Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse është kaq i rëndësishëm Tajvani – sa SHBA është gati të rrezikojë gjithçka?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Pse është kaq i rëndësishëm Tajvani – sa SHBA është gati të rrezikojë gjithçka?
BoteKryesoreUncategorized

Pse është kaq i rëndësishëm Tajvani – sa SHBA është gati të rrezikojë gjithçka?

Published: August 3, 2022
Shpërndaje

Së fundmi, SHBA duket se është gati të rrezikojë gjithçka për të mbrojtur Tajvanin – por çfarë është kaq e rëndësishme për këtë ishull të vogël në Azinë e largët?

Contents
  • Sa probabilitet ka një sulm i tillë dhe cilat do të ishin pasojat?
  • Ku ngjasojnë Tajvani dhe Ukraina?
  • Ku ndahen Tajvani dhe Ukraina?

Që pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, sytë e botës u kthyen për nga Azia dhe frika e një konflikti të mundshëm mes Tajvanit dhe Kinës vazhdon ende.

Sa probabilitet ka një sulm i tillë dhe cilat do të ishin pasojat?

Ministri i jashtëm tajvanez e ka quajtur sulmin e Rusisë në Ukrainë një shkelje të Konventës së OKB-së, duke shprehur shqetësimin se ishulli i vogël aziatik mund të ketë të njëjtin fat.

- Publicitet -

Në të njëjtën kohë, Kina ka refuzuar kategorikisht ta quajë vendimin e Rusisë për të pushtuar Ukrainën një ‘sulm pushtues’ apo ‘akt luftarak’ duke njohur deri sot, të drejtat e Rusisë për të ‘mbrojtur sovranitetin e saj’.

Ku ngjasojnë Tajvani dhe Ukraina?

Pavarësisht faktit se ky krahasim nuk është ideal, Tajvani – njësoj si Ukraina – ka jetuar gjatë nën hijen e një superfuqie si Kina e cila ka refuzuar gjithnjë ta njohë ishullin si një shtet të pavarur.

Në të njëjtën kohë, Pekinin ka nisur rregullisht avionë luftarakë drejt qiejve tajvanez nën petkun e “stërvitjeve ushtarake’.

Të dy liderët edhe ai kinez, Xi Jinping edhe ai rus, Vladimir Putin, i kanë mëshuar prej kohësh të njëjtës propagande, që vë në punë nostalgjinë e një të shkuare të lavdishme imperialiste me anë të së cilës ata po justifikojnë edhe pretendimet e tyre territoriale të viteve të fundit.

Avionët kinez patrullojnë qiejt e Tajvanit

Presidenti kinez i ka ushtruar gjithnjë presion Tajvanit që të mos kërkojë pavarësinë nga Kina, në të njëjtën mënyrë që Putin ka paralajmëruar vazhdimisht Ukrainën që të mos bëhet pjesë e aleancave me perëndimin siç është anëtarësimi në NATO.

Ku ndahen Tajvani dhe Ukraina?

Sidoqoftë, mes Ukrainës dhe Tajvanit ka një diferencë të rëndësishme.

Së pari, edhe pse shumica e shteteve nuk e njohin Tajvanin si shtet të pavarur, ishulli është një partner tregtarë kyç i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe një pikë strategjike në zinxhirin e furnizimit global.

Ky ishull dominon fuqishëm industrinë e makinerive elektrike si vendi kryesor në prodhomini e mikroçipeve që përdoren në teknologjitë më të avancuara civile dhe ushtarake, duke nisur nga makinat, telefonat celularë, kompjutera, pajisjet ushtarake, mjekësore, inxhinierike etj.

Praktikisht, ato janë pulsi i teknologjisë globale.

Gjithashtu, pozicioni strategjik i Tajvanit, e ka kthyer atë në një zonë të rëndësishme për bazat ushtarake amerikane në Oqeanin Paqësor.

Dhe mbi të gjitha, në një kohë kur administrata Biden është shprehur e bindur se edhe në rast konflikti, SHBA dhe NATO nuk do të dërgojnë kurrë trupa për të mbrojtur ukrainasit, në rastin e Tajvanit çështja ndryshon katërcipërisht.

Politika e njohur si ‘ambiguiteti strategjik’ ka shërbyer prej kohësh si shtyllë parandaluese e SHBA-së ndaj Kinës.

Shqetësimi i shumë analistëve në Tajvan ama, është se një Perëndim i shpenguar dhe një kundërpërgjigje e dobët ndaj pushtimi rus në Ukrainë, mund të mobilizojë Partinë Komuniste Kineze që të shtojë trysninë mbi ishullin tajvanez duke përdorur manovra që qeveria e Tajvanit i ka quajtur ‘taktikat e zonës gri’ – që kanë të bëjnë me faktin se Kina nuk ka reshtur kurrë së pretenduari se ishulli i vetëqeverisur i Tajvanit është territor kinez.

 

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Mos e beso po deshe, por eshte e vertete. says:
    August 3, 2022 at 10:48 pm

    Pra Tajvani nuk na qenka teritor kinez, por eshte ……. “teritor” amerikan.
    Jeni ftof n’tajare.
    Tajvani nuk eshte pjese e OKB dhe nuk mund te kete mbrojtjen e saj.
    Pas Hong Kongut, Makaos rradhen per t’u bere pjese e Kines e ka Tajvani phjese te [padiskutrueshne te teritorit te saj.

    Reply
  • Kinezi Pa brek says:
    August 3, 2022 at 10:59 pm

    Ik ha ndonje sallator deti Kinez

    Reply
  • Armir says:
    August 4, 2022 at 4:06 am

    I. Ku ngjasojnë Taivani me Ukrainën?

    1. Nuk arrij te “perceptoj ndonje ngjashmeri esenciale” midis Taivanit dhe Ukraines.

    2. Kinezët e Taivanit dhe të Kinës i kane perkatur te njejtës kulture, kane te njejten gjuhe, por ka nje dallim te madh me Ukrainen:

    2a. Nje e treta e Ukraines, ajo perendimore, ka qene pjese e Polonisë.

    2b. Pjesa lindore eshte kryesisht e lidhur me Rusinë.

    2c. “Pjesa qëndrore” e Ukrainës kane qene “Simpatizante te Rusise” por pas “likuidimit te kulakeve” nje pjese e madhe e tyre do te kete qene, “të pa kenaqur”.

    3d. Por lufta per “çlirimin e Ukraines” nga “pushtimi Gjerman”, nga forcat e “ushtrise të kuqe”, besoj se i ka zbutur ndjeshëm pakënaqësitë e “lart permendura”, te nje pjese te popllsisë te Ukrainës.

    II. Ku ndahen Taivani dhe Ukraina?

    1. Ne luften e dyte boterore, Ukraina u pushtua nga Gjermania, por u çlirua nga ushtria Ruse.

    2. Rusia nuk e ndaloj “Republikën e Ukrainës”, ish pjese e Bashkimit Sovjetik, te behet “shtet indipendent” pas vitit 1990.

    3. Taivani me Kinen ka qene gjithmon bashkë, por pas vitit 1949 u ndane per shkak te luftes civile ne Kinën kontinentale.

    4. Pergjegjesia per kete ndarje është e kinezëve te “Kinës Kontinentale” qe ishin “komuniste” dhe pjesëstjetër qe ishin “nacionaliste” te cilet u shperngulen ne Taivan.

    5. Në kete luftë ideologjike dhe per pushtet, këto dy grupime e përçanë Kinën dhe ato “Mbajne Pergjegjësi të plotë” për këtë situatë, “qe ndodhen sot”.

    6. Kina nuk ka te drejte ligjore ta aneksoje Taivanin.

    7. Taivani nuk eshte nje shtet i okupuar nga nje fuqi e huaj.

    8. “Ato mund te bashkohen” kur të dy palët ta shohin të arësyshme, dhe kur populli i Taivanit mund te “vazhdoje menyren e jetesēs”, që eshte mësuar ta gëzojë, pas viti 1949. Kjo përbën 90% te popullates.

    9. A mund, “ti japë Kina garanca Taivanit kur aeroplanet, flota Kineza, propaganta qeveritare, po e tmerron popullaten e Taivanit?

    10. Ndofta, pas 50 vitesh, kjo situate mund te ndryshoje me “mierekuptim, por jo me presion”, që në këtē moment eshte “Nje presion me te vërtetë i jashtezakoneshëm”.

    Reply
  • Phoenix says:
    August 4, 2022 at 10:14 am

    Plani i Kultit Global, eshte qe Kina te zvendesoj Ameriken ne arenen nderkombetare ne te ardhmen. Kines i eshte caktuar te jete avangardi i krijimit te kushteve drejt rendit te ri Boteror dhe Qeverise Globale Diktatoriale. Ne aleance me Kinen, jane dhe shtetet anetare te BRICS, Rusia, India, Irani, Afrika e Jugut dhe Brazili.

    Plani inediat eshte qe te zhvlerezohet gradualisht Dollari Amerikan, Euro dhe valutat perendimore dhe te forcohen Juani Kinez dhe Rubla drejt implementimit global te kriptovalutes dixhitale nga Bankat qendrore. Gjithashtu po pergatitet nje konflikt ushtarak Kine-SHBA. Ana tjeter e konfliktit Nato-Rusi ka filluar tashme ne Ukraine.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, sa do shiten nafta dhe benzina
  • E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestro vilës së Ballukut në Dhërmi
  • U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar la pas gruan dhe djalin e mitur
  • Tymnaja e “patriotëve”
  • 83 mandate nuk janë tapi pronësie mbi Republikën, z.Kryeministër! Por nëse beson se i ke ende, shpall zgjedhje të reja

Komentet e Fundit

  1. xxx on Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane
  2. Phoenix on 83 mandate nuk janë tapi pronësie mbi Republikën, z.Kryeministër! Por nëse beson se i ke ende, shpall zgjedhje të reja
  3. xxx on “Po më akuzon për lajm të rremë”, Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo?
  4. Hallexhi apo halexhi? on Tymnaja e “patriotëve”
  5. capi on 83 mandate nuk janë tapi pronësie mbi Republikën, z.Kryeministër! Por nëse beson se i ke ende, shpall zgjedhje të reja

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?