Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse u mbyt Durrësi sipas inxhinierit që ka drejtuar Ndërmarrjen e Bonifikimit dhe ndërtimin e Hidrovorit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Pse u mbyt Durrësi sipas inxhinierit që ka drejtuar Ndërmarrjen e Bonifikimit dhe ndërtimin e Hidrovorit
AnalizaLajmi i fundit

Pse u mbyt Durrësi sipas inxhinierit që ka drejtuar Ndërmarrjen e Bonifikimit dhe ndërtimin e Hidrovorit

Published: January 8, 2026
Shpërndaje

Ing. Ardian Zhamo

Hidrovori i zhvendosur është një çmenduri inxhinierike, e denjë për hetim. Kush e dha urdhrin? Cili inxhinier e projektoi? Kush dhe pse u ndërtua duke i ditur pasojat?

Hidrovori i Porto Romanos është ndërtuar mbi bazën e një studimi shkencor, duke përcaktuar pikën më të ulët të basenit ujëmbledhës të gjithë sipërfaqes.

- Publicitet -

Në këtë basen, kur nuk ka reshje, përllogariten rreth 10 milionë m³ ujë.

Kuota e ujit në hidrovor duhet të jetë në këtë periudhë -3.90 m nga niveli i detit, që do të thotë se, kur niveli fillon të rritet, pompat hyjnë me radhë në punë, me një sistem të komanduar sipas ngritjes së nivelit të ujit, i cili mban në tërheqje dhe shtytje të gjithë sasinë e ujit që vjen në hidrovor.

Hidrovori është llogaritur të largojë ujërat e Durrësit (ujërat e zeza) dhe ato të shiut.

Ky hidrovor përcjell ujërat e të gjithë kanaleve sekondare (14 të tilla) dhe terciare (me qindra). Kanali i ujërave të larta i qytetit transporton ujërat e kodrës në Porto Romano direkt në det, jo në hidrovor.

Kanali i ujërave të larta që shkarkon te Kovalishenca grumbullon ujërat nga Xhafzotaj, në Nish Tulla e Plepa, dhe derdhet në det.

Atëherë, pse përmbytemi?

– Kanalet sekondare nuk përcjellin ujë, sepse janë të bllokuara nga gëlqerë, dhera dhe tombino të ndërtuara nga persona të paautorizuar.

– Kanalet sekondare, në shumicën e rasteve, nuk ekzistojnë më.

Hidrovori i zhvendosur është një çmenduri inxhinierike, e denjë për hetim. Kush e dha urdhrin? Cili inxhinier e projektoi? Kush dhe pse u ndërtua duke i ditur pasojat? Etj, etj.

Pikat nevralgjike ku uji duhet të vërshojë në kanale dhe jo në shtëpi:

– Kanali te karburanti, te Ura e Dalanit,  nga kanal me prerje tërthore 16 m² ka përfunduar në një kanal me dy tuba me diametër 800 mm – një “hinkë”. Ky kanal përcjell ujërat e plazhit në pjesën pas hekurudhës.

– Kanali pas shkollës “Beqir Çela”, është i bllokuar totalisht. Ky kanal përcillte ujërat e Shkozetit nga lagjja e Gjykatës së Apelit deri në qendër të Shkozetit; pjesa tjetër nga qendra shkarkon te Ura e Dalanit.

– Kanali që kalon përpara Oficinës së Marmitave: Kjo copë kanali, me tuba me diametër 2000 mm në një gjatësi rreth 60 m, ka çeduar, duke zvogëluar me rreth 70% tërheqjen e ujit dhe, si pasojë, kjo zonë përmbytet edhe me shiun më të vogël.

Zgjidhja është:

Pastrimi periodik i të gjithë rrjetit kullues, i cili duhet të jetë i gatshëm çdo datë 1 tetor të çdo viti.

Rivënia në punë urgjentisht e ish-hidrovori, duke investuar në rritjen e kapaciteteve.

Ndalimi, me masa administrative dhe penale, i hedhjes së mbeturinave dhe i bllokimit të kanaleve pa autorizim, etj.

V.O.

Njerëz, natyra ka ndryshuar dhe pasojat po i ndjeni drejtpërdrejt. Mos i bllokoni kanalet me plehra. Mos ndërtoni mbi kanale. Pastroni secili mjedisin tuaj dhe përreth.

Sot, kanalet dhe lumenjtë janë shndërruar në një pisllëk të paparë.
Siç thotë një mik imi: “Ku ka kallama, ka fukarallëk”.

Botuar në DITA

Autori i këtij shkrimi ka drejtuar Ndërmarjen e Bonifikimit në Durrës dhe ndërtimin e Hidrovorit

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
31 Comments
  • Skypion says:
    January 8, 2026 at 12:07 pm

    Hidrovori i zhvendosur… kush, cili, pse, kush dhe pse? Pyet zoteria qe e di, por nuk na thote se kush.
    Dhe e mbyll reagimin me keshillen qe jep Edi Rama: mos hidhni mbeturina, pastroni perrreth… por shton dicka edhe nga vetja se ku paskesh kallama paskej edhe fukarallek!

    Reply
  • K R says:
    January 8, 2026 at 12:09 pm

    O skypion
    Bashk jan t dyja
    Edhe keshilla e Rames edhe korrupsioni Rames
    Rama e perdor si justifikim per hajdutllekun po kjo nuk do t thot qe banoret t blokojn kanalet qe u sherbejn vet atyre

    Reply
  • durrsak says:
    January 8, 2026 at 12:16 pm

    Eshte specialist klasi dhe.me sa shoh.ka bère nje analize profesionale per shkaqet e permbytjeve ne Durres. Gazeta e ka analizuar sot. Per vete situaten e renduar ne Durres ja vlen te vazhdoj ky debat

    Zhamon si PD edhe PS e flaken nga puna se nuk konformohesh me bashkine dhe ministrine

    Reply
  • Me thone sali berisha mue o budallenj says:
    January 8, 2026 at 12:50 pm

    Pyesni kastratin,se mos di me shume per cvendosjen e hidrovorit

    Reply
  • demo says:
    January 8, 2026 at 12:58 pm

    Po mire o Durrsake! Kjo eshte gendje lufte.Shkoni ne Bashki,shkuleni ate Saken e korruptuar,qe ka firmosur per ndertimin e nje Hidrovori loder dhe vini kete Zhamen qe ka drejtuar per 20 vjet Ndermarrjen e Bonifikimit.
    Ne kushte te Jashtzakonshme merren masa te jashtzakonshme nga populli.
    Ju po e shihni se Edi Rama po sillet si ata gjeneralet franceze te luftes Franko Prusiane.Kur gjermanet marshonin drejt Parisit,gjeneralet franceze luanin bilardo ne Chateau de Sedan.

    Reply
  • Dashi says:
    January 8, 2026 at 12:59 pm

    E lexuat se çfarë thotë inxhinieri ? “Mos ndërtoni pa lejë dhe në vënde ku dëmtohen kanalet kulluese e mos hidhni mbeturina me vënd e pa vënd” . Po kush i ndërtoi këto banesa pa planimetri , pa lejë mjedisore në “tokat e xanuna”? Hordhitë shpellare , me mijra familje të zbritura nga malet e pyjet veriore të nxitura e të inkurajuar nga kryebanditi i Viçidollit , që t’i kishte kontingjent për vota . Ç’u bënë ato mijra hektar toka të drenazhuara e të sistemuara të fermave shtetërore midis Tiranës e Durrësit ? U pushtuan nga malokëria . Këta banorë , që ishin mësuar të flinin me kokën mbi kërcu e nuk kishin parë kolektivitet me sy , u bënë banorë të ish kënetës në Durrës dhe rreth qytetit , duke shkatërruar ambientin e ndërtuar banesa sipas mendjes së tyre e dëmtuar përgjithmonë kanalizimet e qytetit . Le të përgjigjet Sali shpellari për përmbytjet , ai është shkaktari .

    Reply
    • Aldrinp says:
      January 8, 2026 at 3:24 pm

      Po mire me kurve e ndyre e Dule Vucicit, po Hidrovorin kush e zhvendosi?
      Po kanalet e kullimit kush i ngushtoi nga 16 m2 ne 800 mm?
      Kush merr rrogen me taksat e Durrsakeve?
      Kush i lejoi zeniet e kanaleve?
      Si ka mundesi qe qeveria bashkia japin leje per lloj lloj projektesh, perzene banoret kur duhet te zbatojne koncesionet e tyre, vene tanket per te marre leket me traun e autostrades, dhunojne banoret, rrezojne Teatrin Kombetar me eskavatore, duke dhunuar protestuesit brenda, dhe nuk kane fare mundesi te garantojne qe kanalet te mbahen te pabllokuar?
      Si thua ti, plere e Ramutit, pse ndodh kjo?

      Reply
  • Ceni says:
    January 8, 2026 at 1:50 pm

    Historia nis me dyndjet, zotri. Shkuan e ndërtuan ku mundën mgjse nga vinin jetonin në kodra e male. Këneta u dukej fushë. Tani qahen.

    Reply
  • J.Përlala. says:
    January 8, 2026 at 2:16 pm

    Dokort me “analizën,, E ing.po themi të talentuar,por me eksperiencë po..
    Po mirë,tani u ba hataja dhe mund të ketë dhe penalitete..Ku ishe zotërote..deri tani,moskallëzimit i krimit a dënohet…apo të mbyllën gojën,se dhe tani i krdh bishtin Ramës,vetëm për bllokimet…PO gjetkë është problemi,siq dhe e thua…sa për dyndjet. ,po të mos jeni padronazhista dhe me Beogradin e dduhur,ka ndodhur në kapërcim sistemi jo tek ne,por dhe në gjithë EUROPËN LINDORE TË ISH SISTEMIT KOMUNIST..TANI,KENI PËRSONA PËRGJEGJËS,KRYEPLAKUN E SURRELIT,INATIN E GABELIT,DHE ÇYRKUN E LUCIFERRIT,PO PËRMBYTENI NË UJË,I MIRI DHE I KEQI,I BIRI E DREQI,E JU ME TRUTË E GOMARIT,
    ME KTO TË MERRET PUSHTETI LOKAL,PROKURORIA,POPULLI VETË,NJERËZIT ME SHKOLLË E TRU..SE LAMË NAM…
    ATË QË MORËT LEHTË ,PO E PAGUANI,AS PRI ZOSHTRENJTË,AS PRI ZOTIT,AS PRI ROBIT..
    NUK E KA FAJIN VËNDI E TOKA,POR KOKA..ZOTI U NDIHMOFTË,TË TANËVE,ME BA GJANË E DUHUR,SE RAMKOVSKIJ E SUITA TIJË U SHEH ME DYLBI..!

    Reply
  • ATSH says:
    January 8, 2026 at 2:22 pm

    Zgjidhja dihet nuk do shume mendje . Si fillim te zhduken ndertimet mbi koletor e kanale kullimi (kanalet aty jane , jane te gjitha te shenuara) , te investohen lek ne mjete e te meren punetor e specialista nga Nepali a Bangladeshi etc qe te pastrohen e rregullohen te gjitha kanalet (ne Shqiperi nuk ka njerez e mbi te gjitha nuk ka njerez qe dijne te bejne keto pune). Njerzit te fillojne te paguajne taksa, keta qe mbyten nuk paguajne taksa ose taksa qesharake (uji e dritat nuk jane taksa) ne menyre qe te financohet mirembajtja e kanaleve kulluese. Plus shteti nuk duhet te jap asnje kokerr leku demshperblim (sikur ka nje ligj qe detyron njerzit per te siguruar banesat apo jo ?) . Sidomos per keta qe kane ndertuar ne ish toka buke, keneta apo buze lumenjve e te tjera vende ku nuk lejohet askund ndertimi . Nuk dijne te bejne shtet , jane hileqar e populist banal ( dolen qe sot me vrap duke treguar cekun e bardhe ..do te demshperbleheni bre..) Ptu race idiotesh

    Reply
    • Aldrinp says:
      January 8, 2026 at 4:06 pm

      Po pse mi Kurve e Dules, nuk te dolen leket e para qe grabitet per Hidrovorin?
      Vetem me nje postim ne Facebook grabisin qindra miliona euro.
      Tani del halli qe te pastrojme grabitjen e ketyre, dhe na duhet koncesion tjeter
      Po me ushtare nga Bangladeshi, se shqipot nuk bejne per pune
      E shikoni cfare bastardesh te ndyre jane keto kurvat e Rilindjes?
      E tha mire Andi Bushati, Rilindja duhet te shpallet organizate Kriminale e Jashteligjshme
      Kjo eshte e vetmja mundesi te marri fryme ky popull

      Reply
  • ATSH says:
    January 8, 2026 at 2:30 pm

    RROFTE SHOKU I LAVDISHEM ENVER HOXHA!. Ou, harrova qe ka vdekur.

    Reply
  • 1thundrak says:
    January 8, 2026 at 3:32 pm

    E ke fjalen per enver llapen?

    Reply
    • Aldrinp says:
      January 8, 2026 at 4:07 pm

      Po mor tarallak, per llapen e sateme.
      Akoma gelojne ne gjirizin e ndyresise qe cuan kete vend ne katastrofe,.

      Reply
  • Dursakja says:
    January 8, 2026 at 3:59 pm

    Pritni, pritni se si është betonizuar ky vend nuk do të mbesë cop toke pa u përmbytur, kemi 35 vjet që nuk zbatojmë ligjet e natyrës dhe të shkencës.
    Atë që ne bëmë dhunshëm kundër ligjeve të natyrës dhe shkencës, dhunshëm dhe natyra do të veprojë mbi ne, tashmë do të shikojmë një të ardhme të zymtë.
    Flakët në verë dhe përmbytjet në dimër do ta bëjnë këtë vend të pabanueshëm.
    Kjo tashmë është një realitet shumë i dhimbshëm për të ardhmen e këtij vendi me probleme të pallogaritura në të gjitha sektorët ekonomikë e socialë.

    Reply
    • Aldrinp says:
      January 8, 2026 at 4:03 pm

      E drejte, ne tani po i hyjme dhe Detit me kembe.
      Vija e Betonit mbi ate cope Perle qe e beri Zoti nga Vlora ne Dhermi
      Tmerr o Zot.
      Luan vendit Zoti, nuk ka ca ben me keto kafshe bastarde qe e quajne veten Investitore Strategjike

      Reply
  • FATMIRI says:
    January 8, 2026 at 5:02 pm

    THUNDRAK JE DHE NGA MËNDJA O ORDINER NJERZVE SI PUNA JOTE ATI QE TI I THUA LLAP AI JU SHKËRDHENTE ROBT E TER FISIN

    Reply
  • Ilir says:
    January 8, 2026 at 6:05 pm

    Respekte për inxhinier Ardian Zhamo
    i cili zëvendesoi të madhin Viktor Çaprazin në krye të ndërmarrjes të Bonifikimit për disa vite 4-5 …
    jo 20 sa thoni ju 🤣
    Ndërmarrja kishte dhjetra sektor dhe me qindra punonjës nga Kruma e Kukësit deri në Sarandë
    Ajo ndërmarrje në kapitalizëm vlerësohej 2 miliard dollarë dhe Sali horri e shkriu si gjithë të tjerët
    Tani punët në komunitet i drejtojnë inxhinierë që kanë universitetin pa mbaru shkollën e mesme
    Asaj kryetares arkitekte vetë , nuk i lejohej kjo gafë me 20 milion euro te hedhura në erë

    Reply
  • Detari says:
    January 8, 2026 at 6:31 pm

    Kemi akoma kohe deri ne vere per permbytje te tjera skeni pare gje akoma pastaj vin vera dhe digjeni nga zjarret

    Reply
  • Myzeqari says:
    January 8, 2026 at 6:34 pm

    ËSHTË SHKRUAJTUR PËR TË VUAJTUR.
    TËRRTA ISHIM TËRRTA NGELËM.

    Reply
  • Arben Tole says:
    January 8, 2026 at 6:59 pm

    Edhe kafshet e ruajne ambjentin ku jetojne aq sa munden. Kur nuk munden me largohen. Por ato nuk kane mundesi teknike dhe tru te zhvilluar qe te mundesojne ruajtjen e mjedisit. Jemi kthyer ne kafshe pa tru. Zoti na ruajte

    Reply
  • Loni says:
    January 8, 2026 at 7:07 pm

    Ne kohen e diteziut cdo gje ishte e studiuar nga specialiste me shkolle.Nuk lejohej te ndertohej pa kriter Edhe plehrat me karroca me kuaj mblidheshin.Kurse me te ndryshuar sistemi u leshuan njerezit si bagetia dhe toka e xanun funksionoj.Shkolla krijoj inxhinieret qe nuk dine nga lidhet gomari dhe pleherat hidhen pa kriter.Permbytje ndodhin ne gjithe boten por jo si tek ne pasi cdo vit e njejta histori.Ene Sali éfendi toke te xanun ka po jo afer ujit. I ka studiuar te gjitha tokat Gita Zeni e kokerjpuri Maltez qe te mos permbyten.Sheqerja te gjitha pronat i kishte mbi uje.

    Reply
  • Alabari says:
    January 8, 2026 at 7:25 pm

    A u bom si dubai apo akoma?

    Reply
  • Partia qeverisëse says:
    January 8, 2026 at 9:30 pm

    Shteti duhet të garantoje dhe të penalizojë këdo që shkel ligjin, çfarë dreqin duhen të gjithë ata patronazhiste që nuk kryejnë punën që i ngarkon partia.
    Ujit nuk ka kemi frigen

    Reply
  • çapi says:
    January 8, 2026 at 9:45 pm

    Durrsakja, pershendetje. 120 % dakort me komentin tuaj.
    Kam pershtypje se duhet te kesh punuar ne arsim, keshtu po sjell nje detaj nga shkolla. Ne kohen e xhaxhit, ne shkollen 8-vjecare, dhe nxenesi 5-ses, e kishte njohuri nga enet komunikues. Njohuri qe zgjerohen ne fiziken e shkolles se mesme.
    Te vijme ketu me keta te sotemit. Nuk eshte nevojshm te kesh njohuri inxhinjerike te kuptosh cfare po i bejne natyres dhe cfare do te jete kunderpergjigjja. Me te drejt inxhinjeri permendi hidrovori i vjeter eshte ndertuar ne piken me te ulet.
    Dhe keta e ndertuan te riun ne nje pike tjeter. Eshte bere nga injoranca apo se jane totalisht te korruptuar. Per mua do jete kjo e fundit.
    Pershendetje Capi.

    Reply
  • Dhelpra says:
    January 8, 2026 at 11:14 pm

    Ore ketu esht qelbur peshku ju kerkoni grep per ta peshkuar ore duan fut qe te gjith ne burg pa perjashtim bashk aty te erjon veliaj qe ta provojn se car esh mizoria qe po i bejn ketij populli dhe ketij vendi zhvatjet pa kriter koncesjonet pa kriter…….mjer ky vend se ne doren e kujt ka ngel se populli esht dele dhe perfitojn cobenjt si beu i surelit me shok

    Reply
  • chp says:
    January 9, 2026 at 2:20 am

    Nuk e kuptoj pse Ramofaget e Dites po leshojne fishekzjarre dhe hedhin valle per kete katastrofe kombetare jo vetem per ditet e sotme por dhe ne te ardhmen do kete permbytje dhe me te medha…Cfare eshte bere ne ate vend ne kohen e Salqenit ne vitet 1992-1997 sidomos ne ultesirat:Durres- lumit Matit-Lezhe-Shkoder dhe vete zoti te vije nuk e rregullon..
    *
    Te pakten 3 dimra i kam kaluar ne Athine ne vitet 1992-1995 dhe cdo vit kishte permbytje qe pushtonin ekranet televizive por dhe me humbje jete njerzish..Ndegjoja dhe specialiste te njohur te cilit thone se
    keto permbytjet e shirave ………….(πλημμύρες από βροχές)
    ishin hakmarrje e zotit ………………..(η εκδίκηση του Θεού)
    per shkelsit e ligjeve te natyres…….(οι νόμοι της φύσης)
    Turp per ato qe marrin kenget funebre Non Stop per kufomen Rama
    nen sazet e Usaliut te Serbiberit & Grekobelerit & Latiferrit

    Reply
    • ¿? says:
      January 9, 2026 at 1:11 pm

      Po ti YÇ-o e qake gerqishten. Ki kujdes se do te te leshohet TRENI tashti chpaqis karapataqis nga manastiraqis, dil nga haleja greke ku je futur, ha, dhit vill etj. etj.

      Reply
  • vlonjati says:
    January 9, 2026 at 9:48 am

    Po mire more chp qe nuk je as enverist, as edist, si spjegohet qe Rama kur ishte ne opozite akuzonte qeverine Berisha per fatkeqesite , ndoshta dhe ti bashke me Edin, ndersa sot qe eshte i pari i vendit prape sulmon Berishen dhe kohen e keqe !?

    Reply
  • MeMend NeKoke says:
    January 9, 2026 at 10:47 am

    Pervoja eshte me shume se nje studim sepse ka brenda dhe studimin dhe difektet e atyre studimeve te kryera dhe te korigjuara.
    Ky ish drejtor qe jep mendime kaq te vyera per mos permbytjen e Durresit dhe aty ku probleme permbytjesh ne zona te tjera te Shqiperise duhen marre dhe vene ne krye te qoshes per tu degjuar,per te bere ata nderhyrje qe duhen per te eleminu keto permbytje qe na ndodhin sepse me rioshe qe te bejne hidrovore te rinj qe sterheqin uje,apo me kanale kullues qe duhen mbajtur te pastruar ne seksionin fillestare e qe i ngushtojme me tombino e lloj lloj hedhurinash dhe qe ndermarrja dhe Bashkia qe e mbulon nuk ja ka haberin dhe kujtohemi per to nga permbytja se nuk terheqin uje keta kanal.
    Durresi dhe shume zona te tjera do te permbyten shpesh me deme te medha po nuk i degjuam keta specialiste me pervoje qe e japin kontributin pa interese dhe jashte politikes,sepse interesi i tyre i vetem eshte Atdhedashuria.

    Reply
  • chp says:
    January 9, 2026 at 5:16 pm

    per komentuesin “vlonjati 9:48 am”
    Me sa kam komentuar deri tani per dy dekada kurre nuk kam lavderuar Edi Ramen por e kam “mbrojtur” kur Krimberishianet e sulmojne poshte rripit mesit dhe jo ne balle..
    Ka njohuri te bolleshme ne Urbanistike & Hidroteknike dhe mund te vertetoj
    se keto permbytjet e fundit jane 90% fajtore qytetaret +malokaret+katundaretdhe 10% qeverite e kohes
    *
    Duhet te jeni korrekt ne duelin Ramortja vs Berishales….se ndersa Rama i hodhi doren ne qafe Salihit per Gerdecin kjo tregoi Ramen Kavalier…Krimi i Rames eshte se ne shtator 2013 duhet te formulonte akuzen si Kryeminister per krimin naziskin te 21 Janarin 2011…gje qe nuk e beri,,
    Dhe12 dite eshte “Festa e masakres ” te 21 Janarit 2011
    ku nese do ishte ne doren time do denoja keto persona:
    1 Aleks Arvizu……..si hipokrit
    2 Edi Rama…………..si impotent
    3 Salih Berishaj……si vrases profesionist

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?