Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Pse kjo toka jonë kaq e pasur në talente që të bëjnë krenar, nuk ofron mundësinë që ata të lulëzojnë këtu?”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > “Pse kjo toka jonë kaq e pasur në talente që të bëjnë krenar, nuk ofron mundësinë që ata të lulëzojnë këtu?”
AnalizaKomunitetKryesore

“Pse kjo toka jonë kaq e pasur në talente që të bëjnë krenar, nuk ofron mundësinë që ata të lulëzojnë këtu?”

Published: October 29, 2022
Shpërndaje

 

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

- Publicitet -

Këto ditë, kantautori i famshëm shqiptaro-italian Ermal Meta ndodhej sërish në Shqipëri. Por këtë herë, jo për ndonjë koncert me një publik të dashur, por për të promovuar në shqip romanin e tij të parë.

Botuar në maj të këtij viti, në Itali romani i tij voluminoz “Domani e per sempre” vjen në shqip si “Nesër e përgjithmonë” përmes një numër aktivitetesh promovuese nën kujdesin e Institutit Italian të Kulturës.

Si vetë autori shprehet, romani është fillimisht fryt i dëshirës së tij t’i tregojë publikut të përtej Adriatikut një histori ndryshe të shqiptarëve. Dhe, në të vërtetë, romani thur një histori që fillon kohë para ’91-shit, vitit të një rizgjimi jo fort të thjeshtë. Një histori që nuk mban në vete vetëm ngjyrat e dehumanizimit, që shtypja e varfëria fal pamëshirshëm.

Si tekstet e këngëve të Ermal Metës paralajmërojnë, edhe romani i tij është i ndjerë dhe dhimbshëm njerëzor. Të befason pozitivisht.

Por, ndërsa sheh Ermal Metën të prezantojë romanin e tij të parë, të bëjë foto e të flasë me dashamirësit e vet, mendon për rrugëtimin e tij. Dukshëm ka qenë i vështirë dhe i mundimshëm. I ngjashëm me atë të shumë shqiptarëve të tjerë që ia kanë dalë të shpalosin potencialin e vet në një tjetër tokë.

Dhe mendon se pse kjo toka jonë kaq e pasur në talente që frymëzojnë e bëjnë krenar, nuk ofron mundësinë që ata të lulëzojnë këtu. Të mundon se përse përpjekjet e të talentuarve tanë, këtu, nuk kurorëzohen me afirmimin e merituar. Të duket se ose Shqipëria ekziston për të provuar vërtetësinë e frazës biblike se “Askush nuk bëhet profet në vendin e vet,” ose po vuan mallkimin e të gjithë atyrëve që u detyruan të marrin rrugët.
Do ishte disi ngushëlluese, më pak e dhimbshme, më e pranueshme për ne që ikja e talenteve, e të aftëve, e atyre që do mund të bënin ndryshimin të ishte profeci a mallkim i thyeshëm.

Por të gjithë e dimë – me siguri e di edhe Ermal Meta që do të lidhet me rrënjët e veta përmes letërsisë – se etiketa e mërgimtarit mbi shqiptarët, më shumë sot se dje, është pasojë e pashmangshme e frymës meskine. Shqiptarët e mirë, të bukur, të aftë për të kontribuar, e për ta bërë këtë vend të jetueshëm munden e mbyten përditë nga kjo frymë.

E shprehur në nivele të ndryshme hierarkike, minimalisht, si mungesë përfitimi personal të drejtpërdrejt apo frikë prej konkurrencës së tjetrit ose, në rangjë më të larta, si luftë kahesh e promovim të bindurish gojëkyçur, fryma është kundërthënëse me meritokracinë dhe mundësinë.

Shqiptarët e dinë se ikja e pandalshme e tyre apo e më të dashurve të tyre nuk është as biblike as përmbushje profecishë. Nuk është as braktisje e vendit të dashur, si shembulli i Ermal Metës e mjaft të tjerëve që ngulmojnë të vazhdojnë të identifikohen dhe me vendin e lindjes, tregon. Nuk është as dorëzim para presionit të refrenit: “Pse nuk ikën? Ti ke mundësi të…”

Është zgjidhje, zakonisht e vetmja, pasi çdo derë në të cilën troket mbyllet me vrazhdësi të pakuptimtë. Është lodhja psikologjike kur duhet të bësh varavingo të palezetshme në zyra a me telefonata për të marrë atë që me të drejtë e me ligj të takon. Është mosvlerësim kronik i punës dhe intelektit dhe mbivlerësimi i servilit e tëpaskrupulltit. Është mospajtimi me të jetuarit pa integritet. E padyshim është politika e zhytur, ku tre-katër veta bëjnë si model i ri politikanësh, kur dihet botërisht se janë pikërisht ata përgjegjësit kryesor të degradimit në çdo fushë.

Por ndoshta libri i Ermal Metës është ogur i mirë. Ndoshta do krijohen mundësi të ndërtojnë ura integrimi për vendin edhe shqiptarët këtu, jo vetëm shqiptarët e ikur. Patrotizmi e puna e vyer për Shqipërinë ndoshta një ditë s’do jetë më “luks i rezervuar” vetëm për bijtë e larguar. Ndoshta “nesër e përgjithmonë”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • Gazmend says:
    October 29, 2022 at 8:44 pm

    Ja ta them une nga eksperienca personale. Ngjarjet e tnerrshme te 97-mē bene qe me cdo kusht te ikja nga Shqiperia. Nuk behej fjale per rroge a kushte jetese, behej fjale per te shpetuat koken nga tnerret.

    Reply
  • ¿? says:
    October 29, 2022 at 11:07 pm

    Ja po ia jap une nje pergjigje te shpejte ketij “talentit” te papare. Shqiperia eshte nje treg i vogel. Talente lindin plot edhe ne Luxemburg po po nuk shkuan ne France, apo Gjermani nuk i njef kush. Mblidhni mendjen te gjithe, edhe ju qe mburreni me ilire e pellazge, nuk pjerdh njeri per 3 milion veta, cfaredo qofshin,

    Reply
  • Andis says:
    October 30, 2022 at 2:23 am

    Shqiptaret e shkrete vetem duke vuajtur ne vendin e tyre me shekuj

    Reply
  • Dheu says:
    October 30, 2022 at 3:37 am

    Sepse është e vogël per shkak te coptimit ne pjese te vogla.

    Reply
  • Phoenix says:
    October 30, 2022 at 5:05 am

    “Pse kjo toka jonë kaq e pasur në talente që të bëjnë krenar, nuk ofron mundësinë që ata të lulëzojnë këtu?”

    Pyesni njehere ate Boshnjakun Ramiz Aline nga Ferri ku vegjeton, per pergjigjien. Ai e di fiks pergjigjien e kesaj pyetje.

    Reply
  • ?+ says:
    October 30, 2022 at 6:40 am

    nuk është e vërtetë.
    po të kishim një shtet normal dhe të vërtetë nuk do kishte nevojë që talentet ti syrgjynosnim që të bëheshin të famshëm jashtë shtetit.
    përpara famës qëndron patriotizmi dhe kur kërkon të bësh diçka të mirë për atdheun e bën pavarësisht se e di që po të kishe bërë ndonjë zgjedhje tjetër mund të jetoje shumë më mirë dhe si njeri normal.
    shembull për këtë ke shkencëtarin shqiptar Besnik Sykja

    Reply
  • Nga pertej oqeanit. says:
    October 30, 2022 at 11:41 pm

    Po c’flisni kot. Singapori eshte nje shtet me siperfaqe sa Tirana dhe prodhon vetem nje gje: tru. Kete dine ta shrytezojne mrekullisht. Vazhdoni beni muhabet tani.

    Reply
  • Zeneli says:
    October 30, 2022 at 11:51 pm

    Thjesht fare.
    SE POLITIKANET I DUAN TE GJITHE PER VETE DHE SOI E SOROLLOPIN E TYRE AN E MBAN !
    Ja…kaq e thjesh eshte pergjigja
    i dashur lexues
    dhe zonja Edona Llukacaj !

    Reply
  • Futja kot says:
    October 31, 2022 at 7:31 am

    Shqiperia nxjerr aq talente sa nxjerr edhe nje lagje ne Gjermani. Me nje fjal vari lesht. Po cfare talentesh Ka nxjerre Shqiperia ne 32 vjet? As ne film as ne muzike askund. Krenohemi me Dua Lipa e Rita Ora qe Jane Kosovare. E cfare duhet te thote India qe Ka 5 drejtuesit e kompanive me te medhaja ne bote?
    Cfare duhet te thote Italia qe jo vetem zbuloi Ameriken por e ndertoi ate? Po ikni na lini rehat me disa te paafte qe i quani talente.
    Boll te shikoni kombetaren e futbollit tone qe luan me keq se kooperativat bujqesore dikur. Shkoni punoni argat e drogashites neper bot se ate dini te beni me mire. Talentet lerjani te tjereve

    Reply
  • Aldrin says:
    October 31, 2022 at 9:00 am

    Dukshem, befasueshem, njellojshem me i ngjashem
    Te pertej , me mendim ndryshe
    Me ca copa si Edona, do fillojme promovimin e librave handikape per te ndjeshem, zhurshmen, plotkuptimeshem, kulturshem, te elitshem te pergaqsueshem, perfaqsueshmerisht, ndjeshmerisht, zhurmshmerisht, besueshmerisht, vendoshmerisht, dhe pirdherisht e pordhshmerisht

    Reply
  • Selim Rroshi says:
    October 31, 2022 at 11:49 am

    Kjo ndodh sepse qe nga 1944 kan qeverisur barkthatet komuniste qe sdine te bejne shtet. Barkthatet skane ideale vec parase se ajo i ka munguar ne breza.
    Kush do e beje shtetin qe ka nevoje per drejtesi arsim shkence e prodhim? Ata qe per fitim te shpejte bejne tregti me jashte e paraja iken e tera? Apo ata qe si lane pronat te i zoti dhe mbajne shtetin mbrapsh qe mos japin llogari per pronen e vjedhur?

    Reply
  • Enver Hoxha tungjatjeta says:
    October 31, 2022 at 11:55 am

    dmth përpara 44 paska patur shtet mirëqenie dhe talente thua ti o selim trapi?
    ik se le nam cop idioti.
    erdhën në 44 komunistët që sdinë të bëjnë shtet.
    sipas teje ose duhet anarki ose shteti perfekt bëhet me turkoshakë apo me esatë tradhtarë dhe zogollë kurvarë?
    shtet bëri enver hoxha. 30 vjet ky është antishtet ose shtet leshi

    Reply
  • ¿? says:
    October 31, 2022 at 12:12 pm

    Enver Hoxha nuk beri shtet, shteti eshte gje tjeter, Enve Hoxha ndertoi nje burg te madh dhe vete u be drejtor i burgut.

    Reply
  • Enver Hoxha tungjatjeta says:
    October 31, 2022 at 7:33 pm

    unë nuk e di ça quan ti burg, burgu është për kriminelë ndërsa shqipëria që enver hoxha administronte përbëhej prej njerëzish shumica të ndershëm dhe jo kriminelë

    Reply
  • ¿? says:
    October 31, 2022 at 11:17 pm

    Po pikerisht mer ti, prandaj Enver Hoxha ishte vete kriminel, sepse mbante ne burgun qe ndertoi njerezit e ndershem dhe puntore, por pak naive te Shqiperise. Kriminelet ai i mbante ne Biro, ne Komitetin Qendror, i bente Drejtora, Sekretare Partie dhe i perdorte per te bere krimet e veta dhe kur nuk i duheshin me i nxirrte “tradhetare” dhe ua fuste deri ne brryl.

    Reply
  • Arben says:
    November 2, 2022 at 4:49 am

    Projekti i allbanise urupiane

    Kavie eksperimentale

    Reply
  • Nje shqiptar says:
    November 2, 2022 at 2:08 pm

    Shtet i vogel qe zbaton politike ekonomike dhe bankare te madhe si dhe te rregullave te rrepta te BE. Ka plot shtete te vogla ne Evrope qe bejne nje politike te pavarur ekonomike nga BE dhe jetojne shume mire. Jane me miliarda dollare te emigracionit shqiptar qe nuk vijne ne Shqiperi pasi nuk kane mundesi investimi ne bursat nderkombetare pasi bankat e nivelit te dyte vetem ne Shqiperi nuk e lejojne kete forma investimi e fitimi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?