Propozimi franko-gjerman më në fund doli nga sirtari. Media e njohur me seli në Bruksel, Euractiv, ka publikuar një dokument me 9 pika të planit të supozuar që përmbyll dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me një marrëveshje finale.
Në propozimin e siguruar përmes burimeve të besueshme, siç pretendon ky rrjet mediatik i specializuar në politikat e BE-së, nuk përmendet askund njohja reciproke, por kufijtë, raportet e mira, dhe misionet diplomatike deri në njëfarë niveli përcaktohen qartë.
Propozimi franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi sipas Euractiv
PIKA 1: Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë marrëdhënie normale, të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën bazuar në të drejta të barabarta.
PIKA 2: Kosova dhe Serbia do të udhëhiqen nga aspiratat e tyre reciproke për anëtarësim në BE.
PIKA 3: Në përputhje me MSA-në [Marrëveshjet e Stabilizim Asociimit] të nënshkruara nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia do të zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërmjet asaj kohe ekskluzivisht me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës. Ata riafirmojnë paprekshmërinë tani dhe në të ardhmen të kufirit që ekziston mes tyre dhe marrin përsipër të respektojnë plotësisht integritetin territorial të njëri-tjetrit.
PIKA 4: Kosova dhe Serbia vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga dy palët nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare dhe as të veprojë në emër të saj.
PIKA 5: Kosova dhe Serbia do të promovojnë marrëdhënie paqësore në Ballkanin Perëndimor dhe do të kontribuojnë në sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal në Evropë.
PIKA 6: Kosova dhe Serbia vazhdojnë me respektimin reciprok të juridiksionit të secilës palë.
PIKA 7: Kosova dhe Serbia deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rregulluar çështjet praktike dhe humanitare në procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Ata do të lidhin marrëveshje me synimin për të zhvilluar dhe promovuar në bazë të këtij Traktati dhe për përfitimin e tyre të ndërsjellë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, transportit, marrëdhënieve gjyqësore, postave dhe telekomunikacionit, shëndetësisë, kulturës, sportit, mjedisit, mbrojtjes dhe në fusha të tjera. Detajet janë rënë dakord në Protokollin Suplementar.
PIKA 8: Kosova dhe Serbia do të shkëmbejnë Misionet e Përhershme. Ato do të vendosen në selinë e Qeverisë përkatëse. Çështjet praktike në lidhje me themelimin e Misioneve do të trajtohen veçmas.
PIKA 9: Kosova dhe Serbia pajtohen që ky Traktat nuk do të ndikojë në traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare dypalëshe dhe shumëpalëshe të lidhura tashmë prej tyre ose që kanë të bëjnë me to.

VO: Ky traktat nuk është as “MISH as PESHK”.Mungon pika kryesore: Njohja reciproke si SHTETE TË PAVARURA.
-Siç duket Frano-Gjermanët e ndjejnë rrezikun se SËRBIA edhe këtë pakt nuk do e pranoi.Kjo është arsyeja që në gjithë këto vite ka mbajtur të njëjtin pozicion..KOSOVA ËSHTË SËRBI.
-Duhet thënë se Sërbia i ka syt nga KREMLINI,si aleate e saj.
-BE e ka përgëdhelur shumë Sërbinë e cila shumë haptë është armatosur prej Rusisë dhe ka mbajtur qëndrime pro Asaj..!
-Uroj që Kosova të kërkoi njohjen reciproke prej Sërbisë dhe 5 SHTETEVE TË TJERA QË NUK E NJOHIN ATË.
-Me Kosovën BOLL MË.
-Serbinë BOLL E PËRGËDHELËT..!
-FLM DITA.
Dakort plotesisht me Z. Et’hem Lalaj : Njohja reciproke
midis Kosoves dhe Serbise, “Conditio sine quanon” !!!!!
Sigurisht është një dokument i përpiluar me gjuhë diplomatike. Dihet arsyeja. Mosnjohja hapur e Kosovës tani është e pamundur për Serbinë sepse kjo është shkruar në kushtetutën e saj. Por preambula që. Por.. fraza në pikën 3 se..”ta riafirmojnë paprekshmërinë tani dhe në të ardhmen të kufirit që ekziston mes tyre dhe marrin përsipër të respektojnë plotësisht integritetin territorial të njëri-tjetrit”- tregon se shtetet e njohin integritetin e njeri-tjetrit. Ka shumë shtete që nuk njohin njeri-tjetrin, por ato zhvillojnë lirisht tregëti e paqe.. Nga ana tjetër premtimi se do të përshpejtohet antarsimi iSerbisë në BE, nën dorë presupozon se ky pranim nuk mund të bëhet pa njohur Kosovën, Ky është lidh i BE. Koha do të sjellë përmirësime të tjera. Kryesorja është të shmangen tensionet në Ballkan.
Duhet te aprovohet urgjentisht ky plan nga Kosova nqs do te ecet perpara…per garantimin e shtetit te Kosoves dhe paprekshmerine e kufijve te tij ,te tjerat vijne me vone.
KURRE FRANCA SNA DESHI
POR AS NE SE DUAM
TANI PRRSERI.
KETE E PROVUAM
FLET ME GJUHE GJARPERI
KEMBET DOT SI FSHEH
SERBIN E KA MIK
DY GJELA MBI.PLEH
THEM TE BEJME KUJDES
TA SHOSHISIM MIRE
KUR E DIME SE ESHTE
MOMENT I VESHTIRE
PO TE JETE PER MUA
KURRE SE PRANOJ
NE MBETEMI SERISH
ME GISHTIN NE GOJE
DUKET ASHIQARE
ESHTE NE DEMIN TONE
OSE DREJTESI
O LOJA VAZHDON
Pika 9 eshte pika kur Serbia nuk bie dakort sepse duke e pranuar piken 9 do te thote qe brenda 10 viteve Kosova do jete pjese e Europes se Bashkuar dhe duke pasur Shqiperine prane mund te forcohet ekonomikisht.
A ka ndonji vend ne bote qe esht denuar nga Zoti dhe nga Evropa Fashiste si esht denuar Kosova dhe Shqiperija por jo vetem nga te tjeret por nga vet qeveritaret e vendit,