Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shpërthim në Itali me 3 karabinierë të vdekur dhe 15 të plagosur, si u përsërit skenari i një viti më parë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Shpërthim në Itali me 3 karabinierë të vdekur dhe 15 të plagosur, si u përsërit skenari i një viti më parë
BoteLajmi i fundit

Shpërthim në Itali me 3 karabinierë të vdekur dhe 15 të plagosur, si u përsërit skenari i një viti më parë

Published: October 14, 2025
Shpërndaje

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë në Verona, ku tre karabinierë humbën jetën.

Mediat italiane raportojnë se tre karabinierët Marco Piffari, Valerio Daprà dhe Davide Bernardello mbetën të vrarë ndërsa 15 ushtarë, oficerë policie dhe zjarrfikës u plagosën në një shpërthim që ndodhi në një shtëpi fshati në Castel D’Azzano.

Mësohet se policia ndërhyu për të kontrolluar banesën dhe më pas ndodhi një shpërthim, që dyshohet se u shkaktua nga tre personat që ndodheshin brenda saj.

- Publicitet -

Në banesë ndodhen dy vëllezër dhe një motër, të cilët u arrestuan pas ngjarjes, pasi akuzohen për vrasje me paramendim.

Në shpërthimin i cili u dëgjua 5 kilometra larg, shtëpia 2 katëshe u shemb duke zënë poshtë edhe personat që ishin pjesë e operacionit.

Me sa duket ngjarja e sotme nuk është një rast sporadik, pasi këta tre persona kishin përdorur një skenar të ngjashëm vetëm një vit më parë, për t’i shpëtuar dëbimit.

Sipas “Corriere Della Sera”, autoritetet po shqyrtojnë edhe mundësinë e akuzës për masakër. Skena e ngjarjes është përshkruar si “apokaliptike” ndërsa tragjedia ka rikthyer vëmendjen te rreziqet që përballin çdo ditë forcat e rendit në kryerjen e detyrës.

Detaje nga shpërthimi në Itali me 3 karabinierë të vdekur

Si ndodhi shpërthimi?

Sipas informacioneve paraprake, policia kishte ndërhyrë për të zbatuar një urdhër dëbimi në një banesë ku ndodheshin tre persona. Gjatë hyrjes në ndërtesë, ndodhi një shpërthim i fuqishëm që shembi tërësisht godinën dykatëshe, duke zënë poshtë karabinierët dhe policët. U raportua se shtëpia ishte e mbushur me gaz dhe shpërthimi u shkaktua në momentin kur u hap dera kryesore.

Pas ngjarjes, dy persona (një burrë dhe një grua, të dy rreth të 60-ave) u ndaluan dhe u shpëtuan nga forcat e rendit. Vëllai i tretë, i cili ishte arratisur, u arrestua gjithashtu nga policia.

Një histori e përsëritur

Një vit më parë, në tetor të vitit 2024, ata kishin mbushur shtëpinë me gaz, por atëherë operacioni u shty dhe gjithçka përfundoi pa incidente. Madje, njëri prej vëllezërve kishte kërcënuar se do të vetëdigjej duke u lyer me benzinë.

Në banesë janë gjetur të paktën 5-6 bombola gazi dhe besohet se shpërthimi ka ndodhur në katin e parë. Pasdite pritet të fillojnë edhe marrjet në pyetje të të arrestuarve.

Kryetarja e bashkisë së Castel D’Azzano, Elena Guadagnini, shprehu ngushëllimet e saj dhe solidaritetin me familjet e viktimave.

Kryeministrja Giorgia Meloni ka reaguar gjithashtu përmes një postimi në rrjetin social X dhe i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave.

“Ngushëllimet më të sinqerta për humbjen tragjike të tre karabinierëve dhe plagosjen e të tjerëve. Mendimet tona janë me ata që i shërbejnë Italisë”, tha Meloni.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Lexuesi says:
    October 14, 2025 at 2:14 pm

    Kush ishin keta qe do te deboheshin.Si eshte e mundur qe edhe para nje viti keta persona kercenuan per masaker e vetflijim.Nuk mjaftoi nje vit per ti avidentuar,per ti njohur arrestuar e debuar.Kaq te rrezikshem ishin sa nuk nderhyri per nje vit policia.

    Reply
  • Jovan Bregu says:
    October 14, 2025 at 11:39 pm

    Sigurishte rom nga Rumania, e qelben italine.

    Reply
  • Deni says:
    October 15, 2025 at 6:54 am

    Mos kane qene arabe se Romet e Rumanise kane pasaporte europiane,nuk i debon dot,kante njejtat te drejta si italiont vete.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?