Deklarata e kreut të qeverisë, që e quajti lajthitje të SPAK survejimin e partive politike gjatë fushatës zgjedhore, u pasua nga një njoftim për shtyp i Prokurorisë së Posaçme, ku detajohet e gjithë strategjia që do të ndiqet për të luftuar krimet elektorale.
Në reagimin që ngjan si përgjigje ndaj shqetësimeve të Ramës, SPAK nënvizon se kuadri ligjor garanton që hetimet për veprat penale në kuadër të zgjedhjeve të kryhen pa ndërhyrje politike apo presione të jashtme dhe kërkon respektimin e pavarësisë së këtij institucioni.
“Hetimi i veprave penale në kuadër të zgjedhjeve shpesh mund të jetë subjekt i presioneve politike dhe ndërhyrjeve të ndryshme të jashtëligjshme, të cilat mund të synojnë devijimin ose vonesën e hetimeve. Këto ndërhyrje mund të ndikojnë tek dëshmitarët, tek të hetuarit apo edhe tek institucionet përgjegjëse për hetimin dhe gjykimin e rasteve. Garantimi i pavarësisë së SPAK nga të gjithë aktorët dhe sigurimi i mbështetjes institucionale do të jenë thelbësorë për të përballuar këtë sfidë”.
Përdorimi i parasë kesh është një sfidë thotë SPAK, por deklaron se shpenzimi i fondeve të partive politike do të jetë kryefjalë e punës së prokurorëve, ku në qendër të hetimit do të kenë shit-blerjen e votave.
“Përdorimi i parasë cash, i cili është i vështirë për t’u ndjekur, si dhe mungesa e bashkëpunimit nga individë apo subjekte private të përfshira, përbëjnë sfida të mëdha për organet hetimore.
Në këtë kuadër, do të jetë e domosdoshme rritja e bashkëpunimit me institucionet financiare, forcimi i mekanizmave të raportimit të transaksioneve të dyshimta dhe përmirësimi i bashkëpunimit ndërkombëtar për ndjekjen e fondeve që vijnë nga jashtë Shqipërisë”.
Sipas kësaj strukture problem nuk janë vetëm kandidatët, por edhe krimi i organizuar që përfshihet në zgjedhje, ndaj një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet kësaj problematike.
“Grupet kriminale, për interesat e tyre të paligjshme shpesh ndërhyjnë në procesin zgjedhor përmes kërcënimeve, manipulimeve financiare, korrupsionit të zyrtarëve zgjedhorë, etj. Përballja me këtë fenomen kërkon një reagim të koordinuar mes SPAK, Policisë së Shtetit, agjencive të tjera ligjzbatuese dhe partnerëve ndërkombëtarë për të identifikuar dhe neutralizuar çdo përpjekje të grupeve kriminale për të ndikuar në zgjedhje”.
SPAK, teksa e quan një sfidë të re votimin nga jashtë, premton se do të shtrijë hetimet edhe për shkelje që partitë mund të bëjnë gjatë fushatës në diasporë. Sipas strategjisë së publikuar, struktura e posaçme bën me dije se do të krijojë një platformë të dedikuar ku qytetarët mund të bëjnë denoncimet e tyre.
i.b./dita
SPAK-KAPS kam frike se do shuaje ate pak shprese per drejtesi qe ngjalli tek shqiptaret….
Nga është bërë Spaku si policia sekrete e diktaturës, me një etjen të madhe për të futur këdo në burg.
Se çfarë dreqin ka Spaku me zgjedhjet, kur kjo është një betejë midis forcave politike këtë vetëm Aspaku e di, duke futur hundët kudo dhe do na futet në dhomën e gjumit.
_____________________________________________________
Vjedhja e votes eshte forma me e larte e korrupsionit .
_____________________________________________________
A do I shkohet deri ne fund kesaj
lufte kunder korrupsionit?
Ketu duhet te jene perfshire shume
individe “mafjoze” qe duhet te
indentifikohen.
Chili eshte mekanizmi i qarkullimit
te pareve?
Ai I blejne votat “mafjozet” me paret
e tyre dhe pastaj shperblehen shumfish
me tendera e pasuri te popullit Shqiptar?
Ore Saliu ju thot: Do tju shkrij, këta nuk ndihen.
Ketij i pergjigjen flak per flak
Si ka mundesi????
SPAKU TE VAZHDOJE ME PERKUSHTIM DHE ME VENDOSMERI VEPRIMTARINE E TIJ PER TE SHMANGUR DHE NDESHKUAR CDO LLOJ VEPRIMTARIE INDIVIDALE, GRUPESH,ORGANIOZATASH ,PARTISH DHE DREJTUES TE PARTIVE,DEPUTETET DHE MINISTRA QE DO MANIPULOJNE,REKRUTOJNE,DO KORRUPTOJNE OSE DO MASHTROJNE GJATE FUSHATES DHE PROCESIT ZGJEDHOR.
KORRUPSIONI POLITIK E SHKATERROI SHQIPERINE.
POPULLI I NDERSHEM MBESHTET FUQISHEM DREJTESINE, E CILA LINDI SHUME E VONUAR NE SHQIPERI ME KRIJIMIN E SPAKUT,BKH DHE GJKKK TE CILAT KANE MARRE FLAMURIN KOMBETAR PER CLIRIMIN E SHQIPERISE TE PUSHTUAR NGA SHQIPTARET.
Nuk mendoj se populli mbeshtet nje sigurim dhe nje SHIK te dyte te Saliut! Kjo eshte nje drjetesi kriminale me njerez te pagdhendur si Dumani! Jane te blere dhe te friksuar nga Sali krimineli!
E hongri dhe i gjati!
Ej, po sa shpejt e harruat belerin e! Brenda 24 u kap, u proçesua e u denua!
Edhe su vjen mire qe spaku do godas votuesit qe i kane kjtite e votimit ne lushnje e vejne e votojne ne himare.
SPAK tashme eshte rritur, lereni te beje punet qe di!
Ti hetoje e ti nxjerre themelet.Kur ishte ne Opozite Damian Gjiknuri me merrte mua ne tel.kur isha ne KZAZ,-Me kane marre
Kutine e Votimit ne Kukurr te Gramshit megjithe vota.Tani eshte bere vete Hajdut votash.U kap me pergjimet e Gazetes gjermane ne Blerjet e votave te Peshkopise,Paskemi nderruar nje hajdut qe vjedh koshat megjithe gomar,,me nje hajdut qe vjedh me celular.
Se c`eshte nje avokat Karanxha qe eshte bere zaptie e Veliut ne media dhe e quante dje personazhin anonym Angoni, Jovan Bregu.Po demo ka nje muaj ne komentet e Dites qekur u cfaq misteriozi, e quan Jovan Bregu.po Une po cel nje OJQ falas per te gjithe trutharet kopjace si ky Karanxha,si ay fylozofi qe kopjonte komentet e demos per dallkaukun gjuhetar Avion Dalipi,per ate Boshin hajdut qe fryhet si gjel jevge,Marin Mema qe vjedh dokumentaret e demos per mbishkrimet e Bylisit dhe eten e Alexandrit te Maqedonise. Ooo i biri jevges!Shko or tyc ne biblioteke lexo Librat,se nuk merret kultura me Kalke Interneti!
Cudi qe Rama nuk eshte dakort!