Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHËNIM: Këtë herë emrin e kishte Hamide! Por ndonëse makabriteti drithëron, vrasja e saj nuk do ndryshojë asgjë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > SHËNIM: Këtë herë emrin e kishte Hamide! Por ndonëse makabriteti drithëron, vrasja e saj nuk do ndryshojë asgjë
AnalizaKomunitetKryesore

SHËNIM: Këtë herë emrin e kishte Hamide! Por ndonëse makabriteti drithëron, vrasja e saj nuk do ndryshojë asgjë

Published: December 3, 2022
Shpërndaje

 

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

- Publicitet -

Këtë herë emrin e kishte Hamide. Por do e harrojmë shpejt, ose brenda pak ditësh do zëvendësohet me emrin e një tjetër gruaje në faqet e kronikës së zezë, plot me vdekje të paralajmëruara.

Do ta ketë pasur Hamideja edhe një emër të preferuar për bebin që do lindte pas disa orësh. Por edhe ai mbeti i vdekur në oborrin e spitalit, ku do vinte në jetë. Fatkeqësisht, “dëm kolateral” në vrasjen e nënës nga dora e babait të paburrë.

Historia dihet. Është ajo e vjetra dhe përlotësja e sa e sa grave shqiptare, jo vetëm andej e këndej kufirit, por edhe në emigrim. Ajo duron për një kohë të pacaktuar dhunën sistematike fizike, psikologjike, emocionale e ekonomike të personit me të cilin kinse krijoi familje.

Përtej traumave, zhgënjimit e dëshpërimit, e zakonisht se ekzistenca e saj i duhet edhe fëmijëve, e gjen guximin të largohet. Është e ndërgjegjshme se ikja e saj e ka çmimin të lartë. E di nga përvoja e hidhur dhe shenjat në trup e shpirt se kërcënimet e tij s’janë fjalë delirante. Prandaj kërkon mbrojtjen e ligjit, për minimalen e të drejtës, atë të jetës. Teksa është krejtësisht e mbrojtur, krimineli e gjen, e vret barbarisht dhe ka mundësi të largohet i patrazuar.

Por ndonëse makabriteti drithëron, disa grupe të shoqërisë civile do protestojnë zëshëm dhe zyrtarët përgjegjës shpupurishen me deklarata kategorike, fatkeqësisht, vrasja e radhës së një gruaje nuk do ndryshojë asgjë për ata që vuajtën e vuajnë, si ajo. As për fëmijët e tyre.

Mendësia mbizotëruese në shoqëri do vazhdojë të prodhojë viktima dhe viktimizues të tillë. Zërat e ngjirur të traditës së shtrembëruar do vijojnë t’i mësojnë grave “që të hapin rrugë për të mirën e familjes”, po qe nevoja deri në marrëzi e amshim. Do vazhdojnë të trumpetojnë lidhjen e pakuptimtë mes nderit e vetëmohimit, si domosdoshmëri për të mos u turpëruar para shoqërisë misogjeniste. Mjerimin dhe dëshpërimin, si në Mesjetë, do e shesin për vlera morale që i përkasin s’dihet kujt.

Meshkujve, prapë, do u mësohet privilegji i të lindurit i tillë. Do i mësojnë dhe se trashja e zërit është strategji e vyer që mbron privilegjin dhe eviton kokëçarje. Do i bëjnë të besojnë se harbutëria është sinonim i burrërisë.

Asgjë nuk do ndryshojë as me Hamidenë, viktima e rradhës e marazit primitiv bashkë me fëmijën e vet. Krimet e shëmtuara do justifikohen me xhelozi, gjaknxehtësi momentale a gjendje të rënduar psikologjike. (Si duket mungesa e një “thesi rëre njërezor” streson fort.) Mbrojta ligjore për gratë prap do jetë një copë letër që veçse do mbrojë organet përkatëse nga përgjegjësia.

Shoqëria, sërish, do zgjedhë të mbyllë sytë para bullizimit që çon në vdekje Hamide-të. Cilado grua, që nuk pranon të heshtet deri në vdekje, do sakrifikohet në altarin e mentalitetit të mykur të etiketimeve. Nuk do i shpëtojë paragjykimeve as fëmija i saj, i sakrifikueshëm dhe i paragjykuar sa ajo.

Prandaj mund t’i kursejmë qurravitjet për Hamidenë e bebin e saj. Nuk i hyn në punë aspak kjo ndjeshmëri hipokrite pas vdekjes, kur veshë të shurdhër ndaj thirrjes a përçmim parak, është gjithë sa i jepet atyre si ajo, në të gjallë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Kur nuk e donte pse nuk e leshoi( ndau)????? Gjynah ta quash edhe kafshe, se kafsha mashkull do e mbronte dhe donte kelyshin e tij. says:
    December 2, 2022 at 8:09 pm

    Cfare shtaze, qe vrau, mire gruan, por edhe femijen e tij.

    Reply
  • Andis says:
    December 4, 2022 at 5:07 pm

    Me shqiptaret jemi dhe do jemi gjak nxehte . Nuk ndryshojme edhe ne burg te shkojne.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?