Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rtsh, të brendshmit dhe të jashtmit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Rtsh, të brendshmit dhe të jashtmit
opinion

Rtsh, të brendshmit dhe të jashtmit

Published: September 9, 2025
Shpërndaje

Nga Ervin Lera

Në një kohë krize financiare – e përhapur si sëmundje infektive – në mjedisin mediatik shqiptar, denoncimet dhe indinjata po shpërthen çdo ditë, po në media.

U bë disa javë, që pothuajse çdo ditë, hasim në media, mjedisin i cili ka shkaktuar revoltën profesionale të radhës, duke sharë dhe duke mallkuar mediat që nuk i paguajnë në kohë, që ju ndërpresin kontratat dhe/ose nuk ju përsërisin kontratat. Ndoshta duhet të kthehemi pas në disa vite rresht, për të parë nëse kjo është një virozë stinore, e cila nis çdo fillim shtatori – çdo fillim sezoni televiziv në Shqipëri.

- Publicitet -

Por, kjo revoltë tek e fundit është e drejtë për atë pjesë, ku pretendimi është për pagesën e pakryer, pagesë e cila është pasojë e një bashkëpunimi të siguruar me një kontratë të hartuar sipas rregullave dhe ligjeve që ruajnë dhe sigurojnë marrëdhëniet kontraktuale në një vend që njeh të drejtat dhe përgjegjësitë.

Ajo që është për t’u shqetësuar – nga vlerësimi profesional – dhe që duhet të jetë më shumë në vëmendje të piblikut dhe të komuniteteve si grupe interesi të programeve të keqtrajtuara dhe të pashpërblyera, është vlerësimi objektiv dhe jo në bazë vetëvlerësuese dhe me vetëdeklarim i këtyre programeve.

Edhe une vetë, jam autor i një programi, i cili gjithashtu momentalisht është kreditor në një media në Shqipëri, por që pa një dokument zyrtar apo më shumë se kaq, ligjor, më është thënë se duhet të pres i qetë që bashkëpunëtorët e mi të paguhen në një moment të përshtatshëm financiar.

Aspak nuk janë të kënaqur bashkëpunëtorët e mi, aspak nuk jam i kënaqur unë, por, sipas një thënieje të gjyshes time të ndjerë – për të marrë të kesh pa mos u mërzit se pak më vonë. Si bëhet vlerësimi se një program ose jo e ka ekzaltuar publikun dhe grupin e interesit të cilit i kushtohet vëmendja e subjektit të programit?, si bëhet numërimi i qytetarëve që po shkulin flokët nga padurimi për rifillimin e një programi që ka përmbajtje dhe subjekt aq shumë gjithëpërfshirës në çdo vlerësim dhe element nga i cili përbëhet?, si arrihet vlerësimi objektiv i nevojës dhe domosdoshmërisë së një programi televiziv, që përcjell mesazhe zhvilluese per një qytetari ende në ndërtim, që lufton dukuri të dëmshme qytetare, që përcjell shembuj të zhvillimit shoqëror drejt asaj që predikon ligji dhe shteti i të drejtës, qytetaria dhe objektivi kolektiv?

Ndoshta pak më shumë modesti me vetëvleresimin, vetëdeklarimin e suksesit të produktit do të ishte një mënurë bashkëkohore dhe e përshtatshme për të realizuar programe më të mirë dhe më të vlefshëm.

Pak më shumë për atë pjesë të bashkëpunëtorëve – pavarësisht pozicionit secili është bashkëpunëtor – të cilët si kontribut nuk kanë aktivitetin intelektual por aktivitetin fizik dhe konsiderohen si krahë pune. Ndjesë nëse gabimisht nuk jam shprehur korrekt, e pranoj se për çdo aktivitet është e domosdoshme të perdorësh intelektin dhe/ose aftësinë qoftë akademike qoftë profesionale dhe në varësi të kësaj dhe rezultatit edhe shpërblehesh.

Unë personalisht, me shumë nderim e konsideroj çdo emër të një produkti njësoj të vlefshëm, nisur edhe nga edukimi që kam për punën që bëj – një miku im regjisor nga më të mirët më ka mësuar ndër të tjera në lidhje me vlerësimin e grupit të punës: kur një film merr Oscar edhe shoferi i produksionit ka të drejtën të prezantohet si fitues i Oscar-it.

Dhe, meqë jam te vetja, vlerësimin që unë i bëj rezultateve të punës time janë: 1. Ju afrova/i arrita apo i tejkalova pritshmëritë e mia. Sa për pjesën tjetër, atë të përgjithshme, ja lë në dorë publikut, dhe nuk pres kurrësesi të numëroj se sa shumë prenë damarët që mbaroi programi që bej unë me disa, shumë bashkëpunëtorë, as nuk pres të numëroj se sa shumë po shkulin flokët derisa të rifillojë programi në sezonin e ri dhe as se sa shumë vizitojnë Kishën e Laçit që Shna Ndou të bëjë një mrekulli dhe të mbushë ekranin me programin apo programet që bëj unë.

Në botë nuk ka gjeni televiziv, e jo më në Shqipëri ku ende nuk është unifikuar koncepti dhe mendësia televizive e të ashtuquajturve profesionistë televiziv, as që bëhet fjalë të ketë gjeni televiziv. Në Shqipëri, vazhdohet të gjenerohen të ardhura në televizione me programe çedukuese që bien ndesh me parimet njerëzore e jo më të ketë pretendime për kryevepra televizive të pavarura. Që t’ju paraprij komenteve dhe pakënaqësive, as produkti apo produktet e mia nuk janë kryevepra.

Përderisa, po hasim çdo ditë në pakënaqësitë e individëve të caktuar për vazhdimin ose rifreskimin e kontratave të bashkëpunimit për produkte të caktuara televizive, pse këta akademikë televiziv – në Shqipëri nuk ka një akademi televizive – nuk marrin përsipër të bëjnë kritikën dhe t’ju jepet edhe e drejta të bëjnë edhe censurën e programeve televizive?

Pse disa individë të caktuar, shajnë dhe përulin, përbuzin dhe zhvlerësojnë meritën e punës me sakrificë të një grafisti, skenografi, kameramani, drejtori fotografie, një punëtori skene, një zonje që kujdeset për pastrimin dhe rregullin në skenën dhe studion televizive, nuk kërkojnë të punësohen me pagë mujore në nivele të mjerueshme – ashtu si janë shumë punonjës të RTSH, qoftë nga kategoria si punonjësi më pak apo më shumë i paguar kur flasim për një media publike të vetme të një vendi pothuajse anëtar të BE – por bëjnë vlerësime shumë sipërfaqësore dhe aspak komplekse të aftësive akademike dhe profesionale të të tjerëve dhe, kerkojnë të paguhen me honorare si bashkëpunëtorë të jashtëm, nderkohë që – ju shtofshin e t’i hanë me zemër të mirë – ndoshta kanë edhe burime të tjera të ardhurash?

Kush është në gjendje dhe mjaftueshëm i guximshëm të marri përsipër vleresimin objektiv artistik, mediatik, televiziv dhe gjithëpërfshirës të një projekti të zhvilluar në letëer – ende të parealizuar – dhe të klasifikojë nga më i miri te më i keqi? Vetëvlerësimi me vetëdklarim, mendoj se nuk është i duhuri për të arritur në produkte cilësorë dhe të vlefshëm për publikun.

Pa fyer askënd, madje pa përjashtuar as veten, kush e vlerëson projektin e vet si më të mirin ka probleme të paqëndrueshmërisë psiqike dhe, kush e shan projektin e vet, është thjesht i çmendur, përveç publikut dhe grupit të nteresit të përfshirë në idenë dhe subjektin e produktit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • demo says:
    September 9, 2025 at 6:28 pm

    Te kuptova Rrapi,Ketu Bredhi-Marrje,Ndac rinovoje,ndac mos e rinovo kontraten,,Elsa Demos jepni paret per punen e kryer.

    Reply
  • Jo femo says:
    September 9, 2025 at 7:18 pm

    O demo po ty cte ha merakunper leket e elses? Ti ja jep leket ustait qe sta ben catine?

    Reply
  • Artan says:
    September 9, 2025 at 10:27 pm

    Ky duket sikur do qe te marre me te mire ata qe kane ne dore rubinetin, se sic thoshte gjyshja ime,po jam i sigurt edhe e tija:Qingji i urte pi dy nena. Ndersa Ferit Lame shtoi:Pi servili gjithe kopene.

    Reply
    • ¿? says:
      September 9, 2025 at 11:00 pm

      Artano kot per gallate po te them une ty. Jane edhe nja dy te tjera:
      >
      “Po s’bertite nuk te japin te pish”
      >
      dhe
      >
      “Grason ia vene rrotes qe kercet me shume”

      Reply
  • soza says:
    September 10, 2025 at 10:21 am

    Me që gjyshja juaj ka thënë “për të marrë të kesh”, unë po ju pyes:
    Çfarë do të hanë bashkëpunëtorët tuaj deri sa të gjenden fondet, apo do të hanë batutat e gjysheve?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?