Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rusia do të testojë nenin 5 të NATO-s? Shefi i inteligjencës gjermane: Do të përdorë “burrat e vegjël të gjelbër”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Rusia do të testojë nenin 5 të NATO-s? Shefi i inteligjencës gjermane: Do të përdorë “burrat e vegjël të gjelbër”
BoteLajmi i fundit

Rusia do të testojë nenin 5 të NATO-s? Shefi i inteligjencës gjermane: Do të përdorë “burrat e vegjël të gjelbër”

Published: June 12, 2025
Shpërndaje

Shefi i shërbimit të inteligjencës së Gjermanisë, Bruno Kahl, tha këtë të mërkurë se Rusia ka vendosur të testojë vendosmërinë e aleancës së NATO-s, e cila përfshin zgjerimin e konfliktit përtej kufijve të Ukrainës.

Kahl shtoi se agjencia e tij ka indikacione të qarta të inteligjencës se zyrtarët rusë besojnë se detyrimet e mbrojtjes kolektive të përfshira në traktatin e NATO-s nuk janë më efektive në praktikë.

“Jemi të sigurt, dhe të dhënat e inteligjencës e tregojnë këtë”, deklaroi Kahl në një intervistë për Table Media, duke shtuar se “për rusët, Ukraina është vetëm një hap në rrugën drejt Perëndimit”.

- Publicitet -

“Kjo nuk do të thotë që presim që ushtria me tanke të lëvizë drejt Perëndimit, por shohim se premtimi i NATO-s për mbrojtje kolektive do të vihet në provë”, potencoi ai.

Kahl nuk dha detaje rreth natyrës së burimeve të tij të inteligjencës, por tha se zyrtarët rusë parashikonin konflikte më pak sesa angazhim të plotë ushtarak, për të testuar nëse SHBA-të do t’i përmbushnin në të vërtetë detyrimet e tyre për ndihmë të ndërsjellë sipas Nenit 5 të NATO-s.

“Nuk ke nevojë të dërgosh ushtri me tanke për këtë. Mjafton të dërgosh “të gjelbrit e vegjël” në Estoni për të mbrojtur pakicat ruse që supozohet se janë të shtypura”, thotë Kahl.

Konkretisht, aneksimi rus i Krimesë në vitin 2014 përfshiu pushtimin e ndërtesave dhe zyrave nga ushtarë rusë me rroba civile.

Ata më pas u bënë të njohur si “burrat e vegjël të gjelbër” dhe Moska fillimisht mohoi identitetin e tyre.

Kahl nuk specifikoi në intervistën e tij se cilët zyrtarë në Moskë mendojnë kështu, por ai theksoi se kolegët e tij amerikanë e kishin bindur se po e merrnin seriozisht kërcënimin rus.

“Faleminderit Zotit, ata e marrin po aq seriozisht sa ne”, shtoi ai.

Kujtojmë se Gjermania është furnizuesi i dytë më i madh i armëve dhe mbështetjes financiare për Ukrainën në luftën me Rusinë, dhe ka premtuar të forcojë më tej mbështetjen e saj nën qeverinë e re të kancelarit Friedrich Merz.

Kancelari gjerman po ashtu ka premtuar të ndihmojë Ukrainën që të zhvillojë raketa të reja që mund të godasin thellë në territorin rus.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vendimi i Sylvinhos, ish-trajneri i Kombëtares refuzoi kthimin te klubi i njohur brazilian
  • Milan Radoiçiç shfaqet krah djalit të Vuçiçit në tubimin e SNS-së në Serbi
  • Goditën me vezë makinën e Ramës, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e dy aktivistëve
  • I shoqëruar nga senatorë, ambasadori i SHBA-ve shkon në SPAK
  • Jared Kushner flet për projektin e Zvërnecit

Komentet e Fundit

  1. ANA on Dorën në zjarr!
  2. SHKODRANI on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  3. Deni on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  4. epo kjo pune on Dorën në zjarr!
  5. Q'ashtu osht... on Dorën në zjarr!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?