Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nazizmi dje dhe bishtat e Demokracisë liberale sot
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Nazizmi dje dhe bishtat e Demokracisë liberale sot
KryesoreLajmi i funditopinion

Nazizmi dje dhe bishtat e Demokracisë liberale sot

Published: October 25, 2025
Shpërndaje

Dr. JORGJI KOTE

Në shkrimin e botuar në gazetën DITA më 24 Tetor “Një pyetje thelbësore për të kuptuar jo vetëm historinë por dhe natyrën njerëzore“, autori Adrian Thano nxjerr në pah predispozicionin e një shumice intelektualësh dhe njerëzve të shquar të artit, kulturës, shkencës, mjekësisë, etj të cilët, dashur pa dashur ndihmuan në përhapjen dhe ngjitjen në pushtet të nazizmit dhe Hitlerit në Gjermani mbi një shekull më parë.

Shkrimi vjen në momentin e duhur mbasi kjo çështje është bërë sërish objekt analizash; më 3 Tetor atje sapo u kremtua 35 Vjetori i Ribashkimit, ndërsa më 9 Nëntor është 36 Vjetori i i rënies së Murit të Berlinit.

- Publicitet -

Falë njohjes të realiteteve gjermane për shkak të punës si diplomat në fillimin e viteve 2000, në vijim të shkrimit të mësipërm po shpreh, me aq sa e lejon vendi, disa mendime. Më gjerësisht ato i kam shtjelluar te libri “Berlini pa Mure” (2009) dhe “Diplomacia për të gjithë” (2014), të dyja botime të TOENA.

Padyshim që 30 Janari 1933, dita kur Adolf Hitleri u shpall Kancelar dhe Fyhrer i Gjermanisë shënon fillimin e kapitullit më të errët në historinë gjermane dhe atë botërore. Hitleri ndërmori dhe përshkallëzoi pa humbur kohe linçimin e njerëzve dhe forcave progresive, duke shkallmuar arritjet e deriatëhershme të demokracisë gjermane. Ndaj me të drejtë lind pyetja: Si “mbiu” nazizmi dhe si u kthye me shpejtësi marramendëse në kult tamam në vendin e shkencës, filozofisë dhe muzikës elitare?

Gjermania dhe Berlini janë vendi dhe metropoli ku kryen veprimtarinë e tyre me jehonë të gjerë ndërkombëtare personalitete me jehonë planetare, si reformisti legjendar Martin Luter, themeluesi i astronomise teorike Kepler, filozofi i madh Emanuel Kanti, kompozitorët e papërsëritshëm Bethoven, Wagner, Hendel, Mendelson, dramaturgë të shquar si Bertolt Brecht, zbulues të mëdhenj në mjeksi, si Robert Koch e Rontgen dhe shumë të tjerë.

Edhe Weimari, ku u mblodh për shkaqe sigurie Asambleja Parlamentare dhe u miratua Kushtetuta e parë demokratike më 1918 është kryeqendër e kulturës gjermane/europiane; ku kanë lindur dhe punuar Gëte, Schiler, List, Bach, Cranach dhe personalitete të tjera.

Paul Schallück pohon se “Gjermania është vendi i enigmave, paradokseve dhe brerjes së ndërgjegjes. Vend që do artin, të bukurën, letërsinë, por që megjithatë e bëri të pamundur në atë kohë jetën e vërtetë intelektuale!”

Ca më keq akoma, qysh në prag të Luftës së Parë Botërore dhe më vonë shumë intelektualë, profesorë, akademikë, artistë, shkrimtarë, filozofë dhe shkencëtarë gjermanë me famë botërore, madje dhe nobelistë, kishin dalë hapur në mbështetje të politikave të mprapshta dhe luftënxitëse të asaj kohe, duke justifikuar dhe mbështetur gjoja qëllimet paqësore të asaj lufte.

Siparin në këtë drejtim e çelën 93 intelektualë të shquar gjermanë me “Apel drejtuar botës së qytetëruar” të botuar më 13 tetor 1914 në “Berliner Tageblatt”. Të njëjtin manifest shpallën në prag të asaj lufte edhe 100 intelektualë të shquar francezë, ndërmjet të cilëve shkrimtari nobelist Anatole France, kritiku Octave Mirbeau, piktori i famshëm Claude Monet, etj. Kjo demagogji intelektualësh u përsërit dhe në prag të Luftës së II Botërore.

Lidhur me këtë dukuri, shkrimtari i famshëm francez, Romain Rolland, shprehej se “gjithë bota e letrave u mobilizua”. Nuk mund të dalloje më personalitete. Universitetet e asaj kohe ishin kthyer në “ministri të disinformimit të brendshëm”.

Këtu shumë ekspertë paralajmërojnë me të drejtë se është gabim që fajin për këtë t’ua hedhim ngushtësisht dijeve, talentit dhe kulturës së intelektualëve. Përkundrazi, pa mohuar mungesën e personalitetit dhe kurajos së tyre për përfaqësimin dhe mbrojtjen e vlerave qytetare, kjo dukuri shpjegohet me gjendjen e mjerueshme të Gjermanisë pas disfatës në Luftën e I Botërore, viktimizimit kolektiv të gjithë popullit gjerman nga Traktati i Versajës, bashkë me dobësitë kushtetuese të Republikës demokratike të Weimarit të krijuar në vitin 1919. Nga ana tjetër, forcimi i pushtetit sovjetik të Lenin/Stalinit dhe rreziku i përhapjes së komunizmit në Gjermani po frikësonte gjithnjë e më shumë turmat e zhgënjyera.

Në këto rrethana, populizmi ekstrem i Hitlerit, i kombinuar me karizmën e tij çmendurake u bënë “melhem shprese” për përpunimin e tyre politik/psikologjik.

Faktori tjetër kryesor me ndikim të madh ishte mungesa e traditës dhe dëshirës për demokraci në Gjermani. Shumë analistë dhe historianë vënë në dukje se gjermanët vlerësonin më tepër bindjen e verbër, pasivitetin, prepotencën, arrogancën dhe “Deutsch Kulturën”. Këtë realitet të hidhur e shpjegon bindshëm edhe pohimi i Erich Fromm se “shumica e gjermanëve kishin ndërtuar një terren të tillë, ku fara e hedhur nga Hitleri mundi pa vështirësi të mbillej dhe lulëzonte”. Ndaj dhe 15 vitet e Republikës së Weimar-it quhen “demokraci pa demokratë”.

Natyrisht që Hitleri luajti rolin e vet përcaktues me ideologjinë dhe karizmën e vet të çmendur; aq sa ende diskutohet nëse mund të ishte penguar ngjitja e tij edhe sikur edhe këto norma, ligje dhe klauzola kushtetuese të kishin qenë më të mira?

Në këto kushte, Hitleri dhe pasuesit e tij vepruan më me lehtësi, duke përhapur idenë se qytetaria, kultura, e sidomos demokracia liberale ishin vlera të qenësishme për Francën, Britaninë e Madhe dhe vende të tjera europiane, por jo për Gjermaninë. Për pasojë, edhe vlerat e jashtëzakonshme dhe traditat e filozofisë, kulturës, artit, muzikës dhe letërsisë gjermane shiheshin më tepër si dëshmi të superioritetit të racës gjermane, se sa të multikulturës, të hapjes dhe demokracisë.

Për këto dhe të tjera arsye, pas përfundimit të Luftës së II Botërore e në vijim, përvoja e hidhur e dështimit të Republikës Demokratike të Weimar-it dhe instalimi i nazizmit është “lexuar” dhe vazhdon të analizohet me kujdes nga politika, media dhe opinioni publik gjerman; ajo u mbajt parasysh edhe në hartimin dhe zbatimin e Kushtetutës së RFGJ-së, ose “Ligjit Bazë” siç e quajtën ata 76 vjet më parë.

Në 146 nenet e saj, numërohen 19 të drejta dhe liri themelore të paprekshme dhe të pacënueshme në çfarëdo rrethane! Kujdesi, dhe si të thuash një farë “obsesioni” i ligjshëm, për të mos rënë më kurrë në boshllëqet dhe gabimet e Kushtetutës së Weimar-it vazhdon edhe sot e kësaj dite, në çdo ligj apo ndryshim ligjor që propozohet, si dhe në çdo veprim politik.

Por edhe bashkësia ndërkombëtare, kryesisht SHBA-të dhe Europa demokratike nxorri mësimet e duhura nga pësimet tragjike të nazizmit. Kështu, pas mbarimit të Luftës së II Botërore, SHBA-të dhe Europa e re nuk përsëritën precedentin e gabuar të Versajës për ndëshkimin kolektiv dhe të padiferencuar të popullit gjerman. Krerët më të lartë nazistë dhe fajtorët e tjerë të mëdhenj dolën para drejtësisë dhe muarën dënimet e merituara në Gjyqin e famshëm të Nurenbergut.

Ndërkohë, falë Planit Marshall të SHBA-së dhe ndihmave të tjera, u sigurua mbështetje e fuqishme për rimëkëmbjen e Gjermanisë së rënuar. Nëpërmjet këtyre masave, punës së vetë gjermanëve dhe politikanëve të tij vizionarë, brenda pak viteve lindi “mrekullia social – ekonomike gjermane”.

Në vitin 1957, pas pajtimit historik me Francën dhe vende të tjera, përfshi ish-Bashkimin Sovjetik, Gjermania me pesë miqtë dhe ish – armiqtë tradicionalë, bashkëthemeloi BE-në dhe organizma të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

Ndërkohë, shtypi, media dhe shoqëria civile filluan të luajnë një rol më të madh e të rëndësishëm për aktivizimin dinamik të opinionit publik në jetën politike, publike, ekonomike dhe sociale. Kjo pasi, siç shprehet Erich Fromm tek “Amore per la vita (Dashuria për Jetën) “pasiviteti në përgjithësi, paaftësia për të ndërhyrë në mënyrë krijuese në vendimet që kanë të bëjnë me jetën e individit dhe gjithë shoqërisë, është ky terreni ku mund të zhvillohet fashizimi dhe lëvizjet e të të njëjtit tip, emrin e të cilave e krijojnë pasardhësit”.

Ndjesa kolektive, sidomos ndaj hebrejve është kthyer në një ritual domethënës për të gjithë politikën gjermane dhe më gjerë me shumë shembuj të mirënjohur që kanë bërë xhiron e botës. Memoriali kushtuar viktimave të Holokaustit, është vendosur enkas në kryeqendrën e Berlinit, pothuajse ngjitur me vendin ku Hitleri urdhëroi kryqëzatën kriminale ndaj tyre dhe botës në përgjithësi.

Së fundi, nuk do harruar se krahas mbështetjes masive, nazizmi u kundërshtua me forcë nga një numër i madh gjermanësh, intelektualësh, deputetësh dhe personalitetesh të shquara me famë botërore. Ndonëse ata nuk mund t’i bënin më dot ballë sistemit të konsoliduar të nacional-socializmit të krijuar, për shkak të frikës, terrorit dhe përndjekjes së gjithanshme dhe të institucionalizuar.

Ndër ta ishte super ylli botëror Marlene Dietrich, e cila emigroi në SHBA dhe shumë artistë të tjerë. Kundërshtarë të vendosur dhe të përndjekur nga rregjimi hitlerian ishin edhe tre Kancelarët e parë të Gjermanisë demokratike; Konrad Adenauer, “babai” i Gjermanisë së re moderne, Prof. Ludvig Erhard që u bë “babai” i mrekullisë ekonomike gjermane dhe Nobelisti i Paqes, Willy Brandt i cili kishte emigruar në Norvegji gjatë luftës, për t’i shpëtuar përndjekjes naziste dhe shumë të tjerë.

Rezistenca anti-hitleriane u shfaq edhe në rradhët e Vermahtit gjerman. Këtu spikat koloneli hero Stauffenberg, i cili më 20 korrik 1944 kreu atentatin e bujshëm por të dështuar kundër Hitlerit. Ai kishte me vehte 5.000 bashkëpunëtorë oficerë, ndërmjet tyre 22 gjeneralë dhe një feldmarshall. Ata bënë dallimin e madh me të gjithë ata që me dashje apo pa dashje ranë në kurthin e propagandës naziste.

Duke iu rikthyer shkrimit  të kryeredaktorit Thano, krahas referencës historike, ai ndihmon për të shpjeguar edhe përshkallëzimin e tanishëm të forcave të ekstremit të djathtë në Gjermani, Francë, Britaninë e Madhe, Itali, Spanjë dhe gjetkë; AfD, Le Pen, Vox, Reforma UK, si dhe shqetësimet e tjera serioze në të gjitha vendet demokratike, përfshi edhe Shqipërinë.

Duke filluar nga vetë Gjermania, ku AfD-ja po sfidon partitë tradicionale, duke u renditur e para në sondazhe me 30 për qind; ajo u ka marrë “llokma” të mëdha zgjedhore komunistëve në lindje, social-demokratëve dhe qendrës së djathtë të CDU-së në pjesën perendimore.

Me këtë rast, nuk mund të lihet pa theksuar se këto pësime dhe mësime anti-naziste vlejnë për çdo kohë dhe sistem, për komunizmin dhe pse jo edhe për demokracinë e sotme liberale, të cilës për fat të keq po “i shtohen kudo bishtat”.

Në përfundim, përballë këtij realiteti të trishtë dhe që të mos përsëritet më e kaluara e errët naziste, kërkohet forcimi i demokracisë liberale dhe përmirësime cilësore në qeverisjen e vendit në të gjitha nivelet, si në frymë ashtu dhe në gërma. Këtu vlen pohimi i njohur i Presidentit Federal gjerman, Frank Walter Steienmeier se “demokracia nuk dështon ose fiton në letrat e Kushtetutës por në realitetin social”

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • Banori says:
    October 25, 2025 at 6:02 pm

    E lexova edhe shkrimin e Thanos edhe tuajin. Thano është penë e fortë, bëni mirë që i debatoni edhe këto ide të historisë dhe sociologjisë, por mos prisni lexime apo komentime në masë për këto.

    Për fat të keq media e sotme është katundareske bën lekë për ndonjë Frangaj apo ajo tufa e patave Grida me shoqe keto që nxjerrin menderet në shesh etj apo qim pekat me gojoret Saliut Edvinit e keshtu historish fshati.

    Gjithsesi,

    Gjendja e demokracisë së sotme liberale është gjithnjë e më pak liberale dhe gjithnjë e më pak demokratike. Asaj po i shtohen “bishtat” e pushtetit, të kontrollit, të manipulimit dhe të hipokrizisë politike. Institucionet formalisht funksionojnë, zgjedhjet mbahen, partitë ekzistojnë — por shpirti i lirë i demokracisë, ai që ushqehet nga mendimi kritik dhe llogaridhënia, po zbehet. Demokracia po kthehet në një formë me përmbajtje të vakët, ku qytetari është thjesht spektator dhe jo më aktor.

    Reply
  • Skypion says:
    October 25, 2025 at 6:57 pm

    Nje koment paraprak per shkrimin. NAZI dmth nacionalsocializem ne gjermanisht. E njejta gje me fashizmin ne Itali; Mussolini ishte nje socialist nacionalist.
    Pergjate 45 viteve diktature, na eshte thene papushim, qe nazizmi dhe fashizmi ishin ekstrem i djathte. Fatkeqesisht, nje koncept i tillle eshte perdorur edhe ne Perendim, natyrisht nga te majtet, dhe ka zene rrenje. Nuk eshte e vertete. NUK. Si Nazizimi, si Fashizmi, si Komunizmi jane variante te ideologjise socialiste. Lufta e ashper mes tyre, eshte lufte brenda llojit dhe nuk do te thote asgje. Dihet se lufta me e ashper, eshte ajo brenda llojit.

    Reply
  • Dudumi says:
    October 25, 2025 at 7:18 pm

    Ne fakt, kryeredaktori Adrian Thano e shpjegon qe ne krye se perse e shkroi ate artikull. Ishte vazhdimi I nje replike me nje lexues. Dhe e bukura e ketyre shkrimeve eshte se lindin si replike, si pergjigje ndaj bindjes se dikujt tjeter. Mesa kuptova ishte replike ndaj ndonje komentuesi tipik we ti kur evidenton demet e nazifashizmit I leshohesh “shokut” Thano (po I the shok= komunist I fundit) se perse nuk shkruan per demet e komunizmit. Por ne te vertete, Thano eshte I majte dhe ku eshte problemi? E djathta ka gazetare te kualifikuar e pena te forta antikomuniste, duke filluar nga Clirim a Cim Peka, etj. S’mund te beje Thano edhe te majtin, edhe te djathtin, se pastaj s’behet fjale per bindje po per te mbushur gazeten. Por nejse, njerezve kur u flet per kumbulla Kane qejf te degjojne per dardhe, dhe keshtu e ka demokracia. Dicka kisha ne nje koment te pakaluar rreth artikullit mbi vrasjen e kamarierit, we a eshte fjala per nje subculture. Ceshtje edukimi dhe arsimimi. Ne gjerat me te folur ne ekran, qe quhen programe televizive ku bertasin burra e gra, fajin ia vene arsimimi. Mungeses se shkollimit. Edukimit familjar. A thua se ato kurset plotesuese me pagese qe mesuesit materialiste I bejne per plotesim rroge qenkan per tu bere me detyrim. Dhe kete besoj edhe une : mund te jesh shume I shkolluar por njesoj mendje kriminale. Mund te vrasesh nje person ose Te vdesesh nje generate te tere pa qene nevoja Te shkrepesh kembezen. ມ. Popper nenvizonte se Intelekualet kane mekate madhore dhe vese te keqija, sic arroganca e prepotenza. Zilia dhe lufta pa principe per karriere e pushtet. Zhak Prevert ne nje vjershe thote : Mos I lini Intelekualet te luajne me fijet e shkrepses, se ata per ti bere vetes monument mashtrojne monumentalisht. 29 vjec ishte Marksi, kur I indinjuar replikoi vepren e Prudhonit “Filozofia e Mizerjes ” me” Mizerja e Filozofise”. A ishte Marksi nje budalla e “dru me pre”, sic thone intelektualet qe prisnin furriqeve dhe qilareve te zbarkonte inglizi si plaka Nurihan? Po ore, budalla ishte. Refuzoi ofertat è sistemit qe te rronte si kont ne New York a Kaliforni duke shperndare deodorant per triumfin e Kapitalit dhe mrekullite kolonialiste. Budalla qe mbeti ne nje dhome e kuzhine ne Londer duke shkruar per te drejtat e punetoreve. Me te zgjuar jane “cunat e Londres” ne kete drejtim, me trastat me sterlina. Por fatkeqesisht, kurajozet jane te pakte. Erich Fromm I ngre lapidar profesorit spanjoll Miguel de Unamuno qe I thote nje gjenerali calaman frankist:” ketu eshte kateder universiteti dhe une ketu jam mbrojtes I Dijes! Ku fitoni se jeni force maligne me teprice. Por nuk bind I! Sepse te bindesh duhet te shpjegosh. Dhe ju nuk shpjegoni dot sepse Te shpjegosh ke nevoje per arsye dhe te drejte”.
    Persa I perket arsyeve pse “fitoi” zgjedhjet Nacionalsocializmi hitlerian, Fashizmi musolinian apo falangat frankiste? Fituan, sepse aq bukur e thote Bertolt Breht, “kohet e erreta pjellin monstra” . Dhe monstrat mbjellin frike. Dhe pjesa me e madhe e njerezve te shkolluar Jane frikacake. Nuk jane te gatshem te sakrifikojne. Tipike per periudhen kur nazifashizmi triumfoi duke I drejtuar gishtin rrezikut komunist si shkaktar I krizave ekonomike dhe inflacionit hiperbolik. Kujdes, periudha aktuale ka te njejtat simptoma, prandaj me pelqeu shenimi I Thanos ne Dita. Ka nje euforia estremi te djathte, perzjere me ksenofobi ndaj emigranteve, ku edhe ne si vend bejme pjese me kampin ne Shengjin. Apo sorollatjet e pushtetit aktual duke u justifikuar me kandidaturen per ne BE.

    Reply
    • Marksi dora vete says:
      October 25, 2025 at 8:32 pm

      Me ke ane e shikon o Dudum, me ate me xham apo ate pa xham. Artikulli me siper eshte shkruar nga Kuqalashi tjeter Jorgo Kote Zagoritsi, e jo nga Thano. Thone mire qe ju Komunistet vini nga nje sperme e skaduar, pavaresisht se ne kete bote te pjerdhur e tinzare, budallait te kuq gjithmone i duket sikur fiton lloton e Marksit dhe Engelsit, deri sa ta marri vesh se eshte i genjyer e i mashtruar qe ne klasen e pare. Jeni fare qesharake por dhe pak idiote monumentale, do te thosha.

      Reply
  • Piro says:
    October 25, 2025 at 8:18 pm

    Shkrim ii dobet qe merret me aspekte anesore, qe jane derivate te shkaqeve thelbeslore te Luftes se Pare Boterore dmth., konflikti midis fuqive te medha te Evropes, per tregje shitjen e mallrve industriale eksportimin e kapitalit te fuqive te medha te Evropes, qe ishin ne njeren ane Britania e Madhe Franca dhe Rusia ( pjesetaret e Aleances Entente) dhe grupit te Evropes Qendrire me Austro-Hungarine dhe Gjermanine
    Ekonomik ishte edhe shkaku thelbesore qe ndihmoi diktatorine ardhshem Hitler ne 1933. gjendja e mjerueshme e popullit qjerman qe po e rrenkonte nen barren e padurueshme te inflacionit galopant te shkaktuar nqg qeverite e tipit kuisling qe PRISNIN PA HESAP dhe pa asnje kriter dojc marka (Deutsche Marken) nen presionin e Frances dhe Britanise se madhe qe kerkonin Dojc marka si “reparacione per demet e lufte”‘.

    Ne konferencen e Versajes pas mbarimit te Luftes se Pare Boterore, Presidenti amerikan Wilson me largpamesi gjeniale keshillonte Lloyd George-n e Britanise se Madhe dhe Klemansone e (Georges Clemenceau) Frances qe po grindeshin per te ndare trojet gjermane midis Frances, Polonise dhe Cekosllovakise qe do te krijohej ne ate konference;

    “Beni paqe me drejtesi dhe jo me FITUES E TE MUNDUR se keshtu si e keni zene ju po shpejt do te keni Luften e Dyte Boterore”.
    Dhe, me te vertete, vetem dy dekada pas paralajmerimit te Presidentit Wilson shpertheu Lufta e Dyte Boterore.

    Ne fiilim te viteve 30-te ne Gjermani duhej te shkoje ne dyqsan ME NJE VALIXHE ME DOJCMARKA PER TE BLERE BUKEN E PAERDITSHME dhe nje dollar amerikan kembehej me 2 deri 3 miliard marka. Ne keto kushte, nje pjese e populllt gjerman qe kishte humbur cdo shprese per te ardhmen e vendit, i dha voten partise se diktatorit Hitler qe ne ate kohe ishte Partia e dyte qe mirrte me shume vota pas Partise Social-Demokrate (keshtu quhej deri ne ate kohe Partia Komuniste e Gjermanise) me gjithe pasojat katastrofike te ardhjes se tij ne fuqi per Evropen dhe per vete Gjermanine.
    Ne menyre demagogjike Hitleri shfrytezoi gjendjen katastrofike ekonomike Gjrrmanise per te ardhur ne fuqi me premtimin se vetem ai mund ta nxirrte vendin nga ajo krize e pashembullt ekonomike dhe politike.

    Reply
  • Miku i madh SHaBAni says:
    October 26, 2025 at 6:11 am

    “Lavdi Hitlerit dhe Musolinit”. Ata u perpoqen per themelimin E Shteteve te Bashkuara te Europe’s me te GJITHA mjetet. Fillimisht me politike, pasta me politiken e mjeteve te forces, te luftes. Por cti besh Stalinit, diktatorit qe do te te pushtonte Europe. Dhe rrofte SHBA dhe Anglia qe e cliruan Europen. Keshtu duhet shkruara HIstoria. Ja, KY eshte kendveshtrimi modern I Saj. Prandaj thellohuni me shume per “lavdine”e tyre

    Reply
  • demo says:
    October 26, 2025 at 7:22 am

    Or po 1 vit,,Fix 1 vit kaloi tranzit neper token e katundareve cpifarake.Katundaret ja bejne analizat sikur ju grabiti opingat e Sheros,tumanet e Mahmudese e ju dogji germadhat e Zones 1 Operative.Bejne edhe llogarite sa duhet te paguaje gjermani ferres kur kaloi neper ferre sepse demtoigjembacet. Popull Harbut,Laberia,Skrapari,Myzeqeja,Gramshi i,Sulova,Peqini,Godoleshi,Martaneshi,Tropoja,Rroskoveci per 600 vjet,kur bota u qyteterua nuk ndertuan nje rruge me kalldrem.Gure e shkemb,ku ha pula gur,ky popull nuk ndertoi 1 rruge te vetme me kalldrem.
    E vetmja rruge me kalldrem per 2 mije vjet ishte Rruga Egnatia,edhe asaj i grabiten guret per kasollet e dhivel
    Poshte Italia Fashiste na ka djegur,na ka percelluar,na grabiti naften,kromin,.Italia i beri me Rruge e me Ura,me qytet e qyteterim,U tregoi naften dhe kromin,Bankat dhe financat,se i mbanin parate poshte dyshekut,t`ja hanin minjte.
    Pushtimi me i Zi eshte pushtimi i harbutit,i gjysopinges,i rreckamaneve.

    Reply
  • demo says:
    October 26, 2025 at 10:00 am

    Nuk ka fashist e nazist te kete vjedhur fshatin e Hajduteve si e kane vjedhur VETE.,I gjejne me qiri ku jane e ku s`jane Hajdutet me te felliqur te Botes:-Hajde Ti vidh naften tone,se ti bejme letrat si ti duash ti!

    Reply
  • fteri says:
    October 26, 2025 at 10:11 am

    Shkrim i dobë më duket ,më ka quar nën me la duart

    Reply
  • PREMTUAN MOSKËN HUMBËN BERLININ says:
    October 26, 2025 at 11:49 am

    Ça e lypë e gjenë ata që e lypsin nacifashizmin tmerret e tyre i gjetëshin shembull i freskët është Izraeli i vogël që beson në cionizmin e tij që veq se gadi ra hundëlesh nga mullat e Iranit edhe se ka mbrapa USA dhe gjithë Europën edhe Rusinë
    Këta që i shesin si të ndershëm nacistët mjafton të shofin vilat kështjellat dhe trofete tyre të vjedhura nga vende që kishin pushtua si Göring Himler Gëbels e …këta i dojnë shqiptarët hajdutë dhe të varfër në shpirtë

    Reply
  • Dielli says:
    October 26, 2025 at 12:06 pm

    Vetëm me shifrën e tejfryrë 30% e ke humb komplet seriozitetin e shkrimit. Ku e gjete shifrën? Po citove burimin kërkoj ndjesë, por jam i sigurtë se ja ke futur kot së koti. Sa për djjeni të lexuesit ë gjitha sondazhet nuk shkojnë më shumë se 25%.

    Më duket se je lodhur shumë me shkëputje selektive nga shkrime të huaja e më në fund s’ke thënë asgjë prej gjëje që do ishte me pak interes për lexuesin. Çfarë ndryshimi ka teoria jote me doktrinën që përhapnin me hir e pahir kuadrot e partisë në rolin e histerianit?

    Kthehu me këmbë në tokë dhe shiko realitetin me sy objektiv. Pse nuk vë gishtin mbi plagë, e të deklarosh shkaktarin kryesor të krizës aktuale politike fill pas asaj me koronën? Po e shkakton lufta, apo jo? Po e shkaktojnë ata që çdo vit në maj valëvisin plot krenari e emocion flamujt e kuq të ngadhnjimit mbi vdekjen. Po e shkaktojnë ata të cilët deri dje ishin flamurtarë të parrullës “proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni”, nën ndikimin direkt të të cilit ishin afro gjysma e vendeve juglindjes përfshi dhe satelitin e vetëquajtur prej “eksperte” të kalibrit tuaj si fanar ndriçues i botës.

    Pse nuk analizon se ku fluturoi kapitali e pse deri më sot mungonin investimet e nevojshme në degët kryesore të ekonomisë përfshi dhe ato më kryesoret, infrastrukturën dhe mbrojtjen, po u desh pressioni i aleatit më të fuqishëm të natos për të vënë në lëvizje një aparat të tërë burokratësh në bruksel e mbarë evropën.
    Ka plot të tjera, po besoj se kaq mjafton.
    Pakënaqësia vjen në rritje aty ku ka keqadministrim me fondet dhe përkeqsim të standartit jetik. Arësye e mjaftueshme kjo për të bindur “masën amorfe” se ka ardhur koha e ndryshimeve rrënjësore. Që situata të tilla tensioni mundohen t’i shfrytëzojnë po për të njëjtat qëllime forcat e djathta ekstremiste, kjo s’do as laps e as kalem. Ujku mjegull do.

    Reply
  • Skypion says:
    October 26, 2025 at 2:22 pm

    Nazi-fashizmi dhe Komunizmi jane dy anet e se njetes medalje. Ja, zoteria, autori i shkrimit, flet per mbeshtetjen qe pat pasur Nazizmi ne Gjermani; eshte studiuar gjere e gjate ky aspekt i turpshem i shoqerise gjermane, sesi intelektuale, perndryshe shume racionale dhe kulturuar te perfshiheshin ne vorbullen ideologjize naziste. Mirepo, i njejti fenomen ka ndodhur edhe tek vendet ish-komuniste me Komunizmin; i njejti fenomen, absolutisht. Sa shume mbeshtetes nga intelektuale te shquar, poet e shkrimtare, pati Komunizmi! U desh vdekja e Stalinit, qe nje pjese e tyre te kendelleshin; e megjithate perseri nje pjese e madhe, edhe pse provat dhe faktet per barbarite komuniste ishin te pafundme, vazhdonin ende ta mbeshtesnin, derisa u shemb me ne fund.
    Por ka nje dallim te madh mes tyre. Nese Nazizmi konsiderohet nje njolle e madhe turpi per kombin gjerman, me komunizmin nuk ndodh keshtu; ka akoma shume adhurues te tij; shembulli me i qarte eshte Shqiperia. Nuk besoj se te kete adhurues te komunizmit ne ndonje vend te ish-Lindjes komuniste, sesa ne Shqiperi.
    Shqiperia eshte rasti i vetem ne Europe, kur partia komuniste nderroi emrin ne parti Socialiste. Jane po ata njerez, nemos ata vete fizikisht, jane femijet dhe niperit e tyre.

    Reply
  • Km says:
    October 26, 2025 at 2:40 pm

    Te kendoje himnin”rrofte ducja rrofte mbreti, qe na sjell Sheqere nga deti”. Hymni shqiptar?Asnje vlere :prej lufte vec Ai largohet, qe eshte lindur tradhetor… “Dhe nga lufta krah mbreti dhe duces u larguan Ata qe” nuk donin Shqiperine, dolen malit kunder trimave TE duces, Hitlerit dhe Mit’hatit. “Tradhetari ‘Enver”, qe shkaterroi Shqiperine moderne dhe ndertoni Shqiperine feudale, “mbolli “analfabetizmin dhe varferine,” NUK beri dot Asnje “rruge te asfaltuar, NUK mbolli dot Asnje peme. Shyqyr qe kish bere zogu hekurudhe e rruge, porte, fabrikat e uzinat, se keta te ENVERIT? Asgje. Na lane pa buke, ne burgje e kam perqendrimi. Eh, sa 4 Shkurte ka bere Enveri, qe nga beteja per Tirane e deri te okupimi I shkodres.

    Reply
  • Skypion says:
    October 26, 2025 at 2:51 pm

    Eshte e kote te debatosh seriozisht me nostalgjike dhe enveriste, e megjithate zbavitese. Sidomos kur permendin uzinat, fabrikat, kombinatet , te ashtuquajturin industrializim te vendit; nje marrezi. Se sa marrezi ishte, e shpjegon me qarte nje keshille ( batute!) e Hrushovit, qe kur vizitoi Shqiperine, i dha Enverit qe ekonomia te orientohej nga agrumet. Ai e kishte shume ta qarte se c’marrezi po behej ne Shqiperi.
    Kjo marrezi u pa qarte ne fund te viteve tetedhjedhjete, kur u shemb pertoke e gjithe “industria” e regjimit.

    Reply
    • Aldrinp says:
      October 26, 2025 at 4:08 pm

      Eshte e kote te debatosh se faktet historike jane kokeforta. Ti argumenton me barcaletat e agrumeve te Hrushovit, ndersa Shqiperia ishte vendi me i prapambetur ne Evrope ne kohen e Facizmit te Zogut, dhe njerezia vdisnin per nje kokerr miser. Malaria dhe tifua benin kerdine, nderkohe qe Zogu ekzekutoi ne menyre te pameshirshme popullin shqiptar ne Kryengritjen e Fierit. Ka kujtese te sakte populli shqiptar, dhe e di kush eshte armiku qe ka dashur ta mbaje nen dhune.
      Dhe ky nuk ishte Enver Hoxha, por hordhite ballisto zogiste qe donin te ruanin medoemos privilegjet e Feudalizmit arkaik. Prandaj, argumenti jot zbythet dhe nuk i qendron dot rezistences historike qe populli shqiptar i ben nazifashizmit dhe ballizmit neozogist te Berishes dhe Rames

      Reply
  • Dudumi says:
    October 27, 2025 at 8:03 am

    @marksi dora vete! Ti s’mund te jesh Marksi dora vete😃se nuk dukesh I atij brumi. Nuk shoh ndonje replike qe te mbushesh mendjen, vetem shaj e shfry hundet sic behet ketu e 35 vjet. Ngjan si kontrollor I spermave apo shurres sic I rrinte nga pas shokut Hysni Ai Dogtorri me dy gishta perpjete.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut: Takimet në Aruba dhe Monak
  • Kush është zyrtari i lartë shqiptar që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • Pëllumb Gjoka dënohet me 6 vjet burg për sigurim të kushteve për vrasje. Ish-zyrtari i Policisë dënohet me 5 vjet
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?