Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Punësimet e reja, vendet e lira në çdo spital dhe qendër shëndetësore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Punësimet e reja, vendet e lira në çdo spital dhe qendër shëndetësore
AktualitetShoqëri

Punësimet e reja, vendet e lira në çdo spital dhe qendër shëndetësore

Published: August 15, 2022
Shpërndaje

Strukturat spitalore dhe qendrat shëndetësore në të gjithë vendin vijojnë të kenë me qindra vende të lira pune për profesionistët e shkencave mjekësore teknike. Pas vlerësimit të bërë nga çdo strukturë, autoritetet e dikasterit të Shëndetësisë kanë detajuar tashmë hapësirat e lira për të gjithë kandidatët që janë në pritje të punësimit në institucionet shëndetësore publike të të gjitha niveleve (spitalet universitare, spitalet rajonale dhe bashkiake, si dhe qendrat shëndetësore), për profilet: infermieri, mami, teknik imazherie, teknik laboratori, fizioterapi apo edhe logopedi.

Strukturat mjekësore te Rajonit të Elbasanit kanë edhe numrin më të madh të vendeve të lira të punës, kryesisht për punësimin e infermierëve pranë qendrave shëndetësore të zonave që ky rajon mbulon. Ndërkohë që me dhjetëra vende të lira pune raportohen edhe në spitalet dhe qendrat mjekësore të zonave që mbulojnë Rajoni i Tiranës, Vlorës dhe Shkodrës. Në vijim të shkrimit do të gjeni të plotë ndarjen e vendeve vakante të punës për secilin prej këtyre rajoneve.

Sikundër ka ndodhur edhe në fazat e mëparshme, plotësimi i vendeve vakante do të bëhet me profesionistët që janë aktualisht në listën e pritjes të shpallur nga aplikimet e bëra nëpërmjet portalit “Infermier për Shqipërinë”. Në këto kushte, të gjithë fituesit e portalit të shpallur në fazat e mëhershme të aplikimeve dhe që aktualisht janë në listëpritje, do të vazhdojnë të punësohen sipas radhës, deri në daljen e fituesve nga konkurrimet që do të zhvillohen sërish gjatë muajve në vijim. Më tej, kandidatët që janë në listëpritje ripozicionohen sipas pikëve që kanë. Për vendet e lira të punës në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor, kandidati njoftohet nga Komisioni i Vlerësimit të drejtorisë rajonale në varësi të cilës është vendi vakant. Ky njoftim mund të bëhet nëpërmjet postës elektronike, mesazhit në celular dhe telefonatave në adresat që kandidati i ka deklaruar gjatë aplikimit të bërë online dhe me dosje në portalin “Infermier për Shqipërinë”.

- Publicitet -

Edhe në këtë fazë, pjesa dërrmuese e të punësuarve që do zgjidhen nga listat e pritjes për këto vende të lira do të mund të marrin kontratën definitive të punës, ndërsa një pjesë tjetër do të jenë të punësuar provizor, sipas nevojave të shpallura nga qendrat shëndetësore, poliklinikat, apo edhe strukturat spitalore. Për vendet provizore, autoritetet e shëndetit sqarojnë se pas përfundimit të periudhës së punësimit si zëvendësues, teknik i shkencave mjekësore në profilet përkatëse kalon në listën e pritjes duke u renditur në përputhje me pikët totale që ka siguruar nga fazat e konkurrimit nëpërmjet portalit.

Sipas të dhënave të bëra publike, në të gjitha strukturat mjekësore të rajonit të Tiranës janë 88 vende të lira, pjesa dërrmuese e të cilave në infermieri pranë qendrave shëndetësore. Po kaq është edhe numri i vendeve për punësimet e reja edhe në strukturat mjekësore që përmbledh Rajoni i Vlorës. Ndërsa në rajonin e Elbasanit janë 100 vende të lira, ndërsa në Shkodër janë 87 hapësira të lira punësimi.

Gjatë tre viteve të fundit, punësimet e reja të profesionistëve të shkencave mjekësore teknike, por edhe të mjekëve në spitale, poliklinika e qendra shëndetësore bëhen nëpërmjet konkurrimeve që zhvillohen në portalin online “Infermier për Shqipërinë”, ku të gjithë të pajisurit me lejen e ushtrimit të profesionit në këto profile mund të konkurrojnë në dy fazat e përcaktuara (aplikimi me dosje dhe faza e dytë që është testimi i informatizuar që zhvillohet në Qendrën e Shërbimeve të Arsimit).

Çdo kandidat që bëhet pjesë e portalit vlerësohet me pikë për secilën fazë konkurrimi. Sipas skemës së përcaktuar në fazën e parë të aplikimit me dosje kandidati vlerësohet rreth arsimimit të kryer, përvojës dhe trajnimeve të lidhura me fushën. Për fazën e parë të aplikimit sigurohen deri në 30 pikë. Ndërsa në fazën e dytë që është “Testimi i informatizuar”, marrin pjesë vetëm kandidatët që kanë kaluar me sukses fazën e parë të vlerësimit me dosje, dhe nëpërmjet testimit çdo kandidat mund të sigurojë deri në 70 pikë. Testi përbëhet nga dy pjesë: Pjesa e parë përmban pyetje rreth akteve ligjore që rregullojnë kujdesin shëndetësor dhe profesionin e infermierit në Republikën e Shqipërisë dhe çështje që lidhen me etikën dhe komunikimin profesional në infermieri, si dhe pjesa e dytë që përmban pyetje rreth kujdesit infermieror bazë dhe në specialitete.

Tabelat

  • Rajoni i Tiranës: Vendet e lira në spitale, poliklinikat dhe qendrat shëndetësore.
  • Rajoni i Vlorës: Vendet e lira në spitale, poliklinikat dhe qendrat shëndetësore.
  • Rajoni i Shkodrës Vendet e lira në spitale, poliklinika dhe qendrat shëndetësore.
  • Rajoni i Elbasanit: Vendet e lira në spitale, poliklinikat dhe qendrat shëndetësore.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?