Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkatërrimi i bustit të Mit’hat Frashërit/ Historiani Pëllumb Xhufi: Të mendohej më mirë, mund ta kishte vendin diku tjetër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shkatërrimi i bustit të Mit’hat Frashërit/ Historiani Pëllumb Xhufi: Të mendohej më mirë, mund ta kishte vendin diku tjetër
Aktualitet

Shkatërrimi i bustit të Mit’hat Frashërit/ Historiani Pëllumb Xhufi: Të mendohej më mirë, mund ta kishte vendin diku tjetër

Published: December 29, 2022
Shpërndaje

Historiani Pëllumb Xhufi e cilëson një gjest të shëmtuar shkatërrimin e bustit të Mit’hat Frashërit. GJatë një interviste në MCN, Xhufi tha duhet të mendohej më mirë nëse busti e kishte vendin aty ku ishte vendosur, por shtoi se asgjë nuk e justifikon gjestin.

Duke vijuar më tej, Xhufi tha se vendimmarrësit duhet të pyesin historianët kur të ngrenë në piedestal një figurë historike.

“Padyshim gjesti është i shëmtuar jo vetëm ndaj Mid’hat Frashërit që ka merita të veçanta sidomos për një periudhë kohore që nga pavarësia deri në 1925 kur mbylli karrierën si përfaqësues i Shqipërisë në Athinë.

- Publicitet -

Si shumë personalitete pati luhatjet dhe ka të drejtë të shkruhet. Në gjykimin tim ka shkelur dhe në gjërat që i kishte të shenjta. Mund të mendohej më mirë, nëse e kishte vendin aty apo dikur tjetër, ajo treshja për mua është e shenjtë. Treshja i përket një epoke tjetër, një brez përpara dhe mund të vendosej diku tjetër, por kjo nuk e justifikon gjestin, është gjest fanatikësh.

Vendimmarrësit tanë duhet të mendohen për këto gjëra, kur e vendosin një figurë në piedestal, apo kur e heqin, duhet të pyesin historianët. Duhet gjetur vendi i duhur. Loja duke hedhur varret me dinamit është makabre.

Mos diskutojmë figurën, pasi mund të kem rezerva, por ai ka mbrojtur çështje çame si askush, ka mbrojtur pavarësinë e shqiptarëve dhe në Konferencën e Paqes në 1919 ka dhënë kontributi të jashtëzakonshme”, tha ai.

Më tej, Xhufi tha se ai bashkë me disa kolegë po përgatisin një tekst me disa vëllime për historinë e shqiptarëve, por në ndryshim nga ato paraardhëset teksti do të ketë risi.

“Unë me kolegë të tjerë kemi prioritet realizmin e historisë së shqiptarëve, një tekst me disa vëllime që do të trajtojë në mënyrë shkencore dhe me risi në krahasim me tekstet e mëparshme. Kjo do jetë e veçantë pasi do të jetë e pajisur dhe me ‘footnote”. Referenca, do të citohet burimet më të mira, arkivore dhe bibliografike të cilat e kanë vendin aty dhe i japin përgjegjësi asaj që shkruhet”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​Izraeli dhe SHBA-të po i drejtohen kutisë së votimit. Pasojat do të jenë globale
  • Botën e ndryshojnë idetë, jo paratë: Çfarë i mëson Beogradi Tiranës
  • Fatos Tarifa: Autoritarizmi nuk vjen gjithnjë me çizme
  • Kremlini pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhje: Shpresojmë të ruajmë akoma marrëdhëniet me Serbinë
  • “Mezi qeveris vendin tënd, por i jep leksione botës”, Rama kritikohet ashpër në rrjetin X

Komentet e Fundit

  1. per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  2. Katiu on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  3. Vili on Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, ja për çfarë do të pyetet
  4. As shahist, as poet... on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  5. Fjalë me vend on Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?