Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nëse planet e mirëfillta zhvillimore nuk do zëvendësoheshin me aksione
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Nëse planet e mirëfillta zhvillimore nuk do zëvendësoheshin me aksione
Analizaopinion

Nëse planet e mirëfillta zhvillimore nuk do zëvendësoheshin me aksione

Published: August 13, 2022
Shpërndaje

 

Ngs Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

- Publicitet -

Një prej nocioneve më pak të këndshme për veshin e shqiptarëve dhe më pak të vlefshme për jetën e tyre në këtë vend, besoj, janë aksionet. Sistemi komunist, edhe prej ideologjisë në të cilën bazohet, kishte një lidhje të ngushtë me aksionet. Si dihet rëndom, herë studentët, herë fraksione të tjera të komunitetit dërgoheshin në katër anët e vendit, si grupe vullnetare me hir a me pahir, për të kontribuar si fuqi punëtore në ndërtimin e veprave të caktuara.

Aksionistët punonin edhe në bujqësi; me aksion pastrohej edhe territori. Me fjalë të tjera, “aksioni” ishte pjesë e pandarë e ndërtimit të komunizmit. Pa dashur të hedh baltë mbi punën e vyer të shqiptarëve për vendin e vet por edhe pa idealizuar e idilizuar një sistem që u vetëshkatërrua apo e hodhëm dekada më parë, vihet re se marrëdhënia e neopolitikës me nocionin e “aksionit”, në dekadat postkomuniste, ka qenë e fortë.

Padyshim, nuk bëhet më fjalë për punë krahu me kapele ‘handmade’ gazetash. Nuk po i referohem as aksioneve policore të caktuara apo mobilizimeve përballë fatkeqësive, si tërmeti a pandemia, që, domosdo, kërkojnë vëmendje të shtuar.

Por në mungesë të politikave të mirëfillta, strategjike e të mirëmenduara, në Shqipëri “aksioni” vazhdon të jetë sinonim i çdo nisme apo orvatjeje për të bërë diçka dhe, shpesh, ndërmerret sa për të kaluar radhën.

Tragjedia në Potam të Himarës, një prej ngjarjeve më të dhimbshme të verës, ishte rezultati i padëshiruar i kësaj qasjeje në çdo hallkë të saj. Sa viktimë e papërgjegjshmërisë individuale, 7-vjeçarja ishte edhe kurbani jo i parë i paaftësisë për të implementuar në terren politika e ligje në kohë dhe me vend. Humbja e pashlyer e një jete, si dhe pasojat e tjetërllojshme të çmendurisë mund të ishin shmangur.

Nëse nevojat bazë për të pasur turizëm, përfshi sigurinë, pastërtinë, transportin dhe çmimet, nuk do kujtoheshim t’i adresonim “me aksion”, në mes të sezonit, mund ta kishim edhe sezonin e mbarë. Fjala bie, nuk do ngelnin mbi 200 turistë të bllokuar në Koman post-vdekjes së pushueses së mitur në Potam, se autoritetet iu përgjigjen tragjedisë me bllokim (për verifikim) ndaj mjeteve lundruese në mbarë vendin.

Po ashtu, po të kishin filluar përgatitjet kur ishte koha, nuk do kishte të tjerë të mbytur, në plazhe që, më pas, “me aksion” ad hoc janë pajisur me roje plazhi, shumica ndoshta të aftë veçse të rrinë mbi ujë.

Po të kishte plane afatgjata, nuk do përmbysej traileri me grurin e dërguar vëllazërisht me përparësi se qëlloi e ra 45 minuta shi; nuk do bëhej lajm se një bashki arrinte të mblidhte plehrat në kohë, d.m. th. pa u kalbur dhe kundërmuar lëkurat e bostanit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) nuk do ndërmerrte aksione me inspektime derë më derë, për të parë nëse frigoriferët ftohin apo akulli bëhet me ujë të pijshëm, pasi helmimet bëhen fenomen në masë. Nuk do hiqte nga raftet e markteve një produkt të caktuar – së fundmi një markë patatinash – pasi ishte tregtuar për muaj të tërë. Atë produkt nuk duhej ta lejonte ndopak.

Si nuk duhej të lejohej hyrja në kufi e miellit pa standarte, në vend që me aksion të vlerësohej furrë më furrë, cilësia e bukës. Pensionistët e shtresat në nevojë, si pjesa e shoqërisë më e ngulur në Shqipëri, mund të thonin “plasa” nga vapa, jo nga halli.

Nuk do prisnin ndonjë tjetër problem global me gishta të kryqëzuar, se ndoshta po i takon ndonjë kacidhe më shumë, pasi autoritet të fillojnë ndonjë aksion për t’i bërë ballë ndikimit. Nuk do mprehnin lapsin të bënin llogari nëse varfëria e tyre është mjaftueshëm ekstreme sa për t’iu dhënë ajo shuma qesharake që aksioni i rastit premton.

Nuk do vuhej kështu dhe do iknim më pak, nëse planet e mirëfillta zhvillimore nuk do liheshin pasdore për t’u zëvendësuar me palo aksione që nuk sigurojnë asgjë afatgjatë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Kaq says:
    August 13, 2022 at 8:55 pm

    Kush do pbeje plane moj xhan?!
    Keta kujtojne se politika eshte per te grabitur me ligj e pa ligj pergjate mandatit.
    Me siguri 99% e atyre qe duhet te ndertojne politika sdine as te bejne analiza e jo me te ndertojne politika zhvillimore.
    Keto moj zemer akapen gjerat per sprapthi.
    I madhi ka objektiv grabitjen, ben ligjin dhe me pas sajohen statistikat qe ti vijne per mbare dhe nese statistika me pahir nuk vjen dot per mbare bejme ndonje keshillim kombetar.
    Kaq!

    Reply
  • Asd says:
    August 14, 2022 at 6:24 am

    Me aksion po mblidhen edhe parate per ndertimin e shtatores se Elizabeth ne Has… ne vend qe te bejne ndonje ujesjelles apo ndonje rruge. Cfare gjakpiresish!? I servilosen dikujt me shpresen e ndonje krodhe. Kushedi cfare u thote mendja e prapambetur!?

    Reply
  • Arben says:
    August 14, 2022 at 6:37 am

    shtet lalidhjeri, cfare pret me?

    Reply
  • labi says:
    August 15, 2022 at 10:11 am

    Nga photo ne balline dhe shkrimi nuk pash asnje lidhje,policet nuk meritojne te trajtohen ne kete forme,ka dhe bishta te shtrember po ne pergjithesi kemi te bejme me police qe punojne ne diell e shi me rroga qesharake.Duke u nisur nga ca po shikoj mu kujtua nje rast,gjate pandemise qellova per disa dite ne Shqiperi,diku te shkolla baletit pash se si dy polic ndaluan nje qytetare e i kerkonin te vinte masken,reagimi nga zonja ishte jo vetem i pa edukate po nuk i la gje pa share dy policet qe u terhoqen ne menyre te turpshme,degjova rrotull nga njerezit se zonja ishte gazetare.Kaluan muaj dhe shikoj nje dite kete gazetare qe kish ftuar ne emision drejtorin e policise dhe e pyste per punen e perditshme,imagjinoni se cfare kane menduar ata police qe u shane dhe u turperuan nga sjellja arrogante e kesaj gazetare,njerezit rrotull nuk reaguan dhe nen ze tregonin se kjo ishte e njohur ne komunitet per sherret gati te perditshme qe bente dhe me njerezit e thjeshte.Ne keto kushte a meritojne keta police te dalin ne faqe te gazetes ne kete forme.

    Reply
  • Kolombi says:
    August 15, 2022 at 7:30 pm

    Mos botoni shkrime te tilla qe jane vetem lojra fjalesh!
    Asgje te re nuk lexojme?
    Bjerini derrit “me plumb” e jo me pambuk!
    Sot ne Shqiperi nuk funksionon asnje element i demokracise dhe shtetit ligjor!
    Sot shqiptaret shtypen dhe shfrytezohen egersisht!
    Sot pushteti qendror dhe sidomos ai vendor
    nuk u sherbejne te gjithe shqiptareve njelloj pavaresisht ku banojne,por hidhen miliarda per propagande dhe korrupsion!
    Sot taksat vendore qe paguajne shqiptaret,bashkia e Tiranes nuk ua kthen ne sherbime per cdo komunitet!
    Guxoni dhe rrefejani shqiptareve se si funksionojne keto probleme ne SHBA,duke ua perplasur ne fytyre ketij kryeministri te pa afte dhe mbrojtes te korrupsionit qe justifikon deshtimet e tij kudo se “Ne nuk jemi Amerika”,sikur ketij po i kerkohet te prodhojme si SHBA bomba atomike,nendetse etj!
    Ne keto momente po ju shkruaj nga Michigani(SHBA) dhe kam qindra foto e vidio me te cilat mund te faktoj gjithcka po shkruaj!
    Shqiperia ka shume per te mesuar nga gjithcka ketu ne Michigan,qe nga planifikimi urban,normat ne sasine dhe dendesine e banoreve per njesi siperfaqe,te hapesires se gjelberuar,lulishtet,parqet,fushat sportive,pastertine e mjedisit, te gjitha parqet dhe plazhet jane publike etj,!
    Por duhfn botues dhe kryeredaktore te guximshem ,qe t’i tregojne popullit dhe weverise se CFARE QEVERIE,Bashkie dhe shteti duam!

    Reply
  • Lili says:
    August 18, 2022 at 12:52 pm

    Kur vendosen në poste drejtuese njerëz të paaftë, u ngelet aksioni për të zgjidhur problemet me zbatimin e ligjit. I paafti gjithmon i pret urdhërat nga lart, nuk është në gjëndje të vendosi vet për të kërkuar zbatimin e ligjit, duke menduar se po të kërkoj zbatimin e ligjit, e para e punës nuk njeh mirë ligjin, e dyta njerëzit do ankohen dhe atë mund t’a shkarkojnë nga detyra. E kështu e gjithë zinxhiri i shtetit bëjnë sikur punojnë, gëzojnë rrogën e shtetit, bëjnë edhe ndonjë biznes privat, dhe kur ndodh ndonjë fatkeqësi hidhen në aksion me shprehjen ” toleranca 0 në zbatimin e ligjit”. Shprehja më idiote që vjen nga një funksionar shteti. Se një funksionar shteti nxjerrë nga goja këtë shprehje duhet ndjekur penalisht se ka toleruar zbatimin e ligjit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • ‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!’ Pankarta në ditën e 18-të të protestës
  • ‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë
  • 18 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?