Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtimi i shërbimeve sociale për ata që kanë më shumë nevojë, MSH firmos marrëveshjet me 12 bashki në vend
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shtimi i shërbimeve sociale për ata që kanë më shumë nevojë, MSH firmos marrëveshjet me 12 bashki në vend
AktualitetShoqëri

Shtimi i shërbimeve sociale për ata që kanë më shumë nevojë, MSH firmos marrëveshjet me 12 bashki në vend

Published: July 5, 2023
Shpërndaje

 

Miratohet financimi për 12 bashki, të cilat do të përfitojnë me projektet e këtij viti, nëpërmjet Fondit Social, një mekanizëm financiar i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që mbështet bashkitë për zgjerimin e shërbimeve sociale në territor.

Në një aktivitet të organizuar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, janë firmosur marrëveshjet e bashkëpunimit mes Shërbimit Social Shtetëror dhe 12 kryetarëve të bashkive për monitorimin e shërbimeve që do të financohen këtë vit nëpërmjet Fondit Social.

- Publicitet -

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka nënvizuar se nëpërmjet Fondit Social do të zgjerohet mbështetja për ngritjen e shërbimeve sociale në territor për të gjitha kategoritë më në nevojë .

“Ne do të mbështesim 12 bashki dhe dy qarqe për ngritjen e shërbimeve sociale, duke e çuar në 54 numrin e qendrave të përkujdesit social në të gjithë vendin. Është një hap i rëndësishëm drejt standardizimit të shërbimeve sociale, një hap i rëndësishëm drejt pikëprerjes së objektivave të strategjisë sonë me shërbimet sociale në territor. 12 bashki sot do të firmosin një marrëveshje, e cila ka të bëjë me monitorimin e shërbimeve që financohen nga Fondi Social, ku Shërbimi Social Shtetëror do të ketë rol specifik për monitorimin e standardeve të këtyre shërbimeve. Rrjetit tonë në terren do t’i shtohen një armatë e re me punonjës socialë, psikologë, kujdestarë. Deri tani kemi më shumë se 490 punonjës që janë përzgjedhur nga bashkitë, por tashmë ne do të punësojmë më shumë se 100 punonjës të tjerë për ofrimin e shërbimeve sociale qytetarëve më në nevojë”, theksoi Manastirliu.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nxiti drejtuesit vendorë të përfshijnë gjithnjë e më shumë shërbimet për shtresat në nevojë në planet e tyre sociale, duke garantuar mbështetjen edhe nga qeveria qendrore.

“Fondi Sociali filloi me 200 milion lekë në vit mbështetje për bashkitë. Duke analizuar nevojat e bashkive, vendosëm që ky fond të rritej me 30%, duke arritur në një mbështetje për të gjitha bashkitë në 300 milion lekë”,- tha Manastirliu.

Mbështetja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Fondit Social, u akordohet bashkive prej 4 vitesh. Nga fillimi deri më sot, Fondi Social ka mundësuar financimin për ngritjen e 54 shërbimeve të përkujdesit shoqëror nga të cilat, kanë përfituar 36 bashki dhe 7 qarqe.

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E dashur Europë…
  • Mbaji shënim!
  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  2. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  3. K R on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  4. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  5. Ik mër legen on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?