Ish-komandanti i NATO-s në Europë, gjenerali Sir Richard Shirreff, lëshoi një paralajmërim shqetësues në një intervistë me Daily Mail: Rusia ka kapacitetin ta pushtojë kontinentin brenda pesë ditësh. Ky skenar ringjall frikën e një konflikti global, mes përshkallëzimit ushtarak dhe dobësive europiane.
NATO është sërish në alarm pas shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore të anëtarëve të saj. Në këtë situatë, shqetësues është edhe vlerësimi i gjeneralit britanik Sir Richard Shirreff, ish-Zëvendës Komandant Suprem i Forcave Aleate për Evropën, i cili ka përshkruar skenarin më ekstrem në këtë përballje.
Në një intervistë për “Daily Mail” ai shkruan se në më pak se 5 ditë, Rusia mund ta shkatërrojë Europën.
Ky parashikim, ndonëse nuk aprovohet nga të gjithë analistët, rindez debatin rreth gatishmërisë aktuale të Aleancës Atlantike dhe rrezikut të një lufte të re botërore. Graviteti i situatës konfirmohet edhe nga konteksti gjeopolitik i shënuar nga tensionet në rritje: nga ngërçi në Ukrainë te mbështetja e Kinës dhe Iranit për Moskën, te incidentet gjithnjë e më të shpeshta përgjatë kufijve të NATO-s.
NATO nën presion
Aleanca Atlantike, e angazhuar tashmë në mbështetje ushtarake dhe logjistike për Ukrainën për më shumë se 2 vjet, po i ndjek lëvizjet e Moskës me një shqetësim në rritje. Manovrat e fundit ushtarake të Rusisë, shpesh të kryera së bashku me Bjellorusinë, janë interpretuar si një mesazh i drejtpërdrejtë për Perëndimin.
Shkeljet e hapësirës ajrore dhe operacionet me dronë kanë nxitur frikën se Kremlini po teston gatishmërinë e sistemeve mbrojtëse të NATO-s.
Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte përsëriti se Aleanca “është gati të mbrojë çdo centimetër të territorit të shteteve anëtare”, por analistët kanë vënë re vonesa në investime dhe furnizime, veçanërisht në Evropë.
Skenari i “100 orëve”
Gjenerali Sir. Richard Shirreff, i intervistuar nga Daily Mail, përshkroi një skenar shqetësues. Një sulm i papritur rus mund të mbingarkojë linjat mbrojtëse europiane në vetëm 100 orë. “Është një skenar ekstrem, por jo i pamundur”, – shpjegoi ai, duke bërë thirrje për një forcim të menjëhershëm të sistemeve parandaluese.
Shirreff, i cili udhëhoqi NATO-n në Evropë deri në vitin 2014, theksoi se forcat konvencionale ruse, pavarësisht humbjeve të pësuara në Ukrainë, mbeten të konsiderueshme dhe të afta të ushtrojnë presion mbi shtetet baltike dhe në Evropën Lindore.
Sipas ish-gjeneralit të NATO-s, nëse Moska do të niste një ofensivë të papritur, Aleanca dhe Evropa nuk do të kishin kohë për të organizuar përforcime, për të lëvizur trupa dhe për të mbrojtur infrastrukturën kritike. Në pak më shumë se 4 ditë, vijat e frontit të mbrojtjes mund të shembeshin, duke lënë të ekspozuar një territor të gjerë dhe të dendur të populluar. Prandaj, koncepti “100 orë” nuk përshkruan se si do të ndodhte sulmi në një nivel teknik, por sa shpejt mund të manifestoheshin efektet si: shembja e mbrojtjeve fillestare, ndërprerja e transportit dhe komunikimeve, presioni psikologjik dhe politik mbi qeveritë dhe opinionin publik.
Mbrojtja europiane mes vonesave dhe dobësive
Disa raporte ndërkombëtare konfirmojnë se Europa duhet ende të adresojë boshllëqe të konsiderueshme. IISS (Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike) ka raportuar se pavarësisht angazhimeve për shpenzime, vonesat në prodhimin e armëve, mangësitë logjistike dhe vështirësitë e koordinimit midis ushtrive të ndryshme vazhdojnë.
Shtetet e Bashkuara mbeten shtylla kurrizore e Aleancës, por edhe Uashingtoni pranon kufizimet. Disponueshmëria e sistemeve të inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit në Evropë është e pamjaftueshme për të siguruar një paralajmërim të hershëm për manovrat e mundshme ruse. Ky boshllëk, në rast të një përshkallëzimi, mund të jetë vendimtar.
Aftësitë ruse në luftë dhe kërcënimet hibride
Pavarësisht sanksioneve dhe humbjeve në frontin ukrainas, Rusia ka rritur prodhimin e saj ushtarak, duke u përqendruar në artileri, dronë dhe raketa me rreze të mesme veprimi. Sipas Christopher Cavoli, Komandant Suprem i Forcave të NATO-s në Evropë, Moska tani ka rezerva më të mëdha municionesh sesa Shtetet e Bashkuara dhe Evropa së bashku.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se në vend të një lufte të plotë, Kremlini mund të përdorë një strategji “hibride”, që përbëhet nga sulme kibernetike (si ai i fundit në aeroportet evropiane), sabotim të infrastrukturës kritike, dezinformim dhe operacione klandestine. Këto mjete do ta lejonin atë të destabilizonte me shpejtësi Evropën, pa pasur nevojë të angazhohej domosdoshmërisht në një luftë të hapur konvencionale.
Sa realiste është fantazma e Luftës së Tretë Botërore?
Shumë analistë mbeten skeptikë ndaj mundësisë së një “blitzkrieg” të aftë për të mposhtur Evropën në më pak se 5 ditë. Mangësitë logjistike të Rusisë, vështirësia për të mbajtur një ofensivë të njëkohshme në fronte të shumëfishta dhe aftësia e reagimit të NATO-s përfaqësojnë pengesa të rëndësishme.
Megjithatë, skenari i përshkruar nga Gjenerali Shirreff nuk është pa baza. Ai shërben si një paralajmërim për të mos ulur vigjilencën tonë dhe për të përshpejtuar forcimin e mbrojtjes së Evropës. Mundësia e një konflikti global duket e largët, por paqëndrueshmëria në rritje kërkon kujdes dhe gatishmëri, pasi llogaritjet e gabuara ose provokimet mund ta tërheqin sërish botën në konfrontim të drejtpërdrejtë.

Tre qete dhe ujku.Njashtu do ta haje Evropen Rusia Putinit.Sot largoi Ameriken e Trapit nga Evropa,.Iku kau kryesor,qe terhiqte parmenden.
Kështu është kur lufton nacionalizmin dhe e ke mendjen te të drejtat e bythëqirëve dhe te mutikulturalizmi, ta mbushesh vendin me jevgj e arabe që nuk i duhen as dreqit.
Kujt i sherben aktualisht ai ish gjenerali dhe mediat qe ambrifikojne kete teori?
Rusia nuk pushtoi dot Ukrainen as per 100 ore e as 100 dite, tani pushtoka e shkaterroka NATO-n?
Eshte e vertete qe Putini ka hyre ni moshen e papergjegjshmerise njerzore. Askush ne Rusi nuk i kerkon llogari per qi dra mijrat e ushtareve te vrare per tekat e tij.
Eshte e vertete qe Europa nuk eshte ne terezi ne funksionimin e saj dhe marrjen e masave te sigurise ndaj agresivitetit rus per te rikthyer ish BS.
Eshte e vertete qe NATO nuk po rinovon e fuqizon kapacitetet ushtarake por cdo gje e shohin tek veprimet e qendrimet e Amerikes.Kjo e fundit duket se po ridemonsionon qendrimet, por BE po fle gjume.
Deri nje vit me pare eshte folur per rrezikun rus dhe marrjen e masave permanente kunder planeve te Putinit, por jo per kapacitete apsolute ushtarake te Rusise para te cilave deshton dhe NATO.
Cdo te thote kjo??? Ky fetishizim i Rusit pse behet? Qe te dorzohet Ukraina e me pas republikat Balltike????
Ky palo Sir, ish komandant i NATO-s, sic duken bathët merr pare t’pisët nën dor prej biznesit të pisët të armëve. Lufta e rusis putiniane në Ukrain e hedh posht në propogandë të këtij sisi mercenar, megjith përkrahjen e kimit, xis e jetullave iranjan, putinizmi ka pësu disfata të njëpasnjëshme me luftën në Ukrain.
Nëse do t’sjell në mendje putinizmi një sulm ndaj Europës, një grushtshteti do ta rrezojë një herë e mir putinistët nga pushtetet, ose Rusia putinjane do të mbetet një ëndërr e keqe e së kaluarës. Dhe kët gje e din putinistët, sikurse dhe kundërshtarët e putinizmit. Prandaj hic mos u merakosni e mos bini preh e trafikut të pisët të armëve.
Eshte e vërtetë qe muzhikët kanë mërdhif, dhe të gjithë e dinë se kush është fuqia e vërtetë e Lindjes, së cilës Putana i bën temena, por Putana di të luajë mirë me dhjeksat evropianë, di të shfrytëzojë ftohjen në bythë majtas të Evropës, ndërsa ka aleatë trapat e djathtë të vegjël të Evropës, si Orbani.
pallavra. unë nuk gjej asnjë arsye se përse Putini do të pushtoka Europën! Pak toka ka Rusia?! ndryshe unë kam frikë nga shpërthimi i Luftës së tretë Botërore nga ndonjë incident i vogël. Një avion që fluturon në Detin Balltik dhe qëllohet. Një dron që bie në Poloni apo Rumani etj etj.
Eshte absolutisht nje propagande qesharake, o ky ish eshte i paguar nga Putin ose nga industrite e armeve…. Forcen e rusise e pame ne Ukraine, Te ciles i mungojne thjesht njerezit, ndersa Putinit si behet vone per ato qindra mijera te vdekur ne lufte. Problemi kryesor eshte thjesht Trapi me shoket e tij… qe per here te pare ne historine e perendimit, u vu kunder Europes, ne menyre “misterioze”… Kushedi si è ka hallin
Ha ha analiste leshi ,,keta koqe ,hedhin tymse,qe ti duket vetja i rendesishm,vari trarin.
Gjenerali qe ngre kete shqetesim, ka disa te drejta e disa te padrejta.
Kufiri tokesor midis Evropes dhe Rusise eshte njue vije rreth 6000 km, ku perfshihen Norvegjia, Finlanda, Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, ( Nuk po llogarisim Bjellorusine ), Ukraina, nese ketu do te fusim edhe Gjeorgjine dhe Azerbajxhanin kufiri tokesor shkon ne 7200 km.
Pra ne rastin e nje sulmi masiv te Rusise dhe aleateve te saj mbi Europen vija e frontit do te ishte totale ose e kufizuar ne shtete te caktuara.
Ne rastin e nje vije totale, Rusia dhe asnje vend i botes nuk e ka mundesine te shtrije vijen e frontit ne 7200 km. Ky variant do te ishte vetvrases per Rusine e cila nga nje shtet sulmues do te kthehej ne pak kohe ne nje nvend i pushtuar.
Nese varianti i dyte Rusia do te sulmonte ne menyre te kufizuar nje apo disa shtete perseri do te gjendej nen goditjen e te 32 vendeve antare te NATO-s. Te menjehershme dhe potente, me nje baze logjistike shume me te fuqishme se Rusia, jo vetem ne armatim por edhe ne ekonomi.
Keta skenare nese do te perdoreshinh arme taktike, pra jo arme te shfarosjes ne mase. Nese Rusia do te perdorte armet atomike taktike, tek te cilat ajo ka nje numur kokash te konsiderueshme, rreth 5200 koka. Ateher bota por sidomos Europa do te ishte qendra e shkaterrimit. Por qytetet e medha ruse, bazat ruse, aeroportet dhe portet, industria ushtarake, dhe cdo gje tjeter qe ka lidhje me luften do te rrafshoheshin njehere e mire nga faqja e dheut ne pak ore. Sado deme ti beje Rusia, Europes, ne rastin e nje sulmi taktik atomik, goditja e NATOS do te jete po aq e shpejte dhe e menjehershme ne objektiva te cilat edhe sot jane nen shenjester dhe ne pak sekonda mbrojtja dhe goditja aktivizohet.
Ne dy variantet e para lufta nuk mund te jete nje lufte e shpejte. Luften e fiton cili bllok eshte me i qendrueshem, me i armatosur, me i pasur ne burime mbeshtetese, me i pasur ne para.
Politika amerikane eshte nje politike e lidhur me qindra,mijra fije me politiken europiane dhe te dy blloqet jane aleatet me te ngushte te njeri tjetrit, pavaresisht polemikave ne drejtim te forcimit te metejshem te kapaciteteteve ushtarake te NATO-s.
Ky idjoti duhet te jete miku i trapit te amerikes.Putini pretendoi se per nje jave do ta zhdukte Ukrahinen!?U bene rreth tre vite lufte,fitorja e ruseve nuk duket askun!?.Si per 100 ore do te bije Europa mbare!?
Ai gjenerali nuk thotë në 100 orë Rusia do pushtojë Evropën , por thotë në 100 orë Rusia mund të shkatërrojë Evropën , që është një gjë krejt tjetër nga pushtimi .