Nga 230 lekë deri në 2,600 lekë në vit më shumë do të paguhet me taksën e pasurisë e llogaritur sipas çmimeve të reja fiskale të miratuara nga qeveria.
Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare që rriste çmimet e referencës së apartamenteve mbi të cilat llogaritet taksa e pasurisë sjell direkt shtim të pagesës vjetore të taksës, pasi baza e llogaritjes është vlera e shtëpisë.
Vlera e shtëpisë referuar vendimit për metodologjinë e taksës së pasurisë do të llogaritet me çmimet fiskale referencë për metër katror, që përdorin Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ndërsa taksa e pasurisë referuar ligjit që u miratua në 2018 është 0,05% e vlerës së apartamenteve.
Referuar tabelës së çmimeve fiskale, p.sh për zonën e ish Bllokut që përkon me zonën kadastrale 5/1, vlera e një apartamenti me sipërfaqe 90 m2x190,000 lekë/m2 çmimi fiskal i vitit 2018 është 17,100,000 lekë.
Taksa e pasurisë që paguhej në 2018 ishte 8,850 lekë në vit. Çmimi fiskal referencës për këtë zonë u rrit 20%, duke arritur në vlerën e 228,400 lekëve për metër katror. Taksa vjetore në vlerë do të jetë 1,728 lekë më shumë në vit apo 20% më e lartë.
Në zonën kadastrale 7/4 që përkon në terren me zonat, si: Unaza e Re, Fabrika e Miellit, ish-Fusha e Aviacionit, Yzberisht është shënuar rritja më e madhe e çmimeve fiskale me rreth 76%.
Për apartamentet e këtyre zonave me sipërfaqe 90 m2 vlera vjetore e taksës me çmimet e vjetra të referencës ishte 2,950 lekë. Me çmimin e rritur një familje që zotëron një apartament me sipërfaqe 90 m2 në këto zona do të paguajë për taksën e pronës 2,193 lekë më shumë në vit.
Krahasuar me vjet detyrimi për taksën e pronës do t’u rritet 74%. Nga 245 lekë në muaj që paguanin më parë me rritjen e çmimeve fiskale do të paguajnë 428,5 lekë. Taksa e pasurisë vilet nga pushteti vendor nëpërmjet faturave të ujit.
Taksa për apartamentet e privatizuara, sipas vendimit “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike” do të vijojë të llogaritet për 70% të vlerës së shtëpisë.
Bëhet fjalë për apartamentet e privatizuara në vitin ’92 për të cilat nuk është kryer asnjëherë transaksion shitje apo blerje. “Për ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar, çmimi për metër katror është 70 (shtatëdhjetë) për qind e çmimit sipas zonave të tabelës, vetëm në rastin e shitjes së parë”, thuhet në vendim.
Pra nëse në zonën kadastrale 1/1 që përfshin zonat si: Kinema “Ali Demi”, Fusha e Sportit, fshati Shkozë, Depo e Ujit për një apartament me sipërfaqe 90 m2 të ndërtuar pas vitit ’92 do të paguhet 230 lekë më shumë në vit.
Nëse prona është e privatizuar në vitin me ligjin e privatizimeve në vitin 1992 më përpara me llogaritjen për 70% të vlerës paguhej 3,077 lekë në vit.
Me çmimin e ndryshuar fiskal do të paguhet 3,238 lekë, 5% më shumë. Krahasuar me një apartament me sipërfaqe 90 m2 e ndërtuar pas vitit ’93, pallatet ekzistuese do të paguajnë 30% më pak, vetëm për rastet e shitjes së parë.
Zonat kadastrale
ZONA 1
1/1 Kinema “Ali Demi”, Fusha e Sportit, fshati Shkozë, Depo e Ujit; 1/2 Poligrafiku, Shkoza, Autotraktorët, fshati Shkozë, LanaBregas, Linzë, Sauk
ZONA 2
2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”; 2/2 Pazari i Ri, 9-katëshet, shkolla “Avni Rustemi”; 2/3 Ministria e Jashtme, Ambulanca nr.1, Bërryli; 2/4 Shkolla e Baletit, Ambasada Amerikane; 2/5 Qyteti “Studenti”, Fakulteti Ekonomik, Varrezat e Dëshmorëve, Sauk, Selitë
ZONA 3
3/1 Xhamllëku, Profarma, rruga “Bardhyl”, rruga “Kongresi i Manastirit”, Bulevardi “Zhan D’Ark”; 3/2) Porcelani, IK V, Kinostudio, rruga “Hoxha Tahsim”, Lana e vjetër, fshati Linzë
ZONA 4
4/1 Kompleksi i spitaleve, SHIK, Oxhaku, Allias i ri, fshati Tufinë; 4/2 Allias, rruga “Njazi Meka”, Bregu i Lumit, Alliasi i Ri, rruga “Myslym Keta” “5 Maji”
ZONA 5
5/1 Ish–Blloku, Libri Universitar, Vodafone; 5/2 Stadiumi “Selman Stermasi”, Shushica, Liqeni Artificial; 5/3 Kopshti Botanik, rruga “Komuna e Parisit” Liqeni artificial; 5/4 Hotel “Diplomat”, blloku “Vasil Shanto”, Selitë e Vogël
ZONA 6 Shkolla Teknologjike, Kombinati, Vaqar, Selitë, Yzberisht, Sharrë
ZONA 7
7/1 Rr. Gjykata e rrethit, Ish-Ekspozita “Shqipëria Sot”; 7/2 Blloku i Ambasadave, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit; 7/3 NSHRAK, parku i Ministrisë së Brendshme, Fabrika e bukës; 7/4 Unaza e Re, Fabrika e Miellit, ish-Fusha e Aviacionit, Yzberisht
ZONA 8
8/1 Selvia, gjimnazi “Partizani” rruga “Tafajt”; 8/2 Medreseja, farmacia nr.10, Tregu Industrial; 8/3 Tregu Industrial, fabrika “Ajka”, uzina “Dinamo”, Bregu i Lumit
ZONA 9
9/1 Bar Piazza, Blloku përgjatë “Zogu I”, Rruga e Barrikadave, rruga “Fortuzi”, “Sulejman Pasha” deri te “Mine Peza”; 9/2 Stacioni i trenit, Arkiva e Përgjithshme, Hipoteka, Politeknikumi; 9/3 “Don Bosko”, Fabrika e Këpucëve, Bregu i Lumit, Politeknikumi, rruga “Siri Kodra”
ZONA 10
10/1 PTT, Telekomi, ish-Lidhja e Shkrimtarëve; 10/2 Rruga “Myslym Shyri”, Drejtoria e Policisë, Kisha katolike; 10/3 Blloku i Ambasadave, Prokuroria, Rruga e Durrësit
ZONA 11
11/1 Zogu i Zi, ish-Shkolla e Partisë; 11/2 Ferluti, ish-Uzina Tirana, FIAT, Zbritja drejt Laprakës; 11/3 Laprakë, Drejtoria e Doganave, Spitali Ushtarak, Bregu i lumit, Fushë Mëzes, Don Bosko.
Nqs PS ne pushtet zbaton politika sociale do te thote qe nje familje qe deklaron shtepi te pare, dmth qe banon vete aty, atehere s’duhet te paguajw asnjelloj takse. Fare fare. 0 takse. Nqs Ka nje shtepi tjeter ne pronesi, atehere llogaritet sì shtepi e dyte dhe taksohet. E kuptoj qe bashkire dhe shteti nuk ngopen me para. Atehere te taksoje tavolinen ku game buke dhe krevatin ku flejme gjume. Ne cdo shitblerje apartamenti shteti dhe bashkia fusin duart dhe marrin nje pagese. S’u del vetem kjo? Per cdo aplikim te pronesise se apartamentit te ri bashkia merr nje tarife fikse per cdo Meter katror. Tani fikson cmime te reja referente me te larta, qe indirekt cojne ne pagesa me te larta te detyrimit fiskal. Ne pallatin Tim sipas planimetrise origjinale do kishim shesh te gjelber mes pallateve dhe kend lojrash dhe ne rruget perreth parking falas per rezidentet, meqe territori ishte i pallatit. Fakt eshte qe aktualisht parking s’ka. U tha qe u ndryshua projekti(?!). Kush po e merr vesh. Sheshin e gjelber e kane mbushur karriket e tavolinat e pijetoreve. Po ashtu edhe vendet e parkimit te makinave. Ti besh nje foto nga lart nuk duket si laghe e re dhe moderne, por Periferi e Islamabadit. Po te jete per mua, nqs bashkia s’ka uri per ato leket e qelbura qe vjel nga taksat per tavolina e karrike pijetoresh ne kurriz te stresit te familjareve qe rrotullohen si peshkaqene per nje vend parkimit, te krijoje hapesire per keta te fundit. Po dhurojme te gjithe nga 10 peme qe keto sheshet jeshile sa per fotografi ti bejne parking dhe te mbushim nje pyll me peme te verteta diku tjeter. Eshte turp qe ne nje lagje te madhe si Selita,c’è bere komplet e re te mos kete parking. Publik Jo e Jo, por as per ata qe banojne aty.
Te nderuar redaktore te gazetes DITA dhe revistes Monitor!
Ju luften na sqaroni se pse Yzberishti shenohet 2 here edhe ne zonen 6 edge me zonen 7/4!
Ne cfare baze ligjore eshte vendosur NDARJE e 32 zonave kadastrale ne Tirane se Kadastra nuk u njeh!
Te na citohet VKM,Ligji etj ku jane miratuar keto zona!
Keta Jane fashistet dhe Jo Socialiste se Vetem te vjedhin , rrjepin vrasin dhe Shpopullojne Shqiperine dijne keta plehrat. Duhet te ngriheni me arme ti Shporrim keto Shushunjat Cifuto Zioniste Sorrosiane. Ti djegim te gjalle