Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Serbët dhe një fis afrikan, zyrtarisht dy popuj gjenocid-bërës? Miti i vetos së Rusisë ndaj rezolutës së OKB për Srebrenicën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Serbët dhe një fis afrikan, zyrtarisht dy popuj gjenocid-bërës? Miti i vetos së Rusisë ndaj rezolutës së OKB për Srebrenicën
KryesoreRajoni

Serbët dhe një fis afrikan, zyrtarisht dy popuj gjenocid-bërës? Miti i vetos së Rusisë ndaj rezolutës së OKB për Srebrenicën

Published: July 18, 2023
Shpërndaje

Nga Igor Mirosavljeviç

Një nga argumentet më të përdorura për të treguar rëndësinë e mbështetjes së Rusisë për Serbinë është vetoja e Rusisë ndaj rezolutës së propozuar nga Britania në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në vitin 2015, e cila, thuhet se i etiketonte serbët si “popull gjenocid-bërës”.

Por ky pretendim, i cili përmendet shpesh edhe nga përfaqësuesit më të lartë të qeverisë serbe, nuk bazohet në fakte.

- Publicitet -

Çfarë ndodhi? Në kuadër të përkujtimit të njëzetëvjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, më 8 korrik 2015, miratimi i rezolutës së iniciuar nga Mbretëria e Bashkuar u pengua gjatë votimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Pas debatit që vijoi ditë të tëra, Rusia përdori të drejtën e vetos dhe kjo pengoi miratimin e një dokumenti dënues zyrtar që do ishte i pari i këtij lloji nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Mosmiratimi i tij iu paraqit opinionit publik serb si një fitore diplomatike, ndërsa u vendos theksi mbi qëndrimin e Rusisë si “një mike e vërtetë dhe e sinqertë”, ashtu si u pat shprehur dhe ish-presidenti Tomislav Nikoliç.

Por nuk përfundoi aty; ngjarja u pasua nga hiperbolizimi i vazhdueshëm i rëndësisë së vetos ruse dhe riinterpretimi i përmbajtjes dhe synimeve të rezolutës së propozuar.

Titujt e gazetave si “Serbët janë një komb gjenocid-bërës dhe Serbia duhet ta pranojë këtë…”, kjo është rezoluta më e fundit monstruoze për Srebrenicën nga Londra” tregojnë më së miri narrativën që iu paraqit popullit serb në lidhje me atë dokument të vitit 2015.

Gjatë vizitës së tij në Moskë në dhjetor të 2017-ës, presidenti Aleksandër Vuçiç i akordoi një medalje pas vdekjes Vitaly Churkin, ish-ambasadorit rus në OKB, i cili kishte votuar kundër projekt-rezolutës britanike, duke thënë se Churkin duhej të falënderohej që serbët nuk u shpallën i vetmi popull gjenocidbërës (bashkë me një fis afrikan do ishin dy popujt e vetëm në këtë planet që do ishin zyrtarisht të tillë)

Vuçiç, gjithashtu, falënderoi presidentin rus Vladimir Putin, për vendimin me të cilin ndaloi etiketimin e serbëve si “komb gjenocidi”.

Kur Putini vizitoi Serbinë, në vitin 2019, Vuçiç iu referua sërish me të njëjtat fjalë rolit të presidentit rus, duke shtuar se Serbia nuk do t’ia harronte kurrë dhe se një nga arsyet e popullaritetit të Putinit në Serbi ishte pikërisht fakti se Moska e shpëtoi Serbinë nga stigmatizimi si gjenocid-bërës.

Ish-ministri i Brendshëm pro-rus dhe drejtuesi aktual i Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë në Serbi, Aleksandar Vulin, gjithashtu, ka theksuar shpesh në publik se në rezolutën e vitit 2015 të Mbretërisë së Bashkuar, serbët paraqiteshin si popull gjenocidbërës, përgjegjës për spastrime masive dhe përdhunime.

Së fundmi, gjatë një daljeje publike në televizionin RTS pranverën e këtij viti, teksa komentonte situatën komplekse në të cilën ndodhen marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, presidenti Vuçiç përsëriti se, në vitin 2015, ai kishte biseduar personalisht me Putinin që ta mbështeste në OKB dhe se falë kësaj, serbët nuk ishin etiketuar si “popull gjenocidbërës”.

Po çfarë shkruhej saktësisht në rezolutën e propozuar të OKB-së për Srebrenicën?

Pa u futur në arsyet dhe motivet e ditura politike se pse hiperbolizohet vetoja ruse ndaj projekt-rezolutës të vitit 2015 për Srebrenicën, është false të thuhet se Rusia ndaloi që popullit serb t’iu atribuonte etiketimi “komb gjenocidbërës” dhe të stigmatizohej në botë për këtë. Pasi një gjë e tillë, në projekt-rezolutën e OKB-së për Srebrenicën, as që përmendet..!!

Për më tepër, po të shqyrtohet dokumenti zyrtar, i cili, në fakt, ishte propozuar nga Mbretëria e Bashkuar, Jordania, Lituania, Zelanda e Re dhe SHBA-ja, do të vihet re se as shteti i Serbisë dhe as populli serb nuk përmenden me emër apo drejtpërdrejt.

Që në fillim të rezolutës, thuhet qartazi se gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë ka pasur “viktima të pafajshme nga të gjitha palët”.

Në katër pikat e para të rezolutës, shprehen aspektet kyçe, sipas së cilave OKB dënojnë dhe pohojnë cilësimin e Srebrenicë-s si gjenocid.

Duhet të rikujtojmë se shtatë drafte të rezolutës zyrtare janë përgatitur, si rezultat i një procesi të gjatë konsultativ dhe kompromisesh të shumta në marrëdhëniet midis vendeve perëndimore dhe Rusisë, e cila, gjithashtu, propozoi rezolutën e vet për dënimin e përgjithshëm të të gjitha krimeve në Bosnje e Hezgovinë, pa u ndaluar posaçërisht në ngjarjen e Srebrenicës.

Pika e parë e rezolutës, e cila, pasi u shty tre herë, u hodh në votim më 8 korrik 2015 në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dënon gjenocidin dhe të gjitha shkeljet e së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të të drejtave të njeriut me termat më të ashpra të mundshme.

Sipas pikës së dytë, Këshilli i Sigurimit “dënon në mënyrën më të ashpër krimin e gjenocidit në Srebrenicë, siç është përcaktuar me vendimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe të gjitha krimet e tjera të vërtetuara të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera gjatë konfliktit në Bosnje dhe Hercegovina”.

Në vijim, “shprehet keqardhja dhe solidarizimi me viktimat, si dhe familjet e tyre, nga të gjitha kahet e konfliktit në Bosnje dhe Hercegovinë, duke përfshirë ato në Srebrenicë”.

Në pikën e tretë, theksohet se Këshilli i Sigurimit i OKB-së “bie dakort se ky pranim i ngjarjeve tragjike në Srebrenicë si gjenocid është parakusht për pajtim, dhe u bën thirrje liderëve politikë të të gjitha palëve të pranojnë dhe miratojnë krimet e faktuara me prova të vërtetuara nga gjykatat”, dhe më pas aty shtohet “dhe në këtë kontekst, (Këshilli i Sigurimit të OKB-së) dënon mohimin e këtij gjenocidi si pengesë e përpjekjeve drejt pajtimit, dhe, gjithashtu, pohon se mohimi i vazhdueshëm është thellësisht shqetësues për viktimat”.

Sipas rezolutës, liderët politikë të secilës palë u thirrën të pranonin krimet e vërtetuara me fakte nga gjykatat (ndërkombëtare). Gjithashtu, në një frymë pajtuese dhe si rezultat i kalimit të dokumentit, u vu theksi mbi “rëndësinë themelore të pajtimit të bazuar mbi dialog, pranimit të veprimeve të kaluara nga të gjitha palët e përfshira në konflikt dhe përkushtimit për drejtësi dhe mbështetje për viktimat, si bazë për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe përparimit si në Bosnje dhe Hercegovinë ashtu edhe, më gjerësisht, në rajon”.

Për më tepër, projekt-rezoluta theksonte mbështetjen për zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit, vinte në dukje gabimet dhe lëshimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në parandalimin e mundshëm të gjenocidit në vitin 1995 dhe mirëpriste përpjekjet për të nxjerrë mësime dhe për të punuar për parandalimin e tragjedive të ngjashme në të ardhmen.

Gjithashtu, duhet theksuar se Vitaly Churkin, si përfaqësuesi i Rusisë në OKB, në argumentet e tij nënvizoi në mënyrë eksluzive se projekt-rezoluta nuk ishte e balancuar, kështu që dokumenti, si i motivuar politikisht, nuk do t’i shërbente përparimit në Bosnje dhe Hercegovinë dhe se nuk ishte e dëshirueshme që ai të kishte ndikim negativ në përpjekjet për arritjen e paqes.

Profesori i së drejtës ndërkombëtare dhe ish-përfaqësuesi i Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Tibor Varady, po ashtu, kishte deklaruar se rezolutës britanike i ishte kushtuar shumë vëmendje dhe se tensionet më të mëdha në rajon nuk u krijuan nga përmbajtja e dokumentit që, gjithsesi, nuk e fajësonte Serbinë, por nga kërkesa që Rusia të përdorte veton.

Po ashtu, nuk duhet harruar se në vendimet e gjykatave ndërkombëtare, përcaktohet ekskluzivisht përgjegjësia e personave dhe subjekteve individuale, jo ajo e subjekteve kolektive. Ndonëse përgjegjësia kolektive përmendet, herë pas here, në diskursin politik, për hir të qëllimeve stigmatizuese dhe etiketuese, nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare dhe praktikës juridike ndërkombëtare, koncepti i fajit kolektiv nuk ekziston.

—-

Botuar në DITA, nga European Western Balkans. Përktheu: Edona Llukaçaj

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?