Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA ndalon përkohësisht intervistat për viza për studentët e huaj: Po zgjerojmë kontrollin në rrjetet sociale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > SHBA ndalon përkohësisht intervistat për viza për studentët e huaj: Po zgjerojmë kontrollin në rrjetet sociale
BoteLajmi i fundit

SHBA ndalon përkohësisht intervistat për viza për studentët e huaj: Po zgjerojmë kontrollin në rrjetet sociale

Published: May 28, 2025
Shpërndaje

Departamenti amerikan i Shtetit ka ndalur përkohësisht planifikimin e intervistave të reja për viza për studentët e huaj që synojnë të studiojnë në SHBA, pasi po përgatitet ta zgjerojë kontrollin mbi aktivitetin e tyre në rrjetet sociale, thanë zyrtarët, raportojnë Associated Press dhe BBC.

Një zyrtar amerikan tha në kushte anonimiteti të martën se kjo ndalesë është e përkohshme dhe nuk vlen për aplikantët që tashmë e kanë të caktuar intervistën për vizë. Në një kabllogram të nënshkruar nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio – dhe që është siguruar nga Associated Press – thuhet se Departamenti i Shtetit do të lëshojë udhëzime për kontrollin e zgjeruar të rrjeteve sociale.

“Me efekt të menjëherë – në kuadër të përgatitjeve për zgjerimin e kontrollit të detyrueshëm të rrjeteve sociale – seksionet konsullore nuk duhet të shtojnë kapacitete shtesë për takime për viza për studentë apo vizitorë këmbimi, derisa të lëshohen udhëzimet e reja”, thuhet në kabllogram.

- Publicitet -

E pyetur për këtë ndalesë gjatë një konference për shtyp të martën, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, tha se SHBA-ja përdor të gjitha mjetet e mundshme për t’i verifikuar aplikantët për viza.

“Ne do të vazhdojmë të përdorim çdo mjet që kemi për të vlerësuar se kush vjen këtu – qofshin studentë apo të tjerë”, tha Bruce.

Ky veprim, i raportuar fillimisht nga Politico, është pjesë e përpjekjeve të administratës Trump për të ashpërsuar kontrollet ndaj studentëve ndërkombëtarë. Javën e kaluar, administrata Trump hoqi të drejtën e Universitetit Harvard për të regjistruar studentë ndërkombëtarë, duke e përjashtuar atë nga programi që lejon kolegjet të sponsorizojnë viza për studentë të huaj.

Ky vendim u kundërshtua menjëherë në gjykatë dhe aktualisht është pezulluar nga një gjyqtar federal. Në pranverë, administrata revokoi gjithashtu statusin ligjor të mijëra studentëve të huaj që ndodheshin në SHBA, duke i detyruar disa prej tyre të largohen për shkak të frikës nga deportimi.

Pas shumë padive të suksesshme, administrata e riktheu statusin e tyre ligjor, por gjithashtu zgjeroi bazat për t’ua revokuar statusin ligjor studentëve në të ardhmen. Një pezullim i zgjatur i planifikimit të intervistave për viza studentore mund të shkaktojë vonesa që rrezikojnë regjistrimin e studentëve në semestrat e verës dhe vjeshtës.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Humoristi says:
    May 28, 2025 at 10:24 am

    Duces amerikan edhe studenteve u hapi lufte!,Tjegullat e Amerikes asht duke thyer me keto marrezi putiniste!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • I shoqëruar nga senatorë, ambasadori i SHBA-ve shkon në SPAK
  • Jared Kushner flet për projektin e Zvërnecit
  • SHBA sanksionon Gjykatën e Hagës, Rubio: Do ta çmontojmë pjesë-pjesë
  • Media amerikane: Trump bëri paktin e naftës ruse me Putin pasi Zelensky refuzoi 6 kërkesat e SHBA-së
  • Arabia Saudite dënon me vdekje një emigrant për një postim në Facebook

Komentet e Fundit

  1. ANA on Dorën në zjarr!
  2. SHKODRANI on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  3. Deni on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  4. epo kjo pune on Dorën në zjarr!
  5. Q'ashtu osht... on Dorën në zjarr!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?