorit dhe planeve për zhvillim në zonën e mbrojtur të Pishë Poro-Nartës. Sipas dëshmitarëve, tensionet nisën pasi një protestues tentoi të kalonte gardhin që rrethon kantierin.
Video të filmuara nga pjesëmarrësit tregojnë se protestuesi u ndalua me forcë nga punonjësit e sigurisë private, të cilët më pas e tërhoqën brenda rrethimit. Pamjet sugjerojnë gjithashtu se ai u godit pasi u fut në zonën e rrethuar. Pas incidentit, situata u përshkallëzua dhe protestuesit e punonjësit e sigurisë shkëmbyen gurë, ndërsa në disa raste u përdor edhe spraj lotsjellës.
Redi Muçi, deputet i Lëvizjes Bashkë dhe pjesëmarrës në protestë, tha se protestuesi ishte goditur nga punonjësit e sigurisë private teksa përpiqej të kapërcente gardhin.
“Një prej protestuesve tentoi të kapërcente gardhin në një pjesë që ishte më e ulët, u godit nga këta të policisë private dhe duket se humbi ndjenjat. Pas kësaj ata e tërhoqën zvarrë dhe në këtë moment filluan të qëllojnë me gurë,” tha Muçi.
Sipas tij, u desh ndërhyrja e një drejtuesi të Policisë së Shtetit që i riu të lirohej nga zona e rrethuar.
Versione të ngjashme dhanë edhe protestues të tjerë. Kryeplaku i Zvërnecit, Kostaq Konomi, pretendoi se protestuesi u godit para se të humbiste ndjenjat.
“E qëlluan në fyt dhe humbi ndjenjat. Në spital pështynte gjak,” tha Konomi.
Dëshmitarët thanë gjithashtu se një grup i madh punonjësish të sigurisë private, të veshur me të zeza dhe pjesërisht të maskuar, ishin pozicionuar në zonë para fillimit të protestës.
“Ishte frikësuese, kishin ardhur gjithë ata furgonë policie, mund të ishin 50-60 veta nga policia private, sikur të ishte luftë botërore,” tha protestuesja Minella Balliu.
Arlind Qori, kryetar i Lëvizjes Bashkë, po ashtu i pranishëm në protestë, tha në një video të postuar në Facebook se punonjësit e policisë private silleshin si “gangsterë të veshur me të zeza” dhe akuzoi Policinë e Shtetit për tolerimin e tyre.
Në një deklaratë zyrtare të publikuar pas protestës, Policia e Shtetit tha se një grup protestuesish kishin ndërmarrë veprime të dhunshme për të dëmtuar rrethimin e kantierit.
“Gjatë tubimit, situata është përshkallëzuar dhe një grup protestuesish kanë kryer veprime të dhunshme me qëllim prishjen e rrethimit të kantierit të kompanisë,” thuhet në deklaratë.
Policia identifikoi protestuesin si E.S. dhe tha se ai kishte hyrë me forcë në zonën e rrethuar. Ajo e përshkroi marrjen e tij nga punonjësit e sigurisë private si një “shoqërim në ambientin e përcaktuar për rojet”, duke pranuar se gjatë këtij veprimi ai kishte pësuar dëmtime trupore. Policia njoftoi se kishte proceduar penalisht dy punonjës të sigurisë private dhe 15 protestues.
Kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, e cila ka marrë leje zhvillimi për projektin turistik në zonë, nuk adresoi drejtpërdrejt akuzat për dhunë në reagimin e saj publik. Në deklaratë, kompania dënoi aktet kundër pronës private dhe akuzoi kritikët për përhapje të informacionit të pasaktë.
“Dënojmë me forcë çdo akt dhune ndaj pronës private dhe hedhim poshtë çdo përpjekje që synon dezinformimin e publikut,” thuhet në reagimin e kompanisë.
Pavarësisht interesimit të BIRN, autoritetet nuk bënë publik emrin e kompanisë private të sigurisë që operonte në terren.
I kontaktuar në telefon një këshilltar i Ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, ia kaloi përgjegjësinë Policisë së Shtetit.
“Duhet të flasë policia,” tha ai.
Ministri Besfort Lamallari nuk qe i arritshëm për koment.
Protesta e së shtunës është episodi më i fundit në një konflikt të zgjatur mbi pronësinë dhe zhvillimin e zonës së mbrojtur të Pishë Poro-Nartës. Sipas të dhënave të publikuara më herët nga BIRN, gardhi me tela me gjemba rrethon rreth 2.6 milionë metra katrorë, përfshirë edhe pasuri publike të mbrojtura si monumente natyrore.
Projekti zhvillohet nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, e cila ka marrë leje zhvillimi nga autoritetet shtetërore, ndërsa një pjesë e pronave në zonë mbeten objekt konfliktesh gjyqësore.
Duke iu drejtuar protestuesve, deputeti Muçi e krahasoi situatën në Zvërnec me konfliktet e tjera mbi tokën në zonat turistike të vendit dhe akuzoi qeverinë për favorizim të interesave private në kurriz të komuniteteve lokale. Në një fjalim para protestuesve, ai e cilësoi kryeministrin Edi Rama si pushtues.
“Është ai që e ka uzurpuar Shqipërinë, duke e shpallur veten kryetar të KKTU-së,” tha Muçi. “Është ai mbreti i tokës dhe i ujit,” përfundoi ai.
Vladimir Karaj – Reporter / Foto: Screenshot nga video të publikuara nga aktivistë që tregojnë policinë private duke hequr zvarrë një protestues

Mos kini frike
Luftoni per te drejten tuaj
Kunder mafies. Krimit
Artur Shehu mafia
Para se të gjykojmë e përtej protestës do të ishte interesante të dihej so qëndron puna e kësaj prone dhe si rezulton të jetë private sipas deklaratave te Kriekaqolit. Të kuptohet fillimisht zanafilla e abuzimeve do të ishte në interes,të publikut. Nuk kuptoj përse nuk bëhet transparencë mbi titujt e pronësisë dhe kalimet e ndryshme me letra.
Jaaalla ti ngeci bishti ne Vlore felliqsires!
Keto protesta atje ne Zvernec i duhen mjaft Rames, per ta paraqitur te familja Trump ca si te veshtire faljen e trojeve qe po u ben ne kete vend si me i pas trashegim nga bab Kristaqi..
Mire qe ndertojne ne toke te vjedhur DHE te mbrojtur, por me duket se ka ligj ne ate vend qe nuk lejohet te rrethoshe reren+ujin e detit, pse jane gjembat nga rera deri nen uje?
Privatizimi ka vlere,nqs ka qene regjistruar ne kadastr para vitit 1945.Privatizim me letrat e qeverrise Rama nuk ka.Eshte i paligjshem.Nuk ka nevoje te ekzistoje Laguna e Zvernecit,per rezortet e Edi Rames,.Nuk ka nevoje Manastiri i Zvernecit per kullat,hotel-motelet strategjike te strategut te Hajduterise.Largohu nga zonat e mbrojtura Edi Rama.Ti je nje bombe berthamore qe po asgjeson NATYREN SHQIPTARE.
Bruxeli mos reagoje me Monitorime per proceture,me keshillime per finiture,por te ndaloje me vendime te prera zhdukjen e Ekosyystemit natyror te Zvernecit.Te nderpritet menjehere procesi i Pranimit te shtetit Edi Rama ne BE.Po qe se Mbrojtja e Ekosystemeve natyrore varet nga Kosi,kjo i ka gjyslyket me dopjo xham cilindrik.Edi Rama i duket si buall kenete.
Demo, ha mut ha .
Gjeni si emërtohet kjo kompani e policisë private.
A ka lidhje kjo kompani me ish deputetin apo deputetin e partisë socialiste Ndreu.
A është kjo kompania Ndreu Security Services.
Mund të jetë e njëjta kompani e policisë private që shërben në kantierin e Halabarit në Durrës Marina ,në zonën ku po ndërtohen pallatet e kriminelëve në territorin e Portit të Durrësit.
demo ha mut ha,
Kjo eshte fjala e Rames per popullin.
KAQ mjafton per te marre vesh kush eshte Rama.
Kriminel, tradhetar, mafioz, dhe Antishqiptari me i ndyre qe ka njohur Historia e ketij Kombi.
Vlora e degjeneruar, e popullit te degjeneruar vlorak, e voton.
Vlonjatet jane bere kurva te Rames.
Kjo eshte e gjitha
2.6 milionë metër katror? Ku në gps e psonise kët shifër gjigande o toç me zyle, kur i gjithë vendi ka gjithsej 28 mijë?
Debil
Esht 28 mij kilometra katror Shqiperia qe do t thon 28 milion metra katror
Ai ose ata qe kan marr ate tok kan perfshir gjith gadishullin perlë.te Zvernecit
K*R me zyle, matematikën shko e tregoja satëme që të ka lindur çyryk ke bodrumi i shkollës katërvjeçare me dy turne.
2.6 milion janë baraz me 2.600.000, çfarë do të thotë afro 10-fishi i sipërfaqes së gjithë vendit. Shko e pirdhu nashi dhe pi ilaçet kundra demencës.
O K*R i shkref, nëse matja bëhet me metra atëherë llogaritja dhe krahasimi bëhen gjithashtu me metra.
Nuk ke pse i bën llogaritjet një herë me metra dhe një herë tjetër me kilometra. Nuk flitet njëherë me lek të ri dhe një herë tjetër me lek të vjetër. Ka një standard unik për masat dhe jo dy. Ec e mushu nashi, qurrash.